BFI: I posedojmë tapitë e pronave
Bashkësia Fetare Islame sot iu përgjigj thirrjeve të kryeministrit Nikolla Gruevski për publikimin e tapive për pronat që i takojnë BFI-së.
Zëdhënësi i Myftinisë së Shkupit, Skënder Buzaku tha se BFI-ja ka fletëpronësi për të gjitha objektet e saja, duke filluar prej vakëfit ‘Ibni Pajko’ në vendin e të cilit në kundërshtim vendimin pozitiv të Gjykata Supreme e Maqedonisë, ka filluara ndërtim i Filharmonisë maqedonase.
“Ne në mënyrë publike sot kemi vendosur që ta themi qëndrimin tonë dhe të prezantojmë dokumentet dhe vakëfet që kanë të bëjnë me Ibni Pajkon. Duke filluar prej vendimit për matjen e kësaj toke apo të këtij vakëfi, pastaj e kemi xhaminë ku ka qenë Ibni Pajko në atë vend dhe në fund e kemi ndërtesën e Ibni Pajkos ku aty ka banesa”, u shpreh Skënder Buzaku, zëdhënës i Myftinisë së Shkupit.
Myftinia e Shkupit kërkon nga qeveria që t’i ndërpres punimet për ndërtimin e filharmonisë pasi ajo po bëhet në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, përfshirë edhe procesin e denacionalizimit të pronës së bashkësisë fetare Islame.
“Qeveria dhe kryeministri e morën të drejtën që pa asnjë të drejt ligjore ata filluan ndërtimin e Filharmonisë, kështu që ne e ftojmë përsëri si Myftini e Shkupit që të stopohet puna dhe kësaj toke ti kthehet origjinaliteti i saj siç ka qenë, domethënë të gjitha objektet që kanë qenë fetare aty të kthehen në pronësi të BFI-së”, shtoi Buzaku.
Myftinia kërkon nga kryeministri Nikolla Gruevski që BFI-së t’i kthehen të gjitha objektet e shtetëzuara e që ishin në pronësi të BFI-së duke filluar nga prona në Çarshinë e Vjetër të Shkupit e deri tek toka ku dikur ka ekzistuar Xhamia ‘Burmali’, objekt ky i cili nuk është paraparë të rindërtohet me projektin ‘Shkupi 2014’. /alsat-m/
Krijoni Kontakt