Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj
Komuniteti rom është një nga këto komunitete, pjesë e Kosovës për më shumë se një gjysmë mijëvjeçari, dhe kontribuues në aspektin shumëkulturor të shtetit tonë, është komunitet që ka vuajtur nga diskriminimi në rajonin e Ballkanit dhe përgjatë gjithë Evropës dhe kjo duhet të ndryshojë- ka thënë kryeministrit Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
“Si kryeministër, unë ju siguroj se dispozitat e përcaktuara në Kushtetutë, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, do të mundësojnë qasje të barabartë të romëve në shoqëri, si qytetarë të barabartë të Kosovës. Sot Kosova është një vend demokratik me një shoqëri shumetnike, e përcaktuar për kapërcimin e dallimeve mes qytetarëve tanë – qofshin ato etnike, kulturore apo historike – drejt krijimit të një shtetit demokratik dhe unik. Kosova u takon të gjithëve dhe është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj”, theksoi Thaçi.
Kryeministri tha se sa i përket komunitetit rom në Kosovë, Qeveria e ka miratuar Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, 2009-2015, dhe se ky plan gjithëpërfshirës i potencon të gjitha nevojat e këtyre komuniteteve, prej kthimit e strehimit deri tek arsimi dhe integrimi në jetën publike. Strategjia e trajton edhe çështjen gjinore dhe problemet e grave të këtyre komuniteteve. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt