ok ok se ju kam shok te ngushte nuk po ju mundoj shum
kete e kam degjuar kur kam shku ta vizitoi syrin e kalter,ky mali apo kodra si ti them eshte mu siper syrit te kaltert ,po ta marresh kthesesn nga rruga kryesore qe te qon ne gjirokaser nga saranda shkon drejt e te ai,pra te syri i kaltert qe i bie nen te.
dheeeee sipas legjendes,mbi mal paska jetuar nje kulqeder qe paska urdheruar fshatin qe gjdo dite te ja qonin nje nuse ta haj,dhe nje dite i vie rradha e nuses se nje trimi, ai e mbaron nje nuse nga kashta dhe ja dergon ate ne vend te nuses se vet, (pranoni jam e mire me tregu peralla)
kulqedra nga flaket e veta fillon e digjet prej kashtes dhe fillon te bie posht nga perpelitjet qe bene , e gerrith malin me thonje si duket aty ne foto ,e i therret motres bistrice (lumit nen te) me shuaj se po digjem,dheee kinse ne at moment bistrica vuri nje burim te ri pra syrin e kaltert ta shuaj djegjen e kulqedres.
Nga flaket ne fundit qe leshoi ajo nga goja thau gjith gjelbrimin e kodres derisa binte.
kjo cenka legjenda e syrit te kaltert,ajde tani mbuloni koken ne gjum,boll per sonte
neser do ju tregoi nje perrall per nje det qe perzihet me liqenin 3x ne dite
![]()
Krijoni Kontakt