-
Opozita thyen bojkotin e hyn në parlament, braktis sallën e Kuvendit në protestë
Berisha: Tryeza, gati te ulem me Topin dhe Ramen
Rozeta Rapushi
E Enjte, 04 Shkurt 2010
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se eshte ne pritje te thirrjes se tryezes per dialog nga Presidenti Bamir Topi, ku sigurisht te jete i pranishem edhe kryetari i opozites, Edi Rama. Pas ceremonise se hapjes se zyres se Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer" ne Shqiperi, kreu i qeverise sqaroi pozicionin e mazhorances per takimin, me shpresen qe ky takim te mos deshtoje. "Une mendoj se serioziteti i procesit kerkon qendrim serioz, por une vetem jam i gatshem, qe per cdo variant, qofte per kafe, qofte jo per kafe, qofte me zotin Rama, qofte me zotin Topi. Une nuk kam absolutisht asnje paragjykim per asgje, por natyrisht, te mendohet se i sherbehet ceshtjes pa nje pergatitje, kjo nuk qendron. Une personalisht, megjithe eksperiencen time politike, me duket se pergatitjet jane te nevojshme", tha kryeministri. Ai sqaroi se eshte i gatshem qe te ulet ne nje tryeze me Ramen, pra ne nje tryeze te kerkuar nga Presidenti Topi. "Qe sot, do i le te gjitha. Une kategorikisht nuk refuzoj. E vetmja gje qe e them edhe nje here e dobishme, eshte qe te firmosim nje sukses, besoj se kjo eshte normale apo jo", theksoi Berisha. Madje ai nuk mohoi faktin se komunikimin nuk e nderpret aspak as me kundershtaret e tij, duke u shprehur se nuk ia lejon vetes qe te nderpres komunikimet. Nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi faktin se nuk ka asnje veshtiresi nga ana e tij qe te ulet ne bisedime dhe negociata te kerkuara nga Presidenti Bamir Topi. "Nuk ekziston per mua veshtiresi, per t'u ulur me asnjeri. Une e kam faktuar kete dhe nuk paragjykoj asgje. Ish-vartesin tim, kur une kam bere perpjekjet per ta zgjedhur President, nuk e kam zgjedhur per ta bere vartesin tim. Ai eshte Presidenti i Republikes. Ka vetem nje njeri, i cili nuk e di nese do ta marre persiper apo jo kete gje, por nese ai e merr persiper kete, mendoj se nuk do te na ftoje me luge ne brez, por do te ulemi te punojme", beri te qarte Berisha. Ne kete kuader, ai i beri edhe nje here thirrje kreut te Partise Socialiste, Edi Rama qe te ulen se bashku ne zbatim te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, te cilen ai e vleresoi si rezoluten me te mire ne interes te vendit. "I vetmi problem qe ne kemi dhe asgje tjeter, eshte se ne mendojme se nje takim qe jep rezultate dhe nuk firmos deshtimin eshte i vlefshem, nje kafe pa rezultate edhe ajo mund te pihet, por nuk eshte ajo qe pritet. Nuk ka asnje paragjykim, por i vlefshem eshte nje takim qe jep rezultate", vijoi Berisha.
Rezoluta
Kreu i qeverise, Sali Berisha, e vleresoi dje si shume te mire rezoluten e KE-se dhe ftoi kreun e PS-se, Edi Rama, qe se bashku ta marrin ne dore dhe ta cojme perpara, se sa t'ua leme ju si objekt hamendjesh dhe thashethemesh te pafundme.
KJ
-
-
Berisha: Nuk toleroj kutitë. Rama: Në tryezë për t’i hapur
Protagonistët vijojnë deklaratat para tryezës së Topit
Dy protagonistët kryesorë të politikës kanë artikuluar qëndrimet e radhës përpara tryezës së kreut të shtetit. Berisha ngul këmbë te mos-hapja e kutive teksa Rama njoftoi çeljen e një turi nëpër rrethe ku do të sqarohet arsyeja e protestës. Rama thotë se nuk vë kusht kutitë për tryezën, por do ulet në tryezë për të hapur kutitë.
Berisha
Kryeministri Berisha deklaroi dje se ai ishte i qetë për takimin që pret të zhvillojë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, nën organizimin e Presidentit Bamir Topi. Në një intervistë për “Top Channel”, Berisha theksoi se përveç qetësisë dhe qartësisë në këtë takim do të shkonte edhe me një set propozimesh. Sipas Kryeministrit, këto propozime jepnin zgjidhje për krizën politike në vend, por në asnjë mënyrë nga palët nuk mund të kishte kërkesa për të hedhur poshtë vendimet e gjykatave. Po kështu, Berisha theksoi se propozimet e tij për zgjidhjen e krizës, ishin gjithashtu në përputhje të plotë me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës të propozuar për Shqipërinë.
“Unë do të jem i hapur te Presidenti dhe i qartë. Nuk kam asnjë për të fshehur. Unë shkoj me një set propozimesh që i kam bërë publike, me frymën për t’i përgjigjur pikë për pikë kërkesave të rezolutës së Këshillit të Europës”, theksoi Berisha. Sipas tij, do të ishte e udhës që edhe opozita e përfaqësuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama të ishte dakord me propozimet e KiE-s, sepse në këtë mënyrë konsensusi mes palëve do të arrihej shumë shpejt. Nga ana tjetër në mënyrë të prerë kreu i qeverisë përsëriti se ai nuk do të shkelte në këtë tryezë asnjë vendim të gjykatave dhe nisur nga kjo në këtë tryezë sipas Berishës, nuk mund të diskutohej për hapjen e kutive. “Ndarja e pushteteve është një parimet më themelore të demokracisë. Nuk jam unë ai që pengoj hapjen ose jo
të kutive, numërimin ose jo. Këtu vendos Kushtetuta. Ne nuk mund të ndërmarrim atribute të prokurorisë”, theksoi Kryeministri në lidhje me këtë çështje. Po kështu, në intervistën e djeshme Berisha nuk harroi të theksoj se mes tij dhe Presidentit Topi nuk kishte asnjë kontradiktë dhe se ai nuk kishte asnjë kompleks nga fakti se po ulej në një tryezë të negociuar nga Presidenti i Republikës. “Unë po takohem me Edi Ramën, takimi me Topin është dytësore”, theksoi Berisha. Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se atë nuk e trembte asnjë protestë e opozitës, të cilat ishin të lira të vazhdonin. Berisha theksoi se mazhoranca as që e mendon të shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme. “28 qershori 2013, kjo do të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme. Mazhoranca po funksionon me dinamizëm të pashoqe”, theksoi Berisha, në përfundim të intervistës së tij.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në mbrëmje se nuk ka vënë asnjë kusht për t’u ulur në tryezë me mazhorancën. Në të kundërt, sipas Ramës, gjithçka do të diskutohet atje. “Ne nuk kemi vënë kusht hapjen e kutive për t’u ulur në tryezë, por do ulemi në tryezë për të hapur kutitë”, tha Rama. Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, i konceptuar si takimi i parë që do të vijojë në të gjithë vendin me temë “Shqipëria në krizë dhe arsyet e protestës”, kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve duke shpjeguar përse kërkon dialog, cilat janë kushtet e negociueshme apo të panegociueshme, cila është strategjia e opozitës, ndërsa kërkon dialog etj. Por kërkesa e kutive është e panegociueshme, po aq sa edhe kërkesat e tjera. Rama tha qartë se askush të mos guxojë të mendojë se PS është e gatshme të lëshojë pe në të gjitha kërkesat e tjera në këmbim të kutive. “Kërkesat tona nuk janë një listë për pazarin e ditës derisa të jetë kryer pazari, kërkesat tona kanë një rend prioritetesh, të cilat s’mund të vendosen në kandar as me numër as me peshë. S’mund të thuhet hiqni dorë nga kutitë, ne po ju lëmë këto të tjerat, në rast se hetohen kutitë nuk ka hetim të zgjedhjeve, ka vetëm një ardhje përqark qendrës së gravitetit të krimit elektoral. Në rast se ka krim elektoral këtë mund ta përcaktojnë transparenca e kutive ashtu, si dhe gjithë këto që thashë, pa kutitë relativisht këto të tjerat rrëzohen”, theksoi Rama.
Ai shprehu gatishmërinë për të folur për një sërë çështjesh siç janë fenomenet që u vunë re para dhe pas zgjedhjeve, por më kryesorja mbetet si gjithmonë hapja e kutive të votimit. I pyetur se çfarë ndodh nëse vendoset hapja e kutive Rama sqaroi se “mjafton një komision hetimor parlamentar me objekt hetimi të pakufizuar ku përfshihet edhe hapja e kutive dhe ne shkojmë në Parlament, ulemi për të vazhduar të qëndrojmë aty deri kur t’i jepet fjala popullit për të gjykuar nëse rolet në shfaqjen demokratike duhet të mbeten po ato apo duhet të ndryshojë”. Ndërkohë, Rama përmendi edhe protestat. Ai sqaroi se ato nuk janë një mënyrë për të bërë presion. “Ne jemi në protestë edhe tani, qysh ditën që kemi vendosur të refuzojmë pjesëmarrjen në një Parlament, i cili në këndvështrimin tonë duhet të legjitimojë veten duke pasur kurajën që të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese. Kështu që arsyet e protestës janë të gjitha arsyet që ne jemi në pozicionin që jemi sot, pse jemi jashtë Parlamentit, të gjitha arsyet pse ne jemi dhe do jemi në betejë pavarësisht nëse do ketë ose jo një manifestim të madh proteste në varësi të rezultatit të dialogut”, u shpreh Rama. Për ta respektuar këtë dialog, vijoi ai, dhe për të krijuar asnjë ekuivok për palën që nuk është e interesuar ta zgjidhë çështjen tonë.
Shqip
-
-
Rama heq sloganin “Hap kutitë ose largohu”,Berisha: Në tryezë për të futur PS në Kuvend
Aristir Lumezi
Kreu i PS-së tha dje se nuk tërhiqet nga hapja e kutive. Në një takim me gazetarë të mediave televizive dhe atyre të shkruara, por dhe socialistëve të Tiranës, Rama në sallën e Akademisë së Arteve, lançoi nisjen e një aksioni të ri politik që shkon paralel dhe me përgatitjen e tryezës së dialogut. Kryetari i selisë rozë tha dje se do të zhvillojë në qytetet kryesore të vendit takime të hapura bashkëbisedimi me gazetarët, përmes së cilave do të njihen dhe socialistët e qytetarët me strategjinë dhe rrugën që do të ndjekë PS.
Sa i gatshëm jeni të uleni në tryezë pa kushte, pa hapje të kutive?
Këto janë dy gjëra të ndryshme. Ne nuk kemi vënë kusht hapjen e kutive për t’u ulur në tryezë, por do të ulemi në tryezë për të hapur kutitë.
Është ky udhëtim një mjet presioni ndaj maxhorancës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve?
Unë po flas për arsyet e protestës dhe jo për datën e demonstratës. Ne jemi në protestë edhe tani, ne jemi qysh ditën kur kemi vendosur të refuzojmë të marrim pjesë në një Parlament, i cili në këndvështrimin tonë duhet të legjitimoj vetveten, duke pasur kurajën të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese përmes vullnetit për të hetuar vetveten. Kështu që Arsyet e protestës janë të gjitha arsyet pse ne jemi në pozicionin që jemi sot, ku jemi prej kaq muajsh jashtë Parlamentit, të gjitha arsyet pse jemi dhe do të jemi në betejë, pavarësisht nëse do të ketë ose jo manifestim proteste në varësi nga dialogu dhe rezultati i tij, pikërisht për ta respektuar këtë dialog dhe për të mos krijuar asnjë ekuivok, apo për të mos ushqyer asnjë justifikim për palën që nuk është e interesuar ta zgjidh çështjen tonë. Ne nuk kemi shpallur datën e protestës, por nga ana tjetër nuk do të thotë që kur po përgatitet të zhvillohet dialogu, ne të mos përgatitemi intensivisht edhe për alternativën e dialogut, që është protesta. Unë e kam thënë, dhe të tjerë kolegë e kanë thënë, Sali Berisha nuk mund ta përdorë kohën për dialog si një kohë për të përgjumur opozitën.
A do të ishte mirë që këto të gjitha që po tregoni, të thuheshin në Kuvend?
Ajo që dua të them, është se nuk ka asgjë më serioze se beteja për një liri, si liria e votës. Më lejoni t’u shpjegoj pse hyrja në Parlament, jo vetëm nuk do të krijonte kushtet për ta fituar këtë betejë, dhe me fitore të betejës nuk kuptoj rrëzimin në tavolinë të Qeverisë dhe as rishpërndarjen në tavolinë të mandateve, por kuptoj fundin e një historie zgjedhjesh 20- vjeçare, të zgjedhjeve të kontestuara e të deformuara. Rolet kush do qëndrojë në pozitë apo kush do të qëndrojë në opozitë i përcakton publiku përmes votës. Mos hyrja në Kuvend, është refuzimi për ta mbyllur kapitullin e deformimit të fundit elektoral dhe kapitullin e deformimeve 20-vjeçare. Hyrja në Parlament do të ishte krejt e kundërta, thjesht dhe vetëm mbyllja e syve përpara asaj që ndodhi dhe pastaj shkuarja symbyllur në një tjetër masakër elektorale, me po ato fenomene dhe ndoshta me ndryshimin që shumëkush këtë radhë besoi te vota e lirë, nuk do të besoj më të vota e lirë. Në demokraci është Parlamenti, vendi ku vendosen gjërat. Po, por në një demokraci funksionale. Një demokraci që nuk funksionon, nuk mund të ketë një Parlament që funksionon. Dhe rifunksionimi i Parlamentit vendoset jo nga shfaqja pa spektator, por nga vullneti i palëve, për të rivendosur kriterin themelor, lirinë dhe paprekshmërinë e votës.
Folët për bojkotin e PS-së, por janë edhe pesë deputetë që kritikojmë këtë qëndrim, çfarë do ndodhë me ta?
Për vetë faktin që janë të rinj akoma besoj se nuk është e nevojshme që ju duhet të shqetësoheni për ata. Çdo njëri, aq më tepër në moshën kur është i përgjegjshëm, përpara shoqërisë e ka në dorë veten e vet.
Ata janë mandate të PS..?
Mandatet e PS nuk digjen, kjo është një telenovelë që zhvillohet në disa linja, një nga këto është ajo e mandateve, jo unë e djeg ai s’ma djeg. Nuk digjen mandatet e PS dhe kjo është një gjë që e kam thënë qysh në krye të herës. Të gjithë kolegët jo aq të vjetër, por edhe me të rinj, e kanë thënë që është e kotë. Sali Berisha bashkë me Fatosin, me Ilirin nuk diskutohet mund ta dëshirojnë shumë që kur të festojmë në 7 mars festën e mësuesit, ata të nxjerrin grepat nga pjesa e turbullt në fund të listave për të gërryer deputetë që t’i çojnë në Parlament, që të betohen për Evropën dhe integrimin, e për ta lënë opozitën jashtë. Por është një dëshirë që nuk ua plotësojmë dot.
Ju thoni të hapen kutitë, Berisha tha se nuk hapen?
Është njësoj si të themi të zgjedhësh midis lirisë dhe mungesës së saj. Ka një pikë të mesme që të mos jesh i lirë, por prapë të jesh i lirë, të mungojë liria, por prapë të jesh i lirë?! Nuk ka të mesme në këtë për disa arsye; E para, sepse nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa parë se çfarë ndodh në kuti dhe vetë monitorët ndërkombëtarë kanë përcaktuar në një fjali të vetme objektin e hetimit, që një e treta e numërimit është bërë dhe keq, shumë keq.
Çfarë ndodh nëse hapen kutitë?
Mjafton një komision hetimor parlamentar me objekt hetimi të pakufizuar, ku përfshihet edhe hapja e kutive, dhe ne shkojmë në Parlament, ulemi për të vazhduar të qëndrojnë aty deri kur t’i jepet fjala popullit për të gjykuar nëse rolet në shfaqjen demokratike duhet të mbeten po ato apo duhet të ndryshojë.
Nëse kutitë hapen dhe PS do të rezultojë humbëse, do të largoheni nga drejtimi i kësaj force politike?
E thashë, e përsërita, hetimi nuk ka qëllim ndryshimin e rezultatit, por unë jam kryetar i rizgjedhur i PS, pasi dhashë dorëheqjen dhe në rast se rikandidova duke i kërkuar socialistëve në të gjithë Shqipërinë të gjykojnë idenë time, ishte vetëm sepse unë për asnjë moment nuk kam dyshuar që PS i ka fituar zgjedhjet, edhe pse nuk është zgjedhur. Në rast se unë do të kisha dyshuar qoftë edhe një moment të vetëm që ishte vota e shqiptarëve që kishte refuzuar projektin tonë politik, dorëheqja ime do të ishte pa kthim. Ndërkohë që rizgjedhja ime është bërë me një propozim të thjeshtë, dua votën tuaj për të çuar deri në fund një betejë për liri dhe demokraci në këtë vend, duke bojkotuar Parlamentin.
PS ndryshon slogan, jo më “Hap kutitë ose largohu”
“Shqipëria në krizë, arsyet e protestës” është slogani i ri i veprimeve opozitare nga dje. Në këtë mënyrë selia rozë është tërhequr nga qëndrimi radikal që kërkonte largimin e Qeverisë nëse nuk hapen kutitë. Në qendër të turit të ri në qytetet kryesore të vendit, kësaj radhe nuk do të jetë protesta, por bashkëbisedimi me qytetarët përmes tryezave me gazetarë. Ky qëndrim vjen në momentin kur Presidenti Topi ka nisur lëvizjet e tij për të bërë të mundur një tryezë mes Ramës dhe Berishës, por dhe në pritje të përfaqësueseve të lartë të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosen në krah të Presidentit. Takimi i djeshëm, sipas kreut të PS-së, do të jetë nisja e një turi i cili do t’i sqarojë qytetarëve krizën e gjithanshme ku ndodhet vendi dhe arsyet pse opozita mund të shkojë në protesta nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje në tryezën e dialogut. Që nga nisja e bojkotit, opozita ka kaluar përmes disa sloganeve që kanë treguar dhe karakterin e protestave. Protestat e para nisën me sloganin “Ku është vota ime”, “Dua të shoh votën time”, për të vazhduar me “Hap kutitë ose largohu”, slogan që u vendos në turin e dytë të protestave, që PS organizoi në bashkitë kryesore të vendit.
Berisha: Tryeza, përgjegjësi e Topit
ELONA MEçO
Kryeministri Sali Berisha thotë se në tryezën e bisedimeve të organizuar nga Presidenti do të shkojë me propozimin për të vënë në zbatim rekomandimet e Këshillit të Evropës. I pyetur gjatë një interviste në “Top Channel” se si do të shkojë kjo tryezë, kreu i Qeverisë thotë se përgjegjësia i takon kreut të shtetit.
Zoti Kryeministër, Presidenti sapo ka lëshuar një deklaratë, të parën, që kur është miratuar rezoluta e Këshillit të Evropës, ku mirëpret gatishmërinë tuaj dhe të zotit Edi Rama për të dialoguar në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Ajo që bie në sy është se ju të tre po komunikoni nëpërmjet medias dhe media duket se është bërë si një lloj Parlamenti. A është normale kjo?
Së pari, më duhet të them se po vij nga një takim dhe deklaratën nuk e kam lexuar. Së dyti, unë nuk besoj se ti ke të gjithë informacionin se ne po komunikojmë vetëm nëpërmjet mediave. Unë kam dhe një informacion tjetër; se nuk është komunikimi vetëm me media, të paktën ai trepalëshi. Është edhe me media, por unë jam njeri që ruaj komunikimin plotësisht, me çdo njeri. Nuk kam pasur komunikimin direkt me kreun e shtetit, por ruaj komunikimin me të gjithë faktorët, përfshirë atë.
Zoti Kryeministër, dje, keni thënë se një tryezë e vlefshme do të ishte një tryezë e përgatitur mirë. Sot, zoti Topi ka lënë të kuptohet se do ta përgatisë mirë këtë tryezë. Do t’ju kontaktojë ju, do të kontaktojë zotin Rama, për të krijuar temat e bisedimeve. Në fakt, çfarë do të ishte e vlefshme për tryezën? Cilat mund të ishin temat që do të negociohen?
Unë mendoj se këtë pyetje duhet t’ia shtroni atij që thërret tryezën. Ai është njeriu që duhet të paraqesë axhendën. Por është e qartë si kristali, se temë është hyrja e opozitës në Parlament. Sot, ekziston një dokument shumë solid për Qeverinë dhe për opozitën. Kjo është rezoluta e Këshillit të Evropës. Kjo rezolutë, në arsyetimin tim, përbën bazën më solide ligjore, për të cilën jam dakord pikë për pikë. Në tërësinë tyre, kam konstatuar se zoti Rama dhe eksponentë të tjerë rreth tij shprehen shumë të entuziazmuar nga rezoluta. Atëherë, nëse është i sinqertë entuziazmi, e them me seriozitetin më të madh, rezoluta përbën bazë plotësisht të pranueshme. Unë nuk kam asnjë rezervë për asnjë nen të saj. Pra, rezoluta përbën bazë të shkëlqyer.
A e keni imagjinuar gjatë këtyre ditëve sesi do të shkojë tryeza tek Presidenti?
Nuk më përket mua. Mua më përket të jem i sinqertë, i hapur, dhe të jap kontributin tim në tryezë. Sesi do të shkojë, i përket atij që përgatit tryezën. Kjo është përgjegjësia e atij që përgatit tryezën. Unë shkoj me një set propozimesh, që i kam bërë publike dhe që absolutisht janë shumë të arsyeshme. Unë shkoj me frymën për t’iu përgjigjur pikë për pikë kërkesave të rezolutës së Këshillit të Evropës. Socialistët e kanë ngritur në qiell rezolutën dhe unë i ftoj të ulemi dhe, meqë nuk kemi kundërshtime, ta mishërojmë atë, ta shndërrojmë në realitet.
Zoti Berisha, shpresoj të mos gaboj, por nga intonacioni juaj, duket një pakënaqësi ndaj Presidentit të Republikës? Kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, zëra nga Partia Demokratike e kanë akuzuar zotin Topi se ka punuar kundra jush. A keni besim te Presidenti Topi?
Tani, unë po takohem me Edi Ramën. Kot ma bën këtë pyetje. Unë po takohem me Edi Ramën, ato të tjerat pastaj janë dytësore. Unë po shkoj të takoj Edi Ramën. Çfarë mund të them? Të them që nuk do të takoj zotin Bamir Topi? Jo, unë nuk e them atë.
Por a keni besim te Presidenti?
Edhe një herë, unë po takoj zotin Rama dhe unë nuk mund të kem qëndrim tjetër, përveçse takimit.
Zoti Berisha, gjatë këtyre ditëve, por edhe me përpara, ju jeni takuar shpeshherë me ambasadorët. A e kuptojnë ambasadorët e Bashkimit Evropian apo Ambasadori amerikan situatën aktuale? Çfarë i kërkojnë ata Qeverisë?
Unë mund t’u them një gjë: se nuk ka ambasador, nuk ka personalitet, nuk ka deputet, nuk ka njeri, që, gjer sot, në zyrën time të më ketë paraqitur kërkesë për hapje kutish. Ua them këtë me përgjegjësinë më të plotë. Diskutimet me ambasadorët janë nga më të shumëllojshmet. Janë për çështje të ndryshme. Është normale që mediat të bëjnë interpretimet e tyre, por nuk do të thotë se janë të drejta. Por, për të parën mund t’ua them me garanci të plotë.
Jeni dakord që çështja të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme?
Më kape pak si befas, jo për përgjigjen, por për të të thënë numrin e saktë të ditëve deri me datën 28 qershor 2013. Tani, beje vetë llogarinë, ajo do të jetë. Mund të jetë një javë më përpara se varet nga e diela, por e diela e fundit e qershorit 2013 do të jetë data e zgjedhjeve. Siç e shikon, kjo maxhorancë po funksionon me një shpejtësi, me një dinamizëm, me një eficencë të pashoqë. Atëherë?! Kjo nuk mund të diskutohet!
Keni një mesazh për Presidentin Topi, deri më datë 22 shkurt?
Unë mendoj se ato që kam pasur, i deklarova këtu, i deklarova edhe dje. Unë nuk jam njeri që komunikoj me media me të tjerët. Unë përdor të gjitha kanalet. Jam njeri i apasionuar pas komunikimit.
Edhe me zotin Rama?
Me zotin Rama? Me media? Po me të komunikoj pa media unë. E kam ligj çështjen e komunikimit, se nuk shkon kurrë që njeriu të mos komunikojë me kundërshtarin. Kundërshtari është kundërshtar. Je i detyruar ta respektosh ashtu siç është.
Panorama
-
-
Topi: Gati tryeza e bisedimeve për krizën
Një ditë pas garancisë publike të kryeministrit Berisha, se do të marrë pjesë në bisedimet e iniciuara nga Presidenti Topi, kreu i shtetit hedh hapin e parë në drejtim të mbledhjes së tryezës për daljen nga kriza politike. Drejtoria e Informimit Publik në Presidencë bëri të ditur dje, përmes një njoftimi për shtyp, se Presidenti vlerësoi vullnetin e dy krerëve të partive të mëdha, kreut të Qeverisë dhe kryetari të opozitës për dialog mes tyre. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në të njëjtën kohë, në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të internetit, bëhet e ditur se pas këtij momenti kreu i shtetit do të kontaktojë me kreun e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, por edhe me faktorin ndërkombëtar në Tiranë për të përgatitur tryezën e bisedimeve. “Në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”, thuhet më tej në njoftimin për mediat të faqes së Presidencës. Burime pranë kreut të shtetit bënë të ditur për gazetën dje, se nuk përjashtohet mundësia që Presidenti t’i takojë më parë individualisht Berishën dhe Ramën, ku do të përcaktohen detajet e tryezës. Megjithëse është shprehur shumë kohë më parë i gatshëm për të nisur bisedimet për zgjidhjen e krizës, Topi nguroi të hidhte një hap konkret për shkak se mungonin garancitë që të dyja palët do të ishin të gatshme të pranonin atë për negociator. Do të duhej rezoluta e miratuar një javë më parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila përcakton pikërisht Presidentin si moderatorin e bisedimeve mes Berishës dhe Ramës. Një ditë më parë kreu i Qeverisë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, u shpreh i gatshëm të ulet në tryezën e thirrur nga Presidenti, por kërkoi garanci që kjo tryezë do të japë rezultat. “Unë mendoj se serioziteti i procesit kërkon qëndrim serioz, por unë vetëm jam i gatshëm, që për çdo variant, qoftë për kafe, qoftë jo për kafe, qoftë me zotin Rama, qoftë me zotin Topi. Unë nuk kam absolutisht asnjë paragjykim për asgjë, por natyrisht, të mendohet se i shërbehet çështjes, pa një përgatitje, kjo nuk qëndron. Unë personalisht, megjithë eksperiencën time politike, më duket se përgatitjet janë të nevojshme”, u shpreh kryeministri. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka garantuar më parë se do të ulet në tryezën e thirrur nga Presidenti, por duke shtuar si kusht hapjen e kutive të votimit.
Panorama
-
-
Ambasadorët me Berishën e Ramën
ADI SHKEMBI
Ambasadorët e akredituar në Tiranë intensifikojnë axhendën për zgjidhjen e krizës në vend.
Mesditën e djeshme diplomatët perëndimorë janë takuar me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama, ku temë e ditës besohet se ka qenë mungesa e dialogut dhe bojkoti i opozitës. Rreth orës 10:00, Ambasadori i Komisionit Evropian Helmuth Lohan dhe Ambasadori i Spanjës, vendi i të cilit mban Presidencën e Bashkimit Evropian, Emanuel Montobio u takuan me kreun e Qeverisë, për më shumë se 60 minuta në zyrën e këtij të fundit. Zgjatja e takimit bëri që të vonohet për rreth 15 minuta edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave, e cila ishte parashikuar të niste në orën 11:00. Nga ana tjetër, në të njëjtin orar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhërs u takua me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në ambientet e Bashkisë së Tiranës. I pyetur nga mediat se cila ishte tema e bisedës, kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë tha se gjatë takimit u fol për vizitën e fundit të kryetarit të opozitës në SHBA.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje sërish i gatshëm për t’u ulur në tryezën e iniciuar nga Presidenti, Bamir Topi, por shtoi se bisedimet duhet të japin rezultat. “I vetmi problem që ne kemi dhe asgjë tjetër, është se ne mendojmë se një takim që jep rezultate dhe nuk firmos dështimin është i vlefshëm; një kafe pa rezultate edhe ajo mund të pihet, por nuk është ajo që pritet. Nuk ka asnjë paragjykim, por i vlefshëm është një takim që jep rezultate”, theksoi kryeministri. “Unë mendoj se serioziteti i procesit kërkon qëndrim serioz, por unë vetëm jam i gatshëm, që për çdo variant, qoftë për kafe, qoftë jo për kafe, qoftë me zotin Rama, qoftë me zotin Topi. Unë nuk kam absolutisht asnjë paragjykim për asgjë, por natyrisht, të mendohet se i shërbehet çështjes, pa një përgatitje, kjo nuk qëndron. Unë personalisht, megjithë eksperiencën time politike, më duket se përgatitjet janë të nevojshme”, vijoi më tej fjalën kreu i ekzekutivit. Ai hodhi poshtë zërat për një paragjykim të tryezës së thirrur nga ish vartësi i tij, tani President i vendit, teksa bëri sërish thirrje për të përmbushur të gjitha pikat e rezolutës së votuar pak ditë më parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Absolutisht nuk ka asnjë vështirësi për t’u ulur që sot pasdite. Nuk ekziston për mua vështirësi për t’u ulur me asnjeri. Unë e kam faktuar këtë dhe nuk paragjykoj asgjë”, tha kreu i ekzekutivit. Berisha theksoi në të njëjtën kohë se ka gati propozimin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, por kjo do të bënte që kryesimin ta merrte maxhoranca. Në këto kushte sipas kreut të Qeverisë, do të pritet që opozita të kthehet në Parlament për të bërë ajo propozimin dhe automatikisht të marrë edhe kryetarin e këtij komisioni. “Unë nuk do të ndërpres kurrë komunikimin me kundërshtarët e mi, është një normë konstante e imja. Kundërshtari është kundërshtar, komunikimi është komunikim. Nuk ia lejoj vetes unë që të ndërpres komunikimin”, u shpreh më tej kryeministri Berisha.
Panorama
-
-
Laakso: Të mbështetet presidenti, kriza mund të acarohet
Raporteri për Shqipërinë, Jaakko Laakso në një intervistë për BBC-në, thotë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i Parlamentit të përfundojë. Ai thotë se gjetja e rrugës për të arritur deri këtu, do të jetë sfida kryesore gjatë vizitës që një delegacion i KE-së do të bëjë në Tiranë më 22 shkurt.
Cili është misioni konkret i vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës në Shqipëri?
Misioni ynë ka të bëjë me krizën politike në Shqipëri. Ne po përpiqemi të japim ndihmesën tonë për të inkurajuar fillimin e dialogut politik midis palëve kryesore si dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje, lidhur me çështjen e bojkotimit të Parlamentit. Çdo deputet që është zgjedhur, mund dhe duhet të japë kontributin e tij në Parlament.
Si mendoni se mund të ndodhë kjo? Ju po thoni se thjesht do të ofroni ndihmë që palët të arrijnë një zgjidhje, por kjo krizë vazhdon prej disa muajsh dhe palët nuk kanë treguar ndonjë shenjë se janë pranë kësaj zgjidhjeje?
Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi të shqetësuar se kjo krizë politike mund të acarohet. Objektivi ynë kryesor është që, para së gjithash, të parandalojmë acarimin e situatës dhe, siç e përmenda, të ndihmojmë për fillimin e një dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbështesim përpjekjet e presidentit Topi. Ne mendojmë se ai është ndërmjetësi kryesor dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet ta mbështesin presidentin. Ne mendojmë se do të jetë e nevojshme që të takohemi me përfaqësuesit e partive politike, jo thjesht që ata të kenë mundësinë të na sqarojnë se ku qëndron problemi dhe se çfarë idesh kanë për të gjetur një zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi edhe një takim të përbashkët me të gjitha forcat kryesore politike.
Thatë se do të takoheni me përfaqësues të forcave kryesore politike dhe se do të keni disa propozime. A do të ushtroni ndonjë presion që ato t’i pranojnë propozimet tuaja?
Ne nuk e përdorim termin ‘presion’. Çështja është se ne të paktën shpresojmë se të gjitha partitë mendojnë se Këshilli i Evropës ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në të ardhmen. Ky rol pranohet nga të gjitha palët. Ne nuk po mbajmë asnjë anë në konfliktin në Shqipëri. Ne mendojmë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i Parlamentit të përfundojë në mënyrë që Parlamenti të funksionojë normalisht. Por çështja shtrohet se si mund të arrijmë deri këtu. Ky është problemi kryesor që do të kemi gjatë kësaj vizite.
Si e vlerësoni qëndrimin e presidentit Topi, për të cilin thatë se e mbështesni, që prej fillimit të kësaj krize pas zgjedhjeve të vitit të kaluar?
Më duhet të them se ne jemi takuar me të në të gjitha vizitat që kemi pasur në Shqipëri. Mendoj se ai ka luajtur një rol pozitiv dhe, në fakt, partitë kryesore politike duhet të kontribuojnë që roli i tij si ndërmjetës të jetë më i madh. Mendoj se e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka të njëjtën qasje si Këshilli I Evropës se ne jemi në mbështetje të rolit ndërmjetësues të presidentit Topi, në mënyrë që ai të luajë një rol më të madh.
Marrë me shkurtime nga BBC
-
-
pazari i rradhes
pazari i rradhes ne tryezen e presidentit do te jete nje precedent ne politiken shqiptare...te gjithe shqiptareve do tju tregoje se po luajte fort me karten e rruges mund te fitosh ate qe nuk te takon...gjenerimi i nje krize te paqene nga partia socialiste beri qe sot te kemi nje tryeze ne te cilen me e humbur do dale demokracia..demokracia dhe rregullat e lojes ne demokraci...me i fituari do dale kryetari i partise socialiste qe nga nje rrokullisje tatpjete qe mori me humbjen e zgjedhjeve merr nje kocke nga kjo tryeze..kocke qe do e fitojne neser humbes te tjere qe nuk do pranojne zgjedhjet...patjeter do e gjeje neser edhe berisha ndonje klecke ne zgjedhje nese i humb dhe duke dene i forte edhe ai ne rruge do gjeneroje krize edhe aty ku nuk do kishte...keshtu nje here njeri e nje here tjetri do bejne qe ne shqiperi nuk do kemi zgjedhje te pakontestuara asnjehere...nje shprehje popullore thote qe kur zihen elefantet shtypet bari....edhe ne kete rast i humbur del populli dhe demokracia...
-
-
Rama: PS do te hyje ne Parlament para 4 marsit
E Shtune, 06 Shkurt 2010
Burime nga stafi i afert i liderit te Partise Socialiste, Edi Rama konfirmojne per TV "Klan" se ashtu sikurse ka deklaruar dhe vete Rama, mandatet e deputeteve te PS-se nuk do te digjen. Sipas ketyre burimeve deputetet e Partise Socialiste do te hyjne ne Parlament perpara dates 4 mars pavaresisht nga fati i tryezes se iniciuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe pavaresisht nese kutite do te hapen ose jo. Te njejtat burime i bene te ditur TV "Klan" se ajo cka ka mbetur per t'u vendosur, eshte fakti nese deputetet do te dalin prape nga Parlamenti apo do te qendrojne deri ne fund, duke konsumuar mandatin. Deri me tani, sipas te njejtave burime, shumica e deputeteve jane shprehur se nese hyhet ne Parlament nuk ka me kuptim braktisja e legjislativit. Mandatet e deputeteve te grupit Parlamentar Socialist jane shnderruar ne temen kryesore politike ne Shqiperi. Pas 5 muajsh bojkot, duke hyre ne muajin e gjashte, socialistet kane shprehur vendosmerine e tyre per te vijuar bojkotin. Por, ne te gjitha deklaratat e tyre per mediat, perfshire ketu kryesocialistin, jane shprehur se mandatet e Partise Socialiste nuk do te digjen. Per te gjithe deklarata te tilla sa mund te sjellin habi, sjellin dhe kureshtje se si nuk do te digjen mandatet, kur nga interpretimet e ndryshme qe jane bere nga konstitucionaliste dhe nga mazhoranca afati i fundit per hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise per deputetet socialiste eshte 4 marsi. Vetem para pak kohesh, brenda selise roze qarkullonin dy skema per mos djegien e mandateve. Se pari, ekzistonte mundesia qe te digjeshin mandatet e para, e me pas te dytat, e me pas deri ne perfundimin e listes se deputeteve dhe Parlamenti te shperndahet. Por, nga selia roze ky skenar dukej shume i larget, nisur kjo nga frika e thyerjes se bojkotit nga deputetet, te cilet ishin pasardhes te listes se deputeteve aktual. Se dyti, eshte menduar qe perpara dates 4 mars te kete nje hyrje ne seance, qe do te thote per te kryer procesin e betimit dhe me pas, per te dale serish e per te vijuar bojkotin. Nga sinjalet qe jane dhene nga socialistet, megjithese nuk pranohet publikisht qe do te hyjne ne Parlament, duke iu referuar deklaratave te zyrtareve socialiste, lihet te kuptohet se mund te kete nje thyerje bojkoti per te bere betimin, por qe s'do te ndikoje ne vendimin politik te Partise Socialiste, mbi kushtezimin e hyrjes ne Kuvendin e Shqiperise me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi pak kohe me pare se betimi i deputeteve te grupit Parlamentar Socialist ne Kuvend eshte thjesht nje akt formal, pa asnje domethenie politike. "Ceshtja e futjes ne Parlament, apo e betimit eshte nje akt formal pa asnje permbajtje qe nuk ka asnje domethenie ne politiken shqiptare. Ta ngresh kete akt formal si celesh per zgjidhjen e politikes, nuk eshte ky celesi", u shpreh Majko, ne lidhje me hyrjen e deputeteve ne Parlament.
Rama, sot ne Durres per protesten
Nen moton "Shqiperia ne krize, arsyet e protestes", Partia Socialiste do t'u shpjegoje bazes socialiste ne Durres, diten e sotme sqarimin se pse ndiqet rruga e tubimeve nga partia me e madhe ne opozites. Do te jete vete kryetari i selise roze, qe sebashku me gazetare te mediave te ndryshme, sipas menyres se re te konceptuar nga socialistet, do t'u pergjigjet pyetjeve se pse ndermerr kete rruge. Hapja e ketij turi qe do te zhvillohet ne te gjithe Shqiperine u be vetem pak dite me pare nga salla "Black Box" ne Akademine e Arteve. Nga ana tjeter, megjithese nuk eshte percaktuar asnje date protestash, mendohet se do te kete tilla nga fundi shkurtit ose fillimi i marsit.
Gaci: "Nuk do te digjet mandati i deputeteve"
Mandatet e deputeteve te Partise Socialiste nuk digjen. Ky eshte reagimi i ardhur dje pas deklarates se Partise Demokratike nga deputeti i selise roze, Artan Gaci. "Ta harroje Sali Berisha apo ndonje tjeter perfaqesues i Partise Demokratike, se mandatet e deputeteve te opozites mund te digjen. Keto mandate te Partise Socialiste perfaqesojne vullnetin e shumices se shqiptareve, te nje populli te tere opozitar. Ndaj, jo vetem Saliu, por askush nuk mund te luaje me to. Mandatet nuk digjen", u shpreh gjate nje komunikimi per mediat, Gaci. Sipas tij, "Partia Socialiste eshte e vendosur, qe ne perputhje te Rezolutes se Keshillit te Evropes, te coje deri ne fund hetimin dhe transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, do apo nuk do Sali Berisha".
KJ
-
-
kush eshte ky GACI?
kjo tryeze eshte fitore e mafies enveriste.. pra e shtabit special edvinist..
dhe po vazhdoj te fitoje edvini keshtu.. do kemi dal nga dale kapitullimin e berishes.. ikjen e tij nga kryeministria dhe marrjen e pushtetit nga enver hoxha i dyte edvin rama..
kastrioti thot diku se.. tako ngjelua kishte filluar te punonte me nevzatin hasnedar.. para se ti binte i jati nga fiku..
e pikerisht takun ngjelo hasnedar.. e ka planifikuar ed-veri si kryeprokuror te ardhshem..
tosi klos gati e realizoj nji kasaphane ne muret e kryeministrise.. diten-naten e mitingut.. e nuk i hyri ferr ne kembe nga ky provokim i tmerrshem..
perdite dalin ne drite menxyrat e cirakve te tos klosit ne kosove.. dhe saliu berish nuk ndihet se i ka frike tos kloset e veglat e tij ne tiran e kosove.. dhe pra ky tos klos eshte planifikuar nga ed-veri pra enver hoxha i dyte te komandoje SHIKUN.. perseri..
Tos klosi eshte i mesuar ta rrezoje berishen e tja vrase Azemet.. e ka bere kte dhe e pare..
eshte i lehte berisha per tu mundur..nga kloset enveriste..
Pra Edvin Rama e ka gati junten me te cilen do sundoje plot 45 vjet me radhe..
Njerzit duhet te ndergjegjesohen.. se.. po ri-vjen diktatura enveriste e do jete pothuajse polpotiste..
nji shembull.. per te kuptuar cka po vjen..
erion bracja i Beratit eshte shum me gjakatar.. se emine guri.. dikur e Beratit.. qe mund ta quajm nje pule para cakallit erion..
cuni hamit beqes eshte nje ujk para xhaxhi hamitit qe ishte vetem nje servil.. i bute..
Syl Bushati mund te krahasohet me nji vic kooperative para te birit.. Ditm.ut a si e ka.. qe eshte nje tiger bengali.. ne barbari.. nje mjeshter ne mashtrim e ne cinizem.. e qe i duket ne sy qe mund te beje e urdheroje masakra pa ju dridhur qerpiku..
Edvini nuk krahasohet me Kristaqin..
Kristaqi ish nje kal i punes me beton e balte.. e shum shum nji servil i nexhit.. kurse edvini eshte nje krokodil i eger i pashoq..
Po te krahasojme Lenken e Naunken.. me Arte bare daden e dondollakve te altin arapve.. ndryshimi eshte si zebra me panteren..
E po te vazhdojme keshtu.. ku dalim..
Berisha duhet dhe nji here ti thot njerzve troc.. mua po me shkaterrojne.. me nje lufte speciale 20 vjecare qe drejtohet nga profesore te luftes psikologjike.. e po mbarova un o milet.. ska kush ju mbron.. do ju RI-RRjepin te gjalle si dikur..'
Do ju cojne ne plumb si genc Leken e Blloshmin e ngrate..
E kini pare agollin e shokun e tij qose..
jan egersuar e gati i kan bere falangat si me 97 ten..
PD mos fli..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-02-2010 më 16:53
-
-
He brar si e parashikon tavolinen e zgjedhjes e krizes?
1. Fiton Rama ?
2 Fiton Sala ?
Se normalisht njeri duhet ta haje. Srrine dy gjela maje plehut.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt