Trafikanti shqiptar i makinave ekstradohet nė SHBA


TIRANĖ – Autoritetet shqiptare i dorėzojnė Drejtėsisė amerikane tė shumėkėrkuarin Fran Malocaj, i njohur ndryshe me emrin Franēesk Pashku. Ditėn e djeshme ai ėshtė nisur nga Rinasi drejt SHBA-ve pasi pėrfunduan procedurat e ekstradimit. Tashmė pritet qė tė rinisė procesi gjyqėsor nė ngarkim tė tij, sepse akuzohet pėr trafikimin e mjeteve motorike luksoze. Prej 12 vjetėsh 43-vjeēari Malocaj ishte shpallur nė kėrkim. Duke pėrfituar nga fakti se kishte dy nėnshtetėsi, ai ka arritur qė tė largohet nga vendi ku ka kryer krimet dhe tė fshihet nė Shqipėri. Por, mėngjesin e datės 23 dhjetor tė vitit tė kaluar ai ėshtė prangosur nė vendlindjen e tij, nė fshatin Trush tė rrethit tė Shkodrės.

Ekstradimi
Mėngjesin e djeshėm Fran Malocaj u ėshtė dorėzuar nė Aeroportin e Rinasit autoriteteve amerikane, tė cilat kanė nisur hetimin ndaj tij pėr trafikim mjetesh motorike. Njė fakt i tillė ėshtė pohuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, sipas sė cilės, Zyra Qendrore Kombėtare Interpol Tirana, nė bashkėpunim me mareshallėt amerikanė, bėnė procedurat e ekstradimit. Malocaj do tė shkojė nė Florida, ku ėshtė hapur procesi gjyqėsor nė ngarkim tė tij. Ai akuzohet pėr veprat penale tė kryera gjatė viteve 1997–1998, ku, sipas burimeve zyrtare, ėshtė i pėrfshirė nė vjedhjen dhe transportin e automjeteve luksoze nga Nju Jorku drejt Xheksenvillit. Ndaj tij rėndojnė akuzat pėr kryerjen e veprave penale tė “mashtrimit”, “transportimit tė mjeteve tė vjedhura” dhe “trafikimit tė mjeteve motorike, tė kryera nė bashkėpunim”, tė parashikuara nga ligji penal amerikan.

Arrestimi
Pas 11 vjet kėrkimesh, Fran Malocaj u kap nė Shqipėri dhjetorin e vitit tė kaluar. Operacioni pėr arrestimin e tė shumėkėrkuarit nga Drejtėsia amerikane u bė falė bashkėpunimit tė Drejtorisė sė Hetimit tė Krimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dhe strukturave lokale tė policisė nė Qarkun e Shkodrės. Francesk Pashko Pashku, alias Fran Malocaj ishte vėnė nė ndjekje dhe nė mėngjesin e datės 23 dhjetor ėshtė kapur nė vendlindjen e tij. 43-vjeēari nga fshati Trush i Shkodrės nuk bėri asnjė rezistencė nė momentin qė ėshtė pėrballur me prangat e policisė. Malocaj kishte marrė edhe nėnshtetėsinė amerikane. Gjatė viteve 1997-1998 ka qenė i pėrfshirė nė vjedhjen dhe transportin e automjeteve luksoze nga Nju Jorku drejt Xheksenvillit, nė Florida tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, me qėllim rishitjen e tyre. Pėr kėtė aktivitet tė kunderligjshėm ai ėshtė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga autoritetet amerikane. Gjykata e Floridės nė SHBA ka lėshuar urdhėr-arrestin pėr Fran Malocajn, pėr veprėn penale tė "trafikimit te mjeteve motorike".


Albania
8 Prill 2010