Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Bujqit e Kosovës, paralajmërojnë për nesër protestë me traktorë

    Federata e Sindikatës së Bujqve të Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të mbajë protestë para Ministrisë së Bujqësisë, për të vazhduar marshin drejt ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, ku do të paraqiten 16 kërkesat e tyre. Në këtë protestë do të marrin pjesë bujq nga e mbarë Kosova në mënyrë të organizuar me traktorë.
    Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, ka thënë se protesta e nesërme mbahet me qëllim të pakënaqësive që kanë bujqit për gjendjen shumë të vështirë dhe se protesta nuk do të ndërpritet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.
    “Gjendja bujqësore është shumë e rëndë, ne dhe bujqit nga terreni kemi presione që të organizojmë këtë protestë, një protestë e gjithë bujqve të Kosovës”, deklaroi Tahiri në konferencën e sotme për media.
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270824588
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Athua a kane te gjithe traktor apo do dalin edhe me qerre kuajsh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Eh bravo ju koft bujqve , le te jen te vendost ne kerkesa deri sa tja arrijn qellimit.

    Mbasi se Qeveria e Kosoves sesht e aft me hap vende te punes dhe me zvoglu papunsin , ateher mir asht me bo reforma ne bujqesi , me ju dhon subvencione bujqve e blegtorve sepse Kosova ka potencial per bujqsi e blegtori.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Protestë me zhurmues
    Bujqit protestuan të shtunën me traktorë dhe lexuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës 16 kërkesat e tyre për ringjalljen e bujqësisë. Askush nga qeveritarët nuk i dëgjoi kërkesat e tyre, përveç mureve të ndërtesës. Bujqit tash po presin kryeministrin Thaçi për negociata.

    Nga Agon Sinanaj më 11.04.2010 në ora 11:52
    Është dashur që Rrahman Murati, bujk nga Podujeva, të shtunën ta lë në gjysmë punën në arën e tij për t’iu bashkuar qindra bujqve tjerë në një protestë njëorëshe para Qeverisë së Kosovës.

    Derisa voziste traktorin e tij të punës në kryeqytet, saktësisht para Kuvendit e më pas Qeverisë, Murati shprehu shqetësimin e thellë se punët që duhet t’i kryejë qeveria po ua lë “barrë” bujqve.

    “Në vend që sot unë ta përfundoj së lëvruari arën, më është dashur ta marr traktorin për të protestuar. Na kanë lënë totalisht anash”, u shprehu Murati.
    Ky vendim i Konfederatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, për të protestuar me traktorë, ka ardhur pas injorimit që u është bërë atyre nga Qeveria e Kosovës, ndonëse i kishin pritur gati një muaj për negociata.

    Thirrjes së kësaj sindikatë për protestë iu përgjigjën rreth 400 bujq me 60 traktorë. Kur karvani i bujqve arriti para ndërtesës së Qeverisë, zhurma e traktorëve u ndal për pak çaste. Përveç ndonjë qytetari kalimtar, bujqit nuk i priti askush nga qeveritarët. Dukej së muret e ndërtesës me të “famshme” në vend do të bënin veshët katër. Kjo për shkak së të shtunave rrallë të gjendet dikush në këtë ndërtesë. Të 16 kërkesat e bujqve u lexuan me kujdes nga kryesindikalisti, Tahiri Tahiri, që kombinuar edhe me zhurmën e traktorëve, bujqit shpresojnë se do të prekë në ndërgjegjen e atyre që kanë për obligim të kujdesen për këtë sektor.

    Megjithatë, bujqit e kryen obligimin e tyre dhe premtuan së nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    Kërkesa kryesore e bujqve është ndarja 10 për qind e mjeteve nga buxheti i Kosovës për bujqësinë. Pastaj subvencionimi me nga 200 euro për 1 hektar për fermerët, formimi i një agrobanke për kredi afatgjata dhe me kamata të ulëta për bujqit si dhe ndalimi i uzurpimeve të tokave bujqësore dhe ndërprerja e importit nga Serbia.

    Kryetari i Konfederatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, tha së ka qenë protestë e frytshme më aktivistë prej të gjitha seksioneve sindikale. Tahiri shpreson që “zhurma” e traktorëve sadopak t’i këtë prekur në ndërgjegje qeveritarët.

    “Besoj së çdo njeri që mendon me kokë kjo protestë do ta prekë në ndërgjegje. Ne tani presim qeverinë për negociata rreth plotësimit të kërkesave”, tha Tahiri.

    Në të kundërtën, Tahiri thotë së bujqit nuk do të ndalen së protestuari.
    Në mbështetje të bujqve të shtunën ka dalë edhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Sipas Kurtit, nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, atëherë për bujqësinë duhet të ndajë gjysmën e buxhetit të saj dhe që bujqit të lirohen nga tatimet e larta.

    “Bujqit duhet të subvencionohen dhe të lirohen nga tatimi për farëra, pleh dhe derivate. Është e palogjikshme dhe tërësisht e padrejtë që nafta ta ketë çmimin e njëjtë sikurse për xhipat, sikurse traktorët”, tha Kurti.

    Gjithashtu, shteti duhet të garantojë çmimin minimal të prodhimit bujqësor, që, sipas Kurtit, kur prodhimi bujqësor nuk arrin të shitet në treg, e blen shteti duke u bërë ndërmjetësues mes prodhuesve dhe konsumatorëve.
    Për t’u arritur të gjitha këto, Kurti mendon së duhet të ndryshohet komplet politika ekonomike, e cila aktualisht është në shërbim të tregtarëve të huaj.
    Nga ana tjetër, ministri i sapozgjedhur i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka premtuar së ministria që ai drejton do t’i shqyrtojë kërkesat e bujqve, ndërsa ka thënë së mundësitë buxhetore ende janë të vogla.
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270982159
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •