Close
Faqja 26 prej 51 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 503

Tema: F.C. Inter

  1. #251
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Loje shume e dobet kunder bolognes. 180 min pa shenuar asnje gol. Blerjet e reja nuk me binden fare. Me ka bere pershtypje snejder qe me ardhjen e Benitezit luan shume i terhequr. Ai eshte i shkelqyer mbrapa sulmuesve, eshte njeriu assist; por ne pozicionin qe e ka caktuar tani benitez nuk rrezikon dot kundershtaret se eshte shume i terhequr. Milito me duket se mori ate cmim ne montekarlo dhe po behet pak pertac a po i hipen vetja ne qef se marr vesh. Nuk ka ate grinten e vitit te kaluar. Shpresoj qe loja te ndryshoj sa me shpejt se nuk kemi gje me kete loje.
    Moderator, e di vet ti...

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    shifni kendej,per sivjet mund te haroni se fitoni ndoj gje,keni nje trainer qe do ju ben cirkuz ne qytetin e milanos
    Jetė e rėndė.......!!!

  3. #253
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar mė parė nga Njoni-ch Lexo Postimin
    shifni kendej,per sivjet mund te haroni se fitoni ndoj gje,keni nje trainer qe do ju ben cirkuz ne qytetin e milanos
    Thenie e nje punetori krenar te McDonalds.
    Moderator, e di vet ti...

  4. #254
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #255
    Ku jeni me Interista.A do e kapni vendin e 4 apo te 3 kte vit.3 te parat jan prenontuar.1-Milan:2-Juventus:3-Lazzio.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #257
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Po eshte normale fare kjo :P lol
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #258
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...010/09/eto.jpg Eto, njė gol ēdo 39 minuta si qendėrsulmues




    Mesatarja e lojtarit tė Interit ulet nė 113 minuta kur luan si sulmues nė krahun e majtė
    “Lojtarėt duhen aktivizuar nė ato pozicione ku japim mė shumė. Benitez po punon shumė mirė nė kėtė aspekt. Eto ėshtė njė sulmues i jashtėzakonshėm, duhet tė luajė ai nė qendėr tė sulmit”. Nė diskutimin taktik nė lidhje me golashėnuesin mė tė mirė tė Serisė A ka marrė pjesė edhe Zdenek Zeman. Njė mbėshtetės i lojės sulmuese, me tė cilin Interi ndoshta do tė kishte pėsuar mė shumė gola, por do tė kishte shmangur edhe mbylljen pa gola nė katėr ndeshje nga dhjetė tė zhvilluara deri tani.
    Nė mbėshtetje tė teorisė zemaniane janė disa shifra. Nga 878 minutat, nė tė cilat ėshtė aktivizuar nė kėtė fillim sezoni, Eto ka luajtur 682 si sulmues i krahut tė majtė nė 4-2-3-1 me tė cilin Benitez ka filluar tė gjitha ndeshjet. Golat qė afrikani ka shėnuar nė kėtė rol janė 6, me njė mesatare prej njė goli ēdo 113,6 minuta. Ndėrsa, si qendėrsulmues minutat kanė qenė 196, por golat janė pesė dhe mesatarja ėshtė jashtėzakonshme: njė gol ēdo 39,2 minuta.
    Numra qė flasin qartė, edhe pse duhet nėnvizuar se nė zėrin “qendėrsulmues” ėshtė pėrfshirė edhe gjysmėorėshi i fundit nė Palermo, kur Benitez pėrmbysi ndeshjen duke kaluar te skema 4-4-2, me Zanetin dhe Pandevin mesfushorė krahu dhe Militon nė krah tė kamerunasit. Qė jo rastėsisht, afėr portės, ka shėnuar 2 gola nė 8 minuta. Eksperimenti i bėrė nė nė Palermo nuk ėshtė pėrsėritur mė, edhe pse ai ka qenė i vetmi rast ku Shnejder mungoi.
    Edhe minutat e tjera si sulmues i parė i ka luajtur pa Militon, i cili ose ka qenė i dėmtuar ose ėshtė zėvendėsuar. Dhe pikėrisht kjo ėshtė ēėshtja qė as Zeman nuk e analizon me hollėsi. Si mund tė afrohet kamerunasi te porta nėse Benitez nuk do tė heqė dorė nga skema 4-2-3-1 dhe Milito qė sigurisht nuk mund tė luajė si sulmues krahu? Pėrveē pėrmirėsismit tė formės sė “Princit”, zgjidhja e vetme duket se ėshtė ndryshimi i modulit, me Shnejderin pas dy sulmuesve.
    Por Benitez do tė vazhdojė tė shpjegojė se ekuilibri, vendosmėria dhe intensiteti janė shumė mė tė rėndėsishėm se moduli. Pa harruar qė Eto ėshtė nė njė formė aq tė mirė psikofizike nė kėtė moment sa mund tė shėnonte edhe nėse do tė aktivizohej si qendėrmbrojtės. Aq sa disa herė ka qenė mė i rrezikshėm kur e ka nisur aksionin nga krahu i majtė i sulmit, ku mund tė befasojė kundėrshtarin duke shkuar drejt qendrės, edhe pse duke qenė mė afėr portės hapsirat pėr tė do tė pakėsoheshin dhe do tė ishte mė e lehtė pėr kundėrshtarėt ta bllokonin.
    Kėtė e tregoi edhe ndeshja kundėr Juves, me Samuelin qė ka qenė mė i papėrmbajtshėm nė pjesėn e dytė kur nė lojė u fut argjentinasi Milito pas dėmtimit tė Biabianisė. Kėshtu, diskutimi nė lidhje me faktin se me ēfarė skeme duhet tė luajė Interi mund tė bėhet mė i qartė kur lojtarėt zikaltėr tė kenė rekuperuar plotėsisht formėn e tyre mė tė mirė.
    Mourinjo jep “ok”-in pėr Kakąnė tek Interi
    Kanė ardhur konfirmime tė reja nga Spanja pėr kalimin e mundshėm tek Interi tė Kakąsė nė janar. Sipas shtypit italian, Mourinjo duket se ka dhėnė miratimin e tij pėr operacionin qė do tė rikthente nė Milano brazilianin. Ndėrsa, ka disa probleme pėr Maikonin me sulmin e radhės qė menaxheri i tij, Kaliendo, i ka bėrė drejtuesve zikaltėr:
    “Klienti im ėshtė i nervozuar. Dikush nga klubi po bėn njė lojė tė pisėt dhe do ta zbulojmė shpejt se si qėndrojnė gjėrat”. Kaliendo, ka vazhduar duke thėnė: “Klubi kėrkon ta shesė Maikonin vitin e ardhshėm? Do tė shohim se ēfarė do tė ndodhė… Po pres njė takim pėr tė sqaruar disa gjėra qė kanė ndodhur verėn e kaluar kur qėndrimi ynė ka qenė gjithmonė korrekt kundrejt skuadrės”.
    Ndėrkohė, mesfushori ganez Muntari, ka kėrkuar falje pėr faktin se ka braktisur “San Siron” kur ka mėsuar se do tė qėndronte nė tribunė. Gjithsesi ėshtė e mundur qė lojtari tė largohet nė janar nga ekipi. Menaxheri i tij Pivetau thotė: “Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė nė janar, ai ėshtė i lumtur tek Interi po ka dėshirė tė luajė. Totenhemi? Po, ėshtė njė mundėsi. Por ka edhe skuadra tė tjera qė interesohen pėr tė”, ka thėnė ai.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #259
    Interi nė ankth pėr Militon dhe Kambiason



    Dėmtimet
    Pėr njė lojtar qė ėshtė rikthyer, dy kanė ndaluar. Nuk ka qetėsi pėr Rafa Benitez qė, pas rikthimit tė kapitenit Havier Zaneti, nuk mund tė gėzohet: janė ndalur, nė fakt, tė dy pėr probleme muskulore, Esteban Kambiaso dhe Diego Milito, tė cilėt janė dėmtuar nė miqėsoren e humbur nga Argjentina kundėr Japonisė. “Princi” ėshtė dėmtuar nė kofshėn e majtė, pėr fat jo e njėjta qė ėshtė dėmtuar nė Roma-Inter. Ndėrsa, pėr ish-lojtarin e Realit tė Madridit, flitet pėr njė kontraktim, por fakti qė ka dalė nga fusha nė ndeshjen kundėr Japonisė kur kishte mbetur vetėm njė minutė nga fundi i pjesės sė parė nuk ka qenė sigurisht njė shenjė e mirė pėr Interin.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #260

    ..............................

    Si mund t’ia dalė Morati qė tė blejė Leon!
    Ja gjashtė arsye tė forta, qė favorizojnė Interin pėr tė sjellė nė Milano numrin njė tė futbollit
    Lionel Mesi Interi: tratativė sugjestive apo utopi e Moratit? Barcelona ka fiksuar nė 2009-ėn ēmimin pėr tė prishur kontratėn e yllit argjentinas nė 250 milionė euro, njė shifėr e paarritshme pėr tė gjithė. Mesi ėshtė i lidhur me katalanasit deri mė 30 qershor 2016-tė dhe nėse Interi gjen njė marrėveshje me futbollistin, duhet tė nisė bisedime tė gjata me Barēėn pėr njė kompromis. Nė rast tė njė dėshire tė ēmendur nga ana e Moratit, janė tė paktėn 6 epėrsi tė padiskutueshme pėr tė lehtėsuar bisedimet nė favor tė zikaltėrve:

    1) Mesi ėshtė argjentinas dhe nė vitet e fundit nė Pinetinė ėshtė formuar njė koloni e vėrtetė “albiēeleste”. Zaneti, Samuel, Kambiaso, Milito do t’ia lehtėsojnė sigurisht pėrfshirjen dhe pėrshtatjen nė kampionatin italian.
    2) Zaneti, kapiteni historik i zikaltėrve ėshtė tashmė nė fund tė njė karriere tė jashtėzakonshme. Pėr Mesin, parė personalitetin e tij tė madh, ekziston mundėsia tė bėhet nė harkun e pak viteve njė lider, ndoshta me shiritin e kapitenit.
    3) Miqėsia qė e lidh me Etonė qė nė kohėt e Barcelonės dihet. Kamerunasi ka folur me Leon, i shpjeguar si funksionon Seria A dhe Milano, gjithnjė tė ēmuara nga Mesi. Interi pastaj, duke fituar dhe Championsin, i ka tėrhequr shumė lojtarėt “big”-ė.
    4) Nė sezonin e fundit, zikaltrit kanė fituar shumė dhe shpesh shumė pak. Morati do tė ketė akumuluar kėshtu disa miliona euro, tė cilat mund t’i riinvestojė nė atė qė ėshtė shndėrruar tashmė nė ėndrrėn e tij prej disa vitesh.
    5) Benitezi e adhuron lojėn sulmuese dhe di ta vlerėsojė repartin e tij tė sulmit. Prania e Mesit mund tė shtojė funksionimin sa mė mirė tė skemės sė trajnerit spanjoll, duke i dhėnė kėshtu mundėsi skuadrės tė shėnojė dhe japė spektakėl.
    6) Interi ka nė organikėn e tij lojtarė me vlerė nė gjendje tė xhelozojnė ēdo klub. Pėrveē se kėmbimeve teknike nė operacione me Barcelonėn, lojtarė si Maikon, Milito, Muntari, Mansini, Suazo mund tė pėrdoren pėr t’ia reduktuar investimin e madh Moratit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 15-10-2010 mė 06:50 Arsyeja: gabim
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 26 prej 51 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •