http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...0/09/runi1.jpg Shtypi vė “bast”: Runi ikėn nga Manēesteri!
“Djajtė” pėrgėnjeshtrojnė, por sipas gazetave marrėdhėnia Runi-Ferguson ėshtė prishur pėrfundimisht
E ardhmja e Uejn Runit ka dominuar faqet e shtypit anglez ditėn e hėnė, duke shtuar zėrat se sulmuesi i Manēester Junajtid mund tė largohet nga “Old Traford”, pas njė zėnke me trajnerin Sėr Aleks Ferguson. Edhe pse drejtuesit e Manēesterit deklaruan tė dielėn se fjalėt pėr largimin e Runit ishin “tė pakuptimta”, gazetat britanike janė gati tė vėnė bast se lojtari ka vendosur tė largohet nga “djajtė”.
Kanė qenė tė shumtė ata gazetarė qė besojnė se marrėdhėnia mes Fergusonit dhe Runit ėshtė prishur deri nė atė pikė sa s’mund tė ndreqet. Sipas tyre, fatale ka qenė ēėshtja e fundit private e Runit, i cili tradhėtoi tė shoqen me njė prosititutė. Gazeta “The Times” citon njė burim tė padeklaruar qė thotė se Runi dhe Ferguson nuk kanė pasur njė bisedė me njėri-tjetrin prej disa javėsh.
“Daily Mail” shkruan se Runi kėrkon tė largohet njė orė e mė parė, duke qenė se Fergusoni, jo vetėm qė nuk e mbrojti, por e kritikoi, pas daljes nė skenė tė skandalit seksual. Menjėherė pas daljes nė skenė tė kėsaj ēėshtjeje, Fergusoni vendosi ta lėrė pushim Runin pėr ndeshjen ndaj Evertonit dhe qė atėherė ai ka qenė nė stol nė tri sfida radhazi ndaj Sandėrlendit, Valencias dhe Uest Bromuiēit.
Sinjali i parė i “krisjes” sė marrėdhėnies mes sulmuesit dhe trajnerit erdhi gjatė javės sė kaluar kur Runi hodhi poshtė teorinė e Fergusonit, qė e justifikonte mungesėn e Uejnin me njė dėmtim nė kavilje. Por Runi luajti me kombėtaren angleze dhe tha se nuk kishte munguar nė asnjė stėrvitje, qė nga muaji shtator. Kjo deklaratė ka qenė njė sfidė e hapur nga Runi, qė ka edhe dy vjet kontratė me Manēesterin dhe qė vlen tė paktėn 50 milionė paundė nė merkato.
Runi ėshtė i vendosur tė largohet nga “Old Traford” dhe klubi i Manēesterit, qė ka njė borxh prej 700 milionė paundėsh, ėshtė i detyruar ta shesė pėr tė mos e humbur me kosto zero, pas 18 muajsh. E kaluara tregon se Fergusoni nuk ka frikė tė largojė futbollistėt mė tė mirė tė ekipit, mjafton tė ketė njė debat me ta. Pol Ins, Jap Stam, Devid Bekham, Roi Kin, Rud Van Nistėlroi, Kristiano Ronaldo dhe Karlos Tevez janė “yjet” e larguar nga Manēesteri gjatė dekadės sė fundit.
“Runi ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. Edhe pse e ka shtypur vetė butonin pėr t’u larguar nga Manēesteri, ai mbetet lojtari mė i rėndėsishėm i Junajtid, - shkruan “Mirror”. - Nėse Runi largohet, nuk krijon vetėm njė boshllėk tė pazėvendėsueshėm nė sulmin e Fergusonit, por ul edhe moralin e tė gjithė skuadrės.” Ndėrkohė, gazeta “The Times” identifikon Manēester Sitin dhe Realin e Madridit si blerėsit e mundshėm tė Runit.
“Mourinjo ėshtė njė fans i Uejnit, por imagjinoni sikur situata tė mbetet e tillė. Imagjinoni sikur Runi tė mos luajė deri nė janar dhe Manēester Siti tė ofrojė 50 milionė paundė, - lexohet nė gazetė. - Si mund tė refuzojė Junajtid 50 milionė pėr njė futbollist qė ėshtė zėnė me trajnerin dhe ka njė kontratė drejt fundit.”
Krijoni Kontakt