Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 161
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Banorët e Llapushnikut duan Kishë

    Duan kishë

    Një parcelë tokë prej dy hektarë e gjysmë në Llapushnik të Drenasit, në vendin e quajtur Gradina-Fusha, është bërë temë diskutimi në mesin të banorëve të këtij fshati.

    Arsyeja e kësaj është për faktin se disa familje, të konvertuara kohë më parë në fenë katolike, tashmë kërkojnë të kenë edhe vendin e caktuar ku do të pushojnë eshtrat e tyre, vend ky që do të jetë ekskluzivisht vetëm për banorët katolikë.

    Ata po ashtu kanë kërkuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit, që pranë varrezave të tyre të ndërtohet edhe një kishë katolike.

    Një nga banorët që përkrahin këtë kërkesë është Feriz Sopi. Ai thotë se parcela prej dy hektarësh e gjysmë, që gjendet vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, do të behët vend për varrezat e tyre pasi që, sipas tij, kjo është e drejtë ligjore.

    “Ne jemi mbi 45 familje katolike dhe numri jonë sa vjen e shtohet. Ne nuk kemi vend se ku t’i varrosim kufomat e që për dallim nga ne, banorët e besimit mysliman kanë vendin e caktuar të tyrin”, thotë Ferizi i cili para katër vitesh është pagëzuar nga kisha katolike me emrin Gjon.
    Feriz Sopi beson se tashmë është e domosdoshme që të ndërtohet një kishë ku llapushnikasit e besimit katolik të kenë vendin e caktuar ku do të bënin lutjet e tyre.

    “Ne na duhet që të shkojmë në kishën e Klinës apo në Kravasari. Tek vendi ku do të kemi varrezat tona dëshirojmë ta kemi edhe kishën e fshatit”, thotë Sopi.

    Ai thotë se familja e tij gjithmonë ka mbajtur fenë katolike, mirëpo, siç thotë ai, e kanë mbajtur të fshehur nga miqtë e tyre pasi që në rajonin e Drenicës nuk ka pasur asnjë familje katolike.

    Të një mendimi plotësisht të kundër me atë të Feriz Sopit janë një pjesë e madhe e banorëve myslimanë të këtij fshati.

    Vendimin e Komunës për këtë rast ata e quajnë diskriminim, pasi që, sipas tyre, Komuna e Drenasit ende nuk ka ndarë një vend të caktuar për varrezat e myslimanëve që përbejnë shumicën.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

    (C) Gazeta Express
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    A kan uje te pijes dhe per te ngrene me bollek kta ??

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Jack Watson!
    Ai thotë se familja e tij gjithmonë ka mbajtur fenë katolike, mirëpo, siç thotë ai, e kanë mbajtur të fshehur nga miqtë e tyre pasi që në rajonin e Drenicës nuk ka pasur asnjë familje katolike.
    Nuk besoj qe kta njerez e kan mbajt te fshehur per shkak te friges,askush dhe asnjehere nuk iu eshte ndalua kujt ne Kosove besimi i krishter,kur ne koherat e komunizmit myslimanit iu eshte ndalua me shum gjera mbajtja e fes, ata lirshem kan mund te konvertohen ne ate se cfar ishin,pra ne katolik.Une nuk mbaj ne mend por Babi me tregonte se ne muajin e Ramazanit para dyerve te vendit ku punonte,qendronte njeriu me uje ne dore dhe na detyronte ta prishim agjerimin!Po te ishin ne Shqiperi do te besoja,por ne Kosove ata e dijn shkakun pse kan veprua keshtu,por asesi nga friga!Ps.Mos ma merrni per te keq,por kjo me cudit!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Lajmi është marrë nga Ekspress (e kam shënu në fund) dhe se kam shkrujt unë lol.

    Gjithsesi ideja është, nqs jan 45 familje (aq thuhet aty) që duan në kishë për t'u lutur, pse të mos e kenë? 45 familje me nga 5 anëtare secila bëjnë 225 veta, më duket nr i mjaftushëm për të ngritur një objekt fetar në fshatin e tyre. Nqs jemi për tolerancë fetare (ku dhe e kam postuar temën) duhet të gjendet mirëkuptim.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Lajmi është marrë nga Ekspress (e kam shënu në fund) dhe se kam shkrujt unë lol.

    Gjithsesi ideja është, nqs jan 45 familje (aq thuhet aty) që duan në kishë për t'u lutur, pse të mos e kenë? 45 familje me nga 5 anëtare secila bëjnë 225 veta, më duket nr i mjaftushëm për të ngritur një objekt fetar në fshatin e tyre. Nqs jemi për tolerancë fetare (ku dhe e kam postuar temën) duhet të gjendet mirëkuptim.
    Une nuk jame kundra ndertimit(tek e fundit kush me pyet mua besa as Ju),as nuk e thash qe Ju e keni shkrua nga mendja e Juaj,por edhe kur e kam lexua me heret jame befasua!Nese gjejn donator pse jo,le te ndertojn,sikur qe ndertohet edhe katedralja, kjo bile nuk do te prish shkollen si u veprua ne Pr. per t'u ndertua kisha katolike!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Jack Watson!

    Nuk besoj qe kta njerez e kan mbajt te fshehur per shkak te friges,askush dhe asnjehere nuk iu eshte ndalua kujt ne Kosove besimi i krishter,kur ne koherat e komunizmit myslimanit iu eshte ndalua me shum gjera mbajtja e fes, ata lirshem kan mund te konvertohen ne ate se cfar ishin,pra ne katolik.Une nuk mbaj ne mend por Babi me tregonte se ne muajin e Ramazanit para dyerve te vendit ku punonte,qendronte njeriu me uje ne dore dhe na detyronte ta prishim agjerimin!Po te ishin ne Shqiperi do te besoja,por ne Kosove ata e dijn shkakun pse kan veprua keshtu,por asesi nga friga!Ps.Mos ma merrni per te keq,por kjo me cudit!
    ashtu eshte e nderuara e panjohura,por ne kete kohe gjithqka po ndodh ndodh e dhe kjo qe per interesa personale te ndrojne fene dhe te tjera por per kete ndoshta ndonje here tjeter
    po qenkan kaq shtepi ne te ndertojne kishe, kisha u ndertua edhe ne Prishtine por ajo eshte e zbrasur kurse qe sa vite KBI kerkon truall per nje xhami dhe asgje konkrete kur dihet se ne Prishtine jan diku 10 xhami kurse ka mbi 550000 banore d.m.th. ne gjdo xhami 55 ooo lutes dhe diteve te premte lutjet i bejne ata nen qiellin e hapur e Llapushniku 252 persona edhe ata te dyshimte ??

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Jo çdo fshat mbi 40 familje myslimane ne kosove e shqiperi kan xhamia.

    Te thon qe s'kan guxuar ta shpallin besimin e tyre, kjo i ben myslimanet te poshter !

    Por arsyet jan te thjeshta dhe te gjithe i dim : Martesat.

    Pra kur nje katolik eshte ber per martes, ata kan kerkuar nuse ne fshatra tjer dhe kan then qe eshte mysliman i ndershem, quhet "muhamed", "isa", "Feriz", "shaban",. etj...

    Llapushniku mos qoft fshati me i varfër i gjithe Kosoves. Ata s'kan as shkolle ku te mesojn, dhe kerkojn dy parcela, njeren per kishë e tjetren per varreza.

    Mendoj qe s'duhet tepruar askund. 40 veta, mund edhe te luten ne nje shup te bashqes.

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Kasumi Lexo Postimin
    A kan uje te pijes dhe per te ngrene me bollek kta ??
    Do te ishte mire qe t'i kene te dyja njekohesisht

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Po mire t'ja u japin. Kish po kerkojne te shkretet, s'eshte se po kerkojne ndonje gje te cuditshme. Vetem te kene kujdes mos te lene femijet vetem, neper dhomat e rrefimit me prifterinjte.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Perse e kane mbajtur te fshehur besimin? .... ndoshta nga paragjykimet ?! Pak na shikojne syte ketu ne forum lloj lloj epitetesh per te krishteret ?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •