-
Çdo këmbim territoresh do të ishte gabim i pafalshëm historik!
Çdo këmbim territoresh do të ishte gabim i pafalshëm historik!
I). Brenda 145 vjet shqiptarët kanë humbur 62.270 kilometra sipërfaqe
(Para rënies së Perandorisë Osmane, ata shtriheshin në 100.270 kilometra katrorë)
1. Ka të rinj, diplomatë dhe intelektual tanë, të cilët nuk e njohin sa duhet historinë e popullit. Prandaj bien pre e spekulimeve rreth mundësisë së këmbimit të territoreve. Kjo vetëm si ide është një gabim tjetër i pafalshëm falimentimi i radhës historik dhe gjeografik. Pavarësisht se si do të ndodhinë ngjarjet në një të ardhme tjetër, për këto territore nuk duhet spekuluar. Madje, me asnjë çmim nuk duhet pranuar lëshimin e asnjë pëllëmbë toke. Sepse, praktikisht i bie këmbim i territoreve shqiptaro-shqiptare.
Gjymtimi i më tejmë i hapësirës historike dhe gjeografike të tokave të veta!
Nëse i bëhet një vështrim në të dy anët e luginës së Lumit Ibër, në veri, në dukje është një zonë mjaftë pasive e kësaj tërësie të Kosovës, bashkangjitur me Sanxhakun e Pazarit të Ri. Mirëpo, pjesa veriore e luginës, duke shkuar drejt pikës doganore në kufi më Serbinë, në të djathtë, për gjatë kufirit me malet e Albanikut, ekzistojnë damar xehesh të pasura më plumb, zink, ari dhe argjend. Kurse në pjesën perëndimore drejt luginës së epërme të po këtij lumi, në drejtim të derdhjes së tij, shtrihet Liqeni i Ujë-manit (Gazivoda), një ndër liqenet më sasi uji ndër më të mëdhatë në metër kub, në Ballkan.
Ky burim i pashtershëm është studiuar qysh në vitet 1880. E bëri qeveria e atëhershme serbe me ekspertë francez të ujërave. Qysh atëherë është bërë një lloj fizibiliteti i liqenit në fjalë. Me ç`rast është vërtetuar si një burim i pashtershëm hidrik.
Diçka të tillë nuk e gëzojnë liqenet: Batllavë, Bardoc, Radoniq. Sepse këto liqene nuk kanë siguri burimi jetëgjatësie, po nëse merr vetëm dy-tri stinë thatësi. Me liqenin e Ujë-manit (Gazivodës), përfshihet furnizimi i çfarëdo zhvillimi industrial, ujitjes, ujit për pije jo vetëm për nevojat e Drenicës, e cila ka mungesë burimesh ujë të pamjaftueshëm. Por edhe për pjesën më të madhe të Rrafshit të Kosovës.
Ujë-mani (Gazivoda) ka burime natyror të sigurta, nga 33, deri në 100 MWh, energji elektrike nga kaskada e liqenit dhe rrjedhave përreth tij. Kurse, “Sistemit Ibër –Lepenc”, ka rëndësi jetike për vendin si sistem hidrik ujitës, ujë për pije, zhvillim të industrisë dhe energjisë në pjesën më të madhe të R. të Kosovës. Prandaj, Ujë-mani (Gazivoda) është një burim i domosdoshëm për jetën e mbi një milionë banorëve të kësaj hapësire. Këtu qëndron rëndësia jetike, e Ujë-manit (Gazivodës). Kjo çështje duhet bërë transparente të mos jetë temë tabu për opinionin.
2. Prandaj, këmbimi në aspektin-natyral-gjeografik është gabim fatal.
Sepse do të bëhej këmbim, hëpërhë i territoreve të banuara historikisht me shqiptarë. Kosova Lindore, ose siç filloi të quhet dekadës së fundit, (“Lugina e Preshevës”, zbulim ky politik dhe strategjik), është pjesë e cila duhet bashkuar Kosovës, e jo të këmbehet por as të lehet nën Serbi! Në literaturën serbe me tendenca politike është quajtur, “Serbi-a Jugore”, apo (Serbia na jugu”), “Stara Serbia”) etj. Ky territor i banuar me shqiptar autokton, i përfshirë në kuadër të Sanxhakut të Nishit, para, por as pas shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve më 1877/78, nuk është quajtur kurrë “Lugina e Preshevës”. Por Dardania e Vjetër, Sanxhaku i Nishit, Kosova Lindore, me Maçkaticën, Surdulicën, Vllastenicën, Homolet në lindje, në veri Toplicën etj. Shih mbiemrat shqiptar të ardhur në Kosovë: Nishliu, Toplica, Surdulica, Rakovica, Leskovci, Kurshumliu, Pllana, Prebreza, Gërguri, Sfarça Kutllovci, Merovci, Mehana... “Shopovët”, janë pakica serbe, shprehje e cila në Serbi akoma përdoret.
Nëse i bëhet një analizë më e thuktë këtij territori të zaptuar me dhunë, gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kjo pjesë i takonte Dardanisë me qendër në Damast, në veri Naisus-in, pra, Krushevci dhe Nishi të sotëm.
Damasti, për kohë të gjatë qe kryeqendër e Dardanisë. Derisa u vendos qendra në Shkupin e vjetër. Gjurmimet arkeologjike, emërtimet ilire-latine dhe faktet tjera materiale, dëshmojnë se në këto hapësira jetonin ilirët me popullsi dardane, shqiptarët e sotëm. Tani numri i banorëve në të ashtuquajturën “Lugina e Preshevës”, nuk shtrihen vetëm në këtë pjesë. Ata me shekuj popullojnë, Preshevën, Bujanocin, emërtim dikur shqip, Bujan, Leskocin, Medvegjën,( Mollëkuqen) etj. Mbase, z. Ilir Meta gjatë vizitës së tij, dha ndonjë mesazh për popullsinë e Kosovës Lindore!
3. Po të ndodhë këmbimi i territoreve, Kosovë Lindore - Kosova Veriore, do të kishte për pasojë humbjet jetike historiko-gjeografike.
Humbjen e një hapësire shumë më të gjerë sesa atje ku sot jetojnë shqiptarët, në Kosovën Lindore. Duke mos i harruar banorë të cilët nga kjo pjesë, kryesisht për shkaqe politike dhe ekonomike, kanë shtegtuar nëpër botë, Kosovë, Maqedoni, Evropë, Turqi etj. Dhe aspekti tjetër shumë qenësor ai ekonomik në të dy pjesët, po ashtu të banuara edhe me pakica serbe, por historikisht dhe gjeografikisht me ilir, duke filluar nga kohët më të lashta. Këto vise autoktone ilire, vazhdimisht të populluara me shqiptar kanë jetuar me ekonomitë e tyre vendore. Prandaj, këmbimi i territorit tënd me territorin po ashtu tëndin, jo vetëm që do të ishte një absurd i llojit të vetë. Por edhe një naivitet falimentimi tjetër njerëzor gjeografik dhe historik. Idetë për këmbim bukur do kohë, bëhen me prapavijë politike, strategjike dhe gjeostrategjike serbe. Serbia, fsheh qëllimin, duke u shprehur kinse kundra këmbimit! Me shpresë se shqiptarët një ditë do të lodhën dhe do të pajtohen, ose do të shpërngulën si deri me tani. Me kantonizim (decentralizim), Serbisë i mundësohet pretendimi i zgjerimit drejtë, Anamoravës, Zhupës të Siriniqit si dhe veriut të Kosovës! Tani, jo vetëm që duhet ruajtur tërësia e Kosovës, pranuar nga faktorë ndërkombëtar, në kufijtë e saj politik sipas kushtetutës të vitit 1974. Por, më çdo kusht duhet ruajtur popullsia në Kosovën Lindore. Ky territor, në një të ardhme, duhet t`i takojë pjesës nga e cila, aktualisht ka mbetur prapë pezull dhe e pazgjedhur! Apeli i vetëm për këtë hapësirë dhe banoret shqiptarë, është që popullsia të qëndrojë në vatrat e tyre. Të mos shpërngulen, siç ndodhi pas luftërave në Kosovë dhe Kosovën Lindore! Shumë nga ta erdhën në Kosovë, për t`mos u kthyer më në vendbanimet e tyre të lashta, si muhaxhirët e Sanxhakut të Nishit. Në Kosovë kemi akademikë të ardhur nga këto vise, madje udhëheqës të partive të ndryshme politike, si edhe nga Mali i Zi. Por, atyre gati asnjë herë nuk u dëgjohet zëri për këto çështje dhe viset nga kanë ardhur! Për fatin historik të bashkatdhetarëve të shpërngulur në të katër anët e botës. As për spekulim këmbimi të territoreve shqiptaro-shqiptare, vizitave të diplomatëve të huaj e shqiptarë, “rrallë e për mall”, me apo pa “spica”! Pse heshtin akademikët?! Sheh Jonuzi, gjatë dhe pas shpërnguljeve të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Toplica, më 1877/78, s`ishte doktor shkence. Ai qe një zëdhënës i fuqishëm i shpërnguljeve të përgjakshme, duke u bërë terror. Teqeja e tij, gjendet te Kroi aktual i Vitakut, në Suhadoll të Mitrovicës, tej lumit Bardh.
II). Hapësira shqiptare është tkurrur për 62.270 kilometra katrorë, ajo
në vijimësi vjen duke u zvogëluar, ja disa nga fakte historike:
4. Brenda 145 vjet, shqiptarët kanë humbur 62.270 kilometra të sipërfaqe katrorë
Gjeneratat duhet të dinë se ku shtrihen sot kufijtë e Shqipëria aktuale Natyrale. Dhe ku ishin kufijtë e saj të dikurshëm historikë-gjeografik, para rënies së Perandorisë Osmane!? Në prag të formimit të Komitetit të Stambollit, atëherë kur Perandoria Osmane pas luftërave ruse-turke kishte filluar ta merrte tatëpjetën. Nëse shfletohen dokumentet, hartat, vulat, kriso-vulat, shënimet e diplomacisë së atëhershme kronikat e konsujve, ambasadorëve, konferencave dhe kancelarive të ndryshme, të arkivave në: Stamboll, Vjenë, Selanik, Sofje, Beograd, Vatikan-Romë, Londër dhe Paris, dëshmohet se hapësira shqiptare e banuar me këtë popullsi në viset e tyre natyrale, shtrihej në 100.270 kilometra katrore. Popullsia ishte autoktone homogjene, por aty-këtu kishte edhe popullsi heterogjene, turke, sllave, rome jude etj. Ndërkaq, sipas dëshmive “jo të dëshirës”, por atyre shkencore, shënimeve dhe kronikave historike, në prag të formimit të Komitetit të Stambollit, (Turqia, pas luftërave ruse-turke, po përjetonte krizën më të thellë ushtarake, politike dhe ekonomike). Para shpërnguljeve të mëdha nga Sanxhaku i Nishit, kur ndodhë shpopullimit i këtyre trojeve, dhe atyre në jug, hapësira shqiptare shtrihej të paktën 100.270 kilometra katrorë. Kjo shtrirje ka të bëjë më periudhën gjatë rënies së pashallëqeve, deri më ”Krizën Lindore” të viteve 1875-1912. Brenda kësaj periudhe, territoret shqiptare u ngushtuan nga 102.270, në 90.270 kilometra katrorë. Pikërisht kur hapësira shqiptare ndahej në katër vilajete: Kosovës më 32900 kilometra, Manastirit 28.900, Janinës më 17.500, dhe Shkodër, më 10.970 kilometra katrore. Të cilët së bashku bënin 90.270 kilometra. Pas vitit 1878 dhe pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, Shqipërisë iu shkëputën 62.270 kilometra. Prandaj me pavarësimin e Greqisë 1822, rënies së pashallëqeve, dhe pas shpalljes së pavarësisë, nën okupimin grek, bullgar, serb dhe malazez, mbetën 62.270 kilometra katrorë. Kjo gjendje sot me Kosovën aktuale, e cila shtrihet në afro 9.000 kilometra katrorë, së bashku me Shqipërinë Natyrale, territoret shqiptare në Maqedoni, L. e Preshevës dhe zonat e banuara me shqiptar në M. të Zi, mezi arrijnë në 52.000 kilometra katrorë. Pra, në qoftë se ajo do të përfshinte, Manastirin, Strugën, Çamërinë, Luginën e L. Cem, Malësinë, Guci, Plavë, “Luginën e Preshevës etj. Kjo do të thotë se shqiptarët para viteve 1875, shtriheshin në 100.270 kilometra katrorë. Tani, në dekadën e dytë të shekullit XXI, shtrirja e shqiptarëve në të ashtuquajturën Shqipëri Natyrale, zor që shtrihet në hapësirën prej 52.000 kilometra katrorë. Për më pak se 145 vjet, shqiptarët kanë humbur mbi 62.270 kilometra katrore. Diçka që nuk ka ndodh më as një vend apo popull në botë, për t`iu marrë më shumë se gjysma e territoreve dhe po aq e popullsisë. Duke u tkurrur dhe sot, duke u shtrirë në 6 shtete në Ballkan: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Mal të Zi. Në të njëjtën kohë, Serbia, Greqia Maqedonia, madje dhe Bullgari, pretendojnë zgjerim të mëtejmë në dëm të territoreve shqiptare. Kjo është historia e dhimbshme e kohës së re, dhe më të resë për shqiptarët, akoma të ndarë në 6 shtete. Dy prej të cilave, Shqipëria dhe Kosova, nga politikanë dhe diplomatë të ndryshëm shqiptarë, thuhet se janë shtete shqiptare! E vërteta është se as njëra, por as tjetra, nuk janë shtete sovrane. Përderisa populli shqiptarë është i ndarë në këtë mënyrë dhe në hapësirën e vet autoktone jeton në 6 shtete. Për derisa shqiptarët nuk e posedojnë një shtet të vetmin të lirë, sovranë, demokratik dhe të zhvilluar. Këto “dy shtete” s`mund të quhen shtete të lira dhe sovrane! Prandaj, qysh tani shtrohen pyetjet, dilemat dhe shqetësimet shumë aktuale: Ku ishin kufijtë historik të shtrirjes së shqiptarëve para “Krizës Lindore”, pa u themeluar Komiteti Shqiptar i Stambollit, për të cilët më lartë u dhanë ca shënime ilustruese. Ku janë dhe ku shtrihen sot, ku do të shtrihen nesër a pas nesër këta kufij të Shqipërisë Natyrale!? Prandaj, për çdo vonesë të humbur të bashkimit kombëtar, shqiptarët humbasin jo më, (pak nga pak), por me shumicë territore, duke u shpërngulur anë e kënd botës, shkak i presioneve politike, social-ekonomike, presioneve të hapëta e të fshehta të fqinjëve.
III). (Shënimet në tabela paraqesin të dhënat në km/2, nr. e popullsisë dendësia, kryeqytetet)
Shtetet
Sipërfaqja. në km/2
Popullsia/ milion
Dendësia
Kryeqyteti
Nr.i banorëve
Greqia
132.000
10,6
78
Athina
3.200.000
Shqipëria
28.700
3,6
118
Tirana
800.000
Kosova
10.887
2,2
90
Prishtina
500.000
Bullgaria
111.000
9,5
81
Sofja
500.000
B. Hercegovina
51.129
3,7
84
Sarajeva
423.000
Maqedonia
25.713
2.2
82
Shkupi
444.760
A jemi ne si komb akoma në një “letargji gjumi përçmues”!? Apo do të duhej që gjeneratat ta dinë se ku gjendeshin dikur dhe ku janë sot, kufijtë aktual të hapësirës shqiptare, respektivisht ku shtrihet sot e ku dikur, Shqipëria Natyrale në Ballkan!?
Autor: Qerim Pllana
-
-
Perjashtuar
ncncnc
ca me bo kur ben ligjin janullatosi
-
-
Perjashtuar
rrofte papu bollanoja
keshtu eshte kur diskuton per arabt dhe ketej matane te digjet shpia sjane larg me ato qe krihen kur digjet fshati derisa te vije nje kohe te qerohen sic jane qeruar bishat e egra me pare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt