Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41

    Kur kontributi përdoret si mbulesë për paudhësitë

    Një ditë po shikoja një film,prodhim i viteve të tetëdhjeta, që tregonte se si komunistët e atëhershëm, me shumë mund e sakrifica,duke u përballur me armikun e jashtëm e të brendshëm, arritën ta çlironin vendin.Ky film i kinostudios, i prodhuar rreth katërdhjet vite pas çlirimit u rikujtonte shqiptarëve për të kushedi të satën herë borxhin që ata kishin ndaj çlirimtarëve.
    -Ne ju çliruam prandaj duhet të na bindeni, madje të na nënshtroheni, sikur thoshin çlirimtarët. – Për të gjallë timin ti s’ke çka flet, i thoshte një baba i kanunit djalit të bërë burrë. Se kishte lindur bashkë me borxhin, të cilin s’mund ta lajë kurrë sepse borgjin që s’e ke s’ke se si e lanë.
    Dhe nuk do të merresha me të kaluarën sikur kjo e kaluar të mos na përsëritej, tani më theksueshëm në Kosovë ku njëmbëdhjet vite më parë luftëtarët,ndër ta edhe unë andej kah fundi,çliruan vendin.Dhe pikë. Për mua ky tregim duhej të mbyllej këtu, por ky pikërisht këtu e paskësh pasur fillimin. Vendi i çliruar i takonte së pari këtyre e pastaj edhe të tjerëve. Këta kishin derdhur gjak e ishin vrarë. Domethënë ishin vrarë shokët e tyre se këta ishin gjallë, bile ishin më gjallë se kurrë, edhe më trima se kurrë ( sigurisht jo të gjithë ishin më trima se kurrë por disa e kishin ruajtur trimërinë e sidomos kapardisjen për pas lufte).Kishin qenë roje të vendit në luftë, e ishin sidomos tani në paqe, për të mbrojtur vlerat e luftës e gjakun e dëshmorëve. Gjithçka që lidhej me luftën ishte e tyre. Këta kishin qenë në luftë. Edhe kishin luftuar.
    -Ku ke qenë ti gjatë luftës, i kishte thënë një funksionar i shtetit një tjetri që kishte guxuar ta kundërshtonte. E ky e kishte parë kërcënimin ti endej mbi krye dhe ishte rrudhur.Kishte rrudhur trupin dhe gjuhën. Ia kishte rrudhur ky trimi i atëhershëm e sidomos i sotëm, ky që siq thoshte edhe vetë,shumë herë kishte parë vdekjen me sy por syri s’i ish trembur. Ky që po t’i levërdiste do ta bënte stemën e UÇK-së tatuazh në ballë, që të gjithë ta njihnin e t’i hapnin rrugë. Sepse ky kishte luftuar.
    Tani, ky lloj njeriu mbase është bërë kryeministër(nuk do të ishte çudi tek ne) apo mund të jetë një opozitar i zëshëm që gjithsesi është pasuruar në emër të luftës. Por me hak ama, se ç’ka hequr ky vetëm dëshmorët e dinë.
    Por, sikur këta që kanë mbledhur meritat për çlirimin e vendit, e që tani pasi kanë rregulluar punët, të shmangeshin, të gjenin prehje e të mos merreshin me punët tona, kjo do të ishte gjysma e së keqës, por këta si duket nuk e kanë ndërmend të na lënë.Këta do të vazhdojnë të na bëjnë të mira të cilat gjithsesi do të na i përmendin, sidomos për të mos e harruar të kaluarën e lavdishme, jo për tjetër. Dhe si ai filmi i bërë në kohën e xhaxhit, që u preftë në paqe edhe këta do na e kujtojnë edhe për shumë vite se ishin këta që na çliruan dhe se mirënjohjen ia kemi borxh këtyre e përmes tyre edhe dëshmorëve.
    Por në këtë mesele kemi edhe aktorë të tjerë, edhe këta çlirimtarë. E kam fjalën për Kforin të cilët gjithashtu pretendojnë të na kenë çliruar, e që i bie se edhe këtyre u paskemi borxh mirënjohjen, e në emër të kësaj edhe nënshtrimin.
    Por ja që nuk u kemi borxh as ketyre e as Kforit që këtu është më tepër për interesa të veta, e sidomos jo për humanizëm, apo për të vënë drejtësi. Këtij arbitëri të keq duhet t’i themi një faleminderit për ndihmën dhe kaq. Dhe t’ia bëjmë me dije që ne jemi zotët e këtij vendi e ata janë vetëm mysafirë dhe kështu duhet të sillen.
    Ndërsa këtyre tanëve duhet tu thuhet të shikojnë para. Të shikojnë dhjetë herë para e njëherë prapa, e jo dhjetë herë prapa e njëherë para. Ta dëshmojnë se kanë luftuar për vendin e jo për vete. Gjithsesi më e mira do të ishte që populli t’i ndërroj fare këta,dhe atë për shumë arsye, por kjo për fat të keq nuk pritet të ndodh, apo pritet të shihet, varësisht edhe nga ofertat e tjera.
    Sidoqoft, kontributi ndaj vendit ka mirënjohjen, e jo domosdoshmërisht borxhin,e aq më tëpër nuk mund të jetë mburojë për shkeljen e ligjit. Nëse dikush na ka bërë një të mirë, kjo nuk është arsye që tani ta lejojmë të na bëjë të këqija.
    Prandaj atyre që ndihmuan e ndihmojnë këtë vend, një faleminderit dhe ecim para sepse ne detyrimisht shkojmë kah e ardhmja e jo kah e kaluara të cilën duhet t’ia lëmë historisë shkencore e ta dimë jo për të jetuar me të por për të përfituar nga ajo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Bëhej një mbledhje në një ndërrmarrje në kohë të diktaturës për paaftësinë.Ngrihet drejtori e i thotë Kopit që pa çohu e na fol pse je kaq i paaftë!Çohet Kopi e fillon.Babai im ka qënë partizan,bile ka qënë komandant skuadre.Një ditë skuadrën e tij, e rrethoi një divizion me gjermanë.Mirpo aftësia e babait tim bëri që jo vetëm skuadra të dalë nga rrethimi por t'i bjerë divizionit gjerman nga prapa sa që ky i fundit e mbajti frymën në një fshat afër Munihut!U ngrit Shahini që e mendoi se do t'i vinte rradha.Dëgjo këtu ti Kopi!Babai im jo vetëm që ka qënë partizan por nuk harxhonte edhe fishekë:Ai shkonte e i mbyste nëpër zyra gjermanët...
    Ç'të zgjatem më tepër se besoj që kuptohet.
    E ja kështu mbroheshin atëhere të paaftët dhe po kështu po ndodh edhe do të ndodhë.
    Përshëndetje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •