Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 12/04/2010
    Darka e Pragės, si mesazh dhe si qėndrim
    PREĒ ZOGAJ

    Mungesa e kreut tė shtetit apo e kreut tė qeverisė shqiptare nė darkėn e shtruar nė Pragė nga Presidenti i SHBA-sė, Barak Obama, me liderėt e vendeve ish-komuniste, anėtare tė NATO-s, u pėrngjan atyre goditjeve qė fillojnė e ndihen me shumė tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen.

    Pse nuk u ftua Shqipėria? Kjo pyetje, qė mijėra e mijėra qytetarė shqiptarė e bėjnė me veten e tyre, ka kumbimin e njė shqetėsimi tė madh e tė ligjshėm pėr marrėdhėniet aktuale tė Shqipėrisė me SHBA-nė dhe NATO-n.

    A janė tė shkėlqyera kėto marrėdhėnie? Apo diēka nuk shkon, pėr tė mos thėnė se diēka ėshtė prishur kohėt e fundit nė ecurinė e tyre!

    Shenja tė njė ftohjeje, distance apo edhe fėrkimi pėr ēėshtje tė ndryshme ka pasur herė pas here pas zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Nė rastin me tė mirė ato janė konsideruar si shprehje e njė dialektike pozitive qė shoqėron dhe mbush me jetė lidhjet mes vendeve dhe organizatave mike.

    Nė rastin e kundėrt janė konsideruar si njė sfidė e qeverisė "Berisha" ndaj parimeve dhe detyrimeve tė anėtarėsimit nė NAT0 dhe si luhatje nga partneriteti strategjik me SHBA. "Darka e Pragės" me mungesėn e Shqipėrisė nė tryezėn e Obamės e rikthen kėtė debat. Mė saktė kėtė shqetėsim.

    Ekzistojnė arsye pėr tė justifikuar mungesės e njė ftesė pėr krerėt e shtetit shqiptar nė atė darkė. Ambasada amerikane u shpreh pėrmes njė zyrtari tė saj se darka ishte fokusuar te vendet e Europės Qendrore dhe Lindore.

    Ambasada u kujdes tė nėnvizonte me kėtė rast ndjenjat e thella tė miqėsisė qė ushqejnė SHBA pėr popullin shqiptar, gjė qė sigurisht na mbush me gėzim dhe njėherėsh na kujton se kėto ndjenja nuk janė vėnė ndonjėherė nė dyshim, por tjetėr ėshtė dashuria pėr popullin dhe tjetėr janė marrėdhėniet mes dy qeverive.

    Nė njė formė tė rrumbullakosur, Ministri i Jashtėm, Ilir Meta, u kap pas kriterit gjeopolitik, duke theksuar se "Shqipėria nuk ka lidhje me kontekstin e asaj qė do tė realizohet atje".

    Me fjalė tė tjera, ajo ishte njė darkė e ish-vendeve tė Traktatit tė Varshavės, qė tani janė anėtarėsuar nė NAT0 dhe qė dikush i konsideron si kordoni i ri sanitar i hapėsirės euroatlantike me Rusinė. Shqipėria e vogėl nuk e gjen veten nė kėto koordinata dhe prandaj nuk kishte pėrse thirrej.

    Ky justifikim e ka njė bazė, por nuk mjafton pėr tė na mbuluar kokė e kėmbė, siē thuhet. Nė fund tė fundit, nėse mungesa e ftesės nuk do tė kishte asnjė justifikim, sot do tė duhej tė shėnonin me dėshpėrim pezullimin, pėr tė mos thėnė pėrjashtimin de fakto nga klubi euromarikan i NATO-s.

    Nuk jemi nė kėtė pikė, por as pėr tu hequr sikur nuk ka ndodhur asgjė nuk jemi. Politika komunikon shpeshherė mė shumė me gjeste se me fjalė. Dhe darka e Pragės diēka kėrkon tė komunikojė.

    Sepse siē ekzistojnė arsyet qė pėrligjin mungesėn e ftesės, ekzistojnė edhe arsyet e kundėrta qė nuk e pėrligjin mungesėn e ftesės. Prania e Kroacisė, me tė cilėn kemi qenė deri nė fund nė varkėn e pėrbashkėt tė "Adriatik Treshit", rrėzon tė ashtuquajturin kriter gjeohistorik tė pjesėmarrjes.

    Nėse do tė pėrdoreshin si kritere strikte, "historia" dhe "gjeografia" do na ndante nga vende si Estonia apo Ēekia, por jo nga Kroacia. Nė fakt vetė kriter gjeohistorik duket i kėrkuar, pėr tė mos thėnė edhe pak komik nė organizimin e njė darke.

    Sepse nuk kemi tė bėjmė me njė mbledhje apo samit qė vendos nė qendėr tė diskutimeve probleme me karakter tė veēantė rajonal ku reflektohet edhe njė histori e caktuar, siē ėshtė ajo luftės sė ftohtė mes Lindjes dhe Perėndimit para rėnies se perdes sė hekurt.

    Aq mė pak kemi tė bėjmė, siē u komentua nga ndonjė gazetė, me njė demonstrim tė Uashingtonit ndaj Moskės me ish satelitėt e kėsaj tė fundit, qė, pėr mė tepėr, nuk ishin tė gjithė ish-satelitė. Politika e re amerikane, nė veēanti politika e Obamės, shkon drejt konvergimit pėr ēėshtje madhore ne Rusinė dhe jo e kundėrta.

    Vetė darka e Pragės u organizua nė kontekstin e njė marrėveshjeje shumė tė rėndėsishme mes presidentit amerikan Obama dhe presidentit rus Medvedev pėr reduktimin e armėve bėrthamore.

    Duket krejt e arsyeshme qė presidenti Obama i thirri vendet ish komuniste, qė janė bėrė pjesė e NATO-s, pikėrisht pėr tė ndare me ta synimin dhe suksesin e njė marrėveshjeje me Rusinė, qė prodhon me shumė paqe dhe siguri nė botė.

    Obama i thirri mysafirėt e tij jo nė emėr tė NATO-s, por si President i Shteteve tė Bashkuara. Kriteri i vetėm pėrbashkues i asaj darke ishte tė qenėt vend i ish-hemisferės komuniste, qė tani bėn pjesė nė aleancėn euroatlantike tė udhėhequr nga SHBA. Nė kėtė kontekst, Shqipėria mund tė thirrej pa provokuar asnjė vend tjetėr absent tė rajonit. Por kriteri pėrbashkues i Pragės tregoi se Shqipėria ishte i vetmi vend qė nuk u thirr.

    Qeveria e Shqipėrisė mund tė gjejė, po tė dojė, mė shumė se njė strehė pėr tė strehuar kėtė mungesė. Por, e gjithė kjo besoj se do tė merrej nė mos si shprehje naiviteti, si njė shmangie dhe mosdashje pėr tė kapur e "hapur" mesazhin.

    Ėshtė e njohur se nė vartėsi tė peshės dhe momentit, diplomacia i "ambalazhon" mesazhet qė dėshiron tė pėrcjellė. Drejtuesit politikė kanė pėr detyrė t'i lexojnė ashtu siē janė dhe tė reflektojnė nė interes tė vendit dhe tė angazhimeve qė kanė marrė nė emėr tė popullit.

    Si mesazh, mosthirrja e Shqipėrisė nė darkėn e Pragės spikat nė kontekstin e ngjarjeve pararendėse tė njohura dhe tė panjohura, qė kanė lėshuar xixa nė komunikimin dhe marrėdhėniet e kohėve tė fundit tė Shqipėrisė me SHBA dhe NAT0-n.

    Nuk mund te harrohet qėndrimi i rreptė kritik i pėrfaqėsuesit tė NATO-s nė prononcimin e parė tė nesėrmen e zgjedhjeve tė 28 qershorit! NAT0 i ėshtė afruar Shqipėrisė nė radhė tė parė si aleancė vlerash dhe jo si njė flamur elektoral i qeverisė. Ky lloj shpėrdorimi konsiderohet njė fyerje provinciale, qė nuk do tė tolerohet gjatė nga Aleanca.

    SHBA kanė mbėshtetur nevojėn e hetimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe e kanė konsideruar tė padobishėm komisionin e njėanshėm tė shumicės qeverisėse.

    Ndėrkaq projektligji pėr ndryshimin e ligjit pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror ka ngėrthyer njė spektėr tė gjerė papajtueshmėrish pėr ēėshtje tė sigurisė globale midis qeverisė shqiptare nė njė anė dhe SHBA-sė e NATO-s nė anėn tjetėr.

    Pas vizitės sė Metės nė SHBA, ky projektligj ėshtė dorėzuar nė NAT0 apo ėshtė ngrirė, por problematika qė ka motivuar ndryshimin e ligjit nuk ėshtė tejkaluar.

    Nga ana tjetėr njė varg ēėshtjes qė kanė tė bėjnė me tregtinė e armėve dhe municioneve nga Ministria e Mbrojtjes pėrpara anėtarėsimit nė NAT0, ku spikat tragjedia e Gėrdecit, por edhe afera e raketave, janė e do tė mbeten pengu i marrėdhėnieve tona me Aleancėn dhe SHBA-nė deri nė momentin kur tė zbardhen plotėsisht nė rrugė institucionale.

    Anėtarėsia nė NATO ka privilegje dhe detyrime. Kush ka llogaritur vetėm privilegjet nuk ka kuptuar asgjė.

    Nuk mund tė jesh nė NAT0 dhe tė sillet sikur nuk je nė NAT0. Kjo do tė kishte kuptimin t'ia punosh NATO-s. Sjellja e dyfishtė nuk pranohet. Mungesa e Shqipėrisė nė darkėn e Pragės duhet tė shėrbejė si njė ftesė pėr reflektim nga ana e autoriteteve tė Tiranės.

    Ajo qė ndodhi, mendoj se duhet lexuar si gjesti i mbajtjes jashtė me dashje, si njė qėndrim, madje edhe si njė paralajmėrim amerikan. Historia nė kėtė pikė kthehet si pėrsėritje pėr kryeministrin Berisha.

    Por, ai e ka ende nė dorė qė historia tė mos pėrsėritet deri nė fund, duke qartėsuar e zhbllokuar me nijetin me tė mirė tė mundshėm gjithēka qė nuk shkon nė marrėdhėniet me partnerėt tanė strategjikė.

    Miqėsia me SHBA-nė dhe anėtarėsia nė NAT0 janė dy nga pasuritė mė tė mėdha tė popullit dhe kombit shqiptar. Askush, asnjė autoritet, nuk ka tė drejtė t'i dėmtojė kėto pasuri.

    2 KOMENTE
    Nuk ka fund per Berishen se ai rreth vehtes ka grumbulluar mafian, "prokuroret", "gjykatesit" dhe gjithēka i duhej per te mbijetuar ne pushtet. Ata qe e kritikonin ai i perjashtonte nga partia. Keshtu qe as parti demokratike nuk ka me. Eshte nje grup mafios qe paguan para nga buxheti njerez per te mbajtur pushtetin: Demokracia ka boshlleqe te medha per ta rrezuar si dhe Europa e Amerika nuk ja thyejne hundet direkt, por i vijne verdalle dhe ai ben sikur nuk kupton. Vetem me arme rrezohen grupe te tilla,ose grusht shteti nga ministrija e mbrojtjes, por Arbeni qe i theu dhembet Saliu tani eshte ngrohur ne furrikun e tij me ato te shkreta parį. Te presim te vdes Saliu, por do marre me vehte shume deri atehere.

    fatmiri | April 12, 2010 11:55 AM

    Besoj se tashme Berisha e ka te qarte se nuk duhet te luaje me rolin e atij qe nuk kupton. Perndryshe i bie qe ai eshte i vetmi njeri qe nuk kupton gje ne kete vend. Dhe ky eshte vertet fundi per te.

    Mondi | April 12, 2010 10:15 AM

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duj caush..

    preci nuk e ka me mbiemrin zogaj.. e ka ndrru.. prec rucaj i thone nashti..

    lol


    i ziu qyftelia..

    nuk e leshojne te ngratin..

    po tija mo dujruc..ku te kan zenė mor aman..

    cthot andrea edvin stefani?




    Miqėsia me SHBA-nė dhe anėtarėsia nė NAT0 janė dy nga pasuritė mė tė mėdha tė popullit dhe kombit shqiptar. Askush, asnjė autoritet, nuk ka tė drejtė t'i dėmtojė kėto pasuri.

    thot preci aty lart..

    e te dyja keto thesare mo prec i dujrucit.. ka ki popull dhurat nga berisha e jo nga komiteti i partise lezhe ku bente spiunimet preci tek operativet e rucit..

    keshtu mo duaje si baba shokun ruc.. e sio teze dade lesken..



    ..

  3. #33
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk ka dyshim se ti i perket asaj te kaluare te zeze ... ti e don mafien e salis, bash si kryetarin e deges te sigurimit dikur ... ti do salen, sepse me shume do lalen ... ti don te zezen e Shqiperise ... inkurajo e pompe salen, se ti desheron fatkeqesine e ketij kombi ...

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •