-
Muslimani i pergjigjet librit te kristianit
PĖRGJIGJE AUTORIT TĖ SHKRIMIT
NJĖ PREZANTIM I VEĒANTĖ MUSLIMANĖVE
Pėrmes njė dialogu imagjinar me njė musliman, autori nė fjalė kėrkon ta bindė atė se:
1- Bibla ėshtė fjala e vėrtetė e pandryshuar e Zotit.
2- Krishti ėshtė Zoti.
3- Krishti u kryqėzua pėr tė paguar mėkatet e njerėzve dhe u ringjall ditėn e tretė.
4- Parajsa kushtėzohet nga besimi nė Krisht.
Ajo qė na shtyn t'i pėrgjigjemi ėshtė hyrja e autorit Jeta e tyre laike.
Autori i quan muslimanėt laikė dhe dėshiron ti ingranojė ata nė fe, por jo nė fenė e tyre Islame, por nė fenė e vet kristjane, pasi me qenien e tyre muslimanė, ai nėnkupton tė qenurit e tyre tė pafe.
---------------------------------------------------
Autori pyet muslimanin:
A e dini me siguri se pas vdekjes do te jeni nė parajsė?
Muslimani pėrgjigjet: Zoti e di.
Autori: A mė lejoni tju tregoj si e mėsova unė se ēfarė do tė ndodhė me mua dhe qė ta mėsoni edhe ju?
Muslimani: Sigurisht
Autori: Bibla na mėson pėr kėtė.
Ajo thotė:jua shkrova kėto gjėra
qė tė dini se keni jetėn e pėrtejshme.
Muslimani: Tė lutem, prit pak, ēfarė ėshtė Bibla pėr tė cilėn flet? Mos do tė thuash Kurani i Shenjtė? Autori: Miku im, dua tė them Bibla tė cilės Kurani i drejtohet:Tora (Teurati) Zebur dhe Engel (Inxhil) dhe u kėrkon tė besoni nė kėto libra.
Muslimani: Po ky libėr ėshtė deformuar.
Tė krishterėt e ndryshuar Biblėn.
Autori: Unė mundem t'i pėrgjigjem shumė lehtė kėsaj akuze, pėrmes Kuranit, Historisė dhe Biblės.
-------------------------------------------------
~~~ Meqė autori i drejtohet muslimanit miku im edhe ne po ashtu po i drejtohemi atij. Miku im!
Pėrmes Kuranit nuk mund t'i pėrgjigjesh akuzės sė ndryshimit, sepse Kur'ani ua zbuloi kėtė muslimanėve, pėrndryshe kush do tu tregonte atyre se Bibla ėshtė e ndryshuar nga kristianėt?
Nėse Bibla do ishte Teurati, Zeburi dhe Inxhili, ju do ishit muslimanė, por ajo nuk ėshtė pėrmbledhėse e kėtyre librave me autor Allahun zbritur Musait, Dautit dhe Isait, por ėshtė njė bibliotekė librash dhe me shumė autorė. Zoti nuk zbriti ndonjė libėr me emrin Bibėl. Kėtė emer ia vunė kristianėt bashkimit qė i bėnė testamentit tė vjetėr me testamentin e ri nė shekullin e XVI (16) pas shfaqjes se protestantizmit.
Kur emrin librit ia vėnė njerėzit e jo Zoti, ēpritet nga pėrmbajtia e tij?
Bashkimi i librave, duhej tė ēonte nė bashkimin e feve, dhe tė jepnin njė fe me njė emėr tė ri siē na dhan njė libėr me emėr tė ri.
Pak a shumė kėtė gjė e kanė realizuar dėshmitarėt e Jahovait, tė cilėt kanė bashkuar Jehovain e judenjėve me Krishtin e kristianėv.
~Sa pėr historinė miku im, ajo dėshmohet me fakte e jo me fjalė.
Ku ėshtė Tora (Teurati) pllakat qė iu dhanė Moisiut(Musait)?
Po Ungjilli (Inxhili) qė iu dha Jezusit (Isait)?
Nėse do tė ishte Ungjilli i Krishtit, a do tė kishte Ungjill tė Mateut?
Ungjilli ėshtė njė apo ishin katėr?
Nėse jan katėr a jan tė ndryshėm apo njėsoj? Nėse janė njėsoj perse duhen katėr!?
Nėse janė tė ndryshėm atėherė Bibla ėshtė e ndryshuar.
~Nga Bibla pėr tiu pėrgjigjur akuzės, autori shkruan: I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia.(IITimoteu 3:16).
Por kėtė thėnie tė Biblės e hedh poshtė vetė Bibla, ku thotė: Pasi shumė vetė ndėrmorėn renditjen e ngjarjeve siē na i pėrcollėn dėshmitarėt okularė, mu duk e mirė tė ti shkruaj
i nderuar Teofil.(Luka 1:1-3). Pra i gjihė shkrimi nuk qenka frymėzim, por raportim dhe ungjijtė qenkan shumė dhe jo vetėm kėto. Ku janė ungjijtė e tjerė me dėshmi, tė vėrteta, dėshmitarėsh okularė?
A mund tė flitet mė pėr saktėsi, seriozitet tė Biblės?
Autori e njofton muslimanin se parajsa ėshtė njė dhuratė falas,
sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja,por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme. (Romakėve 6:23).
~Jeta e pėrjetshme, miku im, nuk ėshtė cilėsi vetėm e banorėve tė parajsės, por edhe e atyre te ferrit dhe mėkatet nuk shlyhen me vdekje por me ferr, pėrndryshe ekziztenca e tij do ti ishte e panevojshme.
Autori shkruan Perėndia ėshtė i mėshirshėm ndaj sdo na dėnojė, Perėndia ėshtė dashuri(Gjoni 4:9), por ėshtė edhe i drejtė ndaj duhet tė dėnojė mėkatin
Nuk lė pa ndėshkuar fajtorin(Eksodi 34:7).
Perėndia e zgjidh kėtė problem me personin e Jezu Krishtit, atė qė ėshtė "i pėrjetshėm", njeriu-Perėndi.
A ju duket zgjidhje e drejtė, miku im, tė dėnosh mėkatin dhe jo mėkatarin, tė ndėshkosh tė pafajshmin e jo fajtorin?!
Ndėshkimi i tė pafajshmit nuk e shlyen mekatin por e dyfishon atė.
Muslimani i thotė: Si goxoni ta quani Krishtin Zot tė pėrjetshėm?
Po bėheni politeistė(me tjetėr Zot veē Perėndisė Njė i Vetėm).
Autori pėrgjigjet: Pėr disa minuta do ju dėshmoj nga Kurani dhe Bibla qė Krishti ėshtė Zot.
~Ti kėrkosh Kuranit tė tė vėrtetojė qė Krishti ėshtė Zot, do tė thotė tė jeshė i sėmurė, kur dihet mirė qė deviza e Kuranit ėshtė LA ILAHE IL-LALLAH
"Nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte perveē ALLAHUT" qė do tė thotė: as Zeusi,as Buda,as Krishti dhe askush tjetėr veē Allahut nuk ėshtė Zot dhe nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė.
Nga Kurani citon njė ajet qė konfirmon se Krishti ėshtė fjalė e Zotit dhe jo Zot, nga Bibla citon:Nė fillim ishte fjala dhe fjala ishte pranė Perėndisė dhe fjala ishte Perėndi
dhe fjala u bė mish e banoi ndėr ne(Gjoni1:1-14).
Nė tekstin origjinal siē konfirmon Kurani dhe llogjika ka qenė
Dhe fjala ishte e Perėndisė dhe jo fjala ishte Perėndi sepse:
1- Fjala ose tė folurit, nuk ėshtė qėnie mė vete por cilėsi e qėnies.
2- Fjala ishte pranė Perėndisė dhe jo Perėndia ishte pranė Perėndisė se do kishim dy Perėndi pranė njėri-tjetrit.
3- Fjala u bė mish e jo Perėndia u bė mish, sepse mund ta hante ujku e tė ngelnim pa Perėndi.
4-Kur thuhet:Nė fillim ishte fjala nuk bėhet mė fjalė pėr Perėndinė, se Perėndia nuk ka fillim. Nė fillim ishte fjala qė del nga Perėndia, pastaj mishi(njeriu) Jezusi qė del nga Maria dhe fjala ishte pranė Perėndisė pastaj dėrgohet pranė Maris.
Atėherė: Cila ishte fjala dhe kush e dėrgoi?
-Kurani dhe llogjika konfirmojnė se Shpirti i Shenjtė dhe engjėlli Gebrail (Xhebrail) janė e njėjta gjė qė sollėn tė njėjtėn fjalė.
Do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė.
Nėse Shpirti i Shenjtė dhe engjėlli Gebrail do tė ishin dy qenie tė ndryshme do tė kishim dy djem, d.m.th. dy Jezusa.
Maria mbeti shtatzėn dhe e gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Perėndisė qė thotė:
Ja virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė. (Mateu 1:18-23)
Perėndia dėrgoi engjėllin Gebrail tek Maria dhe i tha: Ja,ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė e do tia lėsh emrin Jezus. (Luka 1:26-31).
Fjala mbartte nė vetvete proēesin e ngjizjes, gjininė e fėmijės dhe emrin e tij.
Si mundet tė ndodhė kjo pa rolin e burrit?
Edhe vet Maria habitet ndaj pyet engjėllin
Si do tė ndodhė kjo pėrderisa nuk njoh burrė? por Me Perėndinė asgjė sėshtė e pa mundur.(Luka 1:34-37).
Jezusi(Isai) ėshtė fjala e Perėndisė, jo biri i Perėndisė, se tek Maria nuk shkoi Perėndia, por fjala e Tij qė hyri tek Maria pėrmes engjėllit Gabriel (Xhebraili nė daē thuaj Shpirtit tė Shenjtė) dhe qė andej doli mish-fėmijė-Jezus, pra hyri fjalė e doli djalė, ndaj Jezusi ėshtė fjala e Perėndisė dhe biri i Marisė.
Kėtė dėshmon Kurani e Bibla e pėrforcon.
Autori vazhdon:Krishti ėshtė i pėrjetshėm.
~Miku im! Po si qenka i pėrjetshėm kur pėr ju kristianėt vdiq (dhe u ringjall tė tretėn ditė), e pėr muslimanėt do tė vdesė pas zbritjes nė tokė?
Pra kur vdes, fjala jetė zėvendėsohet me fjalėn vdekje dhe nė vend tė shprehjes: Krishti ėshtė i pėrjetshėm kemi shprehjen Krishti ėshtė i pėrvdekshėm.
Miku thotė:Krishti vdiq pėr tė paguar mėkatet tona.
Po a vdiq Zoti? Jo tė thonė se ai ėshtė Zot dhe njeri dhe ai qė vdiq ishte Krishti njeri dhe jo Krishti Zot.
Mos vallė ka dy Krishta, njė Zot dhe njė njeri? Nėse ka vetėm njė, a ėshtė gjysma Zot dhe gjysma njeri?
Nėse ėshtė njė i plotė a bėjnė 1-1=1 ?
Tė thuash Krishti ėshtė Zot dhe njeri ėshtė sikur thua dyshi ėshtė njė.
Po ēshtė kjo pėr ju miku im?
Ju thoni qė treshi ėshtė njė: Unė dhe Ati jemi nje. (Gjoni 10:30).
Unė (njė) dhe Ati (njė) jemi njė ose 1+1=1.
Edhe fėmijėt, akoma pa hyrė nė shkollė tė thonė se 1+1=2.
Por tek njėshi nuk hyn vetėm Ati por edhe shpirti i shenjtė ndaj kemi: 1+1+1=1.
Kur pėrmendim birin, pse ta lemė nėnėn?
Po tė mos ishte nėna sdo tė ishte as biri ndaj kemi: Unė dhe Ati dhe Nėna dhe Shpirti i Shenjtė jemi njė, ose: 1+1+1+1=1.
Sikur ēėshtja tė mbaronte kėtu?!!!:
Kush ha mishin tim (bukėn), dhe pi gjakun tim (verėn), ai ėshtė nė mua dhe unė jam nė tė.(Gjoni 6:56).
Atėherė kemi: Unė dhe Ati dhe Nėna dhe Shpirti i Shenjtė dhe ngrėnėsit e mishit tim (qė e hėngrėn) jemi njė ose 1+1+1+1+1+1+1
n=1.
A hahet Zoti miku im???
~Ideja, qė Krishti vdiq pėr tė shlyer mėkatet, e hedhur nga Pali do tė ndryshonte jo thjeshtė natyrėn e misionit tė Krishtit, pėrcaktuar nė vetė termin Krisht=Mesih=i Prekur(me vaj)= i zgjedhur Mbret,
por edhe natyrėn e vetė Krishtit.
Shlyerja e mėkateve nuk mund ti atribohej Krishtit si njeri se bėhet fjalė pėr mėkatet e gjithė njerėzve por Krishtit si Perėndi a Bir i Perėndisė qė sė bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė do tė formonin Zotin Krisht qė bėhet njeri pėr tė shpėtuar botėn nga mėkati qė kish kryer Adami, pėrmes vdekjes nė kryq (tė Jezusit).
A ka kuptim miku im tė vritet Perėndia, qė tė shpėtojė njerzia?
Po sikur Krishti tė besohej, e tė zgjidhej Mbret, kush do ti paguante mėkatet?
Kėshtu mėkati prodhoi(solli) Zotin e ri (Krishtin), tė pa njohur e tė pa njoftuar mėparė as nga Abrahami (Ibrahimi), as nga Moisiu, as nga askush tjetėr pėrveēse si mbret, pėr pasojė edhe tė dėrguarin e ri tė kėtij Zoti (Palin) madje me misionin mė tė madh se vėtė Krishti. Zoti (Jezusi) i tha (Ananisė): Shko sepse ai (Pali) ėshtė vegla qė kam zgjedhur pėr ta sjellė emrin tim para johebrenjve, mbretėrve dhe bijėve tė Izraelit.(Veprat e Apostujve 9:15).
Ndėrsa misjoni i vetė Krishtit ishte: Nuk jam dėrguar gjėtiu pėrveēse tek delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit(Mateu 15:24). A ėshtė logjike qė misioni i Palit tė jetė mė i madh se misioni i Krishtit?
Qė tė dėrgohet i dėrguari i Krishtit tek izraelitėt qė nuk besuan Krishtin?
Qė tė besohet Krishti si Zot kur nuk u besua nga ata si i dėrguar e mbret, edhe pse e kishin rritur vetė?
Zoti qė predikon Pali ndryshon nga Zoti i Krishtit.
Pali predikon njė Zot natyror, tė dukshėm, tė prekshėm, tė lindshėm, tė vdekshėm, zot qė adhuron.
Nėse Krishti ishte Zot, pėrse ka adhuruar, ėshtė falur, ėshtė lutur dhe ka agjėruar?
Zoti nuk adhuron, Atė tė tjerėt e adhurojnė, prandaj ėshtė Zot.
Po tė ishte Zot pėrse flinte gjumė?
Kush e drejton botėn kur Zotin e zė gjumi?
Po tė ishte Zot, pse erdhi me libėr?
Kujt i duhej libri kur ishte vetė Zoti?
Kur ėshtė ujku kujt i duhen gjurmėt?
Po tė ishte Zot pėrse ishte i dukshėm?
Po ta shohėsh Zotin kush kėrkon tė besosh?
Ēvlerė ka besimi nė gjėrat qė shihen?
Gjėrat qė shihen nuk i mohon dot.
Ndėrsa Krishti predikoi Zotin e mbinatyrshėm, Zotin e vėrtetė qė s'kapet nga shqisat: Dhe Ati qė mė dėrgoi, Ai vet ka dėshmuar pėr mua, ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e Tij dhe as se keni parė fytyrėn e Tij(Gjoni 5:37)
Pali predikoi njė fe tė ndryshme nga feja e Krishtit.
Pali predikoi njė kristianizėm pa vepra, pa urdhėra, pa ndalime, pa ligje: Ne pra konkludojmė se njeriu ėshtė shfajsuar nėpėrmjet besimit, pa veprat e ligjit(Romakėve 3:28).
A konkluzionet e njerėzve quhen fe miku im?
A konkluzionet e Palit i besoni si fe?
Ju jeni palianė apo kristianė? Konkluzionet e Palit kontrastojnė me misionin e Krishtit. Krishti erdhi dhe do tė vijė qė ligji tė bėhet i pėrbotshėm dhe jo tė hiqet fare.
A ata qė zbatojnė konkludimet e Palit janė fetarėt (jolaikėt) qė do tė hyjnė nė parajsė?
Po a dėshiron tė kuptosh o njeri i kotė se besimi pa vepra ėshtė i vdekur (Jakob 2:20).
-Ndėrsa krishti predikoi fenė tradicionale tė gjyshit dhe vėllezėrve tė tij; Abrahamit, Muisiut, Davidit, Solomonit, fenė e vėrtetė tė Zotit tė vėrtetė; Mos mendoni se erdha tė shfuqizoj ligjin ose profetėt, por pėr t'i plotėsuar (Mateu 5:17).
Ska dyshim qė Krishti nuk erdhi pėr tė shlyer mėkatet por pėr tė plotėsuar dhe krishteruar = mbretėruar me ligjin e Zotit siē mbretėron ligji i Tij nė qiell
Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardht mbretėria jote, u bėft vullneti yt edhe nė tokė si nė qiell, dhe na i fal mėkatet tona siē ua falim ne mėkatarėve tonė(Luka 11:2-4)
~Nėse mėkatet do tė ishin shlyer, Bibla, mėsimet e saj dhe lutjet nuk kanė mė kuptim. Lutjet Na i fal Zot mėkatet tona bėhen qesharake.
Ideja e shlyrjes sė mėkatit kundėrshtohet nga realiteti.
Njeriu erdhi nga parajsa nė tokė si dėnim pėr mėkatin, por kur mėkati u shlye pėrse nuk u rikthye njeriu nė parajsė?
~Pali thotė: Me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė. (Romakėve 5:12)
A ėshtė kjo e vėrtetė? A nuk ishin dy ata qė mėkatuan, Adami dhe Eva? Nėse mėkatin e Adamit e pagoi Krishti, mėkatin e Evės kush do ta paguaj?
A nuk i pėrmbyti Zoti mėkatarėt nė kohėn e Noes (Nuhut)? Njerėzit pas tij janė trashėgimtar tė mėkatarėve qė u mbytėn apo tė jomėkatarėve?
Mėkati a nuk pati shtysė tė jashtme djallin? Por shtysat e jashtme nuk trashėgohet se nuk jan nė gen. Njeriu lindi me thonjė por jo edhe me kėpucė.
A nuk ishte dėbimi nga parajsa pėr tė paguar mėkatin?
Po si trashėgohet mėkati qė ėshtė paguar?
Nėse trashėgohet e njeriu lind mėkatar, sėshtė faji i tij ndaj sduhet dėnuar, pra sduhet tė ketė ferr por vetėm parajsė, ndaj u kryqėzua Krishti apo jo, sdo tė kishte rėndėsi.
A nuk mund ta falte Perėndia mėkatin pa qenė e nevojshme tė sakrifikonte veten ose birin? A meritonte mėkati gjithė atė dėnim?
A nuk ėshtė djalli pėr tė shkaktuar mėkatin? Kur ishte mėkati pėrse duhej djalli?
Djalli ėshtė i pranishėm qė tė dallohen mėkatarėt nga jo mėkatarėt: Kush bėn mėkat ėshtė nga djalli, kush lindi nga Perėndia nuk bėn mėkat. Nga kjo njihen bijt e Perėndise nga bijt e djallit(Gjoni 3:8-10).
Do me thėnė; adhuruesit e Perėndisė nga adhuruesit e djallit.
Fjalėt Atė, Bir, Bij asnjėherė nuk kanė kuptim real por figurativ pėr tė treguar mė shumė afėrsi, afrimitet, dashuri e bindje, nėse nė tekstin origjinal nuk ka qenė: Zot, rob, adhurues.Dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem te ati im dhe ati juaj (Zoti juaj Ai tė Cilit i bindeni). (Gjoni 8:44).
Edhe shprehjet A nuk besoni se un jam nė Atin dhe Ati ėshtė nė mua dhe Unė dhe Ati jemi njė (Gjoni 14:10 dhe 10:30), nė tė cilat bazoheni pėr tė treguar se Krishti ėshtė Zoti, kanė kuptime figurative e jo reale.
Ata janė njė si qėndrim e jo si qenie. Krishti nuk ishte nė Atin, se Ati ishte nė qiell ndėrsa krishti nė tokė. Ati ynė qė je nė qiej u shejteroftė emri yt (Luka 11:2),
dhe Ati nuk ishte nė Krishtin se Ati ėshtė mė i madh e mė tė madhin nuk e nxė mė i vogli:
Po shkoj tek Ati se Ati ėshtė mė i madh se unė (Gjoni 14:28)
--------------------------------------------------Muslimani i thotė autorit: E vėrteta ėshtė se dikush u kryqėzua.Ne nuk e dimė nėse ishte Juda, apo dikush tjetėr.
E rėndėsishme ėshtė se dikush tjetėr u kryqėzua e jo Krishti.
Autori i pėrgjigjet: Ka dėshmi se ishte Krishti ai qė u kryqėzua; Afėr kryqit tė Jesusit qėndronin nėna dhe motra e nėnės sė tij, Maria Kleopes dhe Maria Magdalena. Kur Jezusi pa nėnėn e tij, dhe pranė saj dishepullin qė donte i tha nėnės: O grua ja biri yt pastaj i tha dishepullit:
Ja nėna jote (Gjoni 19:25).
------------------------------------------------
~A mendon se Juda nė njė moment tė tillė do tė shqetėsohej pėr nėnėn e Jezusit?
Miku im! Po ti a mendon se Jezusi, njeriu model, do t'i thoshte nėnės sė tij: O grua aq mė tepėr nė ēastet e lamtumirės?
-Nėna e tij, nuk ka qenė fare aty, sepses ska mundur tė shikojė skenėn makabre tė vrasjes sė tė birit, siē koptohet nga verseti vijues, por edhe nėse ka qenė nuk ka qenė afėr qė t'i thoshte sepse nuk i kanė lejuar pasi kėshtu dėshmon Bibla: Aty ishin gjithashtu edhe gratė qė shikonin nga larg mes tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria nėna e Jakobit (Marku 15:40).
Nė fund autori shkruan: Tė gjithė njerėzit e afėrm tė Jezusit armiqtė e tij dhe historia na dėshmojnė se ishte Jezusi ai qė u kryqėzua, por ja qė vjen dikush nė Arabinė Saudite 600 vjet mė vonė dhe pa asnjė lloj dokumenti thotė se nuk u kryqėzua Krishti.
~Miku im! Ai dikush e kishte njė dokument, Kuranin, qė ėshtė Libri i Fundit i Zotit, por problemi ėshtė se ju u besoni letrave tė Palit dhe jo Librit tė Zotit.
Sikur Krishti tė mos ishte ēėshtje e Zotit tė Muhamedit, sdo tė flitej fare pėr tė siē nuk flitet pėr Budėn, Zeusin e tė tjerė, por Krishti ėshtė i dėrguari i tė njėjtit Zot qė dėrgoi dhe Muhamedin.
Krishti e quan ngushėlluesi tjetėr=shpirti i sė vėrtetės: Do ti lutem Atit dhe ai do tju japė njė ngushėllues tjetėr qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, shpirtin e tė vėrtetės. (Gjoni 14:15-16)
Shpirti i sė vėrtetės ose Ngushėlluesi tjetėr nuk ėshtė Shpirti i Shejtė siē thuhet se nuk ka njė shpirt tė shenjtė tjetėr, por ėshtė profeti i tė vėrtetės qė profetizon: Ai do tju prijė nė ēdo tė vėrtetė se nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė tė gjithė ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do tju kumtojė gjėra qė do tė vijnė.(Gjoni 16:13) Zėvendėsuesi i Krishtit ose Ngushėlluesi tjetėr do tė qėndronte pėrgjithmonė d.m.th do tė ishte i fundit dhe nuk do tė zėvendėsohej nga njė tjetėr sepse do ta plotėsonte ligjin dhe profetėt dhe do tė kumtonte gjėrat qė do tė vijnė deri nė fund.
Kurani dėshmon:
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj
.
( El-Maide 3).
Pėr tė njėjtin profet njoftoi edhe Moisiu: Do tu dėrgoj atyre njė profet si ti nga vėllezėrit e tyre dhe fjalėt e Mia do ti vė nė gojėn e tij. (Ligji i Pėrtėrirė 18:18).
Ky profet nuk do tė ishte nga Judenjtė por nga vėllezėrit e tyre Arabėt, trashėgimtarė tė Abrahamit do tė ishte si Moisiu nė ēdo aspekt, si lindja normale dhe vdekje e tillė, tė martuar dhe me fėmijė profetė dhe udhėheqės tė pushtetshėm, tė emigruar (tė larguar nga vend i tyre) etj, dhe fjalėt e Zotit do ti trasmetonte gojarisht siē i dėgjonte dhe jo tė shkruara nė pllaka se sdo dinte ti lexonte sepse Muhamedi (paqja qofte mbi tė) ishte analfabet.
Ky profet si i fundit qė ėshtė, ėshtė aktual edhe pėr judenjtė siē njoftoi Moisiu edhe pėr kristianėt siē njoftoi Krishti edhe pėr tė gjith njerėzit siē njoftoi Muhamedi (a.s).
Nė Kuran, ligjin e fundit tė plutėsuar, thuhet: Thuaj (Muhamed): O ju njerėz! Unė jam i dėrguari i Allahut tek ju tė gjithė.(El-Arafė 158).
Prandaj njoftuan Krishti Ngushėlluesin tjetėr dhe Moisiu profetin si vetja, jo vetėm ta dini por ta besoni atė dhe ligjin, Librin qė solli ai pėr tu mundėsuar hyrja nė parajsė pavarsisht nga besimi i mėparshėm.
~Ju thoni miku im se nė parajsė, do tė hyjnė vetėm kristianėt, por edhe judenjtė thonė pėr veten e tyre tė njėjtėn gjė, atėherė kush ka tė drejtė?: Dhe thonė:nuk do tė hyjnė nė Xhenet vetėm ata qė janė judė ose kristjanė.Kėto janė dėshirat e tyre. Thuaju: Silleni dėshminė tuaj nėse thoni tė vėrtetėn. ( El-Bekare 111).
Kjo ėshtė dėshira e juaj miku im por dėshira nuk pėrbėn dėshmi.
Judenjtė nuk mund tė hyjnė nė parajsė, se nuk besuan librin dhe profetin (Ungjillin dhe Krishtin) dhe mosbesimi tė privon nga parajsa.
Por edhe kristijanėt miku im pėr tė njėjtėn arsye nuk mund tė hyjnė nė parajsė, se nuk besojnė Librin dhe Profetin (Kuranin dhe Muhamedin).
Pėrse u dashka pėrsėritur gabimi fatal i judenjėve? Ata (judenjtė) sikurse dhe ju nuk besuan se mendonin qė e vėrteta konsiston vetėm nė librin e tyre dhe jo nė tjetėr, por a imagjinohet qė libri qė vjen nga Zoti tė jetė jo i vėrtetė?: Dhe kur u thuhet atyre besoni nė atė qė zbriti Zoti thonė:
Ne besojmė nė atė qė na zbriti neve dhe mohojnė atė pas tij dhe pse ai ėshtė i vėrtetė, konfirmues i atij (librit) qė kanė ata
(El-Bekare 91).
Ashtu siē Ungjilli ishte libėr i vėrtetė i zbritur nga Zoti po ashtu edhe Kurani ėshtė libėr absolutisht i vėrtetė i zbritur po nga Zoti.
Nė Kuran thuhet: Dhe nėse ju dyshoni nė atė qė i zbritėm robit Tonė (Muhamedit) atėherė bėni njė kapitull si tė atij (Kuranit) dhe thirni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos Allahut, nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kur'ani nuk ėshtė prej Zotit).
Dhe nėse nuk e keni breė (deri mė tash) dhe kurrė sdo ta bėni (edhe nė tė ardhmen), atėherė kijeni frikė zjarrin, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt qė ėshtė pėrgatitur pėr mosbesimtarėt.(El-Bekare 23-24).
Parajsa nuk kushtėzohet nga qenia judė apo kristjanė por nga:
1-Besimi nė Zotin, Librat, Profetėt dhe mėsimet e tyre.
2-Adhurimi i Zotit tė vetėm dhe jo shejtanin,tė shenjtin, ikonėn apo idhullin: Sepse ėshtė shkruar:Adhuro vetėm Perėndin tėnd dhe shėrbejė vetėm Atij. (Mateu 4:10)
3- Zbatimi i urdhėrave tė Zotit: Nėse ti do tė hysh nė jetėn e pėrtejshme, zbato urdhėrimet. (Mateu 19:17)
4- Rezistenca ndaj tundimit tė djallit. Edhe Adami po ti rezistonte atij do tė qėndronte nė parajsė,edhe pse nuk ishte as judė e as
kristjanė.
~Ligji ose libri ėshtė baza e mbretėrisė. Atje ku do shkonte libri do tė shkonte edhe mbretėria qė do tė hiqej nga judenjtė siē parashikon Kishti: Prandaj po ju them se juve do tju hiqet mbretėria e Perėndisė dhe do ti jepet njė kombi qė do ta bėjė tė japė frut. (Mateu 21:43).
Rrjedhimisht ata qė trashėguan mbretėrinė dhe ligjin e shenjtė do tė trashėgonin edhe selinė e mbretėrisė tempullin e shenjtė dhe tokėn e shenjtė.
Kėto dėshmi nga Krishti dhe realiteti dėshmojnė qartė pėr profecinė e Muhamedit (a.s) vėrtetėsinė e Kuranit tė Shenjtė dhe qenien e muslimanėve nė besimin e duhur.
~Nėse edhe pas gjithė kėsaj miku im, nuk e konsideroni Kuranin dokument nuk mund tė thoni tė njėjtėn gjė edhe pėr Biblėn, por ja seē thotė Bibla pėr kryqėzimin Qė nga ajo ditė ata vendosėn ta vrasin. (Gjoni 11:53)
Kush vendosi (ta vrasė)? Sinedri qė u mblodh nga krerėt e priftėrinjėve dhe farisinjėve.Sikur Sinedri tė mos vendoste tė vritej Krishti, kush do tė kryqėzohej pėr tė paguar mėkatin?
Nėse vendoste Zoti, a i shmangej Krishti vendimit? Pėr kėtė arsye, Jezusi nuk ecte mė haptazi mes judenjėve, por u tėrhoq nė njė krahinė afėr shkretėtirės dhe aty rrinte bashkė me dishepujt e tij(Gjoni 11:54), Krishti pra po i shmangej jo vendimit tė Zotit, por vendimit tė judenjėve dhe ata nuk mund ta kapnin pėrveēse me dredhi, duke blerė personin qė e dinte ku ish fshehur, pėr tė cilin Jezusi kishte njoftuar se do ta tradhėtonte. Atėherė njė nga tė 12-ėt me emėr Judė Iskanioti shkoi te krerėt e priftėrinjėve dhe u tha: Sa do tė mė jepni qė tjua dorėzoj? Ata numėruan 30 sikla argjendi.(Mateu26:14-15) Por me Perėndine sfunksionon dredhia: Dhe ata pėrdorėn dredhinė por Allahu iu kundėrvu dredhyisė sė tyre.(Ali Imran: 54).
Zoti transfiguron pamjen e Jezusit tek tradhtari tė cilin e marrin pėr Jezusin: Mjerė ai njeri me anė tė tė cilit tradhėtohet biri i njeriut, do te qe me mirė pėr tė, tė mos kish lindur kurrė.(Marku 14:21).
Pėrse mjerė ai? Sepse do ta rrihnin e mundonin, do ta fyenin e do ta poshtėronin, do ta gjakosnin e do ta torturonin, do ta vrisnin e do ta kryqėzonin.
Po Jezusi, pas njoftimit qė i bėri Zoti, pėr tradhėtinė e njėrit nga dishepujt, do tė fshihej edhe prej tyre: Pas pak nuk do tė mė shihni mė, e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni. (Gjoni 16:16). Nuk do ta shihni derisa tė kryqėzohej sozija e tij (tradhėtari) pastaj ditėn e tretė do u shfaqej dishepujve se tashmė skish Judė ta tradhėtonte, por vetėm dishepujve prej tė cilėve nuk kish frikė se e diktonin: Edhe pak kohe dhe bota nuk do tė mė shohė mė por ju do tė mė shihni.(Gjoni 14:19).
Nėse do tė ringjallej, a nuk do i shfaqej botės mbarė pėr ta sfiduar e bota tė mbetej me gisht nė gojė.
Pėrse do tė kishte frikė tė shfaqej nėse do tė ishte ringjallur?
Nėse e vrisnin sėrish, do tė ringjallej sėrish.
Jezusi nuk ua tregon dishepujve planin e Zotit, qė Juda do tė merrte pamjen e Jezusit por u tha: Ju do tė qani e bota do gėzohet.Ju do tė pikėlloheni por pikėllimi juaj do tė kthehej nė gėzim.(Gjoni16:20). Tė gjithė pra do tė kujtonin se i kryqėzuari ėshtė Jezusi.
Armiqtė do gėzoheshin e dishepujt do tė pikėlloheshin, por pikėllimi do tė kthehej nė gėzim kur Jezusi tju shfaqej dishepujve: Ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq mes tyredhe u tha :Paqja me ju!Por ata tė tmerruar dhe gjithė frikė mendonin se po shihnin njė fantazėm.Atėherė ai u tha: Pse jeni shqetėsuar dhe nė zemrėn tuaj po lindin dyshime? Shikoni duart dhe kėmbėt e mia, jam unė. Mė prekni dhe binduni, se fantazma nuk ka mish e kocka siē po shihni se unė kam. Por meqė ata ende nuk besonin nga gėzimi dhe habia, u tha:A keni diēka pėr tė ngrėnė? Ata i dhanė peshk tė pjekur dhe mjaltė. Dhe ai mori dhe hėngri para tyre. (Luka 24:36-43).
Nėse do u shfaqej i ringjllur, pėrse do tė lodhej aq shumė pėr ti bindur, kur ata i bindte vetėm njė fjalė Jam ringjallur?
Dhe pėrse do tė habiteshin e tmerroheshin aq shumė kur kishin pėrjetuar raste ringjallje,aq mė tepėr kur i paska njoftuar mė parė Maria Magdalena qė qenka takuar me Jezusin?
Jezusi tha: Mari! Ajo i tha: Mėsues!Atėherė Maria shkoi tu njoftojė dishepujve se kishte parė Jezusin.(Gjoni 20:16-18).
- A ėshtė logjike qė njė grua tė mos trembet fare e 11 burra tė tmerrohen, aq mė tepėr pasi i ka njoftuar mė parė?
A nuk duket si trillim ky takim?
Krishti njoftoi se do u shfaqej vetėm dishepujve, ēfarė kėrkon Maria tek varri? Si kaloi e shtuna Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit dhe Soloneja blenė aroma pėr tė shkuar tė vajosin Jezusin dhe thonin: "Kush do ta lėvizė gurin nga hyrja e varrit?(Marku 16:1-3). A i vajosnin tė krishterėt tė varrosurit? Jo.A i vajosnin judenjtė?Jo.
Ēkuptim ka zhvarrosja pėr ta vajosor?
Si do tė hynin nė varr kur nuk mund tė lėviznin gurin? Ēkuptim ka aroma nė kėrrmėn(erėn e keqe)qė kundėrmon?
Krishti sduhej tė vritej se duhej i gjallė.
~Nėse ligjin e Zotit e sillnin edhe tė tjerė veē Krishtit, si Moisiu para tij, Muhamedi (a.s) pas tij, qenia Mbret=Krisht, i ishte rezervuar vetėm Jezusit ndaj Krishti do tė vijė sėrisht qė tė bėhet mbret dhe mbretėria u pėrgatit nga kombi qė do tė bėnte tė japė fryt.
Ardhja e sėrishme e krishtit, dėshmon prerazi se krishti nuk ėshtė Zot dhe se mbretėrimin ka patur dhe ka misionin e vėrtetė tė tij, tė caktuar nga Zoti i Plotfuqishėm.
Po ku do tė vijė? Nė tokėn dhe tempullin e shenjtė? Mes judenjėve? Jo. Sepse mbretėria u hoq prej tyre bashkė me tokėn dhe tempullin e shenjtė.
Mes kristijanėve? Jo, sepse ata e shitėn tokėn dhe tempullin e shenjtė.Prifti Rreshat Fikri thotė: Ata gjyshėrit e tė cilėve organizonin kryqėzatat nė shekujt e kaluar,pėr mbrojtjen e Jeruzalemit, ua shitėn Palestinėn judenjėve nė shek.XX(20). (Koment i librit tė Ezekielit f.59).
Vetė rikthimi i Krishtit mes muslimanėve, nė tokėn e tyre (Palestinėn) me seli nė xhminė e tyre 'Aksa' tempulli i shenjtė, ėshtė dėshmia mė e qartė se muslimanėt nuk shpikėn fe tė re, se Islami ėshtė feja tradicionale e Abrahamit, Moisiut, Krishtit, feja e buruar dhe e pranuar nga Zoti:
E kush kėrkon fe tjetėr veē Islamit, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė humburit (dėshpėruarit). ( Ali-Imran 85).
Po kur do tė vijė?" Kur tė shfaqet njeriu i mėkatit
ai qė e paraqet veten se ėshtė Perėndi(Antikrishti)".
Ju miku im, me besimin tuaj nė njeriun Perėndi,ia keni pėrgatitur terrenin kėtij njeriu qė ta paraqesė veten se ėshtė Perėndi."Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Jezusi do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė Krishtit(Thesalonikasve 2:3-4,8).
Krishti do ta vrasė Antikrishtin qė tė kuptojnė kristianėt se njeriu nuk ėshtė Perėndi dhe tė kuptojnė judenjtė se Krishti qė duhet besuar ishte ai,tė cilin paraardhėsit e tyre deshėn ta vrasin me dredhi.
Dhe bėnin mbledhje pėr ta zėnė Jezusin me dredhi e ta vrisnin (Mateu 26:4).
Po a shpėrblehet dredhia pėrveēse me dredhi:
Po ata as nuk e vranė dhe as nuk e kryqėzuan por (njė tjetėr) iu pėrngjau atyre identik. (En-Nisa 157).
Vetėm atėherė do ta besojnė judenjtė, Krishtin e vėrtetė dhe kristianėt, ashtu siē duhej besuar: Dhe ska nga ehlil-kitabėt
(biblistėt-judenjtė dhe kristianėt) veēse do tė besojnė nė tė Isain (Krishtin) para vdekjes sė tij e nė Ditėn e Gjykimit ai dėshmon kundėr tyre. (En-Nisa 159 ).
Por deri atėherė miku im, ju u kėrkohet tė besoni ashtu siē urdhėron Zoti qė nuk zbret nė tokė pėrveē Ditės sė Gjykimit.
Ju e keni nė dorė tė besoni ose tė mohoni, por do tė gjykoheni sipas veprave.
Dhe ata u gjykuan secili sipas veprave tė veta (Zbulesa 20:13)
Ndėrsa Allahu i Madhėruar Zoti i botėve thotė:
Dhe thuaj: E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj. Kush tė dojė, le tė besojė e kush tė dojė le tė mohojė
(El-Kehf 29)
Kush e udhėzon veten nė rrugėn e drejtė, ai e ka udhėzuar vetėm vetveten e vet, e kush e humb (rrugėn), ai ka bėrė humbjen kundėr vetvetes sė vet, e askush nuk do ta bartė barrėn e tjetrit. E Ne nuk dėnuam as njė para se tia dėrgojmė tė dėrguarin (Isra 15)
~~~Falėnderimi i perket Allahut,
Zotit tė botėrave
"elhamdulilahi rabil alemin"
-
-
57. Kur iu pėrmend popullit tėnd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritėn.
58. Dhe thanė: "A janė mė tė mirė zotat tanė apo ai?" Ata nuk tė thanė atė, vetėm si polemikė, por ata janė njerėz ngatrrestarė.
59. Ai (Isai) ka qenė vetėm njė rob, tė cilin e bėmė pejgamber dhe e bėmė shembull tė jashtėzakonshėm si pėrvojė pėr beni israilėt.
60. Po sikur tė duam Ne, do tė bėnim prej jush engjėj qė do t'ju zėvendėsonin nė tokė.
61. E ai (Isai) ėshtė parashenjė e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni nė tė (nė katastrofė) dhe eni pas meje kjo ėshtė rrugė e drejtė.
62. E tė mos u pengojė djalli, se ai pėr ju ėshtė armik i hapėt.
63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllėk dhe erdha t'ju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė All-llahun dhe mė respektoni mua!
64. S'ka dyshim, All-llahu ėshtė Ai Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atė adhuronie! Kjo ėshtė rrugė e drejtė!"
65. Dhe grupet u pėrēanė mes vete, e tė mjerėt ata qė janė zullumqarė nga dėnimi i ditės sė dhembshme.
66. Nuk presim tjetėr ato (grupe) pėrveē katastrofės t'u vijė befas duke mos e hetuar fare.
Zuhruf
Ne keto ajete tregohet se arabet ne kohen e profetit Muhamed a.s brohoriten kur profeti Muhamed a.s i tregoi per historine e Isait a.s.Meqe arabet injorante ishin mesuar me idene se kristianet e adhuronin Isain birin e Merjemes kujtuan se po ju ofrohej ta adhuronin dhe ato ne vend te idhujve.Me pas Allahu i sqaron arabet injorante se Isai, biri i Merjemes ishte vetem rob dhe i derguar i Zotit, ai do te vije si shenje para Kijametit dhe se ai i ka ftuar njerzit ne adhurimin e nje Zoti te vetem, .
30:32.
Tė cilėt e pėrqanė fenė e tyre dhe u ndanė nė grupe, ku secili grup i gėzohet idesė sė vet.
Me pas Allahu tregon se grupet kristiane u percane midis veteje duke bredhur secili ne mendimin e tij dhe jo sipas mesimeve te Isait a.s.
4:123.
Nuk ėshtė (shpėtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave tė ithtarėve tė librit. Kushdo qė bėn keq, do tė ndėshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka pėr t'i gjetur vetes as mbrojtės as ndihmės.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 09-04-2010 mė 04:36
"Shoku Mjekesise"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt