Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Ku shkon shpirti i njeriut pas vdekjes dhe a ndodh qe akoma gjendet mes nesh?

    Nje anetar pati shkruajtur nje koment tek tema "Jezu Krishti eshte Zot" dhe kerkonte nje pergjigje per nje foshnje qe vdes disa muajshe dhe a shkon kjo foshnje ne ferr apo ne mbreterine qiellore prane Zotit pasi Zoti ka thene se jemi mekatare qe ate dite qe lindim.

    Ky anetar qe shtroi kete pyetje ka privilegjin te marre nje pergjigje te njejte e ngjashme me ate te nje shtetasi suedez ky i fundit ja shtron si pyetje po nje prifti katolik suedez dhe pak me poshte do te shkruaj pyetjen e shtetasit suedez dhe pergjigjen e priftit nga fader Danieli. Aty mund te gjeje anetarit qe nuk ja mbaj mend emrin te cilit ju fshi komenti pergjgjen edhe per foshnjen disa muajshme. Mjafton te jete i vemendshem ne leximin e pergjigjes

    pyetjet e Majas eshte kjo
    : ku gjendet te afermit tane te vdekur si te vdekur. Motra ime ka vdekur para nje viti. Kisha nevoje te madhe te dija ku ishte ajo, neqoftese mund te me shihte dhe te me ndiqte jeten time, ndermjet te tjerash nuk e kam takuar prej pese vjetesh. Me dukej se i detyrohesha shume. Mua me duket se ajo banon ne parajse dhe eshte shume e lumtur.
    Nje pyetje tjeter eshte se cfare ndodh me te gjithe ata qe nuk besojne ne Zot? Tani dua te siguroj veten se motra ime eshte nje engjell dikund dhe jemi perseri shoket me te mire.

    pergjigja e father Daniel
    Kisha katolike beson se te vdekurit jetojne pas vdekjes se trupit. Shpirterat e tyre jane te pavdekshem. Ata jetojne ne pritje te ringjalljes se trupit, atehere bashkohen me trupin e tyre por me nje trup i cili tashme eshte transformuar, shnderruar. Kjo pritje per bashkim te shpirtit me trupin e transformuar nuk eshte pasive. Ata nuk flejne, ata mund te na ndihmojne, ata mund te luten per ne dhe ne kete menyre edhe te na mbrojne neve. Shperitarat neqoftese nuk pastrohen nga te gjitha mekatet ne jeten e tyre mbi toke, ata kalojne ne nje proces pastrimi qe te behen nje me Zotin.
    Jeta e perjetshme eshte si nje dimension tjeter jo si nje vend tjeter. per kete arsye qielli i "perjetshem" eshte i pranishem me ne por te cilen nuk e shohim.
    Shpirterat qe jane atje ne qiellin e "perjetshem" mund te na shohin ne dhe jane prane nesh.
    Neqoftese njeriu nuk ka besuar ne jete ne Zot dhe eshte perpjekur te beje me te miren gjate gjithe jetes se tij dhe ka ndjekur ndergjegjen e tij, edhe kjo eshte nje rruge drejt Zotit dhe jetes se perjetshme.

    Pyetjet dhe pergjigjet jane perkthyer nga suedishtja ne shqip nga Aleks Lleshaj dhe jane marre nga websiti i kishes katolike ne Stokolm
    www.fragaprasten.nu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Neqoftese dikush tjeter ka pyetje nga me te ndryshmet qe i perkasin kesaj jete qe jetojme mbi toke, jetes se perjetshme me Zotin dhe ne Zotin, teologjike apo cfare do qofte do te perpiqem ti kthej pergjigje duke i rezervuar privilegjin e nje pergjigje sikur te ishte suedez.

    E hapa kete teme edhe per vete faktin se mbas vdekjes se Jezusit, Biri i Hyut u ringjall dhe koincidon ne keto dite te shenjta Pashkesh edhe pyetja e nje anetari qe mori pergjigje per jeten e pertejshme me shpirt dhe trup.
    Jeni te mirepritur per cdo pyetje qe keni
    Aleks Lleshaj Suedi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Ne duart e Zotit.
    Dhe jo vetem shpirti, por tere personi im...
    Ai eshte i mire, i madhe ne dashuri dhe i meshirshem.
    Me mjafton kjo!
    Kam besim ne Te dhe ne besnierine e Tij.

    Torrkerry

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ringjallja e Jezusit
    Nje vizitor i paraqet nje pyetje priftit Daniel

    pyetja e Kristoferit eshte kjo
    pershendetje father Daniel. Kam nje pyetje: Jezusi ishte nje shpirt apo nje nje njeri me trup te gjalle pas ringjalljes? Dua te them se nje njeri i zakonshem nuk mund te kaloje nepermjet mureve, te cilen Jezusi e beri.
    Mire u degjofshim nga Kristoferi

    pergjigja e priftit apo father Danielit
    Neqoftese studjojme Ungjillin si ishte trupi i Krishtit pas ringjalljes, shohim se nxenesit nuk e njohen ate deri ne momentin qe ai u drejtua atyre me emer ose ju dha ndonje shenje.(Joh 20:11-18 ; Luka 24:30-31 ;36-42)
    Kjo pavaresisht se ata(nxenesit) kishin jetuar me ate tre vjet. Trupi i tij me pak fjale duhet te kete ndryshuar. Ai ndermjet te tjerash mund te kalonte nepermjet mureve te mbyllura dhe me pas te zhdukej ose largohej pa lene gjurme( Joh 20:19 ;Luka 24:31). Kjo duhet te kete kuptimin se ishte shpirterore né ndonje lloj menyre. Por pavaresisht kesaj, ai hengri para syve te tyre pas ringjalljes(Luka 24:41-42) Ata gjithashtu mund ta preknin ate(Joh 20:24-29). Pra ai duhet te kete pasur nje trup dhe nuk ka qene vetem qene nje shpirt apo nje fantazem. Apostujt ne fillim e mendonin si nje shpirt apo fantezem por Jezusi i qorton ata ne kete pike dhe u tregon se ai ka nje trup konkret. "Ata u frikesuan dhe te tmerruar ata besuan se qe nje shpirt qe pane. Atehere ai tha "Perse jeni te trembur dhe te mbushur me dyshime? Shikoni duart e mia dhe kembet e mia, jam une dhe askush tjeter. Me prekni dhe me shikoni mua. Nje shpirt nuk ka mish dhe kocka dhe kete mund ta shihni. Kete mund ta shihni se une i kam. Dhe ai u tregoi atyre duart e tija dhe kembet e tija. Dhe ata te mbushur me gezim dhe te habitur akoma nuk besonin dhe Jezusi i pyet ata "ka ndonje gje per te ngrene ketu? "Atehere ata i zgjaten pak peshk te pjekur dhe pane se si e mori dhe e hengri(Luka 27:37-43)
    Jezusi duket i etur dhe perpiqet te tregoje nxenesve se ai ka nje trup. Ky eshte vertet nje parakusht se trupi yne do te shfaqet dhe do te kthehet ose shendrrohet si i atij.

    Ne letren e pare te Palit per korintasit flitet gjithashtu per trupin e Krishtit pas ringjalljes ne terma te njejte dhe te ngjashem. "Njeriu i pare, Adami, u be nje qenie me jete. Por Adami i fundit u be nje shpirt i cili jep jete(1 Korinth 15:45). Ketu synon Pali per Krishtin kur ai flet per Adamin e fundit.

    Por ai flet gjithashtu edhe per ne kur ne te ngjallemi prej te vdekurve dhe nenkupton se ne do te kemi trupa shpirteror. "Tani shtron pyetjen dikush: Si ringjallen te vdekurit? Cfare trupi kane ata kur te ringjallen?(1 Kor 15:35).
    Keshtu shkojne gjerat edhe me ringjalljen e te vdekurve.(1 Korinth 15:42-43). Lexo ne Bibel gjithashtu (1 Korinth 15:44) (1 Kor 15:39-40)
    Shtepia jone eshte ne mbreterine qiellore dhe prej atje presim gjithashtu ate qe
    do te na shpetoje ne, zotin Jezu Krisht. Lexo gjithashtu ne bibel (Fil 3:20-21)

    perkthyer nga websiti i www.fragaprasten.nu

    Ps: Qe te kuptoni me drejt Zotin ne Bibel, nuk mjafton te lexoni vetem pjeset te cilat flasin ne menyre konkrete por te gjithe pjesen e kapitullit ku fillon me titull deri ne fundin e panderprere te fjales qe nuk eshte vetem disa fjali dhe mbaron me pike dhe deri aty ku fillon nje pjese tjeter me titull te ri. Duhet te kemi parasysh se bibla ne gjuhen shqipe nuk eshte aq e zhvilluar ne perkthim dhe ne detaje prandaj ndoshta fjala bie "letra e pare e korinthasve nuk ka detaje ne numra si pershembull 15-35 qe eshte fjalia ku synohet konkretisht te kuptojme Zotin ne bibel. Menyra konkrete e perdorur nga prifti duke zgjedhur fjali te vecanta me shume synon ata qe kane lexuar pjese nga bibla por qe nuk jane kthjellesuar per te lexuar te gjithen dhe per te kuptuar Zotin ne fjalet e tij dhe si na shfaqet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 31-03-2010 mė 12:32 Arsyeja: ndryshim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    nje sqarim

    nje koment nga une ne lidhje me hapjen e kesaj teme, pergjigjet qe kam marre por edhe per kuptimin qe shume lexues mund ta mendojne si tejkalim te kuptimit te jetes mbi toke.

    Ata qe merren vetem me jeten e Jezu Krishtit mbi toke sipas prifterinjve, eshte thjeshte besim siperfaqesor dhe jo shume bindes. Ky besim siperfaqesor eshte i praktikuar ne ate menyre saqe ringjallja e njeriut Hyj per keta njerez eshte thjeshte nje mashtrim dhe ketyre njerezve do tu interesonte me shume jeta mbi toke.
    Duhet pasur parasysh se edhe sekte te tjera fetare qe kane vepruar ne Shqiperi mbas renies se diktatures, te cilet kane shperlare trurin shume njerezve me mendimin se ka nje bote tjeter me te lumtur se kjo duke i detyruar ata njerez te manipuluar te kalojne ne vetvrasje. Vetem ne krahinen e Mirdites ndodhen disa vetevrasje.

    Kisha katolike i ka denuar keto lloj aktesh vetevrasjesh te cilat nuk kane asnje te perbashket me jeten e njeriut mbi toke, jete e cila eshte dhurate te Zotit per ne bij te kesaj toke, sepse ne Beslidhjen e Vjeter po te jeni te vemendshem thuhet se ne Pashken e hebrenjve u filjua dhe sot akoma flijohet nje qengj per nder te Zotit i cili shpetoi femijet e Izraelit nga e keqja qe mund tu vinte dhe keto sekte fetare nuk kane asgje te perbashket me jeten e Jezu Krishtit qe u kryqezua per mekatet e njerezve mbi toke. Ngaqe ne nuk e njohim mire Zotin, ngaqe kemi frike ta pranojme Ate ne veten tone, tkurremi edhe te mendojme se jeta tjeter eshte dicka per te cilen duhet menduar ne ditet e fundit te jetes. Por ne nuk kuptojme se Zoti na dha kete jete ta jetojme dhe se jemi krijese e Tij. Rruga e amshuar dhe e perjetshme per ne boten tjeter vjen vetem duke qene besimtar, duke bere vepra te mira ne kete bote, duke dashur jeten tende se pari dhe me pas te japesh dashuri edhe per te tjeret sepse Jezu Krishti eshe dashuria ndermjet njerezve. Zoti na e dha kete jete dhe eshte Ai qe vendos se sa duhet te jetojme. Duhet te lutemi gjithmone ta duam kete jete, kur bejme mekate te kerkojme falje dhe ti zbulojme vetes ne kete jete pjese te medha te lumturise se kesaj jete te cilen nganjehere e kemi shume merzi per shkak te disa disfatave dhe vuajtjeve te pakuptimta. Zoti na ka dhene femijerine, adoleshencen, pjekurine, burrerine, pleqerine dhe te gjitha keto lloj momentesh ne jete duhen vleresuar dhe te behet e mundur te jetohen sa me shume sepse jeta mbi toke mund te duket shume e shkurter por eshte e mjaftueshme, mjafton te dime si ta jetojme.

    Komenti u shkruajt nga A.Lleshaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 08-04-2010 mė 12:18 Arsyeja: ndryshim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •