Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Kadaresë ia shkruan parathënien e librit "Aksidenti" - autori i vdekur tash 20vjet

    Aksidenti i Kadarese, Dashuria e një shqiptareje me një diplomat të huajShare
    Sat at 4:20pm
    Image via Wikipedia
    Fatmira Nikolli

    Ajo është historia e një marrëdhënieje të një vajze shqiptare me një diplomat karriere të huaj. Ngjarja vendoset në kohën e Luftës së Kosovës, e si diplomat ai merr pjesë në shumë takime ndërkombëtare, ku do të vendosej nëse do të ndërhyhej në Kosovë, a jo. "Aksidenti" është një libër që të rrëmben, të lidh pas vetes, për të parë se si do të vijojë marrëdhënia e çuditshme mes dy personazheve kryesore, diplomatit dhe vajzës. Ngjarjet e takimet mes dy protagonistëve zhvillohen më së shumti jashtë vendit. Vdekja nga një aksident mbetet mister, duke mos e kuptuar nëse u vdiqën nga aksidenti, apo qe dikush që i donte të vdekur... Për vdekjen hetojnë shërbimet sekrete shqiptare e serbe, po asgjë nuk del në dritë....Ky libër është shkruar rreth pesë vite më parë dhe deri tani është botuar në frëngjisht, spanjisht e italisht. Sipas botuesit të shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri, Bujar Hudhri, ai do të vijë së shpejti në gjuhën shqipe. Në fakt ka qenë vetë autori që nuk e ka parë akoma të arsyeshme që ky libër të vijë në shqip. "Është i vetmi libër i Ismail Kadaresë që flet për një temë aktuale", - thotë Hudhri, e mbase ka qenë pikërisht ajo çfarë në vitin 1999 ndodhi në Kosovë që e frymëzoi.
    Vlerësimi nga
    Giorgio Manganelli
    "Ajo që beson se e kujton, nuk është kurrë ajo që ke parë". Kështu e titullon Giorgio Manganelli, recensën e tij mbi librin "Aksidenti" të Kadaresë. Më tej ai shton se "Kadare është një krijues madhështor librash me histori që tregojnë ndjenja të dhunshme, sundimtarë me inteligjencë të cekët e të ashpër". Vlerësimi i tij është publikuar në "LONGANESI, Biblioteca dei narratori. Në të Manganelli shkruan: "Në agim të 17 tetorit, në kilometrin e 17-të të një rruge që të çon në aeroportin austriak, një taksi del nga rruga dhe përplaset me një luginë të thellë. Dy pasagjerët janë, një burrë dhe një grua e re, të dy me kombësi shqiptare, dhe vdesin nga goditja. Taksisti i mbijetuar, nuk arrin të shpjegojë shkakun e aksidentit: e vetmja gjë e veçantë që mban mend është se (ose kujton se e ka parë) është se ka vënë re diçka në pasqyrën e pasme, por nuk është në gjendje të përcaktojë se çfarë ishte, as nuk thotë se kush ishin dy udhëtarët, ku shkonin dhe pse. Nga sondazhet merret vesh se viktimat ishin të dashuruar. Rasti, i paraqitur si fillim si "incident i pazakontë", është shqyrtuar nga ana e shërbimeve sekrete serbe dhe shqiptare, por as ata nuk të çojnë gjëkundi. Ky ishte me të vërtetë një aksident, apo një vrasje me sfond sentimental, apo mos ka qenë vrasje politike? Duke e parë në dimensionin emocional, në atë historik e politik, narracioni lë të hapura dyshimet deri në momentin e fundit për zgjidhjen e misterit. Ajo që Ismail Kadare, përtej fakteve shqyrton në faqet e librit është një histori dashurie. Deri në pikën kur lexuesit i duhet të pyesë veten nëse dashuria ekziston vërtet apo jo, nëse është një iluzion, një maskë... "Kur e pyetën për herë të njëqindtë shoferin se çfarë kishte parë në pasqyrë, ai nuk kishte thënë asnjë përgjigje. Veprimet e mjekut, të cilin e kishin këshilluar të mos e lodhnin, nuk i hynin në vesh gjykatësit e nuk e ndalonin që të vazhdonte. Çfarë spektakli i ishte ofruar syve të tij në pasqyrën e pasme ... me fjalë të tjera, çfarë kishte ndodhur në ndenjësen e pasme të taksisë, gjë kaq e çuditshme saqë e kishte shkëputur atë nga vëzhgimi i rrugës? Një grindje midis dy pasagjerëve? Apo ndoshta përkëdheljet? Njeriu i plagosur tundi kokën e tij: asgjë prej këtyre. Pra, çfarë? Pothuajse thirri një tjetër. Pse e humbët mendjen? Çfarë dreqin keni parë? Mjeku do të ndërhynte përsëri kur pacienti, sërish me një ton në rënie, filloi të tregonte. Në fund të fjalimit të tij, i cili dukej i pafund, gjykatësi dhe mjeku shkëmbyen një vështrim mëdyshjeje. Sipas të plagosurit (shoferi i taksisë), të dy udhëtarët në sediljet e pasme kishin dashur në të gjitha mënyrat vetëm të putheshin...
    ….

    Giorgio Manganelli (November 11, 1922 - May 28, 1990) was an Italian journalist, avant-garde novelist and literary critic. A native of Milan, he was one of the leaders of the avant-garde literary movement in Italy in the 1960s. Manganelli translated Edgar Allan Poe's complete stories and authors like T. S. Eliot, Henry James, Eric Ambler, O Henry, ... See MoreRobert Louis Stevenson, byron's Manfred and others into Italian. He published an experimental novel, Hilarotragoedia, in 1964, doing so as part of the avant-garde Gruppo 63 (Group 63). He died in Rome in 1990....
    Kerko me google, per autorin e parathenies se Librit “aksidenti” te kadarese….
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    Eshte nje lajm i bujshem per nje autor si Kadare per t'i kaluar "aksidente" te tilla. Giorgio Manganelli eshte nje emer i njohur i letersise italiane. Cfare lexova gjithashtu eshte qe Giorgio Manganelli e ka komentuar Kadarene si autor ne teresi per librat e tij dhe jo per librin "Aksidenti"

    "Kadaré è un costruttore superbo di libri, di storie che brulicano di sentimenti violenti, governati con intelligenza secca, severa, geometrica." [Giorgio Manganelli]
    Komenti dhe vleresimi i Magnanellit eshte zgjedhur si citim per te terhequr me shume lexues.
    Me poshte eshte edhe link i pershkrimit te librit, nga eshte bere perkthimi prej Fatmira Nikolli dhe asgjekundi nuk gjendet emri i Magnanellit pervec se ne kuoten e melartme.
    http://www.illibraio.it/dettaglio/65...-che-hai-visto
    Nuk e di ne eshte nje nje keqdashje per Kadaren apo moskuptimi i gjuhes ne ate fare mase qe e ka cuar ne nje perfundim te tille autoren e shkrimit?!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mendo sa të plota vijnë lajmet me 'telefonin e prishur të pseudo gazetarëve shqiptarë të ditëve tona'. Lajme, për vetë autorët shqiptarë që janë akoma gjallë e i mbrojnë vetë veprat e tyre, shpërndahen pa bazë apo një lloj studimi plotësues për atë që shkruajnë e botojnë në shtyp . Çfarë mund të pritet kur shtypi prezanton shkrimtarët e huaj? E bardha bëhet e zezë dhe publiku vazhdon lexon si të ishin të gjitha telenovela...

    Librin 'Aksidenti' e kam porositur në anglisht nga amazon kur del për ne në nëntor. Në publikimet dhe prezantimet në anglisht (si ato për UK në gusht apo US në nentor), asnjëri/a nuk zë në gojë 'prezantimin e gjërë' të Manganellit. Por dhe në italisht nga gjithçka gjeta, vetëm citimin që ka gjetur dhe shigjeta, lexova.

    Pyetja qëndron, Fatmira Nikolli, ka publikuar diçka pas shkrimit më lart për të sqaruar gabimet?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Përpjekje përkthimi

    "Kadaré è un costruttore superbo di libri, di storie che brulicano di sentimenti violenti, governati con intelligenza secca, severa, geometrica." [Giorgio Manganelli]

    "Kadarè është një krijues i shkëlqyer librash, historish që gëlojnë nga ndjenja dhune, të dominuara nga një inteligjencë e mpreftë, e rreptë, gjeometrike"

    Ky vlerësim i Manganellit është thënë në një kontekst gjithpërfshirës për vlerën e Kadaresë si shkrimtar dhe nga Longanesi është përdorur si sllogan edhe kur është botuar "Prilli i thyer".("Aprile spezzato")

    Propozoj që moderatorja Shigjeta ta ndërrojë Nikun e saj në: "Syri i Shqiponjës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •