Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi tregon të dhëna për shtëpinë në Hajvali

    Thaçi tregon të dhëna për shtëpinë në Hajvali

    Thaçi ka thënë se trualli i kësaj shtëpie është 15 ari dhe jo 3 hektarë siç është shkruar në media.

    Pyetjet parlamentare e kanë shtyrë kryeministrin Hashim Thaçi te tregohet më transparent se kurrë, duke dhënë edhe adresën e saktë në të cilën jeton tash e dy vjet me qera. I pyetur nga deputeti i AAK-së Ibrahim Selmanaj për shtëpinë e tij në Hajvali, për të cilën kanë raportuar mediat, Thaçi ka thënë se trualli i kësaj shtëpie është 15 ari dhe jo 3 hektarë siç është shkruar në media dhe se edhe ai ka të drejtë ta ketë një shtëpi e jo të jetojë nëpër banesa me qera.

    Duke e konsideruar si të porositur pyetjen e Selmanajt, Thaçi ka thënë se secili mund t’i merr të dhënat në komunën e Prishtinës, ku dëshmohet sa ari truall ka dhe se për çfarë pasurie bëhet fjalë.

    “Unë me shpifje të motivuara politikisht, me të pavërteta të prezantuara me motive politike, nuk mund të merrem. Por është një dezinformim dhe një e pavërtetë. Të gjitha të dhënat mund t’i merrni në komunën e Prishtinës që është një truall prej 15 ari, dhe jo tre hektarë, sepse unë nuk ndërtojë kulla me hapësirë trehektarëshe dhe unë një ditë do të jetojë si të gjithë ju në një shtëpi, edhe djali do të vazhdojë shkollën dhe nuk do të jetojë as në kullë as në stan”, ka thënë Thaçi, transmeton Kosovapress.

    Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se gjithmonë ka pasë mirëqenie të mirë familjare, edhe në kohën e paraluftës në Kosovës edhe gjatë luftës dhe për këtë ka falënderuar familjen që i ka mundësuar t’i përkushtohet lirisë së Kosovës dhe ndërtimit të shtetit.

    Kryeministri Thaçi që nga qershori i vitit 2008 jeton në banesë me qera në lagjen Bregu i Diellit, siç ka thënë ai, pasi që ka qenë i detyruar nga organet kompetente të sigurisë që ta ndërrojë vendbanimin.

    “Duke mos dashur në asnjë rrethanë ta ngarkojë buxhetin, tash e dy vjet unë jetojë në një banesë me qira, 3 dhomëshe, bashkë me familjen time në banesë në lagjen Bregu i Diellit në katin shtatë, rruga “Hilmi Rakovica” numër 36. Pra, në katin e shtatë, ku herë ka ashensorë herë nuk ka”, ka treguar Thaçi.

    Ai ka kërkuar nga deputeti Selmanaj që të merret me pyetje tjera për kryeministrin e jo me pyetje që kanë të bëjnë me familjen dhe me djalin e tij, për të cilin ka thënë se shpesh është pyetur për shkollimin e tij.

    “Djali im quhet Endrit, është 11 vjeç, më 13 prill e ka ditëlindjen, është në klasën e pestë, është në shkollën ‘Mehmet Akif’. Ju kisha ftuar të bëni pyetje për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, mos të merreni me familjen, mos të merreni me fëmijë. Të dhënat komplete dhe të sakta lidhur me pasurinë time dhe fillimin e ndërtimit të shtëpisë, janë në dispozicionin tuaj, qytetarëve dhe autoriteteve, në komunën e Prishtinës”, ka deklaruar ai.

    Kreu i ekzekutivit të vendit i është përgjigjur edhe pyetjes së deputetes së AAK-së, Gjylnaze Syla lidhur me atë nëse Qeveria ka bërë regjistrimin e dëmeve që Serbia i ka shkaktuar Kosovës gjatë luftës.

    Syla ka thënë se dihet se janë 12 mijë njerëz të vrarë, mbi 120 mijë shtëpi të djegura, mijëra të zhdukur, dihet se është grabitur fondi pensional e dëme të tjera, por ka kërkuar nga Qeveria të dijë nëse ka të dhëna të reja.

    Thaçi ka thënë se të dhënat që u prezantuan nuk janë ndonjë e dhënë diçka e re, pasi që dihen pasojat që i janë shkaktuar Kosovës dhe qytetarëve të saj nga Serbia.

    “Ato dëme u përmenden edhe nga ju, janë përmendur shpesh edhe para jush edhe nga ne. Ne kemi luftuar të gjithë së bashku për të parandaluar dhe dëbuar forcat serbe nga Kosova, për të fituar lirinë, për të shpallur Kosovën shtet dhe tani për të bërë hapa për integrim në BE”, ka thënë Thaçi, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar me Serbinë për çështje që janë ende të hapura, siç është çështja e të pagjeturve.

    Kreu i ekzekutivit të vendit në seancën e parë me kabinetin e riformatizuar, ka uruar ministrat që kanë marrë përgjegjësi të reja në kabinetin e tij, ndërkaq ka falënderuar gjithë ministrat e larguar, duke çmuar kontributin e tyre në qeverisjen e mirë për dy vjet rresht. /express/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Eshte Thaqi Apo Daciß

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    28
    Hashim THaqi eshte njeri shum i mir, SHqiptar i vertet dhe vazhdon te jet Kryministri ma i suksesshem i rajonit,inatet,rrenat e shum njerzve qe nuk e dojn vendin e vet,Hashim Thaqi po u pergjigjet me pun dhe me vepra ku e ka tregue vehten edhe ne luft edhe ne paq.
    Esht nevrikosje kur degjon njerz te tipit qe kurr nuk kan ber mir per vendin e vet shkurt kan qen bashkpuntor te Serrbis.
    Te tillt shpifin rrena se ashtu ju vin urdhrat nga serbia.
    Ndersa sa i perket shtepis se ti edhe aj ka te drejt te nderton shtepi,Hashim THaqi nderton shtepi me ndjersen e vet me mundin e vet,shkurt Hashim thaqi nuk ka mundsi me keqperdor paran publike.
    Te gjith ata qe bejn pytje per shtepin e Thaqit,jan te porositur qe te bejn keso pytje nga lideri i tyre i cili ka pasuri shum ma te madhe se te THaqit....

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    thaqi e deshmoj veten se eshte kunder njerzve te mir dhe te zgjut
    i shkarkoj ministrat me te dalluar edhe pse i urrej te dy partit mirpo keta ministra qe jan largu kan qen shembuj per qdo politikan pa marr parasysh se nuk kan mujt me punu me shum per shkak te buxhetit te vogel
    dhe ne vend te tyre prun nje te deshtuar bajram regjepin i cili deshtoj dhe u dorzu ne mitrovic dhe njerzit qe dorzohen nuk meritojn te behen ministera bajram regjepi eshte njeri i cili meriton te jet edhe kryminister mirpo nuk eshte dashur te dorzohet ne mitrovic por prap ky nuk ka faj sepse keto kan qen plane te tjeter kujt jo te tijen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nese eshte keshtu siq po thote Thaci,me te vertete po me dhimset.Por sma merr mendja se hekun keq keta per asgje.E kane pasurine te fshehur te gjithe ose mbi emer te dikuj tjeter,te dajes,nipit,tezeve etj.

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    thaqi e deshmoj veten se eshte kunder njerzve te mir dhe te zgjut
    i shkarkoj ministrat me te dalluar edhe pse i urrej te dy partit mirpo keta ministra qe jan largu kan qen shembuj per qdo politikan pa marr parasysh se nuk kan mujt me punu me shum per shkak te buxhetit te vogel
    dhe ne vend te tyre prun nje te deshtuar bajram regjepin i cili deshtoj dhe u dorzu ne mitrovic dhe njerzit qe dorzohen nuk meritojn te behen ministera bajram regjepi eshte njeri i cili meriton te jet edhe kryminister mirpo nuk eshte dashur te dorzohet ne mitrovic por prap ky nuk ka faj sepse keto kan qen plane te tjeter kujt jo te tijen
    Minister i dallum po te doket ty Nekibe Kelmendi a?
    A e din ti se Hashim Thaçi për sektorin e drejtësisë është kritiku?
    Le Allahile, sukseset e kësaj qeverie kanë qenë Ministria e Transportit dhe Poste Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Sherbimeve Publike dhe deri diku Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka qenë më e deshtuara, ka edhe të tjera të deshtuara si ajo e Punëve të Jashtme (Skënder Hysenit) mirpo mos të hyjmë në detaje

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Shpija esht e nevojshme edhe per Thaqin e familjen e tij , i uroj qe sa me per te vendoset ne qerrdhen ku i pusho shpirti se edhe vet kisha hallin e strehimit por une e kom ber vertet me djers time e thaqit po i vjen era qep pak prej se te vellaut ju zun miliona euro mose i kan shpetu nga policia ndo nji nja 5 a 6 milion e se besoi se ato mund ti ket fituar nga paga mujore. ndoshta po bije pre e intrigave politike ,por sekom qellim ta fajsoi njeri te pa hak.

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Minister i dallum po te doket ty Nekibe Kelmendi a?
    A e din ti se Hashim Thaçi për sektorin e drejtësisë është kritiku?
    Le Allahile, sukseset e kësaj qeverie kanë qenë Ministria e Transportit dhe Poste Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Sherbimeve Publike dhe deri diku Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka qenë më e deshtuara, ka edhe të tjera të deshtuara si ajo e Punëve të Jashtme (Skënder Hysenit) mirpo mos të hyjmë në detaje
    qka te merr menja ty a eshte mi i mir lutfi haziri apo valton beqiri
    me te mir se alush gashin nuk ka sepse ai e meriton te jet edhe president

    une nuk jam as me ldk as me pdk mirpo pe marr shembull qe une edhe ti jemi ministra ty ti japin 50 milion ndersa mu 5 milion cili ka mu kan ma i sukseshum sips teje

    e permende ministrin e transportit ta kisha ba nje pytje ku e sheh ti at sukses ne rruget te cilet nuk qendrojn me shum se nje vit a ke udhtu ndonjeher ne ato rrug te cilet jan shtru vitin e kaluar

    ne komunen e shtimes eshte shtru nje rrug per komoran dmth hala pa e pre shiritin rruga eshte prish dhe tash e kan shtru per se dyti qka ta merr menja a eshte sukses ky

    nders magjistralja lipjan prisishtin tashme birat ishin ber nje meter te gjera

    sapo erdha nga prizereni dhe atje vitin e kaluar e kish shtru nje rrug ndersa sot me minxi qe dulem sepse gati ishte shkatrru e tera

    ke magjestralen e shkupit ku ta qon mallin si me qen rrug e fshatrav

    per mu me i deshtuari eshte fatmir limaj sepse ka vjedh me se shumti ti mundesh me than qe sesht e vertet mirpo mos mu kan e vertet rruget nuk prishen ende pa i ba nje vit

  9. #9

    vertet kur jemi tek rruget ata nuk po shtrohen me asfalt por po ngjyrosen me nje shtrese teper te holle e cila ende pa u prere shiriti ne anen tjeter po demtohet por fajet i ka populli ngase me taksat e tyre po behen te gjitha marrinat jo vetem nga Qeveritaret por edhe nga joprofesionistet ,partizanet dhe te ngjajshmit

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    qka te merr menja ty a eshte mi i mir lutfi haziri apo valton beqiri
    me te mir se alush gashin nuk ka sepse ai e meriton te jet edhe president

    une nuk jam as me ldk as me pdk mirpo pe marr shembull qe une edhe ti jemi ministra ty ti japin 50 milion ndersa mu 5 milion cili ka mu kan ma i sukseshum sips teje

    e permende ministrin e transportit ta kisha ba nje pytje ku e sheh ti at sukses ne rruget te cilet nuk qendrojn me shum se nje vit a ke udhtu ndonjeher ne ato rrug te cilet jan shtru vitin e kaluar

    ne komunen e shtimes eshte shtru nje rrug per komoran dmth hala pa e pre shiritin rruga eshte prish dhe tash e kan shtru per se dyti qka ta merr menja a eshte sukses ky

    nders magjistralja lipjan prisishtin tashme birat ishin ber nje meter te gjera

    sapo erdha nga prizereni dhe atje vitin e kaluar e kish shtru nje rrug ndersa sot me minxi qe dulem sepse gati ishte shkatrru e tera

    ke magjestralen e shkupit ku ta qon mallin si me qen rrug e fshatrav

    per mu me i deshtuari eshte fatmir limaj sepse ka vjedh me se shumti ti mundesh me than qe sesht e vertet mirpo mos mu kan e vertet rruget nuk prishen ende pa i ba nje vit
    Fillimisht kompanitë janë fajtore për rrugët sepse ato e fitojnë tenderin dhe punojnë, e jo Fatmir Limaj.
    Krahasoje Fatmir Limajn me Ministrat paraprak të po kësaj ministrie!
    Rruga Prishtinë-Lipjan është shumë në rregull mos të them super!
    Rruga tjetër Prishtinë-Fushë Kosovë poashtu bile bile edhe diçka vlen të përmendet në keto dy udhë se prej se janë shtruar aty është bërë zonë industriale dhe shumë firma janë hapur (pra mundësi punësimi).
    Rruga Prishtinë-Obiliç është e pakët të them se është shtruar me kualitete dhe standarde evropiane, ajo rrugë është 6 trakeshe.
    Vetvetiu lind pyetja ku janë Ministrat tjerë paraprak që ishin në postin e tij?!
    E di që buxheti i tyre ka qenë më i vogel mirpo me atë që kanë pasur pse nuk bënë asgjë?!
    Mos harro se unë ketu i permenda vetëm rrugët që lidhin Prishtinën me komunat tjera (bile harrova ta permendi rrugen 4 trakeshe Prishtinë-Podujevë e cila është përfunduar pjesa e parë), e nuk permenda edhe faktin se Ministria e Fatmir Limajt nëpër rrugët e komunave shpenzon 53%, ndërsa komuna vetë 47% (pra fjala është për rrugët brenda komunes).
    Ku janë Ministrat tjerë paraprak të kësaj ministrie?!
    Pse e lanë ata kryeqytetin e Prishtinës si një fshat duke mos investuar në zhvillimin e industrisë?!
    Alush Gashin unë e përmenda për suksese deri diku mirpo ka edhe ngecje, ok është ç'ështje e LDK-së ajo.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •