Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit

    Mesa duket komunizmi u zhduk për politikën dhe jo për zhvillimin e vendit në fusha të rëndësishme siç është mjekësia.
    Emri:  Enver_Hoxha_at_work_733_368.jpg

Shikime: 261

Madhësia:  35.1 KB

    "Gazeta Shqiptare" ka zbuluar në një artikull të saj se shumë libra të mjekësisë kanë akoma të shkrura metodat e vjetra të komunizmit.

    Ky ndoshta është edhe faktori që ka mbajtur mjekësinë shqiptare në nivele shumë të ulta.
    Tekstet e vjetra

    Kështu te "Kirurgjia Speciale", këshillat e Partisë janë të ndërthurura me shpjegimin e sëmundjeve. Në faqen 14 të këtij teksti, teksa flitet për zhvillimin e kirurgjisë në vendin tonë jepen edhe shkaqet e prapambetjes. "Regjimi i prapambetur feudal i mbretit Zog, nuk interesohej për gjendjen e mjerueshme të popullit tonë. Ndihma kirurgjike gjatë gjithë kohës së qeverisjes së tij mbeti në një nivel jashtëzakonisht të prapambetur. Për afro njëzet vjet para çlirimit të vendit u krijuan vetëm disa pika të vogla kirurgjike në 3-4 qytete kryesore të vendit…", - thuhet në këtë faqe, ndërsa më poshtë thuhet se "…Partia dhe pushteti popullor i kushtuan menjëherë një kujdes të veçantë mbrojtjes së shëndetit të popullit…" ose "..me kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar Partia për shëndetin e popullit…" (fq 14). Tek i njëjti tekst në faqen 81, teksa flitet për profilaksinë e traumave në vendin tonë, thuhet "veçoria dalluese e shëndetësisë sonë socialiste…". Ndërsa tek Urologjia, teksa shpjegohen keqformimet e lindura të aparatit gjenital, thuhet se "..gjithashtu një rol të rëndësishëm lot edhe puna kualifikuese e personelit tonë shëndetësor, e organizuar mirë në çdo skaj të vendit tonë e deri në qytet, ku pasqyrohet qartë politika e Partisë për profilaksinë duke i zbuluar dhe kuruar në moshën sa më të vogël këta fëmijë të sëmurë, të cilët të rriten të shëndetshëm". Ndërsa tek një tjetër tekst, ai i "Sëmundjeve Kirurgjikale" në fq 109, ku shpjegohet prostati akut dhe ata faktorët e tij thuhet se ".. në vendet kapitaliste ku kemi një përhapje të madhe të sëmundjeve veneriane takohet shpeshherë prostati akut me origjinë gonokoksike. Te ne, si rezultat i zhdukjes së sëmundjeve veneriane, prostati gonokoskik nuk takohet" fq 109. Në një tjetër paragraf të këtij teksti jepet edhe shkaku pse një sëmundje është më e përhapur. "..në vendin tonë, adenoma e prostatës është një sëmundje e përhapur, e cila vitet e fundit ka ardhur duke u shtuar. Shtimin e saj mund ta shpjegojmë me faktin se në vendin tonë, në sajë të kujdesit të Partisë dhe të pushtetit për shëndetin e popullit, është rritur shumë zgjatja e jetës mesatare të njeriut, nga 34.5 vjet që ishte para çlirimit, në 68.4 vjet në ditët tona. Për pasojë është shtuar dhe numri i njerëzve në moshë mbi 60 vjeç dhe logjikisht janë shtuar edhe rastet me adenomë të prostatës, ashtu siç mund të jenë shtuar edhe raste të tjera që janë karakteristike për moshën e pleqërisë….", thuhet në këtë tekst në faqet 119-120. Po në të njëjtin tekst mund të gjejmë edhe citate të tilla si "…është arritur që një pjesë e këtyre të sëmurëve të shërohen njëherë e përgjithmonë. Edhe në vendin tonë, në sajë të kujdesit të Partisë për shëndetin e popullit është ngritur reparti i dializës ekstrakorporale, ku janë kuruar me sukses mjaft të sëmurë.." (fq 11) dhe "… shërbimi radiologjik i vendit tonë i ngritur nën kujdesin e Partisë, lejon në të gjitha spitalet tona kryerjen e këtyre ekzaminimeve…" (fq 38). Një tjetër tekst ku ndihet "dora e Partisë" është edhe ai i Anestezisë, por këtu vetëm në hyrje të tij, pasi është edhe një botim më i vonshëm se tekstet që përmendëm më lart. Anestezia është botim i vitit 1989. Në të thuhet "...…në fillim të viteve '60, numri i tyre filloi të shtohej dhe të duken edhe elementët e parë të trajtimit reanimator. Sot, në sajë të kujdesit të vazhdueshëm të Partisë, tashmë ky shërbim ka marrë fizionominë e tij.
    burimi newsit.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga HELEN OF TROY : 08-04-2010 më 18:21
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    po jo moj

    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin

    po jo moj helen troje ...si paska me nderhy partia ne semundjet njerezore..cfaredo direktive te jepte partia bronkiti ishte bronkit...stomaku ishte stomak...jane qesharake gjera te tilla...nuk eshte mjeksia shkence shoqerore jo...mjeksia eshte shkence egzakte...qe sido qe te nderhyje politika e partia nuk ja ndryshojne dot kahjen e zhvillimit...nuk e ka lene mjeksine shqiptare prapa ky tekst apo theniet e partise...se ne kohen e partise dhe me keto tekste kan dale breza te arte mjekesh e kirurgesh qe kane lene gjurmet e tyre ne shkencen e mjeksise...mjeksine po e le prapa mungesa e deshires se vete studenteve per te qene te paret ne mesime..e lene prapa mesuesit dhe pedagoget qe duke pare interesimin mjaft te vogel te studenteve mbyllin njerin sy e njerin vesh dhe kur vjen fundi i semestrit opa nje peseqindeshe ne xhep dhe del mjeku ne jete...prandaj ka korrupsion ne mjeksi ne shkallen me te larte ne shqiperi...prandaj ka shendetesi ne shkallen me te ulet te zhvillimit...dhe jo tekste shkollore....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    komunizmi kishte te keqet e veta, por sistemi arsimor ishte i shkelqyer,
    prandaj po dalin nga shkollat sot nje tufe injorantesh te cileve u mungojne njohurite baze mbi çdo gje.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Drejt e ke Malësor.
    Sot nuk ka pasion as në mësimdhënie e as në mësimarrje.
    Sot ka vetëm lekë dhe je me shkollë të lartë.
    Ka pushtetarë që e kanë blerë diplomën e shkollës së lartë, si majtas e djathtas.Më keq e më turp nuk ka.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Artikull koti paska dhe mjekesi komuniste dhe kapitaliste sot po e degjoj.
    Prit kur te dale matematika komuniste dhe kapitaliste.
    Se kuptoka fare tremehapesi qe shkenca eshte nje ne boten e zhvilluar, ne ate myslimane, ne ate budiste e kristiane.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Artikull koti paska dhe mjekesi komuniste dhe kapitaliste sot po e degjoj.
    Prit kur te dale matematika komuniste dhe kapitaliste.
    Se kuptoka fare tremehapesi qe shkenca eshte nje ne boten e zhvilluar, ne ate myslimane, ne ate budiste e kristiane.
    temehapesi solli nje artikull nuk e shpiku vet
    kjo zdo te thote se jam dakort me cfare shkruhet ne te
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Drejt e ke Malësor.
    Sot nuk ka pasion as në mësimdhënie e as në mësimarrje.
    Sot ka vetëm lekë dhe je me shkollë të lartë.
    Ka pushtetarë që e kanë blerë diplomën e shkollës së lartë, si majtas e djathtas.Më keq e më turp nuk ka.

    Si do e ndryshojm ket gjendje
    ket qe thua esht vertet per tu qa ,po esht shum e vertet.

    Te lumt Besoja
    Te njejt per mua jon;Armiqet qe nuk mi thon anet pozitive te popullit shqiptar
    Po dhe miqt ,anet negative te popullit shqiptar.

    Nuk mjafto vetem gjet smurjen ...po sherimin .,do thoja.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •