Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Tifozët serb, kërcënojnë shqiptarët

    Ndeshje e nesërme e futbollit në Shkup mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Serbisë ka mobilizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti pas njoftimeve në media dhe rrjete të ndryshme sociale se huliganë dhe fansa të dy skuadrave më të mëdha serbe, do të shfrytëzojnë qëndrimin e kombëtares së tyre në Shkup, për të qëruar hesape me shqiptarët e Shkupit. MPB siguron se i ka ndërmarë të gjitha masat për parandalimin e çfarëdo incidenti më serioz dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.
    Ndeshje e nesërme e futbollit në Shkup mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Serbisë ka mobilizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti pas njoftimeve në media dhe rrjete të ndryshme sociale se huliganë dhe fansa të dy skuadrave më të mëdha serbe, do të shfrytëzojnë qëndrimin e kombëtares së tyre në Shkup, për të qëruar hesape me shqiptarët. Portali serb “Kurir”, njofton se rreth 300 fansa të Partizanit dhe Cërvena Zvezdës të njohur për prishjen e rendit dhe nxitjen e incidenteve, sonte në mbrëmje do të nisen drejt Shkupit me makinat e tyre personale për të qëruar siç kanë thënë hesapet me shqiptarët. “Po përgatisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup që mirë të na mbajnë mend. Qëllimi është që ti gjejmë nëpër qytet dhe ti rrahim. Ne shkojmë atje në një regji private, dhe jo të organizuar, ashtu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkup”, kanë shkruar huliganët serb në rrjetet sociale. Por nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar incidentet dhe paralajmërimet e huliganëve serb numri I të cilëve pritet të jetë në rreth 300.“Ministria e punëve të brendshme i ndjek paralajmërimet dhe deklaratat që arrijnë nëpërmjet mediume të caktuara, por deri tani nuk ka asnjë vërtetim zyrtar lidhur me to. Megjithatë, MPB do të ndërmarr të gjitha mjetet e nevojshme për sigurimin e ndeshjes, si nga aspekti i masave për zhvillimin e sigurt të komunikacionit ashtu edhe nga aspekti i masave për parandalimin e çfarëdo incidenti më serioz dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Jemi në kontakt edhe me policinë e Serbisë dhe në pajtim me kontratën që kemi nënshkruar në Shkup veç më kanë arritur 4 anëtarë të ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë të cilët duhet të na ndihmojnë nëse ka incidente të palakmueshme”, ka përfunduar zëdhënësi I MPB-së, Ivo Kotevski.
    Federata serbe e futbollit, duke dashur të amnestohet nga incidentet e mundshme të këtyre huliganëve nëpër rrugët e Shkupit, por edhe në stadiumin “Filipi i Dytë” nga homologët e saj nga FFM –ja, zyrtarisht nuk ka kërkuar asnjë biletë. Për këtë shkak nga ana e FFM-së, në asnjërën nga katër tribunat e stadiumit nuk ka të ndarë hapësirë të posaçme në të cilën do të vendoseshin fansat serb. Kohë më pare në një takim me gazetarë nga FFM-ja u tha në rast se ndonjë fans orvatet në stadium të hyjë me shenja të kombëtares së Serbisë, nuk do ti lejohet hyrja në stadium. Ndeshje e futbollit Maqedoni-Serbi luhet për kualifikimet e botërorit që vitin e ardhshëm mbahet në Brazil. Alsat

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    p do zoti e bjen ne grup me shqiprin keta serbet e te vin ne tiran ete bejne si ben ne itali o te guxojne te bejne dicka ne qytet besoj se nuk del njeri gjall nga tirana nga keta se kercet kallashi keshtu e duan qent
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    p do zoti e bjen ne grup me shqiprin keta serbet e te vin ne tiran ete bejne si ben ne itali o te guxojne te bejne dicka ne qytet besoj se nuk del njeri gjall nga tirana nga keta se kercet kallashi keshtu e duan qent
    mos fryhena kot sic e kemi zakon
    dhe i dim rezultatet pastaj
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    p do zoti e bjen ne grup me shqiprin keta serbet e te vin ne tiran ete bejne si ben ne itali o te guxojne te bejne dicka ne qytet besoj se nuk del njeri gjall nga tirana nga keta se kercet kallashi keshtu e duan qent
    Serjozisht e ke qe te duket normale kjo qe shkruan!!!!????
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    p do zoti e bjen ne grup me shqiprin keta serbet e te vin ne tiran ete bejne si ben ne itali o te guxojne te bejne dicka ne qytet besoj se nuk del njeri gjall nga tirana nga keta se kercet kallashi keshtu e duan qent
    Ata e meritojne ket qe ke thene por dije se edhe ne tirane te vijne edhe kasapane te bejne perseri sbejme gje ne shqiptaret. ne jemi te eger me njeri tjetrin me armikun jemi te bute. Me popull barbar se serbet ska.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Ata e meritojne ket qe ke thene por dije se edhe ne tirane te vijne edhe kasapane te bejne perseri sbejme gje ne shqiptaret. ne jemi te eger me njeri tjetrin me armikun jemi te bute. Me popull barbar se serbet ska.

    realiteti eshte i hidhure por kjo loneeagle qe ke than topi se luan...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Kam frikë se dhe unë do bie dakord me këta të dy më sipër, arsyeja besoj se është tek fakti që akoma nuk ndjehemi të sigurt për veten tonë, nuk kemi krijuar akoma besim të fortë në vetvete si komb.

    Pasqyrohet kjo qartë tek situata në Shqipëri.. forcimi i lidhjes tonë me Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë do ishte një gjë pozitive (por fare e lehtë!).

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    [QUOTE=loneeagle;3509177]Ata e meritojne ket qe ke thene por dije se edhe ne tirane te vijne edhe kasapane te bejne perseri sbejme gje ne shqiptaret. ne jemi te eger me njeri tjetrin me armikun jemi te bute. Me popull barbar se serbet ska.[/QUOTE

    Me keqardhje e pranoj dhe une.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Serbët hanë dajak në Shkup



    Shkup, 16 tetor - Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar të martën nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta, kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit. KOHA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 16-10-2012 më 08:20

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin



    Serbët hanë dajak në Shkup



    Shkup, 16 tetor - Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar të martën nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta, kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.
    hallall kalimtareve shqiptare qe rrahin huliganet serb
    nej foto kemi ?
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •