-
Perfundimi i Burrave te Medhenj
Pergatitur nga Klubikulturor.com
Pejgamberi Muhamed, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!
Momentet e fundit tė jetės sė Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė
Ditėn e hėnė, 12 Rebiul Euel tė vitit tė 11-tė pas hixhretit, gjendja e Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, nisi tė keqėsohej. Lajmi i sėmundjes sė tij u pėrhap te shokėt e tij dhe i shqetėsoi pa masė. Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kishte porositur qė Ebu Bekri tė bėhej imam i besimtarėve nė namaz, pasi sėmundja nuk e lejonte tė merrte pjesė nė namaz.
Nė mėngjesin e po asaj dite, kur Ebu Bekri ishte duke falur namazin me xhemat, u habitėn muslimanėt kur papritur Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, e hapi perden e dhomės sė Aishes dhe shikoi safat e tyre duke u falur dhe buzėqeshi. Ebu Bekri mendoi se Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dėshironte tė falte namazin dhe filloi tė tėrhiqej dhe tė futej nė saf, por edhe besimtarėt pėr pak sa nuk u shpėrqendruan nga namazi i tyre prej gėzimit tė daljes sė Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė. Ai u dha shenjė qė tė vazhdonin, u ul nė tė majtė tė Ebu Bekrit dhe u fal. Pastaj u kthye nė dhomėn e tij. Besimtarėt u gėzuan shumė dhe menduan se Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ishte shėruar.
Mė vonė, Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, iu kthyen dhembjet dhe ftoi Fatimen, tė bijėn, dhe i tregoi njė fshehtėsi, se ai do tė vdiste nga ajo sėmundje. Ajo qau. Pastaj i tregoi se e para qė do tė vdiste pas tij nga familja e tij ishte ajo. Dhe ajo qeshi.
Dhembjet e Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, u shtuan, pastaj Fatimja tha: Ah, shumė ke dhembje! Kurse Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ia ktheu duke i thėnė: Nuk do tė ketė dhembje pas ditės sė sotme babai yt.
Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, i porositi besimtarėt para se tė vdiste duke thėnė: Namazin, namazin
dhe ato qė keni nė pronėsi (gratė dhe robėreshat)
Namazin, namazin
dhe ato qė gjenden nė pronėn tuaj
Ai e pėrsėriti kėtė disa herė.
Abdurrahman ibn ebi Bekri u fut brenda dhe kishte nė dorėn e tij njė misvak. Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, e shikonte atė. Aishja i tha: A ke pėr qėllim misvakun? Ai bėri me kokė qė po. Aishja tha: A ta zbus atė? Ai prapė bėri me kokė qė po. Ajo e pastroi dhe ia dha.
Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, fuste dorėn e tij nė kovėn e mbushur me ujė dhe fėrkonte fytyrėn me dorė tė lagur dhe thoshte: LA ILAHE ILA ALLAH
vėrtet vdekja ka fshehtėsitė e saj.
Dhe nė fund e ngriti shikimin lart dhe lėvizi buzėt e tij duke thėnė: Me ata qė i begatove nga Pejgamberėt, tė sinqertėt, dėshmorėt dhe njerėzit e mirė, o Allah! Mė fal mua dhe mė mėshiro
dhe mė bashko nė shoqėrim me tė lartėsuarit!O Allah, zgjedh shoqėrimin e lartėsuar (botėn tjetėr)!
O Allah, zgjedh shoqėrimin e lartėsuar!
O Allah, zgjedh shoqėrimin e lartėsuar!
Dhe doli shpirti i krijesės mė tė mirė tė Allahut tė Madhėruar, doli shpirti mė i pastėr qė ėshtė krijuar pėr Zotin e tij, doli shpirti i atij qė Allahu e dėrgoi mėshirė pėr tėrė botėn, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!
-
-
Ebu Bekėr Es-Sidiku
Kur ishte Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė agoninė e vdekjes, tha: “Agonia e vdekjes i vjen me atė tė vėrtetėn (i zbulohet ēėshtja e ahiretit); kjo ėshtė ajo prej sė cilės ke ikur.”
Dhe i tha Aishes: “Shikoji kėto dy copa rrobash tė miat, pastroji tė dyja dhe mė vendos nė to kur tė vdes (bėji qefin pėr mua), sepse i gjalli ka mė shumė nevojė pėr rroba tė reja sesa i vdekuri.”
Para se tė dilte nga kjo botė, e porositi Omerin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke i thėnė: “Unė po tė kėshilloj me njė kėshillė, nėse ti e pranon atė nga unė. Vėrtet nė mbrėmje Allahu ka njė tė drejtė dhe nuk e pranon atė ditėn dhe ka njė tė drejtė ditėn, qė nuk e pranon natėn. Ai nuk e pranon nafilen derisa nuk e ke kryer obligimin (farzin). Vėrtet u janė bėrė tė frytshme veprat atyre qė janė peshuar nė ahiret duke pasuar tė vėrtetėn nė kėtė botė. Ėshtė reale qė peshorja tė bėhet e rėndė (me peshė) prej tyre. Por u janė pakėsuar veprat nė peshore Ditėn e Gjykimit atyre qė kanė pasuar tė pavėrtetėn dhe u janė pakėsuar edhe nė kėtė botė. Ėshtė e drejtė e peshores qė tė pavėrtetėn ta bėjė tė lehtė (pa peshė).”
-
-
Omer ibn Hatabi
Kur u plagos Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, Abdullah ibn Abasi erdhi dhe i tha: “O prijėsi i besimtarėve, ke pranuar Islamin kur njerėzit bėnin kufėr dhe ke luftuar me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, atėherė kur njerėzit e kishin braktisur atė. Je duke vdekur si dėshmor, gjė qė nuk e kundėrshton askush dhe se Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kur vdiq, ishte i kėnaqur me ty.”
Omeri tha: “Ma pėrsėrit edhe njė herė kėtė.” Ia pėrsėriti edhe njė herė, pastaj Omeri tha: “I mashtruar ėshtė ai qė mashtrohet pas kėtyre fjalėve. Pasha Allahun, sikur tė posedoja krejt sa sheh Dielli, qė tė shpėtoj nga vdekja, do ta bėja.”
Abdullah ibn Omeri tha: “Koka e Omerit ishte nė kofshėn time para se tė vdiste dhe ai mė tha:
“Vendosma kokėn nė tokė.” I thashė: “Ēfarė dallimi ka nėse ėshtė nė tokė apo nė kofshėn time?
Ai tha: “Vendose nė tokė.” Abdullah ibn Omeri tha: “E vendosa kokėn e tij nė tokė.”
Pastaj Omeri tha: “Mjerė pėr mua dhe nėnėn time, nėse nuk mė mėshiron Zoti im!”
-
-
Othman ibn Afani
Prijėsi i besimtarėve Othman ibn Afani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur u godit nga tė pabesėt dhe i rridhte gjaku nė mjekėr, tha: “O Zot, unė kėrkoj ndihmėn Tėnde nė tė gjitha ēėshtjet e mia dhe kėrkoj nga Ti tė mė shtosh durimin nė sprovėn time.”
Kur ra dėshmor, ata kontrolluan dollapin e tij, ku gjetėn njė sėnduk tė mbyllur me dry. Pasi e hapėn, nė tė gjetėn njė copė letėr, ku ishte shkruar testamenti i Othmanit.
“Nė emėr tė Allahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit!
Othman ibn Afani dėshmon se s’ka zot qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut tė vetėm dhe tė pashoq dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij dhe se xheneti ėshtė realitet. Allahu do t’i ringjallė tė gjithė tė varrosurit atė ditė qė s’ka dyshim nė tė dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.”
-
-
Ali ibn ebi Talibi
Prijėsi i besimtarėve Ali ibn ebi Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pasi u plagos, tha:
“Ēfarė bėtė me atė qė mė goditi?” I thanė se e kishin zėnė. Tha: “Ushqejeni nga ushqimi im dhe jepini tė pijė nga uji im. Nėse unė jetoj, do tė mendoj rreth tij (se ēfarė tė ndėrmarr), por nėse vdes, atėherė vriteni me njė goditje dhe mos shtoni mė tepėr.”
Pastaj e porositi Hasanin qė ta pastrojė pasi tė vdesė duke i thėnė: “Mos e tepro me qefinin sepse kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, duke thėnė: “Mos e teproni me qefinin sepse ai prishet shumė shpejt (kalbet nė varr).”
Dhe porositi: “Mė dėrgoni nė varr duke mos nxituar e as duke u ngadalėsuar. Nėse ėshtė mirė, ma mundėsoni mė shpejt atė. E, nėse ėshtė keq, mė largoni nga supet tuaja.”
-
-
Muadh ibn Xhebeli
Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur ishte nė agoninė e vdekjes, luti Zotin e tij duke thėnė: “O Zoti im, unė vėrtet jam frikėsuar nga dėnimi Yt, por tani po shpresoj te Ti . O Zoti im, Ti e di se unė s’e kam dashur dynjanė pėr lumenjtė e saj e as pėr mbjelljen e pemėve…, por pėr etjen nė ditėt me vapė, pėr qėndrimin e gjatė natėn (nė namaz) dhe pėr udhėtimin pėr marrjen e diturisė.”
Pastaj i doli shpirti pasi tha “LA ILAHE ILA ALLAH”.
Transmeton Tirmidhiu, se Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Sa burrė i mirė ėshtė Muadh ibn Xhebeli!” Kurse Buhariu shėnon se i Dėrguari, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Mė i mėshirshmi pėr umetin tim ėshtė Ebu Bekri…” Vazhdoi derisa tha: “Dhe mė i dijshmi pėr hallallin dhe haramin ėshtė Muadhi.”
-
-
Bilal ibn Rebaha
Para se tė vdiste Bilali, gruaja e tij u mėrzit dhe e shprehu mėrzinė, kurse Bilali zbuloi kokėn, tė cilėn e kishte mbuluar pasi ishte nė agoninė e vdekjes, dhe tha: “Mos thuaj mjerė pėr mua, por thuaj e lumja unė.”
Pastaj tha: “Nesėr do tė takojmė tė dashurit… Muhamedin dhe shokėt e tij.”
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 19-02-2010 mė 04:14
"Shoku Mjekesise"
-
-
Ebu Dherr el Gafari
Kur ishte Ebu Dherri nė agoninė e vdekjes, qau gruaja e tij dhe ai e pyeti: “Pėrse po qan?”
Ajo tha: “Si tė mos qaj kur ti po vdes nė kėtė vend dhe ne nuk kemi as rroba qė tė tė mjaftojnė si qefin?!”Ai tha: “Mos qaj dhe po tė pėrgėzoj se kam dėgjuar Pejgamberin, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, duke i thėnė njė grupi, nė mesin e tė cilit isha edhe unė: “Do tė vdesė njėri nga ju nė njė shkretėtirė dhe do tė dėshmojnė njė grup besimtarėsh nė varrimin e tij.” Tė gjithė pjesėtarėt e atij grupi qė kanė vdekur, kanė vdekur nė fshatra ku kishte popullatė, kurse unė po vdes nė shkretėtirė. Pasha Allahun, s’po gėnjej e as kam gėnjyer. Shiko nė rrugė.” Ajo tha: “Sikur kanė shkuar tė gjithė haxhilerėt dhe s’ka njeri.”
Ai tha: “Shiko…” Papritmas pa disa burra, tė cilėt u afruan afėr tyre dhe i thanė: “Ēfarė bėn oj robėresha e Allahut?”
U thashė: “Ėshtė njė besimtar, duhet ta futni nė qefin.” Thanė: “Kush ėshtė ky?” U thashė: “Ebu Dherri…” Ata thanė: “Shoku i tė Dėrguarit tė Allahut.” Atėherė u futėn tek ai, kurse Ebu Dherri nuk kishte vdekur ende dhe ua transmetoi hadithin dhe u tha: “Kėrkoj nga ju qė tė mos mė fusė nė qefin asnjė nga ju qė ka qenė prijės ose nė delegacion.”
Tė gjithė kishin diēka nga kjo, pėrveē njė fėmije ensari. Ai e futi nė qefin nga dy tesha tė tij. Namazin e xhenazes ia fali Abdullah ibn Mesudi, i cili ishte njėri nga ai grup. Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!
-
-
Ebu Darda
Kur ishte Ebu Darda nė agoninė e vdekjes, tha: “A ka kush qė punon pėr njė udhėtim si ky? A ka kush qė punon pėr njė ditė si kjo? A ka kush qė punon pėr njė moment si ky?”
Pastaj vdiq, Allahu e mėshiroftė.
-
-
Selman el Farisi
Selman el Farisi qau nė agoninė e vdekjes dhe u pyet: “Pėrse po qan?”
Ai tha: “I kemi dhėnė besėn Pejgamberit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, qė tė pėrgatitemi si udhėtarė dhe unė pėrreth kam vetėm kėtė pėrgatitje.”
Dhe nga tė pranishmit iu tha: “Pėrreth vetes ti ke vetėm njė enė pėr ujė, njė pėr ushqim dhe njė tjetėr pėr pastrim.”
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt