Hadithet e meposhtme jane marre nga libri "Karakteri i Muslimanit" shkruar nga Muhammed GAZALI:
Transmetohet prej Abdull-llah Ibėn Amrit i cili thotė:
“E kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė:
“A t’ju tregoj se cili prej jush ėshtė mė i dashur pėr mua dhe cili do tė jetė mė afėr meje nė Ditėn e Gjykimit?”
Kėtė e pėrsėriti nja dy a tri herė.
Thanė: “Po, o i Dėrguar i Allahut.”
Ai tha: “Ata prej jush qė kanė moral mė tė vyeshėm.”
/Transmeton Ahmedi/
Po ashtu thotė:
“Nė Ditėn e Gjykimit nuk ka asgjė mė tė rėndė se morali i vyeshėm nė peshojėn e besimtarit, Allahu e urren mbrapshtanin e pafytyrė. Njeriu i cili ka moral tė vyeshėm, me tė do ta arrijė gradėn e agjėruesit dhe namazxhiut.”
/Transmeton Ahmedi/
Transmeton Enesi [radijAllahu anhu]:
“Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Njeriu me moralin e mirė do t’i arrijė gradat e mėdha tė botės tjetėr dhe piedestalet mė tė larta, edhe po tė jetė i dobėt nė rituale; ndėrkaq, me sjelljen e tij tė keqe, ai do ta arrijė shkallėn mė tė ulėt nė Xhehe-nem.”
/Transmeton Taberaniu/
Transmetohet prej Aishes [radijAllahu anha], e cila thotė:
“E kam dėgjuar Pejgamberin e Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė:
“Besimtari me sjelljen e mirė tė tij do ta arrijė gradėn e agjėruesit namazli.”
Nė njė version tjetėr qėndron:
“Besimtari me sjelljen e mirė do t’i arrijė gradat e atij i cili natėn falet e ditėn agjėron.”
/Transmeton Ebu Davudi/
Transmetohet prej Ibėn Omerit [radijAllahu anhu], i cili thotė:
“E kam dėgjuar Pejgamberin e Allahut duke thėnė:
“Muslimani mesatar nė adhurim, me moralin e vyeshėm dhe natyrėn fisnike, do ta arrijė gradėn e atyre qė agjėrojnė dhe falen shumė.”
/Transmeton Ahmedi/
Krijoni Kontakt