Nė vitin 1999 gjatė njė vizite nė Muzeun Arkeologjik tė Selanikut u befasova kur pashė njė objekt arkeologjik tė jashtėzakonshėm. Njė pėrkrenare ilire me maskėn prej floriri sė njė tė vdekuri.
Datimi: Viti 520 para Krishtit.
Ėshtė gjetur nė ishullin e Rodit nė Egje.
Dekani i arkeologjisė shqiptare Hasan Ceka ka studiuar tipologjinė e pėrkrenares ilire, tė fiksuar dhe si simbol numizmatik nė monedhat ilire. Pėrkrenarja ilire ndryshon nga pėrkrenarja atike, korintike, apo romake. Kjo ėshtė sqaruar pėrfundimisht.
Gjeografia e gjetjeve tė pėrkrenareve ilire ėshtė e madhe: qė nė veri tė Adriatikut, nė ishujt grekė, nė Olimp, nė Delf deri nė Azinė e Vogėl. Nė Shqipėri ėshtė gjetur koleksioni mė i madh, qė pėrfshin afro 30 copė. Nė pikat e skajshme kėto pėrkrenare kanė shėrbyer edhe si ex-voto, dhurata blatimi pėr zotat paganė. Njė arsye tjetėr ėshtė edhe shtegtimi i luftėtarėve ilirė gjatė aventurave tė mėdha tė betejave antike. Tek monedhat ilire tė Shkodrės figura e pėrkrenares simbolizon pushtetin mitik tė hyut tė luftės, Medaurit.
Tek Pafka e Selcės (Shekulli i III para Krishtit) imazhi i kalorėsit ėshtė i armatosur me pėrkrenare dhe mburojėn ilire me simbole rrethore tė kultit tė Diellit. Mbas kalorėsit ėshtė Kadmi mitik i shndėrruar nė njė gjarpėr dragua me fuqi mbrojtėse, ktomike.
Nga Dr. Moikom Zeqo
Pėrkrenarja ilire ėshtė e realizuar me derdhje nė kallėpė gonderikė tė bronzit tė shkrirė. Mbi pjesėn e sipėrme, mbi ballė deri poshtė qafės ka qenė vendi ku fiksohej kreshta me qime kali, pjesė e heraldikės dhe ceremonialit paraqitės vizual. Standardi i pėrcaktuar i kėsaj pėrkrenare dokumentohet qė nga epoka arkaike (shekulli i VIII para Krishtit) deri nė pushtimin romak (shekulli II para Krishtit).
Le tė rikthehemi tek pėrkrenarja me maskė floriri. Ėshtė njė ekzemplar i rrallė dhe i mrekullueshėm. Ilirėt e shekujve Vi-V para Krishtit e kanė njohur zakonin princėror dhe ritual tė maskave prej floriri pėr fytyrat e tė vdekurve, zakon ky i njohur nga egjiptianėt dhe kretasit, madje edhe nga babilonasit dhe kinezėt. Nė fshatin shqiptar Trebenisht pranė Ohrit janė zbuluar disa maska floriri sipas tipologjisė kreto-mikenase, tė shekullit VI para Krishtit.
Rasti i kėtij shkrimi ėshtė absolutisht i veēantė maska prej floriri ėshtė e ngjitur me pėrkrenaren, duke formuar njė kokė skulpturore arti.
Maska ėshtė bėrė sipas tipareve tė princit ilir, duken vetullat, qepallat e mbyllura, hunda e hijshme dhe buzėt e zgjatura pėr tė respektuar kanonin e buzėqeshjes arkaike , qė e kanė statujat e epokės sė artit arkaik.
Maska tregon se i vdekuri ka qenė i ri, ska mbajtur as mustaqe, as mjekėr. Fytyra ėshtė ēuditėrisht e bukur, pėr ankthin funebror, ngjan si njeriu qė ka mbyllur qepallat, duke medituar dhe qė pėrpiqet tė sjellė ndėr mend diēka, ndoshta gazmore, harenė e jetės dhe buzėqesh . Natyrisht kjo pėrshtypje ėshtė krejt virtuale, njė iluzionizėm estetik. Nė muzeun arkeologjik tė Selanikut ky objekt quhej thjesht ilir disa pėrkrenare ilire tė gjetur nė Olimp kanė edhe mbishkrime si p.sh. Verzo, i biri i Grabonit (emra ilirė), qė i ka studiuar H. Kunze.
Maska prej floririt e ilirit pa emėr ėshtė identiteti i tij antropologjik (si fotografia e pasaportave tė sotme). Dimė tashmė fytyrėn, por jo si quhej. Qe rinor, i bukur, por fytyra e vėrtetė ėshtė zhdukur, ekuivalentit tė saj prej floriri ka mbijetuar.
Kjo maskė floriri flet pėr profesionistėt, pra artistėt e floririt. Ishte njė subjekt ku praktika nderuese lidhet me historinė e hershme tė artit. Rrallė ka ndodhur qė fytyra e njė iliri ti jetė pėrcjellė shekujve dhe sė ardhmes nė kėtė mėnyrė speciale, me anė tė modelimit identik dhe shndritės sė floririt.
Nga : Revista Mapo
Krijoni Kontakt