
Postuar mė parė nga
Mau_kiko
Jo jo, se mora per ofendim. Po jo vetem nga ty, por shumica qe tashme jetojne jashteshtetit na mendojne qe mentaliteti jone qe jetojme akoma ne shqiperi ka ngelur ne kohen e gurit. Me lejo tju jap lajim qe kemi avancuar, kemi kalur ne epoken e bronzit lol
Ndoshta ke te drejte kur thua qe shiqperia eshte pak au iu, por nuk ke se si te gjykosh ne kete menyre te gjithe ne qe jetojme ketu. Aq me pak, qe deshe me e mbyll muhabetion me nje "Ma mori mendja" ku te jepje pershtypjen se ne qe jemi ne shiqperi zakonisht mblidhemi rreth nje zjarri, dhe si argetim kryesor kemi kur leshon zjarri shkendija, ndersa nga bota smarrim vesh fare, se ne qe jetojme ketu, skemi dale ndonjehere jashte shtetit, skemi pare bote me sy, nuk njohim rregulla etike, sikur duam vetem e vetem me shkaterruar, duam te ndyjme cdo vende ku kalojme dhe ku ne nje grindje midis dy personash, ia vejme gjithnje fajin atij qe nuk eshte shqiptar.
Po, ne Shqiperi duhet te funksionoje me mire shteti, duhet lene menjane korrupsioni dhe ligjet duhet te zbatohen nga te gjithe, dhe ligjvenesit vete, duhet te jene te ndershem.
Po akoma nuk arrij te kuptoj, mos ka dale gje ne mode qe sa here qe nje shqiptar ben nje grindje jasht shtetit, pa marre parasysh rrethanat, me nje klecke, ia mvishni fajin shiptarut, uke treguar paqytetarine e tij, madhe eshte hap edhe nje teme ne forum se sa te kafsheruar qe jemi, duke bere autokritike qe edhe vete enveri do ta kishte zili, dhe ku, dashur pa dashur, tregoni qe shiko sa te emancipum jemi ne. Kete mos ma mer per keq, se se kam vetem per ty, por per shumicen e shipetareve qe jetojne jasht.
Nejse, u zgjata pak si shume. Me pak fjale, jo gjithmone shqiptaret e kane fajin, gjykojeni pak si me mire. A e dini si behet ne greqi per pashke? A keni qene ndinjehere atje, kot me ju pyt? Nuk eshte justifikim qe e kishte zerin e larte, nuk duhet thene aq lehtshem "e ka fajin vete dhe duhet ta ulte zerin". Nuk mund te gjykoni sipas vendit ku jetoni, ndryshe eshte amerika, dhe ndryshe eshte shqiperia dhe greqia. Apo mos ma kujtoni Greqine se eshte ndonje vend perrallor, ku ligjet jane te shenjta?
Nuk ka justifikim nga ana e grekut qe shqipetaret kishin ngritu volumin, nuk mund te justifikohet per asnje gje rrahja si e atij burrit ashtu edhe e gruas, e aq me shume te justifikohet humbja e femijes me "kishin ngirtur volumin" Nuk e di per ju, por per mua eshte e pallogjikshme.
Nuk e kam idene se per ca ngjare flitet, me dergo ndonje link, ta shoh dhe ndoshta shkruaj edhe ndonje koment, gjithmone nqs eshte hapur ndonje teme. Mos te te genjej, nuk eshte se jam shume aktiv ne forum, keto kohe shume pak tema kam hapur.
Krijoni Kontakt