ARGUMENTE NGA KUR’ANI I LARTËSUAR PËR MONOTEIZMIN!


[B]Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut s.v.t., Atë e falënderojmë, te Ai mbështetemi dhe prej Tij falje kërkojmë, te Allahu kërkojmë mbrojtje prej të keqes së shpirtrave tanë dhe prej veprave tona të këqija. Kë e udhëzon Allahu në rrugën e drejtë, askush nuk mund ta dërgojë në humbje, ndërsa kë e lenë Allahu në humbje, për të nuk ka udhëzues.
[/B]


Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!


2:22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).

3:64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"

3:173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!".

4:36. Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.

4:38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.

4:48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

4:116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).

5:72. Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.

5:82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve).

6:64. Thuaj: "All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.”

6:71. Thuaj: "A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufr) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): "Eja te ne" (ai nuk përgjigjet). Thuaj: "I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t'i dorëzohemi zotit të botëve.

6:79. Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!

6:80. Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: "A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?" Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?"

6:88. Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.

6:100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.

6:148. E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: "A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?" Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni.

6:163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!

7:33. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.

7:190. Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajnë.

7:191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.

7:195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurrni kurtha për mua e mos pritni".


10:28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!" Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"

12:38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.

12:39. O ju dy shokët e mij të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"

13:16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj "A keni pranuar pos Tij zota, që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetës?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!"

13:33. A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.

13:36. Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!"

14:30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet se e ardhmja e juaj është te Zjarri!"

16:1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës), e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).

16:27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".

16:35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?

16:54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.

16:55. (I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne u dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).

17:111. Dhe thuaj: "Falenderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".

18:37. Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"

18:38. "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok askë!"

18:42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!"

22:13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).

22:26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.

22:31. Duke qenë të sinqertë në besim ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.

23:59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,

25:2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.

27:59. Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"

27:63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.

28:62. (përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"

28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër edhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

28:74. Dhe ditën që i fton (All-llahu) e, thotë: "Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?"

29:8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.

30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.

30:28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.

30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.

30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?

31:13. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"

31:15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.

34:27. Thuaj: "M'i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!"

34:33. E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.

39:8. E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e TIj i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"

39:65. Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.

40:12. Ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!

41:9. Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!

41:47. Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata që m'i bënit shok? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!"

43:38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!"

43:67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.


50:27. E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".

72:20. Thuaj: "Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"



Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!