-
i/e regjistruar
Argetimi i rinis se ne Islam
Intervistė me Dr. Alaud- din el- Hamvi, pedagog i lėndėve tė besimit (akaid) dhe tefsirit, nė Universitetin "Ebu Nur", hatib i xhamisė "Salahud- din el Ejjubi"- Damask.
Dėshiroj tė bisedojmė sot sėbashku rreth ēėshtjes sė argėtimit. A ka nė Islam forma tė ndryshme argėtimi pėr rininė dhe pjesėn tjetėr tė shoqėrisė?
Pėrpara se tė flasim pėr individin musliman, duhet tė flasim pėr njerzillekun e tij, dmth. qėnien e tij njeri. E dimė shumė mirė se njeriu lodhet dhe mėrzitet nga veprimtaria e tij ditore, sepse forca e tij ėshtė e pėrkufizuar. Kėta kufinj e bėjnė njeriun tė jetė i pasuksesshėm nė jetėn e tij, nė qoftė se nuk do llogarisė pėr ēdo punė edhe disa momente pushimi.
Islami ėshtė fe e jetės, e gjallėrisė, e aktivitetit dhe medoemos qė argėtimi nė jetėn e muslimanit zė njė vend tė qartė.
Mirėpo argėtimi nė Islam ėshtė i drejtuar, dmth. se muslimani nuk argėtohet pėr tė humbur kohėn, por edhe argėtimin e vendos nė njė vend tė duhur, duke e ruajtur kohėn e tij, duke u ruajtur nga harami, duke respektuar tė drejtat e tjerėve e duke mos u sjellur atyre ndonjė tė keqe.
Argėtimin e shohim nė shumė forma qė nė kohėn e Pejgamberit (a.s), qė i mėsonte sahabėt tė argėtoheshin, duke u marrur me aktivitete tė ndryshme sportive, si: kalorsėria, noti, qitja etj.
Duhet thėnė se ēdo individ i shoqėrisė islame e gjen veten nė forma tė ndryshme tė argėtimit qė i pėrshtatet mė shumė, duke filluar me qeshjen, lojrat e ndryshme tė lejuara e pėr tė pėrfunduar tek aktivitetet e ndryshme trupore, mendore, shpirtėrore e shoqėrore.
Shohim sot shumė nga problemet morale qė na vijnė nga perėndimi, sidomos format e ndryshme tė njė argėtimi tė ēuditshėm. A mund tė flasim pėr njė zėvendėsim islam tė kėtyre formave tė reja tė argėtimit perėndimor?
Pėrpara se tė flasim pėr zėvendėsimet dhe ne e dijmė se Islami ėshtė bazė pėrpara se tė jetė zėvendėsim, duhet tė flasim pėr dy pika tė rėndėsishme tė pyetjes: "problemet morale perėndimore" dhe "argėtimi i ēuditshėm".
Problemet morale nuk kanė kartė identiteti, pra nuk mund tė themi problemet morale perėndimore apo lindore, poashtu edhe argėtimin s'mund ta quajmė lindor apo perėndimor.
Le t'i shikojmė gjėrat sipas qėllimeve tė tyre, sipas vlerave, prandaj ēdo ēėshtje varet nga rezultati i saj. Nėse rezultati i saj ėshtė i mire, Islami e pėrqafon atė dhe nuk ka asnjė problem nė kėtė pikė.
Islami nuk ėshtė kundra asnjė grupi apo populli, apo personaliteti, por tė thotė: Ti kush je dhe ēfarė bėn dhe punėt tuaja a kanė vlerė apo jo? E nėse e gjen tė mirėn edhe tek njė mexhusi (zjarrputist) e merr kėtė tė mirė, pasi Pejgamberi (a.s) thotė: ((Urtėsia ėshtė argument i besimtarit, ku ta gjejė atė e merr)), pa shikuar se tek kush ėshtė kjo urtėsi.
Mė lejo ta rregulloj shprehjen "problem perėndimor", pasi problemi ėshtė rezultat i shumė shkaqeve, prandaj nuk na lejohet t'i themi njė perėndimori problematik, por nganjėherė liria absolute pa kufinj bėhet shkak pėr problem si shkak i mos kuptimit tė kėsaj lirie!
Gjithashtu edhe "argėtimi i ēuditshėm"
Njerėzit kur e humbasin lezetin e jetesės sė tyre, e cila ėshtė njė gjė shumė e bukur, fillojnė e veprojnė gjėra tė jashtėzakonshme, nėse ia vlen tė themi kėshtu. Psh. kur isha nė Zvicėr, nė vitin 1977 mė tėrhoqi vėmendjen pamja e atyre qė ngrinin flokėt pėrpjetė ose rruanin tė gjithė kokėn pėrveē njė pjese tė vogėl nė mes tė saj, ose i lyenin flokėt me shumė ngjyra, ose tatuazhet e ndryshme nė trup. Mė tėrhoqi vėmendjen sepse nuk pashė asnjė gjė tė vlefshme nė kėtė veprim, pasi siē thashė edhe mė parė Islami kėrkon pėr gjėrat me vlerė, atėherė ēfarė vlere ka tė bėsh njė tatuazh nė trup apo tė ngjyrosėsh flokėt me tri- katr ngjyra njėherėsh?
Mė vonė konstatova se kėta persona kėrkojnė pėr njė argėtim tė ēuditshėm, me tė cilin duan t'i thonė njerėzve se ne jemi ndryshe!
Prandaj u pėrhap nė ato vende homoseksualizmi, problemet e ndryshme seksuale etj, jo se ata e duan kėtė por sepse ata kėrkojnė pėr njė kėnaqėsi tė pa gjetur.
Por cilat janė zėvendėsimet e kėtyre veprimeve, nga aspekti islam?
Argėtimi islam, pikė sė pari, ėshtė ngritur mbi rregullin qė do thotė se personaliteti yt ėshtė i barazpeshuar, pa tronditje. Ti s'je njė kundėrveprim, por ti je veprim.
Kundėrveprimet, zakonisht janė negative e tė pavlera psh, kur njeriu e vendos dorėn e tij nė njė send tė nxehtė, ēfarė vepron? E tėrheq dorėn e tij me tė shpejtė. Kjo shpejtėsi mund tė godasė dikė dhe mund tė shkaktojė ndonjė dėm.
Islami nuk ėshtė kundėrveprim, ai ėshtė veprim!
Pėrherė mendon, kėrkon!
Islami nuk i ndalon gjėrat qė mund tė pėrdoren pėr tė mirė apo pėr tė keqe, por e ndihmon muslimanin pėr tė mirė pėrdoruar kėto gjėra.
Do ju jap njė shembull tė thjeshtė: Kjo lapsė qė kam nė dorė, mund tė shkruajė njeriu me tė fjalė tė pista e tė ndaluara, por mund tė shkruajė me tė edhe fjalė tė vlefshme
Islami thotė: Ne nuk e ndalojmė pėrdorimin e lapsės por tė mėsojmė ta pėrdorėsh pėr shkrime tė bukura e me vlerė.
Me kėtė gotė, njeriu mund tė pijė njė pije dehėse, por mund tė pijė me tė edhe Zemzem
Atėherė ne nuk e ndalojmė pėrdorimin e gotės, por themi: Pėrdore si duhet kėtė gotė!
Po ashtu edhe televizioni, interneti, videoja, tė gjitha kėto mund tė pėrdoren pėr tė prishur moralin e sjelljen, ndėrsa Islami tė thotė: Mos i ndalo, por pėrdori si duhet!
Mendo pėr tė krijuar faqe islamike nė internet, mendo tė realizosh filma, drama, emisione e reklama islame nė television, mendo tė krijosh kanale televizive islame!
Kėto fjalė Islami ia thotė atyre qė duan tė arrijnė nė gradėt e larta tė civilizimit njerėzor, pasi ėshtė shumė e thjeshtė tė ulesh nė shtėpinė tėnde e tė thuash: Kjo ėshtė haram, kjo e ndaluar, kjo
, kjo
!
Do mbesėsh nė vendin tėnd, e bota do ecė pėrpara. Bota ecėn duke mos shikuar prapa!
Kėtu nė mes dy kllapash, dua tė them njė fjalė, tė cilėn e pėrmenda nė hytben e Bajramit tė Madh, pėrpara dy vjetėsh nė Amerikė, nė Indiana, kur i thashė masės sė madhe besimtare atje: Nuk ju thėrras tė kthehemi prapa 1400 vjet nė kohė, as ju thėrras tė jetojmė nė mjedisin e sahrasė, nė tė cilin jetoi Muhammedi (a.s), por nė emrin tim dhe nė emrin tuaj e thėrras Muhammedin (a.s), tė dėrguarin e All- llahut, tė jetojė me ne kėtu nė Amerikė nė vitin 2000, pėr tė parė se ēfarė vepron, si punon, si jeton, si i zgjidh problemet e botės, si hyp nė avion, si i pėrdor kanalet satelitore, si e pėrdor telefonin, internetin
Kėshtu duhet t'i mėsojmė njerėzit, me njė fjalė tė vetme: Feja ėshtė vėrtetėsi dhe realitet, qė s'lidhet me kohė!
Psh. dalja e diellit
Dilte nė kohėn e Ademit, Muhammedit, nė kohėn tonė e deri nė ditėn e kijametit
Dielli ėshtė vėrtetėsi qė nuk ndryshon.
Tė ushqyerit me gojė ėshtė vėrtetėsi
Ademi ka ngrėnė me anėn e gojės, edhe ne ushqehemi me anėn e gojės
vėrtetėsi!
Islami ėshtė vėrtetėsi, qė do thotė se nuk ka lidhje me ndonjė kohė tė caktuar, prandaj duhet ta aplikojmė sa tė mundemi.
Kthehemi tek pyetja nė lidhje me zėvendėsimet islame, pėr tė thėnė se Zoti (xh.sh.) pėrpara se t'i ndalonte gjėrat, nuk ndaloi domosdoshmėritė e jetės tonė.
Ndaloi pijet dehėse, por na lejoi tė pijmė pije freskuese joalkoolike.
Ndaloi adulterinė, por na lejoi martesėn.
Pra, nuk ndaloi asgjė tė domosdoshme, nuk ndaloi asgjė pa i gjetur njė alternativė tjetėr tė vlefshme!
Zoti e ndaloi pėrzierjen e gjinive, por lejoi marrėdhėniet shoqėrore tė lejuara.
Zėvendėsimi islam ėshtė shumė i thjeshtė, duke e pastuar nga harami.
Noti, me mbulimin e vendeve tė turpshme tė trupit.
Gėzime e dėfrime, pa banalitete e ekstremitete.
Dua tė them edhe njė fjalė, edhe pse u zgjata pak nė kėtė pėrgjigje: Tė gjitha format e argėtimit hyjnė nė kategorinė e "Edukimit Sakrifikues", qė ėshtė njė gjė bazė nė jetėn e muslimanit.
Ky ėshtė edukimi i forcės, i pėrgatitjes, i ndikimit pozitiv
Ne nuk duam qė tė rinjtė tonė tė jenė tė dobėt, kur bien nė kontakt me Universitetin, me jetėn e pėrditshme, me udhėtimet, kur takohen me jomuslimanėt, etj.
Nėn kėtė temė hyjnė tė gjitha alternativat zėvendėsuese, tė pėrshtatshme pėr kohėn, vendin dhe nėn bekimin e Zotit (xh.sh.).
Transmeton Ebu Davudi nga Enesi (r.a), se Pejgamberi (a.s) ka thėnė: ((Argėtoni zemrat herė pas here)). Ēfarė do thotė ky hadith dhe a ka lidhje me temėn tonė?
Pa dyshim qė ka lidhje me thelbin e ēėshtjes pėr tė cilėn po flasim, pasi sikur tė shohim rolin e Pejgamberit tonė (a.s) si edukator sociolog, do shohim se kuptimi i fjalės "argėtoni" kėtu, ka tė bėjė me ndryshimin, pasi ne e dimė fare mirė se njeriu nėse flen nė njė krah tė vetėm, kjo gjėndje do i shkaktojė dhimbje, kėshtu qė ai ka nevojė pėr ndryshim tė krahut
Ky ėshtė ndryshimi- argėtim, qė nėnkuptohet kėtu.
Njerėzit, sot nė kohėn e materializmit pėr fat tė keq jetojnė njė jetė materialiste, qė e bėn individin tė mos mendojė vetėm se nė ushqimin, pijen, martesėn, gjumin dhe qė e ndalon tė mendojė pėr kėtė zemėr qė ėshtė baza.
Prandaj, Pejgamberi (a.s) na tėrheq vėmendjet tona pėr t'i drejtuar tek kjo zemėr, qė tė argėtohet herė pas heret, pėr tė arritur nė njė barazpeshė.
Mė lejo tė pėrmend kėtė shembull; Edhe kafshės, Zoti i ka vendosur njė orar tė caktuar nė brendėsinė e saj, pėr veprimet ditore. Nėpėrmjet kėtij orari ajo arrin tė dallojė orėt e punės nga ato tė pushimit!
Ajo e di fare mirė kur vjen koha e punės, prandaj punon me gjithė fuqinė e saj, por njėkohėsisht ajo e di edhe kohėn e pushimit, prandaj e shohim nė atė kohė duke ngrėnė, duke luajtur, duke u larė, duke ngacmuar njė kafshė tjetėr, etj.
Pėr fat tė keq njeriu e ka keqkuptuar lirinė qė i ka dhėnė Zoti, prandaj e shohim shpeshherė duke vepruar djathtas e majtas me ekstremitet, duke e bėrė jetėn e tij tė zbrazėt nga argėtimi e pushimi.
Mirėpo kush e shpėrdoron atė natyrė qė ka vendosur Zoti pėr jetėn e njeriut, do pendohet pas njėfarė kohe.
Rri i ulur tėrė ditėn nė njė karrigė, pas njėfarė kohe ankon nga hierret diskale, vjen mjeku dhe i thotė, do rrish nė shtrat njė muaj ose mė shumė! Pse? Sepse ky njeri ka gabuar nė barazpeshimin e kohėve!
Nga ana tjetėr gjejmė njerėz qė rrinė tėrė ditėn duke qeshur, duke luajtur e duke tallur tė tjerėt
Pa dyshim tė dyja kėto dy ekstremitete janė tė gabuara.
Muslimani ėshtė ai qė pėrherė i barazpeshon punėt e tija sepse moral i muslimanit ėshtė barazpeshimi i punėve, edhe pse ėshtė njė gjė e vėshtirė, por jo e pa arritshme.
Atėherė themi se argėtimi ėshtė vendosja e njė barazpeshe nė veprimet ditore, tė mos ketė gjė nė llogari tė njė tjetre.
Ushqehet qė tė pushojė, pushon qė tė punojė, punon pėr tė ndėrtuar, ndėrton pėr tė vyer, i vlen tė tjerėve qė tė pėrfitojė, e kėshtu me rrallė si disa hallka tė njė zinxhiri tė gjatė!
Kur Pejgamberi (a.s) na thotė tė argėtojmė zemrat, kjo do thotė:
1. Keni kujdes pėr zemrat tuaja.
2. Zemrat po tė lodhen do verbohen.
Dėgjo se si e ka ndaluar Pejgamberi (a.s) ekstremitetin edhe nė adhurim.
Hyri njė ditė nė xhaminė e tij dhe pau njė litar tė lidhur nė mes tė xhamisė. Pyeti se ēfarė ėshtė ky litar. I thanė se gruaja jote Zejnebi, e ka vendosur qė tė mbahet nė tė kur tė falet gjatė natės. Pejgamberi (a.s) nuk e pranoi kėtė veprim dhe tha: ((Zgjidheni dhe le tė falet secili prej jush me zell)).
Pas kėsaj ai zotėri (a.s) bėri arsyetimin e kėtij vendimi, duke thėnė: ((Sepse ajo nėse lodhet do mėrzitet, e nė qoftė se mėrzitet ndoshta mund tė lutet gabim)), d.m.th. nuk do jetė e pėrqendruar nė adhurimin e Zotit tė saj, e kėtė gjė Islami e refuzon, pa dyshim!
Kjo s'ėshtė asgjė tjetėr vetėm se thirrje pėr mendjen e muslimanit qė tė pėrpiqet tė gjejė argėtimin mė tė pėrshtatshėm pėr veten e tij, individual qoftė, apo shoqėror.
Kėtu ėshtė e domosdoshme tė themi disa fjalė pėr ndalesat juridike islame (haramet).
Harami ndahet nė dy pjesė: I ndaluar pėr veten e tij dhe i ndaluar pėr njė shkak tė jashtėm.
I ndaluar pėr veten e tij si alkooli, pasi ai ėshtė dehės.
Kumari, pasi ai tė nxit pėr parazitizėm individual e shoqėror.
I ndaluar pėr njė shkak tė jashtėm si luajtja e shahut, ose e letrave.
Shahu nuk ėshtė haram, por nėse njė njeri, ditė pėr ditė do luajė shah 4 orė nė ditė pėr shembull, njė kohė qė thirret ezani e ai s'pyet fare pėr namazin, ose gjatė lojės do kalojė nė grindje, etj., ēfarė t'i themi kėtij personi? T'i themi se shahu ėshtė hallall? Jo! Ai ėshtė haram, por pėr shkak tė jashtėm.
Kėshtu duhet tė kemi kujdes edhe pėr argėtimet qė bėjmė, mos tė jenė tė ndaluara ose mos tė na tėrheqin nga e ndaluara.
Islami nuk ėshtė fe egėrsie dhe fanatizmi, por i jep ēdo gjėje hakun e saj!
Cila ėshtė kėshilla juaj pėr rininė shqiptare, sot nė kohėn e mjeteve informatike si interneti, televizioni, radioja, revista etj. Si tė pėrfitojė nga ato, nė tė mirė tė vetes, shoqėrisė e atdheut, duke u kujdesur njėkohėsisht pėr kohėn e saj?
Para se t'i pėrgjigjem kėsaj pyetje, mė lejo qė t'i drejtojtohem nga ky vend, me njė pėrshėndetje dashurie dhe nderimi, rinisė shqiptare, tė cilėt janė vėllezėrit e Pejgamberit Muhammed (a.s).
Kėtė gjė nuk e them nga vetja ime, por vetė Pejgamberi (a.s) i ka pėrkufizuar me kėto fjalė, kur njė ditė prej ditėsh u tha tė pranishėmve nė ndenjėn e tij: ("Dėshirova tė shikoj vėllezėrit e mi"- Sahabėt thanė: A nuk jemi ne vėllezėrit e tu, o i dėrguar i All- llahut? Tha: "Ju jeni shokėt e mi. Vėllezėrit e mi janė ata qė mė besuan pa mė parė").
Edhe rinia shqiptare e ka besuar Pejgamberin (a.s) pa e parė, edhe pse i lutem All- llahut qė t'i afrojė ata shpirtėrisht pranė atij zotėrie (a.s).
Pas kėsaj Pejgamberi (a.s) tha: "Ata kanė shpėrblimin e 50 shehidėve prej jush sepse ju gjeni kė t' ju ndihmojė pėr tė bėrė mirė, ndėrsa ata nuk gjejnė kė t'i ndihmojė pėr tė bėrė mirė"!
Prandaj i pėrshėndes vėllezėrit e mi shqiptar, tė cilėt duruan pėr tė ruajtur identitetin e tyre islam dhe e ruajtėn fenė e tyre, duke u thėnė: "Lum si ju pėr kėto shpėrblime tė shumėfishuara, pėr tė cilat ju sihariqoj Pejgamberi (a.s)".
Pastaj ju them: Meqenėse ju qėndruat tė palėvizshėm pėrballė vėshtirėsive qė kaluat, duhet qė kėtė qėndrim tė mbani edhe sot pėrballė intrigave tė ndryshme, pėr tė qenė njė shkak pozitiv nė realizimin e pikėpamjeve islame, jo vetėm pėr vete, por edhe pėr tė tjerėt.
Tė mendojmė sėbashku se si tė thėrrasim tė tjerėt nė Islam nėpėrmjet radios, televizionit, internetit apo kanaleve tė ndryshme!
Duhet tė punojmė seriozisht pėr tė zgjedhur "sofrat" mė tė mira pėr paraqitjen e kėtij Islami tė pastėr.
P. sh. radioja ėshtė "sofėr", televizioni ėshtė "sofėr", interneti poashtu
Pra le tė zgjedhim pėr vetet tona mė tė mirėn dhe le t'i mbushim kėto "sofra" me atė ē'ka vlen, qė do i shėrbejė krejt shoqėrisė.
Vėllezėr dhe motra muslimanė shqiptarė!
Bota sot ka nevojė pėr njė Islam tė qartė e tė shėndoshė qė shihet me sy
Njerėzit nuk duan ligjėrata!
Ata duan tė shijojnė, duan vėrtetėsi, duan punė
Pejgamberi (a.s) nuk ka urdhėruar qė tė mbyllemi nėpėr xhamia apo vende tė tjera, por na ka kėshilluar qė tė shpėrndahemi ndėr njerėz e tu paraqesim atyre vlerėn e Islamit me veprat tona, qė ata ta shikojnė mė sytė e tyre mrekullinė e tij!
Njė here njė shok i imi me tė shoqen po qarkullonin nė rrugėt e Amerikės, kur u bė koha e namazit tė akshamit.
Meqenėse po pėrfundonte koha e kėsaj falje, ata hynė nė njė lulishte pėr tu falur sėbashku
Njė grua nė moshė, duket se ishte ndaluar pėr t'i parė dhe me shumė edukatė iu afrua duke i pėrshėndetur dhe duke i pyetur pėr veprimin e tyre
Pas pėrgjigjes, ajo filloi tė qante dhe pas pak u tha se ajo dėshironte tė jetonte nė vendet e tyre qoftė edhe pėr 6 muaj, e mė pas le tė ndodhė ēfarė tė ndodhė
Ajo nėnkuptonte jetesėn nė besimin e tyre, sepse e kishte provuar jetėn materiale
Ndėrsa ata tė dy nuk propaganduan Islamin me gojė, por me vepra, qė ndikuan tek zonja e moshuar!
Prandaj ju them se duhet tė kemi kujdes pėr kėtė mision, me tė cilin paraqitemi pėrpara botės!
Tė sakrifikojmė me aq sa kemi nė dorė dhe All- llahu do na ndihmojė me mirėsinė e Tij tė madhe.
Dhe sė fundi ju kėshilloj qė tė hidhni njė sy edhe nga eksperiencat e vėllezėrve tuaj muslimanė nėpėr botė, nė mėnyrė qė tė pėrfitoni nga koha nė argėtim dhe veprimtaritė e tjera, tė bashkuara me mėsimet dhe udhėzimet islame, qė rinia jonė ta ndjejė se po zhvillohet nė mėnyrė tė shėndoshė e tė fortė!
Na dhuroftė All- llahu (xh.sh.) zgjuarsi pėr tė pėrfituar nga mirėsitė e Tija tė shumta, tė dukshme e tė padukshme!
Ju falenderoj shumė pėr pėrgjigjet e sinqerta, duke ju uruar mbarėsi dhe pėrparim tė mėtejshėm nė misionin tone tė pėrbashkėt!
-
-
flm per kete shkrim te bukur
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt