Krusha e Vogėl,fshati i shpirtrave te djegur dhe fqinjet kriminel.
Ne fillim te vitit 1999 Krusha e vogel kishte perreth 70 shtepi,dhe rreth 400 banore shqiptare,dhe rreth 23 shtepi serbe.Pra ishte nje fshat qe kishte pasur nje popullsi te perzier ku 10 perqind e tyre ishin serb,pjesa tjeter 90 perqind ishin shqiptar.
Ne kete fshat ndodhi ajo qe pak kush mund edhe ta imagjinonte se mund ta beje nje mendje e njeriut,nese mund te quhen njerez ata qe bene kete.
Rreth 109 burra dhe djem te ri u pushkatuan ne nje hambar dhe ne nje shtepi.Pasi u pushkatuan mbi ta u hodh nje lende fluide per djegje dhe sane per ti djegur kufomat ne teresi dhe te mbulohet krimi.Pas kesaj kishin marr eshtrat ose me mire te them ato qka kishin mbetur nga djegjet dhe i kishin hudhur ne Drinin e Bardhe ose aty perafer.Ne njeren nga hambaret ku ishin pushkatuar dhe djegur burrat dhe djemte shqiptare te Krushes se vogel,forcat serbe pastaj kishin bombarduar ate objekt dhe e kishin zhdukur teresisht nga faqja e dheut kete hambar ,ne menyre te mbulimit te krimit.Mirepo vrasja e mbi 100 meshkujve nuk mund te fshihet aq lehte sepse eshte numer i madh.
Kesaj nderrmarrjeje kriminale i kishin prire fqinjet serb qe te gjithe ishin radhitur ne forcat paramilitare serbe dhe ne bashkepunim me njesit speciale te policise serbe,me njesitet e MUP-it ,ushtrise serbe dhe paramilitareve te njesive te ndryshme.
Njeri nga te te mbijetuarit ne kete masaker eshte Mehmet Krasniqi,i cili rrefen ngjarjen:
Me 25 mars 1999 ,aty rreth ores 3 pas mesnate ,ai ishte zgjuar nga gjumi nga zhurma e tankseve te ushtrise serbe,nga mjetet e blinduara ,si dhe nga artilerija e rende.Keto mjete ushtarake ishin pozicionuar ne aksin rrugor Prizren-Gjakove,dhe shtepia e Mehmet ishte diku larg kesaj rruge 250 metra.Forca te perziera ushtarake,policore dhe paraushtarake bashke me serbet e fshatit kishin nisur te gjuajne ne fshataret dhe shtepite e tyre,ku ne te njejten kohe fshataret ishin nisur te ikin ne drejtim te malit aty afer.Kjo zgjati perreth nje ore,dhe pastaj filluan ta djegin fshatin.Kriminelet serb filluan tie vjedhin traktoret dhe veturat e fshatareve shqiptar ne fshat.Mehmeti thote ti kete pare keto forca me tri lloje uniformash.
Para se te filloj sulmi me 25 mars kunder fshatareve serbet e fshatit jane pare te armatosur ne rroba civile duke u endur neper rruget e fshatit te armatosur.Disa nga keta mbanin edhe uniforma te policise rezerve me ngjyre te kalter.
Ne mengjesin e 26 marsit fshataret gjindeshin ne mal kur drejt tyre shkojne diku 15 polic.Keta polic kishin ndare femijet dhe grate nga burrat qe ishin diku 110 burra dhe djem te ri duke filluar nga Mehmet Shehu 13 vjeqar,Xhelal Shehu poashtu 13 vjeqar e deri tek Bali Avdyli 72 vjeqar.Pastaj meshkujt ishin kontrolluar dhe u jane marre kuletat bashke me te gjitha gjerat e vleshme perfshire edhe parate.Pasi serbet i kishin larguar grate dhe femijet ne drejtim te rruges per ti perndjekur me pastaj per ne Shqiperi,meshkujt ishin urdheruar te ulen ne gjunje dhe ti vendosin duart prapa kokes.Pastaj jane detyruar te behen rresht ashtu dhe i kane nisur per ne nje hambar(stalle).Kete e kishin bere disa polic qe mbanin uniforma te zeza dhe pergjate kesaj rruge deri te hambari fshataret ishin rrahur brutalisht.
Policet i detyruan fshataret dhe i futen ne hambarin e Qazim Batushes i cili ishte ne mes te fshatit dhe malit.Hambari ne te cili i vendosen fshataret kishte nje koridor dhe dhomen ne te majte.Pasi i fusin brenda fshataret policet dhe paramilitaret serb qendrojne jashte dhe ashtu pa paralajmerim fillojne te shtiejne nga dera dhe nga dritaret.Keto te shtena zgjaten disa minuta panderprere.Mehmeti menjeher me te filluar te shtenat kishte ishte shtrire ne toke.Mbi te binin kufomat e njerezve qe vriteshin.Mehmeti teksa ishte i shtrire ashtu degjoj njerin fshatar te tij,Shefqet Shehun duke i thene nje serbi lokal qe ishte aty : "A edhe Ti Momqillo po do te na vrasesh a?".Pastaj Momqillo shtiu ne te panderprere derisa iu hargjuan plumbat.
Pasi perfunduan te shtenat policet filluan te shtiejne prape me plumba aty ku shihnin se dikush ishte ende gjalle dhe leviste koken.Pastaj moren sane qe ishte aty dhe hudhen mbi fshataret dhe i vune zjarrin.Pasi kishte filluar zjarri,policet ishin larguar paksa dhe Mehmeti ashtu arrin ti shtyej disa kufoma qe i kishte persiper vetes dhe arrin te ike nga dritarja aty dhe shkon te shtepija e axhes.
Mehmeti ashtu ngjitet shkalleve perpjete ne fshehtesi per te pare me mire se q`ndodhte aty prane.Kur sheh mundesin ai largohet per tek mali aty afer ku mund te shihte qarte tere ate qe ndodhte ne fshatin dhe shtepite e tyre.Ai pa se si policet vidhnin veturat e fshatareve dhe poashtu i njohu dy fqinj te tij,Sllavisha Petkovicin dhe Ljubisha Stankovicin ,ne rroba civile se si moren benzine ose ndonje leng tjeter per djegje dhe i sperkaten kufomat qe ishin vrare ne hambar,nga aty ku edhe Mehmeti kishte ikur.Zjarri kishte vazhduar ashtu deri ne mesnate.Mehmeti qendroi dy dite aty ne mal duke pare serbet se qfare beni dhe vazhdonin te benin ne fshat.Fshati vazhdonte te digjej ende.
Pas dy ditesh Mehmeti ishte larguar nga mali dhe kishte shkuar ne drejtim te Drinit te Bardhe dhe ishte bashkuar me 4 njerez tjere dhe kishte qendruar ashtu ne Bjeshkat e Hasit 5 jave te tera para se te niset per Shqiperi.Para se te niseshin per Shqiperi njehe shkon ne fshatin Nagavc ku ariin deri diku ti zbuse plaget qe kishte marre nga djegjet ne hambar.
Duke shkuar per Shqiperi ne vendin kufitar Verbnice,e ndalin policia duke e pyetur per djegjet qe kishte ne trup.Arrin pas nje ore ti bind se ishte djegur duke u munduar ti marre disa batanije nga shtepija e tij qe po digjej.Keshtu shpeton dhe arrin ne Shqiperi.
Ngo kjo masaker,pra nga gjithsej 109 persona,nga ta 103 u vrane dhe u dogjen, shpetuan vetem 6 persona.Ata jane Mehmet Krasniqi, Lutfi Ramadani, Agim Asllan, Petrit Rashkaj,Bajram Zylfiu, Qamil Haki Shehu, Mehmet Uke Krasniqi and Sefer Batusha.
Njeri nder njerezit qe punoj dhe zbuloj kriminelet lokal serb eshte edhe gazetari anglez John Sweeney,i cili ne ate kohe punonte per The Observer,e mepastaj per Channel 4.Hulumtimi dhe investigimi i tij lidhur me masakren ne Krushe te Vogel kishte filluar menjehere kur ne kampet e refugjateve ne Shqiperi kishin hyre grate dhe femijet nga Krusha e Vogel te cilat rrefenin per masakren e madhe qe kishte ndodhur atje.Sweeney menjehere pa hyr askush ne fshat pas terheqjes se serbeve lokal bashke me paramilitaret dhe forcat tjera serbe fillon hulumtimin neper shtepite e serbeve te dyshuar si pjesmarres ne kete masaker.Gazetari gjen fotografi,rroba ushtarake,lista te shkruara per detyrat ushtarake te serbeve lokal.Te gjitha keto serbet kishin harruar ti marrin me vete ose ti fshehin.Investigimi i gazetarit kishte filluar kunder 4 personave e ne fund arrin ti dokumentoj mese 24 serb lokal qe kishin marre pjese ose direkte ose rreth organizimit per fshehjen dhe zhdukjen e fakteve te krimit dhe masakres.
Keta qe mbijetuan nga ajo masaker tregojne qe ne diten tragjike serbet lokal te fshatit u prinin paramilitareve,policeve dhe ushtareve te UJ,duke u treguar per shtepite shqiptare dhe duke djegur shtepite shqiptare te paret.
Poashtu ishin po keta serb lokal qe te paret filluan pushkatimin e grupit te shqiptareve prej 109 personave.
Edhe i mbijetuari tjeter ,Lutfi Ramadani pershkruan te njejten ngjarje rrenqethese te masakres.Nė njė artikull tė paradokohshėm rreth ngjarjeve nė Krushėn e Vogėl,po nga Sweeney, autori paraqet kete dėshmitar, qė mėton tė ketė parė
mė 27 mars, trupat serbe tė kenė djegur pesėmbėdhjetė a njėzet kufoma nė Krushėn e Vogėl dhe mė pas ti hidhnin nė lumin Drin. Gjithsesi ka tė ngjarė tė bėhet fjalė pėr njė incident tė pėrmendur edhe mė parė, i cili ka tė
bėjė me Krushėn e Madhe. Dėshmitari i tha Sweeney-it se, ndėrkohė qė rrinte i fshehur nė pyllishtėn pranė lumit ai i kishte parė serbėt tė shtinin diēka tė lėngėt nė pjesėn e mbrapme tė njė kamioni. Sikur tė donin tė digjnin thjesht kamionin dhe kaq, nuk do tė kishte qenė e nevojshme tė vepronin kėsisoj. Sakaq kamioni mori zjarr. Dhe u dogj pėrgjatė gjithė natės. Sikur
kamioni tė kishte qenė i zbrazėt, nuk do ti duhej kaq kohė pėr tu djegur.
Hambari ku ishin pushkatuar dhe pastaj ishin djegur kufomat e te vrareve kishte qene ketu.Mirepo krimineleve nuk u kishte mjaftuar vetem kjo por tere hambarin e kishin bombarduar dhe zhdukur nga vendi bashke me eshtrat e shqiptareve.Tash vetem nje grope e madhe ka mbetur nga tere ai hambar.Jane gjetur vetem disa kocka te te vrareve ne kete vend.
Keto jane listat dhe emrat e serbeve te Krushes se Vogel te cilet kishin qene mjaft te organizuar ne djegjen,plaqkitjen,pushkatimin dhe djegjen e kufomave.
Nderkaq ky eshte ai i cili ishte edhe kryesori qe organizoj pushkatimin dhe mepastaj djegjen e trupave te vrare dhe zhdukjen e deshmive te krimit.Sava Nikolic dhe poshte eshte Dimitri Nikolic.
Edhe nje liste tjeter ku serbet kishin bere orarin e patrullimeve neper fshat.
Aty me poshte eshte gazetari anglez John Sweeney i cili ne ate kohe ishte gazetar i The Observer e me vone i Channel 4,i cili gjeti dokumentacionin qe kishin harruar serbet.
Ne foton me poshte njeri nder te mbijetuarit e kesaj masakre Qamil Shehu.Ketij i jane vrare 2 djemte e tij,3 vellezerit e tij,5 nipat e tij dhe gjithsej nga familja e tij e ngushte i jane vrare 40 familjar.
Sot popullsine e fshatit Krushe e Vogel e perben,me shume se 70 % gra dhe femije jetim.Permbi 82 gra kane mbetur te veja pas vrasjes dhe masakrimit te burrave te tyre.Permbi 150 femije jetim.Ato duhet te ballafaqohen me mbijetesen e tyre dhe te femijeve te tyre jetim.
Foto e nje gruaje te Krushes se Vogel ne kohen e daljes ne Shqiperi si refugjate.
Krijoni Kontakt