Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Qeveri popullore' në Kirgistan, urdhër arresti për Sali Bakijevin

    Qeveri popullore' në Kirgistan, urdhër arresti për Sali Bakijevin

    shekulli.com.al

    UPDATE- Opozita në Kirgizstan thotë se po krijon një "qeveri popullore", pasi përplasjet e dhunshme në vend kanë lënë të vdekur të paktën 65 vetë.


    Udhëheqësit e opozitës u bërë thirrje njerëzve që të kërkojnë për ministrat e qeverisë së përmbysur pas protestave të dhunshme që u zhvilluan të mërkurën dhe t'i kapin ata.

    Objektivi i tyre kryesor është arrestimi i presidentit Kurmanbek Sali Bakiyev (Курманбек Сали Бакиев). Mendohet se ai u largua drejt jugut të vendit me të paktën një nga ministrat.

    Udhëheqësit e rinj kanë marrë nën kontroll selinë e qeverisë në kryeqytetin e vendit, Bishkek.

    Gjatë natës ka patur skena kaosi dhe plaçkitje.

    Një nga figurat e opozitës në Kirgizstan, Roza Otunbajeva, i tha BBC-së se qeveria e përkohshme do të qëndronte në pushtet për gjashtë muaj për të hartuar një kushtetutë të re.

    Vetë presidenti Bakiyev erdhi në pushtet pas atij që u quajt Revolucioni i Tulipanëve në këtë vend para pesë vjetësh.

    Ish ministrja e Jashtme, Roza Otunbayeva, tha se janë emëruar minsitrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes.

    "Dje morëm kontrollin e vendin dhe qeveria dha dorëheqjen. Kemi emëruar disa vetë në postet kyçe."

    Ndërkohë nuk dihet vendndodhja e presidentit Kurmanbek Bakiyev. Zonja Otunbayeva tha se qeveria e përkohshme nuk e njihte autoritetin e tij. "Ai është larguar nga kryeqyteti i vendit dhe nuk kemi kontakte me të."

    "Sigurisht që qeveria jonë nuk do ta njohë pushtetin e tij dhe kërkojmë kapitullimin e plotë," tha zonja Otunbayeva.

    ___________


    Nga përleshjet antiqeveritare 17 të vrarë
    Burimet zyrtare thonë se 17 vetë janë vrarë dhe të paktën 140 janë plasgour gjatë përleshjveve mes policisë dhe protestuesve anti-qeveritar në Bishkek, kryeqytet i Kirgistanit.

    Forcat e sigurisë hapën zjarre ndaj demonstruesve. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme.

    Protestuesit në Bishkek si dhe në qytete të tjera si Narjan apo Talas, janë përpjekur te marrin nen kontroll ndërtesat e qeverisë.

    Në Talas ata morrën peng dy ministra të qeverisë. Njëri prej tyre Ministri i Brendshëm është rrahur keq.

    Në një raport të pakonfirmuar një njeri në rrugët e qytetit Talas, i quajtur Iliyas Mamadiyarov tha se protesusit, kishin marrë peng Ministrin e Brendshëm.

    Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Bishkek dhe në qytetet e Naryn-it dhe Talas-it.

    Protestuesit janë të zemëruar nga rritjet e çmimit të energjisë dhe akuzojnë presidentin, Kurmanbek Bakiyev, se ka dështuar të luftojë korrupsionin.

    Kryeministri i përshkroi protestat si tradhëti dhe tha se qeveria nuk kishte forca te mjaftueshme për të vendosur rregull.

    SHBA shpreh shqetësim për situatën

    Ambasada amerikane në Kirgistan thotë se është tepër e shqetësuar rreth situatës në republikën e Azisë qëndrore ku kundërshtarë politikë të Presidentit Kurmanbek Bakiyev po organizojnë protesta të gjera në mbarë vendin.

    Në një deklaratë ambasada amerikane në Bishkek thotë:

    "Ambasada e SHBA në Bishkek është shumë e shqetësuar për mungesën e qetësisë në Talas. Ata i bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin dhe i bëjnë thirrje qeverisë dhe demonstruesve të përfshihen në bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë, në mënyrë paqësore dhe ligjore. Ambasada përkrah deklaratën e 6 prillit të OKB që bën thirrje për përmbajtje dhe dialog të menjëhershëm për ulje të tensioneve."

    Demonstratat pasojnë një ditë protestash në qytetin e Talas ku turmat sulmuan një ndërtesë qeveritare.

    Autoritetet u përgjigjën duke ndaluar disa politikanë kryesorë të opozitës duke përfshirë edhe kandidatin presidencial, Almazbek Atambayev.

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    qeveri ...

    qeveri popullore quhet kjo a...mua me duket grusht shteti...ndoshta jam gabim por te marresh pushtetin me dhune do te thote se ke ba grusht shteti...nejse e ka thene shekulli...mos ndoshta jua kujton socialistave ne shqiperi kete ngjarje qe edhe ata ta realizojne me 30 prill...me protestat popullore te trumpetuara nga ata....qe te marrin pushtetin me dhune dhe te bajne nje qeveri popullore te edvinit dhe dashnorit te tij...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 09-04-2010 më 04:56

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    eh kjo duhet te ndodh ne kosove nje revulucion demokratik i vonuar

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Kujtova se arestuan Sali Berishen :P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Kujtova se arestuan Sali Berishen :P


    Hahahahahahahaha per zotin edhe une per disa sekonda ashtu mendova hahahahahaha.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nestorp..si thua a do i vene prap prapa gjinushit e rucit vlonjaket si me 97 ten per ta percelluar der ne rrëzë vloren e ctu vinj perpara?

    nuku u a ka vrare syte akoma ato mijra varre qe datojne 1997 te?

    se kirkizet i bejne me 17 te vrare revolucionet sic njofton komiteti qendror ne gazeten shekulli te kokokodhimes se ramizit te enverit.. qe e kan sjelle keta sifilizat e edvinit.. si sihariq.. po caushet e altin dardhat nuk e bejne me 17 te vrare por me 17 000 te vrare..

    nuku kan zene mende..

    le ti shkojne pra si bedela edvin ruc gjinushit dhe nji here.. dhe e shohin mir ku i coj mushka..

    jan mbledhur prape ne shesh te flamurit kanibalet..

    ja cthot kokodhima nga shekulli

    --



    Kriza në vend, opozita thirrje për protestë nga sheshi i Flamurit

    Shekulli Online

    | 09/04/2010



    VLORË - Kreu i opozitës, Edi Rama, ka bërë thirrje pasditen e djeshme nga Sheshi i Flamurit në Vlorë që t'i bashkohen të gjithë protestave të 30 prillit, si alternativa e vetme e zgjidhjes së krizës në vend. Së bashku, në Sheshin e Flamurit, kanë qenë edhe aleatët opozitarë, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Vangjel Dule e Erjon Veliaj. "Në 30 prill në Tiranë për të gjithë ata që duan ta rimarrin në dorë fatin e mbetur jetim në duart e atyre që pasi grabitën votat në 28 qershor, po u mbyllin përditë vende pune e dyer shpresash. Më 30 prill në Tiranë të gjithë ata që duan të bashkojnë forcat për të dënuar krimin elektoral dhe hapur dyer e shpresës e të punësimit nëpërmjet protestave të pandalshme. Në 30 prill në Tiranë të gjithë sipërmarrësit të rimarrin në dorë fatin e tyre të shkelur me këmbë...



    Më 30 prill në Tiranë në një protestë pa ndalim për të kërkuar një të drejtë që ne nuk e negociojmë e për një liri që ne nuk e negociojmë e nuk e falim e shesim", - tha dje Rama gjatë fjalës së mbajtur në Vlorë. Ndërsa deputeti i Vlorës, Eltar Deda, tha ndër të tjera se Vlora duhet të ishte i pari qytet që të kishte autostradë. "Kjo qeveri ka modelin e vet, atë të Sudes, Vefës, mashtrimit", - tha një tjetër deputete, Luiza Xhuvani. "Të tashmen, e prek e shkuara, vijoi ajo, ndaj mos harroni. Nuk do të lejojmë që edhe Vlora të kthehet në Gërdec, ndaj stop". Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, tha gjatë protestës se "kjo qeveri e dalë nga kutia e Ruzhdies, nuk ndjen asnjë përgjegjësi për qytetarët". "Ndaj edhe shkuam në Kuvend dhe atje mbarë shqiptarët edhe bota demokratike e kuptuan dhe po e kuptojnë përditë se "djemtë e bukur" të Ruzhdies, e kanë frikë transparencën e zgjedhjeve, sepse e dinë shumë mirë se ku dhe sa kanë vjedhur apo dhe se kush është bërë deputet me vota të vjedhura.




    Zhgënjimi nga politika dhe nga klasa politike që ju keni është i madh dhe për këtë ju keni të drejtë. Por, edhe unë kam të drejtë t'ju them se kjo lëvizja jonë, këto protestat tona, nuk kanë për qëllim të fitojë partia e radhës apo lideri e politikani i radhës, por kanë një objektiv shumë jetik për Shqipërinë", - tha ai. Ndërsa kryetari i PDS-së, Paskal Milo, tha se "Sali Berisha nuk ka rrugë tjetër; o të zgjedhë transparencën, o të largohet nga pushteti". "Jemi këtu për t'i thënë ndal krizës, qeverisjes me vota të vjedhura e deputetë të trafikuar", - tha në fjalën e tij kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Ndërsa kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar dje se opozita nuk do të lejojë që të luhet me fatin e jetëve të shqiptarëve.

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po me vjen keq qe edhe profesori i nderuar Milo qenka bashkuar me keto thirje per te perseritur 1997.Sa per ata palacot e tjere nuk habitem fare..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ata janë profesorë vetëm nëpër studio sepse kur dalin në terren janë gjeneralë.
    Nuk besoj që populli të pranoj dhe të lejoj një '97 tjetër.Megjithatë, çmënduria ku nuk arrin!
    Populli duhet ta kuptojë që po rrezikon bijtë e vet,të ardhmen e vet.
    Pse nuk kërkojnë zgjedhje të parakohëshme socialistët por e duan pushtetin me mjete të tjera?!
    Pse pikërisht tani kur pritet liberalizimi i vizave?!
    Besoj se populli duhet ta kuptojë kaq gjë.Nëse nuk e duan Berishën,të punojnë për të realizuar zgjedhje të parakohëshme dhe le të vendosë vota.Rruga të lë në rrugë.Nuk është zgjedhja e duhur.Është shumë dashakeqe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
    NESËR DO TË JETË VONË!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku e pe nderin e milos u muri..

    milua del ne festat e pezes me portret te enverit..
    milua me mir se kushdo si historian e di se cfar i ndodh nji shteti te dobet kur ben revolucione..
    milua e di mire se guret e varreve ne vlore tepelene fier berat e gjetke mbajne daten 97.. pra dhe shtaza do pendohej per at peshqesh qe milua me shoke u beri vlores.. etj..
    cdo nate ne tv milua u thote shqiptareve se.. revolucioni eshte rruga..e tyre..
    shteti yne i ngrate ska force ..kjo eshte tragjedia sepse gjithe ky kori i nxitjes se revolucionit prill-2010 meriton te shkoje ne gjyq per rrezikim te sovranitetit te vendit e permbysje me dhune te rendit e shtetit..

    edhe lajmi per kte saliun ne kirgizi eshte dhene me qellim.. qe dhe ne keshtu duhet te bejme..
    prandaj dhe une ne kte teme hapa muhabetin e revolucionit te vonuar 97 tsh qe po e riperserit banda me ed dade lesko ngjelo ruco ndoko milo gjinush veli-te..
    edhe ajo mantenuta e ed rames.. aktorja xhuvani.. ishte ne rresht si nje luize hoxh 97 te.. dje ne vlore..
    nuk e kupton ajo se cfar behet po plasi..
    e din mire ajo..
    ja pra cfar monstrash ka pjelle teatri dhopullor ngjitur 50 vjet me ministrine e ster-brrendeshme te enver ramizit..
    kudo i ke palacot e atij teatri neper mitingjet e ed rames.. si enveriste te terbuar qe nxisin gjakosjen e miletit dhe shkaterrimin e shtetit..
    turp te kene luizat xhuvane e lazer filipet e nen rrogozeve enveriste..

    pra o muro.. paskali nuk ka qene asnji here i nderuar.. por nje kalemxhi i thekur qe ka ushqyer me demagogji e genjeshtra shqiptaret..qe si e si te jete me i lehte per tu kollofitur nje dite trojet tona te bukura nga drejtoria e turizmit prane qeverive greke..
    e kte mision milua me bukur se kur vihet ne krah te krimineleve ruco edvino enveriste smund ta kryhej..

    jam kurioz se si e ka pritur kte prelud 97 te tani ne 9 prill te 2010 tes vlonjati i zakonshem.. se eltari i gjiko-hysni kapove dihet..
    jo me kot ai dobic vet-vuri nen makin te vet shishen e benzines para ca ditve..

    thash nje dizaj ketu..se edvini e bllokoj sheshin ne tiran pikerisht per te penguar nje miting te domosdoshem madheshtor qe nevojitet per tu bere ne tiran per ti treguar pales tjeter se lek cok sbehemi me.. qe te na pije gjaknë luiza xhuvane me luizen hoxhiste.. e me gjolek caushet.. e ed rucit..
    prandaj urgjentish saliu duhet ta gjeje nji vend e te beje nje super miting qe ti tregoje perbindeshit me nick selim roz..se.. kte radhe nuk do ju a leme kenaqsine te na hidhni kanaleve si policet e qaf muzines.. te na masakroni me mitraloz nga taracat e xhepaxhive te mejdanit .. se nuk do na fundosni otrantove e se nuk do ju lejojme ti digjni me zyrat e shtetit e laboratoret e universiteteve..

    shkurt duhet ndaluar ri ardhja e regjimit neoenverist.. sepse.. mjafton kjo arsye..se edvin rama eshte 120 000 here me i felliqur se vet enver hoxha..
    enver hoxha nuk e ka rrahur te jemen po as nexhmijen nuk e ka nofull-thyer..
    kurse ky i riu enver.. edvini dobici i se jemes dobice.. i ben te gjitha..


    ..

    nji dite eshte shum me e bukur kur femijet shkojne neper shkolla.. ne qetsi.. se sa nje dite ku oborret e shkollave do jene shtabe causho gjolekesh me mitraloza.. e kufoma te djegura.. rtrugve e kanaleve..
    cilen shqiperi do zgedhim..



    ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-04-2010 më 04:12

  10. #10
    Delegacioni nga Kirgizia po fluturon për në Moskë

    Tags/Etiketa: Lajmet, Politikë


    9.04.2010, 11:59

    U nis nga Bishkeku për në Moskë për zhvillim negociatash delegacioni i qeverisë së përkohshme të Kirgizisë. Pritet që temë kryesore e diskutimit të bëhet kërkesa adresuar Rusisë për dhënien e ndihmës ekonomike kësaj republike. Në vigjilje, gjatë bisedës telefonike me Kryetaren e qeverisë së besimit popullor të Kirgizisë Roza Otunbajeva, Kryeministri rus Vladimir Putin theksoi se Moska është e gatshme ti ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme humanitare republikës. Më 6-7 prill në Kirgizi ndodhën trazira masive, si rezultat i të cilave ka viktima dhe shumë të dëmtuar. Në vend u shpall Zi dy ditore.

    Radio Zëri i Rusisë

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •