Close

Rezultati i Sondazhit: Kush kalon në Finale

Votues
59. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Bayern München

    44 74.58%
  • Olympique Lyon

    15 25.42%
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 154
  1. #141
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bayerni vazhdon rrugën për në Madrid

    Lyon, 27 prill - Bayern Muncheni është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Ekipi gjerman ka mposhtur atë francez Lyon edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të zhvilluar në "Stade de Gerland" të Lyonit, të martën mbrëma. Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në Munih pati përfunduar 1:0, po në të mirë të gjermanëve.
    Kroati Ivica Oliq ishte hero i ndeshjes së kthimit. Ai shënoi "hat-trick" për t'ia siguruar ekipit të tij finalen e Championsit që do të zhvillohet më 22 maj në "Santiago Bernabeu" të Madridit.
    Oliq hapi serinë pas 25 minutave lojë. Pas një bashkëveprimi midis Arjen Robbenit dhe Thomas Mullerit, ky i fundit shërbeu kroatin që nga afërsia shënoi për epërsinë fillestare (0:1). Në 2:0, Oliq ngriti epërsinë pasi një shërbimi të Hamit Altintopit (67'). Turku me një pasim të saktë e nxori Oliqin përballë portierit të Lyonit dhe nuk e pati vështirë ta mposhtë atë. Vulë performancës më të mirë të sezonit, Oliq i dha në minutën e 78-të, kur shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi në zonë nga ana e mbrojtësit Philipp Lahm.
    Në fakt, ekipi gjerman dominoi në shumtën e kohës. Pati shumë më shumë raste dhe kontrolloi topin më shumë. Ekipi francez rastin e vetëm të mirë e pati nëpërmjet brazilianit Michel Bastos (31). Ai dështoi nga afërsia pas një shërbimi nga ana e Jean Makoun. Një tentativë pati edhe Sidney Govou (61'), por gjuajtja e tij nga distanca u dëbua nga portieri gjerman, Hans-Jorg Butt.
    Lyoni ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi kapiteni Cris u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Ai i mori të dy kartonët e verdhë brenda një minute, të parin për shkak të ndërhyrjes së ashpër, kurse të dytin pasi e duartrokiti arbitrin Massimo Busacca për vendimin që e mori.
    Për Bayernin kjo është finalja e parë pas vitit 2001 kur edhe e fitoi këtë garë, ndërkohë që për Lyonin plasmani në gjysmëfinale ishte suksesi më i madh në histori të klubit. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #142
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bayerni në finale

    Bayern Munichu e ka turpëruar Lyonin para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.


    Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitore minimale të bavarezëve, të cilët u treguan edhe më të fortë në stadiumin Gerland.

    Njeriu i ndeshjes ishte kroati Ivica Olic i cili me het-trikun e tij dërgoi gjermanët në finalen e madhe të Bernabeut.

    Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Olic bëri një rrotullim të bukur për të kaluar mysafirët në epërsi, dhe me këtë avantazh u mbyll pjesa e parë.

    Në fraksionin e dytë të lojës gjërat u përkeqësuan për vendasit, pasi që Cris u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’).

    Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Bayerni që realizoi edhe dy herë, ndërsa të dy golat mbajnë firmën e Olic (67’ dhe 78’).

    Në finalen e madhe, Bayern Munichu do të takohet me skuadrën që do të kualifikohet të mërkurën mbrëma pas ndeshjes Barcelona-Inter që zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #143
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Nese je ATEIST apo i takon nje besimi tjeter, te pakten respekto besimin dhe bindjet e tjereve. Kur te permendish EMRA te shenjte si ato me larte sebashku me fjale te ndyra si b.. duhet te mendohesh pak me mire...Nese je tifoz i ndonje ekipi tjeter, te lutem mos u bej pjese e temave qe nuk te perkasin ne Forum!


    GO BAYERN GO!!!
    Po ti kush je që më jep mënd mua ?
    WTF
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #144
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bayern në finale

    Bayern Munich është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez e mposhti të martën mbrëma Olympique Lyonin edhe në ndeshjen e dytë si mysafirë, me rezultat 0:3. Ylli i mbrëmjes ishte sulmuesi kroat, Ivica Oliç, i cili shënoi het-trik.


    Bayern Munich është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, pasi të martën mbrëma e eliminoi Olympique Lyonin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane.

    Bavarezët e mposhtën si mysafirë Lyonin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 0:3, dhe më meritori për këtë fitore të Bayernit ishte kroati Ivica Oliç, i cili shënoi het-trick. Gjermanët e patën mposhtur ekipin francez edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar para një jave me rezultat minimal, 1:0.

    Bayern ka kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 26-të të takimit, me golin e bukur që e shënoi Oliç, i cili u shërbye mirë nga Muller.

    Pas këtij goli të pësuar, Lyon bëri përpjekje të mëdha për ta barazuar rezultatin, por mbrojta gjermane ishte në nivel të detyrës. Në anën tjetër, Bayern përpiqej nëpërmjet kundërsulmeve të shënoj sërish, duke i krijuar kështu disa raste të mira.

    Por, shpresat e Lyonit për kualifikim në finale përfunduan në minutën e 60-të, kur kjo skuadër mbeti me një lojtarë më pakë në fushë. Cris u përjashtua nga ndeshja pasi u ndëshkua për të dytën herë me karton të verdh.

    Nga kjo minutë, Bayern dominoi plotësisht duke i realizuar edhe dy gola të tjerë. Kështu, gjermanët shtuan epërsinë ndaj Lyonit në 0:2 në minutën e 67-të, me golin që e shënoi Oliç. I njëjti futbollistë shënoi gol edhe në minutën e 78-të për rezultat përfundimtar 0:3.

    Bayern në finale do të takohet me Interin ose Barcelonën. Spanjollët u patën mposhtur në ndeshjen e parë në Milan nga Interi me rezultat 2:0. Kurse, të mërkurën mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit, pas së cilës do të kuptohet edhe emri i skuadrës së dytë që do të luan në finale të kësaj gare, e cila zhvillohet më 22 maj në Madrid të Spanjës. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #145
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Po ti kush je që më jep mënd mua ?
    WTF
    Mos e keqkupto këshillën e tij, ngase e ka vërejtë që je injorant
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #146
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Oliq çon Bajernin në Madrid

    Skuadra e Bajernit të Munihut është finalistja e parë në Ligën e Kampionëve.


    Gjermanët kanë mposhtur sonte në stadium "Greland" skuadrën e Lionit në ndeshjen e kthimit, me rezultat bindës 3:0. Ka qenë sulmuesi kroat, Ivica Oliq, i cili ka shpartalluar plotësisht francezët, duke shënuar tre gola në këtë sfidë, duke qenë ndër më më të merituarit që Bajerni do të jetë pjesëmarrës në finalen e 22 majit në 'Santiago Bernabeu' në Madrid. Oliq shënoi golin e parë në minutën e 26-të, kurse dy golat e tjerë i realizoi në minutat 67-të dhe 78-të, pasi skuadra e Lionit mbeti me një futbollist më pak në fushë, ngase me karton të kuq u ndëshkua Kris. Në finale skuadra e drejtuar nga Luis Van Gal do të takohet me skuadrën fituese nga dueli Barcelona-Inter, që zhvillohet nesër në "Nou Camp". /RTK/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #147
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Urime per bileten e finales.

    Mendoj se do shihemi ne finale.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  8. #148
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Më e rëndësishmja e kësaj ndeshje (që ishte për ibret) është që Gjermania kalon Italinë në koefiçentin e Uefas (të 5 viteve të fundit).

    1. Gjermania 64.207
    2. Italia 63.910


    Pra, nga viti 2011-2012 nuk futen më 4 skuadra italiane në Champions League, por 3 (shumë pozitive kjo ngjarje) dhe anasjelltas ndodh për skuadrat gjermane.


    Nesër fiton Barcelona 1 me 0 dhe ripërsëritet finalja Porto - Monako (aktualisht titulluar Bajern - Inter)


    Nëse pastaj fiton Bajerni kupën, atëherë ato qametet e vitit 2012 duhen marrë shumë seriozisht.














    ah, urime tifozave të Bayern München
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 27-04-2010 më 19:20
    Prektora

  9. #149
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Më e rëndësishmja e kësaj ndeshje është që Gjermania kalon Italinë në koefiçentin e Uefas (të 5 viteve të fundit).

    1. Gjermania 64.207
    2. Italia 63.910



    Nesër fiton Barcelona 1 me 0 dhe ripërsëritet finalja Porto - Monako (aktualisht titulluar Bajern - Inter)


    Nëse pastaj fiton Bajerni kupën, atëherë ato qametet e vitit 2012 duhen marrë shumë seriozisht.














    ah, urime tifozave të Bayern München
    Pikërisht edhe unë këtë isha duke e shikuar, ja linku për të gjithë:

    http://www.xs4all.nl/~kassiesa/bert/...crank2010.html

    1. Anglia 81.142
    2. Spanja 79.043
    3. Gjermania 64.207
    4. Italia 63.910

    Me eliminimin eventual të Interit, Gjermania do t'i këtë 4 skuadra në CHL, ndërsa Italia 3
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #150
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    edhe po fitoi 1 - 0 ose 2 - 1 Barcelona, pra Interi merr një pikë për kualifikim, varet pastaj çfarë ndodh me Fulham - Hamburg.


    Forca Hamburg, 3 pikë pasnesër.. do lutem për ju.

    2 për fitoren dhe 1 për kualifikimin dhe pastaj çdo gjë është e mbaruar.
    Prektora

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •