Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11

    Mund të vihen në veprim paqeruajtësit rusë

    Paqeruajtësit e OTSK janë të gatshëm për të ardhur në ndihmë




    9.04.2010, 22:02

    Qeveria e përkohshme e Kirgizisë nuk përjashton mundësinë e tërheqjes së forcave paqeruajtëse në rast të ashpërsimit të theksuar të situatës në vend. Në republikë mund të vihen gjithashtu në veprim edhe paqeruajtësit rusë në qoftë se me një kërkesë të tillë do të drejtohen autoritetet e Kirgizisë, por vetëm në përbërjen e forcave të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), mendon Kryetari i komitetit për mbrojtjen dhe sigurimin të Këshillit të Federatës Viktor Ozerov.

    Radio Zëri i Rusisë

  2. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Cfare ngjashmerie...Sali Bakijev--Sali Berishev...Shaka e Zotit, mjere kush e vuan..

  3. #13
    Cfare po ngjet në Kirgizi dhe në mbarë vendet me të cilat kufizohet Rusia dhe që më parë bënin pjesë në ish-BRSS e shpartalluar.

    Për këtë duhet njohur pak historia e re e tyre, që të nxirren përfundime më të sakta se cfarë po ndodh në të vërtetë.

    ...

    Më 15 dhjetor 1990 Republika Socialiste Sovjetike e Kirgizisë u shndërrua në Republikën e Kirgistanit. Kryetari i Shtetit në tetor 1990 u zgjodh Askar Akayev. Në vitin 1991 parlamenti miratoi legjislacionin për reformimin e ekonomisë. Gjatë grushtit të shtetit në Moskë, u përpoqën komunistët konservatore të Kirgistanit më kot për të përmbysur presidentin Akayev. Më 31 gusht 1991 ai bëri thirrje për pavarësinë Kirgistanit.

    Në 1993 u miratua një kushtetutë të re për Kirgistanin dhe vendi u bë një republikë presidenciale. Kushtetuta theksoi pozitën e veçantë të Islamit.

    Në 1995 dhe 2000, Akayev u rizgjodh si president. Në mars 2002 ka pasur një protestë kundër presidentit në të cilën morën pjesë më shumë se 2000 protestues. Në këtë demonstrim pati të paktën 6 të vdekur dhe 61 të plagosur.

    Në maj 2002 ka pasur përsëri një demonstrim, gjatë të cilit forcat speciale të policisë e kishin shtypur atë me dhunë. Në nëntor 2002 u arrestuan disa udhëheqës të opozitës.

    Në shkurt 2005 ka pasur zgjedhje parlamentare. Si opozita ashtu dhe vëzhguesit ndërkombëtarë i ciësuan ato si jodemokratike. Që pas daljes se rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, u njoftua për demonstrata të përditshme. Të dielën me 21 mars u pushtuan disa ndërtesa të rëndësishme në kryeqytetin Bishkek. Forcat e opozitës - të cilat ishin të frymëzuara në mënyrë të qartë nga ngjarjet në Gjeorgji dy vjet më parë - e quajtën këtë kryengritje si Revolucioni i Tulipanëve.


    Në prill 2010 ndodhin sërish demonstrata, pas arrestimit të udhëheqësit të opozitës, duke përfshirë ish-kandidatin presidencial Atambajev Almazbek dhe si rrjedhojë e përpjekjeve të qeverisë për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe të medias. Më 7 prill u vranë të paktën 17 demonstrues dhe u plagosen mbi 150 të tjerë si rrjedhojë e demonstratave të përgjakshme në kryeqytet. Opozita tha gjithashtu se e mori pushtetin në vend pas trazirave të përgjakshme.

  4. #14
    Kush është Roza Otunbayeva?


    http://en.wikipedia.org/wiki/Roza_Otunbayeva

    Biseda e parë e saj telefonike ishte me kryeministrin rus Putin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-04-2010 më 05:39

  5. #15



    Ajo studjoi filozofi në Moskë, në vitin 1970 dhe ka krijuar lidhja të ngushta me partinë Rusia e Bashkuar të kryeministrit rus Putin.

    Kremlini e sheh Kirgiztanin dhe të gjitha vendet e ish-BRSS-së si zona të saj të influencës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-04-2010 më 05:35

  6. #16
    ...

    "Çështja e parë për t'u diskutuar është ndihma për të sjellë qetësi në vend. Rusia ka interesa të qarta gjithashtu. Mendoj se kemi shumë baza amerikane pranë kufijve tanë dhe në zonën e interesave tona territoriale. Natyrisht nëse Rusia vendos të ndihmojë me vendosje të qetësisë në Kirgizstan me kërkesë të qeverisë se përkohshme atje, kjo do të ketë avantazh, pasi ne do të vendosim ndikimin gjeo-politik në rajon."

    BBC

  7. #17
    Per kete artikullshkruesin e strehes vorfnore Shekulli, qe ju paguan lemoshe per te tymosur neper faqet e saj hashashin e genjeshtrave.


    Kambana kirkize

    Arben Rrozhani | 10/04/2010

    Ajo çfarë ndodhi në republikën ish-sovjetike të Kirkizstanit ishte shumë familjare për shqiptarët: një popull i skamur që ngrihet kundër qeverisjes mashtruese, djegie dhe plaçkitje në mungesë të një shteti të ngritur për interesat e një grupi të vogël përfituesish, policë që dhunohen nga zemërata popullore dhe një forcë opozitare që merr drejtimin e institucioneve, pas largimit të presidentit, që erdhi në pushtet pesë vite më parë, po me revolucion dhe duke premtuar ligj dhe drejtësi për kirkizët e skamur.


    Pesë vite më parë, presidenti Bakijev erdhi në pushtet me anë të revolucionit të tulipanëve, por u rrëzua nga revolucioni i pakënaqësisë, siç etiketohet revolta e këtyre ditëve. Ai erdhi në pushtet me premtimet për të luftuar korrupsionin, promovimin e demokracisë, por vit pas viti Kirkizstani u bë edhe më autoritar se më parë.


    Presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij u zhytën në korrupsion, përqendruan pushtetin në duart e tyre, shtuan skamjen, u shpallën luftë mediave kritike dhe së fundi ndërmorën edhe një sërë reformash antipopullore që shërbyen si preteksti për revoltë. Zyrtarisht, ajo që i hodhi kirkizët në revoltë ishte lajmi për shtrenjtimin e energjisë që importohet nga Rusia.


    Kryeministri rus u distancua nga lidhja e qeverisë së tij me revoltën popullore, paçka se dihet se Kremlinit i kishte mbetur hatri pse ishte refuzuar një bazë e dytë ruse në Kirkizstan, se mediat ruse kishin ndikim të madh aty dhe se si kundërpërgjigje Moska vendosi të rrisë çmimin për energjinë që i jepte fqinjit të varfër.


    Ajo çka e bën shqiptare revoltën e tre ditëve të fundit në Kirkizstan është tipologjia e njëjtë e regjimeve që u ngritën në këto vende: Si Bakijev, si Berisha premtuan mirëqenie dhe prosperitet, luftë ndaj korrupsionit, shtet të së drejtës dhe konsolidim të vlerave të demokracisë.


    Duke folur dje për BBC, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Soros në Kirgizstan, shprehej se shkalla e paparë e zemërimit ndaj autoriteteve ishte e lidhur me luftën ndaj opozitës, mediave të pavarura, gazetarëve dhe politikanëve, si dhe konsolidimit të fuqisë ekonomike në duart e pak njerëzve që ishin pranë pushtetit të presidentit Bakijev. Të ardhurat për frymë janë tre herë më të pakta se Shqipëria dhe të dyja janë vende bujqësore.


    Një gazetar amerikan pak muaj më parë, shkoi në zonat e largëta malore dhe pamja ishte rrëqethëse: ngrehina të skamura të banuara nga të moshuar dhe fëmijë. Burrat, gati të gjithë kishin emigruar në Rusi për të punuar dhe siguruar jetesën, duke mbajtur me bukë familjet e tyre në atdheun që varfërohej gjithnjë e më shumë.


    Njëlloj si në fshatrat dhe provincat e Shqipërisë, ku pa paratë që sjellin mbi 1 milion emigrantët ekonomikë, nuk mund të jetohet asnjë ditë.
    Në Tiranë është në pushtet për të pestin vit, Sali Berisha "kalorës" që ka ndërruar vetëm "kuajt" në bashkëqeverisje.


    Qeverisja e tij nuk ka lënë gjë pa bërë kundër popullit të vet: I ka vrarë si në Gërdec, i ka zhytur në borxhe, si ai 400 milionë euro bono që do marrë sërish për kredinë e rrugës korruptive Durrës-Kukës, i kanë shkatërruar bizneset rurale si janarin e shkuar në ultësirën veriperëndimore, ka falimentuar bizneset, i ka shtrenjtuar shërbimet më elementare, siç ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike nga kompania private, ku shteti ka çerekun e aksioneve, dhe kjo ka sjellë një rritje zinxhir të çmimeve, duke e bërë të pamundur jetesën për qindra mijëra familje shqiptare. Disa dhjetëra mijëra shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe rritja ekonomike do të mungojë.


    Ky trishtim dhe zgrip ekonomik shpërfillet si përherë nga kryeministri që edhe dy ditë më parë me gojën plot përsëriste se ekonomia është "entuziaste". Krizës së rëndë ekonomike, i paraprin kriza politike: Berisha është për të dytin mandat në qeverisje, edhe më autoritativ se më parë, pas mashtrimit zgjedhor në 28 qershor 2009, kur nën sytë e vëzhguesve dhe kancelarive të huaja, përlau në tavolinë votat që i ishin dhënë opozitës së majtë të kryesuar nga PS-ja dhe ende pas tetë muajsh nuk pranon hapjen e kutive për provimin e mashtrimit zgjedhor.


    Z. Berisha është i sprovuar me revoltën popullore, pasi 13 vite më parë Shqipëria ishte Kirkizstani i sotëm.


    Ai e ka sfiduar publikisht opozitën, e cila ka rinisur protestat, jo vetëm për votën, por për rrënimin e çdo shqiptari që nuk ka lidhje me pushtetin e kryeministrit aktual. Por, pamjet nga Bishkeku dhe qytete të tjera kirkize janë një kambanë që duhet dëgjuar: populli i skamur dhe i zhvatur nga të gjitha kërkon vetëm një pretekst për të kërkuar drejtësinë dhe mirëqenien e munguar.


    Ndofta edhe nga të huajt, të cilët nuk do të donin një anarki tjetër në këtë vend, ku vërtet nuk ka baza jetike për operacionet antiterror, por ku 13 vite më parë sollën edhe paqeruajtësit për të rivendosur rendin dhe qetësinë.



    Delegacioni nga Kirgizia po fluturon për në Moskë

    Tags/Etiketa: Lajmet, Politikë


    9.04.2010, 11:59

    U nis nga Bishkeku për në Moskë për zhvillim negociatash delegacioni i qeverisë së përkohshme të Kirgizisë. Pritet që temë kryesore e diskutimit të bëhet kërkesa adresuar Rusisë për dhënien e ndihmës ekonomike kësaj republike. Në vigjilje, gjatë bisedës telefonike me Kryetaren e qeverisë së besimit popullor të Kirgizisë Roza Otunbajeva, Kryeministri rus Vladimir Putin theksoi se Moska është e gatshme ti ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme humanitare republikës. Më 6-7 prill në Kirgizi ndodhën trazira masive, si rezultat i të cilave ka viktima dhe shumë të dëmtuar. Në vend u shpall Zi dy ditore.

    Zëri i Rusisë

    "Qeveria e besimit popullor sovjetik"

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-04-2010 më 10:56

  8. #18
    ...

    " The Manas airport is a key logistical link for NATO's fight against insurgents in Afghanistan. Military passenger transport flights have been curtailed at the U.S. base, which the opposition has wanted closed.

    Russia was the first to recognize the interim government that now insists it has replaced the Bakiyev administration, which itself came to power five years ago through a violent overthrow."


    VOA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Te gjith ata qe kerkojne te krijojne lidhje mes Kirigistanit dhe Shqiperis gabohen rende
    Aty populli u ngrit ndaj familjes se koruptuar te Sali Bakijevit nderkohe qe familja e Sali Berishes eshte me e ndershmja ne gjithe trojet shqiptare!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Si ka mundësi more që disa duan të digjet vëndi e të vriten bijtë e tij!!!
    Si more mbajnë me vete nga një shishe me benzinë dhe ku shohin zjarr i hedhin nga pak!!!
    Mbani ju lutem shumë nga një shishe me ujë dhe mundohuni të fikni edhe ato pak zjarre që disa i kanë shumë qef!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •