Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Bashkiakët i drejtohen qeverisë: Mos bllokoni e devijoni fondet e Bankës Botërore

    KORÇË - Pas kërkesës së qeverisë për të devijuar fondet e Bankës Botërore ka reaguar kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili i kërkoi Kryeministrit Sali Berisha të mos dëmtojë të tej qytetin e Korçës.


    Në një prononcim për mediat, Peleshi u shpreh se fondet për rikonstruksionin e qendrës së qytetit të Korçës nuk mund ti kalojnë Shkodrës, ndërsa ka shtuar se qeveria me këtë vendim po krijon një problem tjetër me përmasa edhe më të mëdha.


    "Kjo që po ndodh me Korçën është e papranueshme madje do të thoja shumë e rëndë. Ky është një nga investimet më të rëndësishme të bashkisë së qytetit tonë. Unë dëshiroj ti kërkoj qeverisë të reflektojë që problemin e shkaktuar në Shkodër mos kërkojë ta zgjidhë duke shkaktuar një problem tjetër në qendër të qytetit të Korçës, por të gjejë burime të tjera për të mbështeur financiarisht zonat e goditura nga përmbytjet", u shpreh kryebashkiaku i Korçës.


    Apeli i tij i drejtohet edhe Bankës Botërore, që kjo e fundit të mos bëhet pjesë e kërkesës së qeverisë, por të vazhdojë të përmbushë bashkëpunimin me qytetin e Korcës, në këtë projekt kaq të rëndësishëm për kryeqendrën e juglindjes. "I kërkoj Bankës Botërore që të mos bëhet pjesë e kërkesës për rialokimin e këtyre fondeve por ta vazhdojmë së bashku projektin kaq të rëndësishëm për qytetin e Korcës", përfundoi Peleshi.

    ****


    BERAT- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar nga Berati, se qeveria po bllokon investimet dhe projektet për këtë zonë, në mënyrë të qëllimshme. Ai i është referuar vendimit më të fundit të Bankës Botërore për anulimin e projekteve në këtë qytet, duke lënë të kuptohet se aty është dora e qeverisë.


    "Vendimi i marrë për anulimin e projekteve është tendencioz dhe jo i panjohur"- ka thënë Braçe, duke shtuar se kjo është një arsye tjetër më shumë për të protestuar.


    Sipas Braçes projekti në fjalë do të bënte të mundur ndërtimin e tregut në këtë qytet, që do të sillte me vete edhe zhvillimin e ekonomisë. Ndërkohë që tregu aktual, ndodhet në gjendje të mjeruar dhe nuk ofro kushtet minimale për t'u quajtur i tillë.


    Ai u ka bërë thirrje gjithë beratasve që të bashkohen protestës së PS-së për transparencë dhe krizën e gjithanshme që ka përfshirë vendin, në 10 prill në këtë qytet.

    shekulli
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne Kuadrin e revolucionit stalinisto-skafisto polpotist qe ka shpallur ed ruci do i degjojme dhe hungerimat e histerizmat e erioneve zhapike me lesh e pa lesh e peleshi te mafies enveriste..
    kjo kelysheri e felliqur do gjeje cdo "argument" per te sajuar "arsyet" per te nxitur e grumbulluar falangat me Caushe vlore e altin dardha berati e raqke 5 dyqanesh pe korce.. e nardusha ndoke pe shkodre.. qe ta pergjakin khmer ruzhoisht kte pranvere..

    ja kjo eshte o korca..

    shpresoj te mos u kete sukses kasaphana qe kan pergatitur kaq persosmerisht.. kolera seli roze..

    u shofshin vete ne kte ferr qe po pergatisin prej kaq kohesh..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    “Berisha ka bllokuar financimet e huaja për bashkitë e majta”

    TIRANE – Shoqata për Autonominë Vendore denoncoi sot bllokimin sipas saj nga Qeveria të fondeve të dhëna nga Banka Botërore për Komunat dhe Bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
    Bledar Cuci, përfaqësues i Shoqatës për Autonominë Vendore në një konferencë për media, i bëri thirrje sot qeverisë ti japë fund praktikës së bllokimit të financimeve të huaja për komunat dhe bashkitë që drejtohen nga përfaqëesues të spektrit politik të majtë.
    “Opozita është më të vendosur se kurrë dhe do të përdorë çdo mjet demokratik për të frenuar këtë revansh politik të paprincip dhe antikushtetues që ka ndërmarrë qeveria Berisha ndaj qeverive vendore”, tha Bledar Cuci.
    Ai tha se këto veprime të qeverisë po çojnë drejt një humnere te rrezikshme të gjithë njësitë e pushtetit vendor.
    Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Kamila Numah deklaroi se financimet e Bankës Botërore janë ndërprerë si pasojë e bllokimit të njërit prej komponentëve të projektit nga Ministria e Brendshme shqiptare. (Lajmifundit)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Ja cfare ben krimineli diktator i etur per pushtet
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    david.. ti mund te paraqitesh me foton e babit si kapterr te enverit.. ose te mamase tende ndac te veshur si mantenute e selise roze ku shplodhin hallatet hamshoret atje ose si tornitore ne uzin traktori.. kurse me portretin e sali berishes nuk e ke ate te drejte te tallesh e ta deformosh..

    ne ju kuptojme se juve ju vret syte demokracia qe ka sjelle berisha.. por nuku ju bejme dot derman..

    le te durojne soji juaj pa futur miletin ne burg per nje llaf goje ne radh te vajgurit.

    nuku u ngopen ata..

    ?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •