Njeri nder te mbijetuarit tjere nga kjo masaker eshte edhe Qamil Haki Shehu i cili kishte arritur te dal ne Shqiperi,mirepo duart i kishte te djegura.
Ketu eshte fotografuar nga mjeket ne Kukes me 4 prill 1999.
Ne kete harte me se miri shihet pozicionimi i forcave serbe perballe fshatit Krushe e Vogel dhe Krushe e Madhe,pergjate aksit rrugor si dhe perreth fshatrave.
Siq shihet ne keto masakra perveq policise,paramilitareve dhe ushtrise serbe,kishin marre pjese edhe formacionet e Frenki Simatoviqit te quajtura "Frenki`s Boys".
Ky dokumentar u dedikohet 112 djemve dhe burrave te vrare,masakruar dhe mepastaj te djegur te fshatit Krushe e Vogel.
I vetmi dokumentar i bere publik per masakren e Krushes se vogel.Ky dokumentar eshte bere nga gazetari hulumtues John Sweeney qe ne ate kohe(viti 1999)gjindej ne Shqiperi dhe mbulonte lajmet per luften ne Kosove dhe krizen e refugjateve.
Interesimi i tij per masakren ne Krushe te vogel fillon pasiqe arrijne refugjatet e pare nga Krusha e Vogel,te gjithe gra dhe femije pasiqe burrat dhe djemte qene ndalur dhe pushkatuar nga serbet.Poashtu intervistohen edhe 2 te mbijetuar nga ajo masaker.
Montazhi dhe ngarkimi ne internet eshte bere nga une.Ne mungese te kohes s`kam mundur ti ve titrat ne shqip,mirepo mund te kuptohet,sepse nje pjese e madhe eshte ne gjuhen shqipe.Edhe disa sekuenca te muzikes jane te shtuara nga une.Ngarkimi ne internet eshte bere me 15 korrik 2010.
Ne vend te hambarit ku u vrane,djegen e mepastaj ky hambar u bombardua nga serbet per ti zhdukur edhe eshtrat e shqiptareve te vrare,ne vend te ketij hambari tash shihet vetem nje krater i madh i shkaktuar nga bombardimi i serbeve.Dyshohet se eshtrat dhe te mbeturat e 112 shqiptareve serbet i kane hudhur ne lumin Drini i Bardhe qe eshte afer Krushes se Vogel.
Krijoni Kontakt