-
O moj Shqypni, e
mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin
nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me
arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste
pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa
kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen
gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni,
pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush
s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as
bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni
shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa
tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju
vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen
e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju
dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka
mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue
e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e
mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale
kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta
lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e
dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit
coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht
shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e
kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara
zotit.
Vaso Pasha
-
-
i/e regjistruar
[QUOTE=Daja-GONI;2670852]Po cfare lavdie o shoku? Po edhe ky qasi plehu eshte. Nuk po ishkon siq i ka shku deri me sot, e filloj me i kercenu shoket e byros politike. Ky nuk e ka marre kete hap per hire te Kosoves. Kete pune ky nuk e beri per hire te shqiptareve, e per hire te asaje qe popullit tja lehtesoj jeten. Keto qe po i bene, i bene pikerisht per vete.
Nese hashim aponga i jep keti tipi ate cfare ky edhe kerkon, a ta merr mendja se ky far Zafiri edhe me tutje do te bej llam, llam, llam? Une mendoj se jo. E pra, mos i qoft lavgi asnje grime. As ketij e as hajnave te tjere te PDK-se.[/QUOTE
Shume i nderuari Daja-GONI ,me fal se fjala heroizem realisht do te duhej te ishte ne thonjeza, por qenka pervjedhur ai gabim teknik...E dime se ky eshte nga ata qe dine shume per krimet politike qe ka bere Shiku por ky dhe vellezerit e tij nuk jane te kyqur ne keto tragjedi kombetare, andaj edhe ka mjaft te thote per krimet e tyre sepse ky edhe pse nuk i ka bere e din se kush i ka bere, andaj do e thote me argumente nje dite ashtu sic edhe kishte deklaruar vet. Ketu pari frekunton Sheradin Berisha vellau i Zafir Berishes dhe me njeren nga nofkat e tij do te duhej,te thote se c'po ndodhe ne PDK-e e Prizerenit, dhe pse Zafir Begu ua zmbrapsi qerren PDK-se ne Prizeren...kete e dine mire velezerit Berisha.
-
-
i/e regjistruar
Komunikatė pėr Media
Pas dorėheqjes sė djeshme tė Kryetarit tė Degės sė PDK’sė nė Prizren z.Zafir Berisha, sot kanė dhėnė dorėheqje dhe janė larguar nga PDK’ja, Koordinatori i kėsaj partie nė Prizren z. Leart Batusha dhe shumica e anėtarėve tė kryesisė sė Nėndegėve tė RDK’PDK nė Krushė tė Vogėl.
K O M UN I K A TĖ
JAPIM DORĖHEQJE NGA PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS
Unė Leart Batusha, koordinator i PDK’sė dhe anėtar i Kryesisė sė RDK’sė Dega nė Prizren, si pasojė e politikave aktuale tė qeverisjes lokale nė Prizren dhe injorimit tė votės sė qytetarėve nga ana e Kryetarit tė Komunės dhe strukturave qėndrore dhe atyre lokale tė PDK’sė, nė emrin tim dhe tė kryesisė sė Rinisė Demokratike tė Kosovės Nėndega nė Krushė tė Vogėl dhe aktivistėve tė shumtė tė kėsaj nėndege, si dhe nė mbėshtetje tė fuqishme nga Kryetari i Nėndegės Xhelil Zylfiu e tė shumicės sė kryesisė sė nėndegės sė PDK’sė nė Krushė tė Vogėl - njoftojmė strukturat e PDK’sė, se nga sot nuk do tė jemi anėtarė tė kėsaj Partie.
Leart Batusha, ish’koordinator i PDK’sė nė Prizren
Prizren, 09. 04. 2010
p.s Ku eshte "komandant ,Grepi dora vet", se na ka humb, por jam i shqetsuar se edhe Kosovelli tok me Marinarin jane zhdukur, do te ishte mire sepaku Grepi dora e vet thot ai e une thome grepi dora e huaj te prononcohet per aktin e Zafir Berishes....
-
-
eshte krejt normale ne pluralizem qe te futen e ikin njerzit nga nje parti ne tjetren ose te dalin parti me vehte.
ajo qe eshte e denushme moralisht eshte qe ne pluralizem te militosh ne nje parti kur e din se aty brenda zhvillohen veprime jo njerzore e jo atdhetare.
dhe eshte e lavderushme qe kur ke mesuar per pun te liga qe behen nga nje parti ose grup lideresh ne nje parti dhe te cfaqesh distancimin nga kjo parti ose politike e ksaje partie.
me kte zafirin ala nuk dime pse ka hy ne pdk e pse po del.
kur ti thote vete gjanat bujrum na kallxoni.
kurse ky sherafedini eshte specie e rralle.
ka kaq vjet qe mbush median me shpifje e trillime.
mos kane bere kurse ne zp te selise roze... keta tipat si ky sherafedini?
..
-
-
i/e regjistruar
Shtatė nėndegė tė PDK-sė nė Prizren deklarojnė shuarjen
Prizren, 12 prill Pėrfaqėsues tė shtatė nėndegėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Prizren, tė pakėnaqur me largimin e Zafir Berishės nga udhėheqja e degės kanė deklaruar shuarjen e aktiviteteve tė tyre. Sipas tyre, mospėrfillja e strukturave tė degės sė PDK-sė dhe ekipit fitues pas zgjedhjeve tė fundit lokale, i ka detyruar ata qė tė ndėrmarrin veprime pėr shkėputjen e veprimtarisė nė kuadėr tė kėtij subjekti politik.
"Ne nėndegėt e PDK-sė nė Prizren njoftojmė opinionin se pas situatės sė krijuar nė parti me rastin e dorėheqjes sė kryetarit, Zafir Berisha shuajmė aktivitetin tonė nė PDK", thuhet nė njoftimin e nėnshkruar nga kryetarėt e nėndegėve tė Poslishtit, Vlashnjės, Kobajės, Murademit, Kushtrimit, Jeshkovės dhe Arbėrisė.
Sipas deklaratės sė kėtyre aktivistėve angazhimi i strukturave partiake gjatė viteve ka nxjerrė PDK-nė fituese, gjė qė sipas tyre ėshtė injoruar nga kryetari i komunės, Ramadan Muja pas procesit tė fundit zgjedhor. "Pas fitores nė zgjedhjet e fundit i vetmi qė vazhdoi ti mbetet besnik strukturave tė PDK-sė ishte Zafir Berisha, ndėrsa tė tjerėt filluan tė na injorojnė dhe tė na mospėrfillin...Kulmi i injorimit ishte kur z. Ramadan Muja shpalli qeverinė lokale, ku ka njerėz qė ne strukturat e PDK-sė as qė i njohim, e disa tė tjerė nuk i kanė dhėnė asgjė PDK-sė dhe e kanė luftuar atė", thuhet nė kėtė njoftim tė shpėrndarė pėr medie.
Nė shenjė solidarizimi me dorėheqjen e kryetarit tė degės sė PDK-sė, ditė mė parė nga ky subjekt ishte larguar edhe koordinatori, Leart Batusha, ndėrkohė qė tė njėjtin veprim e ka bėrė edhe Shani Berisha.
"Si pasojė e politikave aktuale tė qeverisjes komunale nė Prizren, shantazheve dhe injorimit tė votės sė qytetarėve nga ana e kryetarit tė komunės Ramadan Muja dhe strukturave lokale dhe atyre qėndrore tė Partisė Demokratike tė Kosovės, nuk kam pranuar postin e Drejtorit tė Gjeodezisė e Kadastrės dhe nga dita e sotme jap dorėheqje nga tė gjitha strukturat e Partisė Demokratike tė Kosovės", thuhet nė tekstin e dorėheqjes sė tij. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i degės sė PDK-sė, Samir Hoxha ka bėrė tė ditur se ky subjekt ende nuk e ka pranuar ndonjė shkresė zyrtare rreth shuarjes sė aktiviteteve tė nėdegėve. "Jemi nė proces tė verifikimit, dhe pas kontakteve me strukturat nė terren do tė dalim me njė qėndrim", ėshtė shprehur Hoxha. Javėn e kaluar kreu i degės sė PDK-sė, Zafir Berisha i ka dhėnė fund veprimtarisė sė tij politike brenda kėsaj partie, pas pėrplasjeve dhe mos pajtimeve tė shumta qė ka pas me kryetarin e komunės sė Prizrenit, Ramadan Muja, por edhe me strukturat e larta tė partisė. Si arsyetim pėr kėtė ndėrmarrje Berisha pat pėrmendur "pabėsinė" e bashkėpunėtorėve tė tij nė nivel lokal, por edhe tė liderėve tė partisė, Hashim Thaēit e Jakup Krasniqit.
-
-
.........................................
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Guri i Kuq : 12-04-2010 mė 15:50
-
-
i/e regjistruar
KU FSHIHEN UDBASHėt SHQIPTARĖ?!
Shkruan: Dr. Sulejman AbaziNESHAJ - Tiranė, 12. 04. 2010
Dorėheqja e Zafir Berishės nga organet drejtuese tė PDK-sė dhe dalja e tij deputet i pavarur nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, nuk ėshtė rasti i parė dhe besojmė se nuk do tė jetė as i fundit. Pikėnisja e shkėrmoqjes politike tė partisė sė dalė nga lufta fillon nga Prizreni. Kontradiktat qė funskionojnė nė jetėn social politike tė vendit, ku nė pėrgjithėsi opinioni i shėndoshė nuk rezonon aspak nė qėndrimin e tij ndaj koncepteve politike qė zbatojnė partitė politike dhe drejtuesit e tyre, nuk ka se si tė mos gjejė ndikimet e veta tek njerėzit e ndershėm e idealist, tė cilėt kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin kontribute nė zhvillimin kombėtar dhe nuk janė tė prirur tė nėnshtrohen me servilizėm politikave bajate e poshtėruese, qė realisht kanė mbytur jetėn shqiptare kudo. ( Shikoni: Flet Zafir Berisha pėr arsyet e dorėheqjes nga PDKja )
Fenomeni i dorėheqjeve dhe largimeve nuk ėshtė i rastit nė njė situatė politike tė mbingarkuar, mbi njė varfėri tė skajėshme, nė prag tė njė krize tė brendėshme, e cila ka pėr emėrues tė pėrbashkėt shterpėsinė politike tė udhėheqėsisė dhe orientimin e tyre drejt interesave klanore e pėrfituese nė kurriz tė shqiptarėve tė stėrmunduar. Ato kanė ndodhur mė parė nė struktura tė tjera dhe nuk ėshtė ēudi qė tė pasohen me tė tjera raste (sikundėr duhet tė ndodhė nė solidaritet politik me degė e seksione partiake, Zafirin, Leartin (Batusha) e shumė tė tjerė) / Lexoni: Leart Batusha: Japim dorėheqje nga PDKja / pėr ti dhėnė njė mėsim tė mirė klasės politike, e cila mė shumė se sa pėr interesat e Kosovės dhe tė Kombit Shqiptar, i ka kthyer sytė nga pasurimi dhe korrupsioni politik, moral e material. ( Lexoni: Nė Prizren vazhdojnė dorėheqjet nga PDKja )
Rasti i largimit tė ish ushtarakėve tė lartė tė TMK-sė nė momentin e kalimit tė kėsaj strukture nė Forcat e Sigurisė sė Kosovės (FSK), ndoshta ėshtė momenti mė delikat qė meritonte vėmendjen e opinionit tė brendshėm politik dhe shoqėror nė Kosovė, por qė pėr fat tė keq, u anashkalua vetėm me deklaratėn e Ministrit tė Mbrojtjes Mujota, dhe vetėm kaq. Kush ishin kėta qė u larguan dhe u dorėhoqėn nga struktura ushtarake? Pse pikėrisht kėta dhe ēfarė pėrfaqėsonin ata brenda TMK-sė? Pse ata nuk ishin dakort me mėnyrėn se si u ideua trasformimi i forcės ushtarake? Ēfarė shikonin ata tė padrejtė nė kėtė reformė dhe trasformim?
Ndoshta pyetjet mund tė jenė tė shumta, por ato kanė edhe njė fund pėr tė arritur nė njė kundėrpyetje, e cila mė sė shumti duhet tė arsyetohet pėr tė larguarit dhe tė dorėhequrit: Mirė se mirė qė bėhet ky veprim denoncues i hapur, me sens qytetar, kjo i nderon ata nė dinjitetin dhe personalitetin e tyre. Por ata nuk mund tė shkojnė qetėsisht nė shtėpi dhe tė ndihen tė ēliruar se bėhė gjithēka pėr kėtė vend. Njerėzit e ndershėm dhe idealist qė e duan punėn, Kosovėn dhe Shqipėrinė e kanė tė nevojėshme tė tregojnė se janė tė vendosur nė misionin e tyre njerėzor dhe kombėtar. Ata dorėhiqen apo largohen, por kjo nuk mjafton.
Ne sot mund tė dimė shumė gjėra pėr Kosovėn edhe mbi dymbėdhjetė pikat e rikolonizimit tė saj, tė shpjeguara nė mėnyrė bindėse nga Demaēi qė nė vitin 2004, por ne nuk dimė sot ku janė udbashėt shqiptarė qė kanė sjellė Kosovėn nė kėtė situatė, ku janė, nė Qeveri, nė Parlament, nė institucione, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė FSK-sė, nė KEK, apo ku tjetėr. Ne dorėhiqemi, largohemi nė shtėpi, ata vazhdojnė tė drejtojnė Kosovėn nėn dirigjimin e eksperimentuesve inkuzitorė politik mbi popullin shqiptar tė Kosovės, nė emėr tė humanizmit dhe tė demokracisė(!). Sot, tėrhiqte vėmendjen Demaēi para 6 vitesh, Kosova ėshtė vendi ku po bėhen eksperimente tė palejueshme dhe ku po "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit nga ata qė nuk do tė duhej ta bėnin njė gjė tė tillė. Dhe nė fund ai shton: Mjaft mė! ( Lexoni: Adem Demaēi: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn )
Kujt ja kėrkojmė kėtė, atyre qė e kanė sjellė kėtė situatė dhe qė nuk dėgjojnė mė nga ai vesh, apo vetes sonė, qė kemi lejuar nė mėnyrė tė papranueshme tė viktimizohemi, duke iu pėrkulur njerėzve tė pamerituar nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, Ulqin e kudo tjetėr ku shqiptarėt vuajnė, e do tė vazhdojnė tė vuajnė dhe vetėm kaq. Jo. Mė parė se sa tua kėrkojmė tė tjerėve, tja kėrkojmė shpurės sė politikanėve shqiptarė, qė e kanė pėrēarė popullin me premtimet bajate, duke abuzuar me demagogji tė rėndomtė si megafonė tė prishur nė gojėn e baballarėve tė demokracisė dhe humanizmit njerėzor, pėrtej shpresave tė humbura tė kombit qė ende vazhdon tė kėrkojė drejtėsi.
Edhe njė zė ndryshe dhe kundėr qė pėrfaqėson revoltėn e brendėshme tė rinisė sot nė Kosovė, pėr drejtėsi dhe vetevetendosje, edhe ai zė po tentohet tė mbytet nė tė gjitha format dhe presionet, tė burgoset, tė kryqėzohet, vetėm e vetėm se kėrkon drejtėsi pėr popullin qė derdhi gjak pėr ditėn e lirisė dhe tė pavarėsisė, pėr idealin e Bashkimit Kombėtar.
Jo vėllezėr!
Nuk do tė mjaftonte kurrė pėr ne shqiptarėt, qė vetėm ti heqim njė petė lakrorit. Ne duhet tė mendohemi mirė pėr ti nxjerrė fundin tepsisė. A nuk e kemi kuptuar se kėto petė tentohet tė mos hapen kurrė, sepse udbashėt shqiptarė e ndjejnė larg rrezikun e diskretitimit dhe njėherazi, nxitojnė tė shtojnė petė tė tjera lakrorit tė historisė sonė tragjike. Tė mos harrojmė se koha e vrejtur nė Prishtinė sjell shi edhe nė Tiranė. Do tė pėrsėris shprehjen e Demaēit: Mjaftė mė, por kėtė radhė, nuk e kam me ata qė sot kanė rikolonizuar Kosovėn dhe nesėr do tė mbajnė pėrgjegjėsi politike pėr tė ardhmen e saj. Kėtė kėrkesė e kam me bashkėkombasit e mi, pėr tja nisur nga vetja, tė lėshojmė rrjedhėn e fuqishme tė lumit Drin nė tė dy anėt e tij, jo pėr tė mbytur Shkodrėn dhe Shqipėrinė, por pėr tė pastruar njė herė e mirė haurėt e Avgjisė. Dhe kėtė sinjal tashmė e kanė dhėnė njerėzit e mirė tė Prizrenit Historik.
-
-
i/e regjistruar
kane nise hajnat me u shkaperderdhe me i da dhent e dhite!!
Zėvendėskryetari i Komunės Xhevat Bislimi
Pėr Kryetarin e Komunės sė Vitisė dhe opinionin e gjerė
NUK JAM MĖ ZĖVENDĖSKRYETAR I KOMUNĖ SĖ VITISĖ,
sepse:
- Ndaj meje dhe mbi Komunėn e Vitisė ėshtė organizuar dhe zbatuar njė presion, shantazh dhe dhunė politike sistematike. Pjesė e kėsaj orkestre ka qenė dhe ėshtė Gjykata (drejtėsia), EULEX-UNMIK-u dhe segmente tė caktuara tė institucioneve qendėrore.
- Nė Komunėn e Vitisė dhe pėrgjithėsisht nė Kosovė krimi i organizuar ėshtė mė i fuqishėm se organet komunale dhe se shteti.
- Mungon, pothuajse plotėsisht, vullneti politik i klasės politike dhe institucinale pėr ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupcionin.
- Ka munguar dhe po mungonė vullneti politik pėr reformimin e drejtėsisė, e cila vazhdon tė jetė mbi Kosovėn dhe mbi interesat e saj. Gjykata nė Kosovė nuk e konsideron veten si hallkė tė sistemit politik, shoqėror e ekonomik dhe si pjesė e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupcionit. Ajo vazhdon tė jetė e kontrolluar nga EULEX-UNMIK-u dhe shėrbime e misione tjera anti Kosovė.
- Drejtėsinė dhe ligjin nė Kosovė edhe sot e kėsaj dite e bėjnė, e interpretojnė dhe e zbatojnė gjykatės, prokurorė dhe avokat, qė deri dje zbatonin qorrazi ligjet dhe drejtėsinė e Jugoserbisė komuniste dhe pushtuese.
- Drejtėsia dhe ligji nė Kosovė, edhe dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, interpretohet dhe zbatohet kundėr interesave publike, komunale dhe shtetėrore. Madje, Gjykata kushtetuese e Planit tė Atisarit, po i jep vetes tė drejtė dhe kompetencė ta gjykojė dhe dėnojė edhe Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit!!
- Drejtėsia dhe ligjet intepretohen dhe zbatohen nė tė mirė (favor) tė krimit tė organizuar dhe tė njerėzve tė veshur me pushtet politik e ekonomik.
- AKP-AKMja, edhe dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, vazhdon ta interpretojė dhe zbatojė ligjin nė dėm tė interesave tė komunave, tė qytetarėve dhe nė dėm tė Kosovės. AKP-AKMja vazhdon me kėmbėngulje ta shkatėrrojė pronėn dhe ekonominė e dobėt tė Kosovės. Kjo Agjenci vazhdon ti shėrbej krimit tė organizuar dhe disa pushtetarėve e politikanėve mafiozė.
- EULEX-UNMIKu dhe Zyra e pėrfaqėsuesit special tė Bashkimit Evropian, edhe dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, po sillen si gjandarė (zotėr) tė Kosovės! Madje, po imponojnė vendime dhe politika edhe nė shkallė Komune.
- Kryetari i Komunės (i kėrcėnuar dhe shantazhuar me shkarkim), nė kundėrshtim me vendimet e Kuvendit komunal, nė kundėrshtim me qėndrimet, deklaratat dhe vendimet e partive dhe tė shoqatave politike e jo politike, si dhe nė kundėrshtim me peticionin e nėnshkruar nga njėbėdhjetėmijė qytetarė tė Komunės sė Vitisė, ka njohur dhe po e mbėshtet komunėn politike tė Kllokotit, qė ka uzurpuar zemrėn e Komunės sė Vitisė.
- Dhe nė fund, sepse kėto presione, shantazhe dhe kjo dhunė politike e orkestruar nga EULEX-UNMIKu dhe nga segmente e agjentė tė shėrbimeve sekrete serbe, kanė patur miratimin e heshtur tė institucioneve qendėrore tė Republikės sė Kosovės. Heshtja e tyre ka inkurajuar dhe po inkurajon krimin e organizuar, korrupcionin dhe shėrbimet e politikat e ndryshme kundėr interesave tė Kosovės, tė pavarėsisė sė saj dhe kundėr interesave tė kombit shqiptar.
Do tė doja qė edhe me kėtė dorėheqje ti kontribuojė sadopak vetėdijsimit tė opinionit tė gjerė dhe tė atyre politikanėve e qarqeve qė ia duan tė mirėn kėtij vendi pėr gjendjen nė Komunėn e Vitisė dhe nė Kosovė.
Xhevat Bislimi
Viti, mė 12 prill 2010
-
-
i/e regjistruar
Nė Prizren vazhdojnė dorėheqjet nga PDKja
Pas dorėheqjes sė Kryetarit tė Degės sė PDKsė nė Prizren z.Zafir Berisha dhe koordinatorit tė kėsaj partije nė Prizren z. Leart Batusha me shumicėn e anėtarėve tė kryesisė sė nėndegėve tė RDKPDKsė nė Krushė tė Vogėl, ka pasuar dorėheqja e njėrit nga themeluesit e Degės sė PDKsė nė Prizren z. Shani Berisha.
NJ O F T I M P Ė R M E D I A
JAP DORĖHEQJE NGA PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS
Unė Shani Berisha,
njėri nga veprimtarėt e hershėm tė Lėvizjes ilegale Kombėtare nė Kosovė, ish i burgosur politik, bashkėthemelues i celulės sė parė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Prizren, bashkėthemelues i degės sė Partisė Demokratike nė Prizren dhe pėr njė kohė kryetar i degės sė kėsaj partije:
Si pasojė e politikave aktuale tė qeverisjes komunale nė Prizren, shantazheve dhe injorimit tė votės sė qytetarėve nga ana e kryetarit tė komunės Ramadan Muja dhe strukturave lokale dhe atyre qėndrore tė Partisė Demokratike tė Kosovės, nuk kam pranuar postin e Drejtorit tė Gjeodezisė e Kadastrės dhe nga dita e sotme jap dorėheqje nga tė gjitha strukturat e Partisė Demokratike tė Kosovės.
-
-
Ky shani berisha cfar profesioni ka?
Sipas asaj cfar thote ky vete.. ketij i eshte ofruar posti i drejtorit te gjeodezise dhe kadastres.
Ky lloj posti e don drejtorin te jete ndonji specialist i tokes.. psh nje agranom ose nji inxhinier ndertimi ose gjeolog a topograf a dicka e tille..
Kush na sqaron per kte ceshtje dhe cfar lidhje ka ky shania me sherafetin ..ate trilluesin e famshem anti-ldk?
Keta te revoltuar a jane per demokratizim te qeverisjeve lokale e qendrore apo fanatike enveroiste?
akoma eshte e paqrte kjo ceshtje.
Ka ca shenja qe tregojne se Hashimi kerkon nje qeverisje te gjere. E kjo eshte gje e mire.
Edhe akti qe kreu Hashimi duke dhene shenja pajtimi me te vellane e Ekrem Rexh Drinit.. eshte per tu pergezuar.
Mos ketu fillon qef-prishja e ketyre sherafedinave me Hashimin?'
Kush eshte Dr Sulejman Abazi?
Kte emer sdi ku ma kan zene syte.
A ne oborr te Lekes Zog a ne mesin e ca ushtarakve te shqiperise qe kan bashkpunuar me shtabet e UCK-se..a sdi..
Prenga ndoshta na sqaron.
Ose Llapi ne se din gja.
Ne se ky ramadan muja po don me drejtue Prizrenin sa ma demokratikisht.. ai duhet perkrahur..
Ne se eshte e kunderta duhet ky klani i Zafirit me na sqarue.
..
'
Kur kam kalu vjet neper Prizren pash nji banderole te varur mbi rruge.. ku shkruhej..
Mirse vjen generall kudusi Lamja..
Mos kemi nji carje mes rrymzave enveroiste a cfare..
Por nji gje dihet se politika me e mire eshte ajo e Sinqerta..
Genjeshtra sjell probleme..
Ose Hashmi po evolon e kta tjeret i tremben daljes nga guacka enveroiste.. a dicka eshte..
Na folni pak se kush eshte Ramadan Muja?
Cfar vizionesh ka paraqitur ai per prizrenin?
A po banon Demaqi ne Prizren a mbeti ne sarande tuj harakop hallatet atje mes palmave e valve te detit?
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 13-04-2010 mė 01:24
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt