Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Solidaritet për Papën

    Solidaritet për Papën nga e gjithë bota.
    Raporti qeveritar i SHBA-ve për abuzimet.




    Nga e gjithë bota, vazhdojnë t’i vijnë Papës Benedikti XVI dëshmi solidariteti për sulmet e këtyre ditëve, shkaktuar nga abuzimet seksuale të disa eksponentëve të klerit me fëmijët.

    Janë njerëz të thjeshtë, apo të kulturës, besimtarë e jo, ata që i shkruajnë Atit të Shenjtë, të revoltuar me fushatën e jashtëzakonshme kundër tij, e cila sipas disa analistëve, nuk ka për qëllim të godasë priftërinjtë pedofilë, por Benediktin XVI dhe KIshen e krishtit pavarësisht nga dora e tij e fortë kundër “flligështisë në Kishë”, siç pati thënë vetë kardinali Racinger i atëhershëm, në meditimet e Udhës së Kryqit të vitit 2005, pak para vdekjes së Gjon Palit II e pak para se të zgjidhej ai vetë, Papë.

    Fushatë edhe më skandaloze, nëse lexohet raporti qeveritar amerikan i vitit 2008 mbi abuzimet seksuale: mëse 64% kryhen nga prindërit, të afërmit ose njerëz të familjes, pra brenda marrëdhënieve familjare; në shkollat e vendit, gati 10% e fëmijëve pëson abuzime. Meshtarët katolikë janë përgjegjës për 0,03% të tyre.

    Për intelektualin amerikan Xhorxh Vaigel, i intervistuar nga gazeta italiane “La Stampa”, Papa sulmohet, sepse pohon ekzistencën e së vërtetës, ndërsa “forca të fuqishme në Perëndim” e mohojnë atë. Në fajet e disa eksponentëve të Kishës, pohon Vaigel, ndokush sheh mundësinë për t’i zhvlerësuar mësimet e saj mbi të drejtën për jetën, mbi familjen e themeluar mbi martesën etj.. Për të mos folur për avokatët e paskrupullt, që dëshirojnë të fitojnë shuma të majme përmes Vatikanit.

    “Kristianofobia po rritet” – pohon kryeipeshkvi italian i Kieti-Vastos, imzot Bruno Forte. Dihet, nënvizon prelati, por askush nuk flet për këtë, se të krishterët janë grupi fetar më i persekutuar në botë. Besimtarët viktima të sulmeve e diskriminimeve arrijnë shifrën 200 milion. Perëndimi indinjohet për shumë gjëra, por nuk harxhoi as një të qindtën e fjalëve të shpenzuara për pedofilinë e priftërinjve, në favor të të krishterit, që u dogj i gjallë në Pakistan, apo të shtatë të tjerëve të kryqëzuar në Sudan, apo të dhjetra vetëve të vrarë qëllimisht në Irak e në Indi.

    Për kardinalin francez, Rozher Eçegaraj, është në natyrën e Kishës të sulmohet, por nga kjo furtunë ajo duhet të dalë e pastruar dhe e përforcuar në fe.

    Në të njëjtën linjë, Patriku i Venedikut, Anxhelo Skola, për të cilin Papa s’bën tjetër veçse ndjek gjurmët e Krishtit. Imzot Skola citon lumnitë: “Lum ju kur t’ju shajnë, t’ju persekutojnë e duke gënjyer, të thonë çdo gjë të keqe kundër jush për shkakun tim”.

    Solidaritet për Papën kanë shprehur edhe një grup të burgosurish në burgun Augusta-Brukoli. “Shenjtëri – shkruajnë në një mesazh për Benediktin XVI – Jezusi është kryqëzuar. Me ekzekutimin e një dënimi të padrejtë, fryt i një vendimi të padrejtë, gjykohet përfundimisht historia. Nga ana e Krishtit të kryqëzuar qëndron e drejta e heshtur e Dashurisë. Nga ana tjetër, gënjeshtra e padrejtësia. Shenjtëri, bijtë tuaj të burgosur janë pranë jush me zemër e me lutje”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-04-2010 më 08:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe une solidarizohem me Papen Joseph Razinger!

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Fushatë edhe më skandaloze, nëse lexohet raporti qeveritar amerikan i vitit 2008 mbi abuzimet seksuale: mëse 64% kryhen nga prindërit, të afërmit ose njerëz të familjes, pra brenda marrëdhënieve familjare; në shkollat e vendit, gati 10% e fëmijëve pëson abuzime. Meshtarët katolikë janë përgjegjës për 0,03% të tyre.
    Po mediat perendimore nuk i tregojne persekutimet e krishtereve. Ne anen tjeter leje qe po pergjithesohen te gjithe katoliket, por edhe krejt krishteret po sulmohen me keto ngjarje. D.m.th. sipas tyre per shkak te 0.03 %-shit po u dashka qe te kriminalizohet i gjithe besimi krishter dhe te gjithe te krishteret, megjithese te gjithe krishteret distancohen nga keto vepra perseri keta te krishteret i paskan fajet.

    Solidarizohem me Papen, dhe me te gjithe katoliket
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 07-04-2010 më 16:20

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E denojme mekatin kudo qe te shfaqet dhe solidarizohemi me vellezerit katolike kunder fushatave te shpifjeve
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Solidarizohem me Papen Ratzinger, gjithmone.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Kur ka pasur ndonjehere kohe te mire per te krishteret? Kur mbeten ndonjehere te krishteret te pasulmuar? Kurre! Keshtu qe nuk me cudisin te tilla sulme. Ndihmofshin gjithmone per te miren dhe pastrimin e Kishes, pra per pastrimin e ndergjegjes se secilit prej nesh.

    Natyrisht qe e mbeshtes Papen ne kete nisme, dhe mos u ndalte ketu.


    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137
    Natyrisht se edhe unë solidarizohem me Papen dhe Kishen e Krishtit - katolike!

    Qoftë lëvduar Krishti.

  9. #9
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Fale ketij Pape, po shkulen perfundimisht ferrat nga gjiti i Kishes......qente le te lehin......
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •