Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1

    A ka njësi matëse për atdhetarë, dëshmorë, hero.(vallë a matet patriotizmi me gramë!)

    Vërtet nganjëherë kur lexon disa shkrime edhe neveritesh edhe të kap siklet sa poshtë biem kur mundohemi të bëjmë ca krahasime të pavend, sidomos kjo sekletisje të vie kur lexon shkrime për atdhetarët, dëshmorët, e për gjithë ata që kanë kontribuar për kauzën shqiptare.

    Ndoshta fajet i ka gramatika jonë, apo ne që nuk kemi ”zbuluar” ndonjë njësi matëse për patriotizëm, flijim ( dëshmorë, martirë ), ta zëmë ( po marr njësitë matëse që njohim) ky është patriot 5 metra, ndërsa ky tjetri 9 metra: ose ky është patriot 200 kg ( ose litra ), ndërsa ky tjetri 280 kg ( ose litra ), mos të përmend edhe njësi tjera matëse, vat, megabajt, gigabajt etj.

    Sidomos më duket e pakuptimtë kur pretendohet të krahasohen dëshmorët - heronjtë. Paramendo, as gramatika jonë nuk e lejon që mbiemri dëshmor të krahasohet, ashtu siç nuk ka shkallë krahasimi mbiemri ” i vdekur” ( S’ka kuptim të thuhet, ky është i vdekur, ai është më i vdekur, por ai tjeri është më i vdekuri!!!).

    Unë them se fjala dëshmor, hero është i pakrahasueshëm dhe për një të rënë për kauzën tonë nuk ka fjalë më të madhe, as nuk ka kurrfarë njësie matëse që mund ta masë!

    Lutje: T’i lëmë rehat dëshmorët!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-04-2010 më 20:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    pajtohem me ty o i nderuari ADem Gashi,po cna u paske neveritur sonte kshtu

    leri burr cka shkruajn disa njerez te kote neper gazeta e faqe interneti

    deshmori esht deshmori

    i vdekuri esht i vdekur

    ajo qe mund te vlersohet esht vetem kontributi i tij gjat jetes se tij kur te vdes ske cka vlerson tjeter gje
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Adem ,nje teme pata hapur me heret se sa jemi patriot dhe atdhetar.Normal aty ku nuk ka rrezik te gjithe jemi patriot,mirpo pata nje pyetje per ty.Sa dallon nje deshmor me nje martir?
    Pa qellim te keq e bej kete pyetje.

  4. #4
    Ju përshëndes. Po ju përgjigjem që të dyve. E lexova dikund një shkrim dhe nga ai u frymëzova për të shkruar. Shkrimi në fjalë ma kujtoi kohën e pasluftës kur njerëzit ziheshin për gjëra të tilla, se cili nga dëshmorët është më dëshmor dhe shkuan aq larg sa e zbehen edhe kuptimin e këtyre fjalëve me shumë peshë. Bëheshe të çmendeshe kur dëgjoje shpjegimet që jepnin për fjalët: dëshmor dhe martir. Thuhej se dëshmor është ai që në momentin e vrasjes ka pasur një armë pranë vetes, ndërsa martiri është ai që është vrarë, por që nuk ka pasur armë!!!

    Ja si thotë fjalori për këto fjalë:

    DËSHMOR m. sh. 1. Ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut.

    MARTIR m. sh. 1. lart. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj.); dëshmor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-04-2010 më 20:37
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Adem ta bera kete pyetje sepse ne Kosove shume po i bejne keto dallime te mdhaja.
    Te te tregoj nje rast .Eshte nje rast ne nje teme timen per fshatin Terrnje ne komunen e Rahovecit.Nje kriminel serb pati deshmuar se si nuk e ndiente veten rehat qe prej se kishte vrare nje foshnje dhe zeri terbues i asaj foshnjeje qe kishte marre tre plumba nuk i hiqej nga mendja.Kjo deshmi kishte tronditur boten Adem.Ajo bote qe neve na doli ne ndihme.
    Kerko tek temat e mija dhe mund ta gjesh deshmine e atij krimineli lidhur me fshatin Terrnje,e pasi ta lexosh ate deshmi atehere prape mund te flasim per diferencat qe i behen ne Kosove martirit dhe deshmorit.

  6. #6
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    A ka njësi matëse për atdhetarë, dëshmorë, hero.(vallë a matet patriotizmi me gramë!)
    Te Shypet patriotizmi matet me decibel.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Te Shypet patriotizmi matet me decibel.
    Patriotet e vertete jane shurdhmemece...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Ne amerike ,per te mar titullin Hero ( eshte fjala per hero te gjalle ) ,do me thene se ke lindur per se dyti .




    Pra , ac vlere ka titulli Hero .


    The familja e Heroit i ka te gjitha kushtet e siguruara dhe femijte e kane shkollimin pa pagese ..

  9. #9

    O Kepi...

    Citim Postuar më parë nga kepi Lexo Postimin
    Ne amerike ,per te mar titullin Hero ( eshte fjala per hero te gjalle ) ,do me thene se ke lindur per se dyti .




    Pra , ac vlere ka titulli Hero .


    The familja e Heroit i ka te gjitha kushtet e siguruara dhe femijte e kane shkollimin pa pagese ..
    ..o kepi, me beri pershtypje informacioni jot...une nuk e dija kete me pare edhe pse kam vite ketu ne USA..dha thashe me vehte ..ku banon ky qe e ditka kete..
    dhe u habita dhe u entuiazmjova kur kuptova qe ti je "duar-arti".

    Prandaj u zgjata pak "duar-art" qe te uroj per punimet e tuaja dhe te falenderoj per kenaqesine qe me jep duke i ndare me ne.
    Urime dhe suksese.

    gimi.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ra nje zjarr nje here diku ne shqiperi..

    nje depo e madhe karburanti filloj te digjej..

    vate mileti te shpetoje pasurine e shtetit..

    flaket te percellonin dhe 300 metra larg..

    aty kam pa heronj dhe frikacake.. trima dhe sehirxhij..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •