Federata e Sindikatës së Bujqve të Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të mbajë protestë para Ministrisë së Bujqësisë, për të vazhduar marshin drejt ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, ku do të paraqiten 16 kërkesat e tyre. Në këtë protestë do të marrin pjesë bujq nga e mbarë Kosova në mënyrë të organizuar me traktorë.
Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, ka thënë se protesta e nesërme mbahet me qëllim të pakënaqësive që kanë bujqit për gjendjen shumë të vështirë dhe se protesta nuk do të ndërpritet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.
“Gjendja bujqësore është shumë e rëndë, ne dhe bujqit nga terreni kemi presione që të organizojmë këtë protestë, një protestë e gjithë bujqve të Kosovës”, deklaroi Tahiri në konferencën e sotme për media.
http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270824588
Krijoni Kontakt