Vërtet nganjëherë kur lexon disa shkrime edhe neveritesh edhe të kap siklet sa poshtë biem kur mundohemi të bëjmë ca krahasime të pavend, sidomos kjo sekletisje të vie kur lexon shkrime për atdhetarët, dëshmorët, e për gjithë ata që kanë kontribuar për kauzën shqiptare.
Ndoshta fajet i ka gramatika jonë, apo ne që nuk kemi ”zbuluar” ndonjë njësi matëse për patriotizëm, flijim ( dëshmorë, martirë ), ta zëmë ( po marr njësitë matëse që njohim) ky është patriot 5 metra, ndërsa ky tjetri 9 metra: ose ky është patriot 200 kg ( ose litra ), ndërsa ky tjetri 280 kg ( ose litra ), mos të përmend edhe njësi tjera matëse, vat, megabajt, gigabajt etj.
Sidomos më duket e pakuptimtë kur pretendohet të krahasohen dëshmorët - heronjtë. Paramendo, as gramatika jonë nuk e lejon që mbiemri dëshmor të krahasohet, ashtu siç nuk ka shkallë krahasimi mbiemri ” i vdekur” ( S’ka kuptim të thuhet, ky është i vdekur, ai është më i vdekur, por ai tjeri është më i vdekuri!!!).
Unë them se fjala dëshmor, hero është i pakrahasueshëm dhe për një të rënë për kauzën tonë nuk ka fjalë më të madhe, as nuk ka kurrfarë njësie matëse që mund ta masë!
Lutje: T’i lëmë rehat dëshmorët!
Krijoni Kontakt