Ringjallja e Krishtit, festime, kudo ne Shqiperi
04 Prill 2010
TIRANE- Besimtaret e krishtere ne mbare Shqiperine kane festuar mesnaten e mbremshme ringjalljen e Krishtit apo sic njihet ndryshe festen e Pashkes.Kembanat, urimet dhe shkembimi i vezeve kane kthyer naten e se shtunes duke u gdhire e diela ne nje dite feste dhe hareje.
Tirana feston ringjalljen e Jezu Krishtit
Besimtaret e krishtere festuar mesnaten e mbremshme ringjalljen e Krishtit apo sic njihet ndryshe festen e Pashkes. Nė Tirane besimtaret katolike jane mbledhur ne katedralen e “Shen Palit" rreth ores 23 00 per te ndjekur meshen e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Ai ka bere thirrje per me shume paqe dhe miresi mes njerezve dhe ka ftuar besimtaret te ecin nen shembullin e Jezu Krishtit. Sipas besimit te krishtere Jezusi erdhi ne toke per te dhene modelin e tij per njerezimin dhe per te deshmuar se pas vdekjes se trupit, shpirti jeton ne ate qe njihet si jeta e pretejme, por per ta fituar ate duhet qe cdokush te udhehiqet ne jete nga disa parime biblike dhe virtyte.
Ndėrsa Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastas Janullatos, duke uruar mijėra besimtarė qė ishin mbledhur nė mjediset e jashtme tė kishės u shpreh: "Festojmė triumfin e pushtetit tė Perėndisė sė dashurisė. Krishti u ngjall sė vdekurish me vdekje vdekjen shkeli". Mijėra besimtarėt qėndronin me qirinj nė dorė duke kėnduar, "ngjalljen tėnde o Krisht shpėtimtar engjėjt nė qiell e hymnojnė, vlerėsona edhe ne pėrmbi dhenė me zemėr tė pastėr ty tė lavdėrojmė".
Mė parė Kryepeshkopi Janullatos kishte mbajtur Shėrbesėn e Mesnatės, qė quhet ndryshe Vigjilja e Pashkės. Ai ndezi qiriun e Pashkės nga "kandili i pashuar", duke uruar besimtarėt qė "Siguria e Atij, Zotit tė dashurisė, qė i ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell dhe mbi dhe, le tė na ngrejė optimizmin e lėnduar pėr tė ardhmen e botės".
Pashket ne Shkoder,pagezohen 4 te rinj
Besimtarėt katolikė nė Shkodėr kanė ndjekur mesnatėn duke u gdhirė dita e sotme meshėn e shenjtė kushtuar Ringjalljes sė Jezu Krishtit, mbajtur nė katedralen kryesore tė qytetit “Shėn Shtjefni”, e njohur ndryshe si Kisha e Madhe.
E drejtuar nga Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezės Shkodėr-Pult, Imzot Angelo Masafra, mesha e shenjtė ka filluar nė mjediset e katedrales me zjarrin e ndezur, simbol i ditės sė Ringjalljes sė Krishtit. Ajo vijoi pėrmbi njė orė dhe gjatė gjithė kohės u shoqėrua nga kori i katedrales.
Njė moment i veēantė gjatė meshės sė shenjtė ishte pagėzimi i katėr tė rinjve, njė djali dhe tre vajzave. Ceremonia nė fjalė, me tė gjithė elementėt kishtarė, si bekimin e dhėnė nga Arqipeshkvi, vendosjen e shenjės sė kryqit nė ballin e katėr tė rinjve dhe larjen e kokės sė tyre me ujė tė bekuar, u zhvillua nė prani tė nunave tė tyre. Kėto tė fundit, nė bazė tė rregullit kishtar, duke u betuar pėrpara altarit, morrėn pėrsipėr pėrkujdesjen e personave tė pagėzuar, gjatė tė gjithė jetės sė tyre, nė tė mirė dhe nė tė keqe.
Nė pjesėn e fundit tė meshės sė shenjtė u shėnua momenti i kungimit tė besimtarėve, tė cilėt duke marrė osten, korpin e Krishtit, ata morrėn dhe bekimin pėr njė shpirt tė pastėr nė jetėn e tyre tė pėrditshme.
Korcė, flaka e shenjtė mbėrrin nga Jeruzalemi
Nė Korcė besimtarėt kanė pritur mbrėmė Ringjalljen e Krishtit tė mbledhur para Katedrales nė sheshin kryesor tė Korēės dhe sheshet para gjithe Kishave. Sipas traditės, duke mbajtur nė duar qirinj, shporta dhe objekte tė ndryshme tė prodhuara prej dylli dhe parafine, posacerisht pėr kėtė, festė besimtarėt e krishterė priten daljen e Imzot Johanit, mitropolit i Korēės. Ai doli pėrpara besimtarėve me qiririn e madh me flakėn e shenjtė qė simbolizon ringjalljen e Krishtit.
Flaka e shenjtė, pėr herė tė parė kėtė vit nė Korēė mbėrriti nga Jeruzalemi, marre prej vendit nė kishėn e shenjtė ku u varros Krishti. Me tė u ndezėn mbrėmjen e djeshme mijėra qirinj nga besimtarėt korēarė dhe tė ardhurit me rastin e festės sė Pashkės.
Pas ceremonisė se Ringjalljes sė Krishtit dhe urimeve pėr Pashkė tė mbara, tė gėzuara dhe plot shėndet e paqje, besimtarėt u drejtuan drejt shtėpive dhe lokaleve tė shumtė tė qytetit, ku festuan nėn ritmin e gėzuar tė kėngėve korēare dhe valleve popullore.
Elbasan,
Pas orės 23.00 besimtarė tė shumtė, kanė mbushur plot gjatė orėve tė vona tė natės edhe kishat e qytetit tė Elbasanit. Nė kishėn katolike “Shėn Piu i X”, kishen orthodhokse “Shėn Thanasi”, kishen e Shelcanit, disa qindra besimtarė kanė marrė pjesė nė meshė si dhe kanė ndezur qiriun e Pashkėve nė kėtė natė tė shenjtė tė ringjalljes sė Krishtit.
Gjirokastėr, Kėmbanat shėnojnė ringjalljen e Krishtit
Nė Gjirokastėr Ringjallja e Jezu Krishtit ėshtė kremtuar nė kishėn e Kryeėngjėjve nė lagjen “Varrosh”. Dhjetra besimtarė janė mbledhur aty, ndėrsa kėmbana ka tingėlluar fort nė momentin kur akrepat e orės shėnuan ardhjen e ditės sė re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.
Mesha e organizuar nga At Theodhori nė ambientet e jashtme tė kishės sė Kryeėngjėjve, u ndoq nga besimtarėt e shumtė, tė cilėt nxitonin tė ndeznin qiririn nė shenjė mbarėsie pėr ringjalljen e njė epoke tė re.
Durrės, mesha nė kishėn e Shėn Pavlit dhe Shėn Astit
Mesnatėn e kaluar kėmbanat nė katedralen ortodokse tė Shėn Pavlit dhe Shėn Astit, si dhe nė kishėn katolike tė Shėn Luēisė kanė ftuar mijra besimtarė qė kanė kremtuar si ēdo vit pėrvjetorin e ringjalljes sė Krishtit.
Hėna e plotė e natės sė kaluar dhe atmosfera e festės i ka mbajtur nė rrugė durrsakėt dhe vizitorėt e ardhur nga qytete tė tjera, tė cilėt mė pas u janė bashkuar besimtarėve. Nė qytetin antik besimi i krishterė lidhet me emrin e Shėn Astit, njėrit ndėr ipeshkėve tė parė tė Durrėsit tė Ilirisė, i cili sipas gojėdhėnave e dokumenteve fetare ne shekullin e pare martirizua dhe derdhi gjakun pėr Krishtin.
Nė katedralen e ndėrtuar nė vitin 2003 me emrin e tij, qė ka zėnė vendin e kishės sė Shėn Gjergjit mbi kodrėn e Durrėsit besimtarėt mbushėn sheshin para kishės dhe pasi “morrėn” dritėn e qirinjve dėgjuan me solemnitet meshėn e celebruar nga At Petro Thanasi. Prifti ortodoks 20 vjet mė parė riktheu zėrin e Perėndisė “tė humbur” nė vitet e gjata tė diktaturės sė pafe. Tė rinjtė dhe tė rejat mbushėn mbrėmjen e kaluar sheshet pėrballė katedraleve nė pritje tė Ringjalljes sė Krishtit dhe tė ringjalljes sė shpresės pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
Festa e Pashkėve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqėzimit tė tij, dhe ėshtė festa me e shenjtė pėr besimtarėt e krishterė. Sipas Biblės, me ringjalljen e Krishtit, ndodh kalimi nga vdekja nė jetė, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumė mundimeve dhe gozhdohet nė kryq, nė tė Dielėn e Pashkėve kur ringjallet.
Festa vazhdon edhe ditėn e sotme deri nė mesditė ku sipas traditės, besimtarėt kryejnė vizita pėr tė uruar njėri- tjetrin si dhe pėr tė kėmbyer vezėt e kuqe qė pėrgatiten posaēėrisht pėr kėtė ditė.
Kėtė vit Pashkėt pėrkojnė nė tė njėjtėn ditė si pėr besimtarėt katolikė ashtu edhe pėr ata ortodoksė. Pashkėt kremtohen tė dielėn e parė pas fillimit tė pranverės, apo tė dielėn e parė pas hėnės sė parė tė plotė tė muajit, qė zakonisht pėrkojnė nė periudhėn 22 mars- 25 prill.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt