Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Feja kundër çështjes shqiptare?! Ja kush është Vuk Jeremiç

    Feja kundër çështjes shqiptare?! Ja kush është Vuk Jeremiç

    Vuk Jeremiç vetëm 35 vjeç po luan skenarët e përkryera serbosllave me politikën e improvizimeve dhe mashtrimeve strategjike. Jeremiç një fizikant i diplomuar që i hyri botës së diplomacisë duke ndjekur studimet master në Harvard, është bërë një figurë e indoktrinuar dhe e përgaditur për të propaganduar interesat gjeostrategjike serbe.

    Jeremiç një nip i myslimanëve po shfaqet një improvizues i skalitur i diplomacisë serbe nëpër vendet arabe. Ai është i biri i babait serb Mihajllo Jeremiç dhe nga nëna Sena Pozderac, vajza e Sadeta Pozderac, motrës së ish-funksionarit të lartë boshnjak në kuadër të ish-Jugosllavisë së Titos, Hamdija Pozderac. Jeremiç ka deklaruar në Tv Hayat para një viti se origjina e tij familjare është e lidhur edhe me botën boshnjako-myslimane. Ai deklarohet si serb ortodoks, mirëpo ka pranuar se përkushtohet edhe për pjesën tjetër të identitetit, ato boshnjako-myslimane.

    Diplomacia antishqiptare me perçet arabe

    Vuk Jeremiç duke shfrytëzuar myslimanizmin si kartë familjare, për shkak të nënës së tij myslimane, diplomacia e tij si Ministër i Jashtëm është aktivizuar tejmase për bllokimin dhe obstruksionet ndaj shtetit të Republikës së Kosovës. Beteja në rrafshin ndërkombëtarë për Kosovën, ka çuar Jeremiçin për të propaganduar gjithçka antishqiptare në shtetet e botës arabe. Në shumë shtete arabe, duke përfshirë Libinë, Egjiptin, Iranin dhe shtete tjera të në Azi dhe Afrikë, ai shfaqet përveç diplomatit si një mysliman i denjë. Fotografi dhe pamje të tij duken edhe për vizitat e tij në institucione të kultit, saqë ai edhe falet nëpër xhamitë myslimane, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e politikës serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është strategjia e përkryer e Beogradit, që në këtë mënyrë po propagandon dhe po mban peng botën arabe, sa i përket shtimit të njohjeve të reja të Kosovës.

    Ana myslimane e Jeremiçit

    Vuk Jeremiç edhe pse nga emri dhe mbiemri duket se nuk ka asnjë lidhje me myslimanizmin, ai nga nëna e tij, Sena është një mysliman i pastër. Edhe pse emrin Vuk, ai është një nga stërnipët e Murat Pozderac në periudhën e sundimit turk, por edhe nip i Hamdija Pozderac, funksionarit famëlartë boshnjak në kuadër të ish-federatës jugosllave. Hamdija Pozderac ka qenë djali i Nuri Pozderac, një figurë protagoniste që u vra në vitin 1943 si një nga komandantët udhëheqës partizan në betejën e Sutjeskës. Ai la tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Dy djemtë e tij Hamdi Pozderac dhe Haki Pozderac, bëhen protagonistë kryesor dhe funksionarë të lartë në sistemin komunist në RSFJ. Sidomos Hamdi Pozderac në vitet e 80-ta arrin pozita të larta në kreun e shtetit jugosllav. Ai me politikën e tij fuqimisht angazhohej për afirmimin e myslimanëve dhe gjithnjë ka qenë në konflikt të heshtur me politikanët serb.

    Duke qenë në këtë pozitë, në vitin 1980 ndaj tij ngritet një aferë korruptive me një ndërmarrje shtetërore “Agrokomerc”, ku u akuzua edhe vëllai i tij Haki Pozderac. Pas një periudhe Hamdija Pozderac largohet nga të gjitha funksionet shtetërore në vitin 1987 dhe pas një viti ai ka ndërruar jetë. Dyshimet e para që lindin për vdekjen e tij janë se ai ishte helmuar nga strukturat serbe në kuadër shërbimit sekret jugosllav në Beograd, sidomos nga bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviçit, i cili në atë periudhë konsiderohej si njeriu i fuqishëm me nacionalistes serb. Por në këtë periudhë Vuk Jeremiç ishte vetëm një fëmijë që ndiqte shkollën në Beograd dhe shoqërohej nga gjyshja Sadeta Pozderac, e cila ishte e martuar me diplomatin Sherif Buljubashiç. Sena Pozderac, nëna e Jeremiçit hyri në familjen e Jeremiçëve, mirëpo e cila mbante trashëgiminë e saj si myslimane.

    Afërsia me Millosheviçët dhe Tadiçët

    Vuk Jeremiç ishte një djalë i lazdruar dhe me gjitha kushtet që rritej në Beograd. Ai falë pozicioneve të larta të babait të tij Mihajllo Jeremiç si drejtor i kompanisë së famshme të naftës “Jugopetrol”, tanimë e njohur si “NIS”, ishte i lidhur drejtpërdrejt me qarqet e atëhershme të pushtetit serb, sidomos lidhjet e afërta me ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, por edhe si anëtarë i Partisë Socialiste Serbe. Jeremiçët mbanin lidhje të mira edhe me presidentin aktual Boris Tadiç, i cili njihej që atëkohë edhe me Vuk Jeremiçin, sepse e kishte nxënës në gjimnazin e Beograd, ku Tadiç ishte profesor psikologjie. Duke qenë në pozita të tilla të pasurisë dhe lidhjeve të afërta politike, Vuk Jeremiç fillon shkollimin etij në Universitetin Queen Collegeu në Kembrixh për fizikën teorike, ndërsa më pas magjistrin për diplomaci në Universitetin e Harvardit.

    Ai me të kthyer në Beograd, që në moshën 28 vjeçare bëhet këshilltari i parë më i ri shtetëror në Qeverinë e Serbisë dhe njëri i afërt me Tadiçin. Ai njëkohësisht shfrytëzon martesën me gazetaren televizive Natasha Lekiç, e cila gjithashtu është një promotore e politikës së tij në qarqet mediale. Zgjedhja e Jeremiçit për një diplomat serb nuk është e rastësishme, por ai del si një protagonistë i përkryer i politikave serbe, sidomos në planin ndërkombëtarë.(ina)

    lajmifundit.com

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Vuk Jeremiç vs. Skënder Hyseni
    (Serbia vs. Kosova)

    Nëse fillojmë nga emrat shihet qartë se emri Vuk nuk është emer Islam, ndërsa emri Skënder pa fije dyshimi një ndër emrat e bukur Islam, por emrat nuk flasin (me njerëzit kur takohesh në botën Arabe), e as nuk veprojnë, ato mbesin thjeshtë ç'ështje private.
    Vuk Jeremiç ndonëse me përkatësi fetare Krishtere (Ortodokse) ai prapë se prapë din t'i shfrytëzoj diplomacitë e veta tek arabët sa që edhe falët nëpër Xhami, ndërsa në anën tjetër Skënder Hyseni lërë që nuk falet (kur shkon atje), mirpo edhe vizitat e tij ndaj atyre vendeve janë të rralla thuajse ne nuk kemi nevojë për njohje.
    E fillova me emra të ketyre dy personaliteteve pastaj në kllapa i futa emrat e shteteve, sa për shtete dua të them se Serbia i ka vetëm 3.2% Musliman (Presheve, Medvegja, Bujanovci dhe ajo pjesa te Sanxhaku) dhe ata Musliman faktikisht nuk janë Serb edhe pse ky jam i sigurtë se i paraqet ata në botën arabe si serb, ndërsa kështu nuk mund të themi edhe për Kosovën e cila në departamentetet e shtetit Amerikan dhe ambasadave ketu në Prishtinë (sidomos asaj Amerikane) figuron se i ka 90% Musliman dhe habitem se si Skënder Hyseni nuk ja ka idenë e diplomacisë t'a përdorë këtë si ilustrim për njohje, më vonë do të tregoj për praktikat fetare se sa jemi praktikant mirpo ajo që dua të them është se ketu kerkohet diplomaci dhe fiton, në të kundërtën e humbë betejen.
    Shokët që i kam në studime në botën Arabe por edhe shumë dijetar Islam kanë shprehur haptas opinionët e tyre se nuk janë të një mendimi me politikanët që sundojnë vendet e tyre, në këtë drejtim vlen të potencohet grupi parlamentar "Vëllezërit Musliman" në Egjipt e cila ka kerkuar njohjen e Kosovës dhe që është i vetmi grup fetar në parlament nga e gjithë bota Arabe (nuk po i përfshij ato shtete që e kanë njohur Kosovën), mirpo Hosni Mubarak (Kryeministri i Egjiptit) ka thënë se: "Kurrë nuk do t'a njohim Kosovën" madje me po këtë titull është edhe lajmi, duket se edhe atje udhëheqsia e shtetit punon kundër vullnetit të qytetarëve sikurse ketu në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ku përfaqësuesit tanë na deshprojnë.
    Sot ishte një lajm se Gadafi (Libia) kishte thënë se nuk da ta njohë Kosovën dhe paramendojeni këtë e ka thënë në prezencë të Tadiçit atje, ja se sa i ka bindur diplomacia serbe sa që ata ta konfirmojnë vazhdimisht mosnjohjen e tyre.
    Të kthehemi pak të Skënder Hyseni i cili më shumë do të duhej të qendronte në botën arabe dhe perendimore se sa në Kosovë ngase ç'ështja kërkon që ai vazhdimisht të jetë atje, e jo punët e tij t'i kryejn të tjerët siç po ndodh e solla pak më herët lajmin se Kuvajti ka premtuar njohje (lajm nga Partia e Drejtësisë PD) dhe kjo e arritur nga PD-ja, Behgjet Pacolli dhe së fundi nga Sali Berisha i cili po qendron atje mirpo ku është Skënder Hyseni?!
    Pa dyshim politika e jashtme ka deshtuar tërësisht dhe nuk punon konform vullnetit të qytetarëve e them për të tria vendet (trevat), në Kosovë në vend se Skënder Hyseni të qendronte atje dhe të tregonte për popullatën tonë dhe vuajtjet e popullit tonë (e cila vuajtje pa fije dyshimi nga ta do të vlerësohej si Xhihad i vërtetë-jo ai i propaganduari medialisht) dhe kjo do të krijonte mendim të mirë në raport me Kosovën sepse për masakrat e Reçakut, Lybeniçit etj. do të thonin ka dhuruar shumë shehid (deshmorë) dhe se lufta e serbëve ishte luftë e pagëzuar nga Prifti Ortodoks serb nën hijen e kryqit sllav (jugosllav) dhe se ata që vdiqen në masë të madhe ishin Musliman dhe për këtë ka prova sa të duash (Zaten ato shtete që din për Kosoven edhe e kanë njohur), ai Skënder Hyseni rrin në Kosovë dhe "krenohet" me arritjet, e dini fare mirë se si na turpëroj herën e parë në konferencen e OKB-së ku Vuk Jeremiç e zuri ngusht në disa gjëra primitive dhe se definitivisht tregoi se ky njeri nuk meriton të jetë pjesë e qeverisë, më vonë do ta sjell një lajm se çfarë budallakie ka bërë ky njeri.
    Po kthehem tek ajo që thashë më lart, tek praktikimi i Islamit, sa është praktikuar nga nëna e Vuk Jeremiçit?! Sa praktikohet nga shqiptarët e Kosovës?! Sa prezentohet nga Vuk Jeremiç "Islami" i tij?! Sa prezentohet apo reklamohet Islami i shqiptarëve nga Skënder Hyseni (i cili edhe vet është Musliman)?!
    Në bazë të fesë Islame është e ndaluar që femra Muslimane të martohet me mashkull të një feje tjetër (si p.sh Krishterë) dhe këtë parim nuk e ka respektuar nëna e Vuk Jeremiçit e cila është martuar me një mashkull Ortodoks (feja Krishtere), ndonëse e ka thyer këtë parim Islam nuk mund të themi se ka dalur nga feja mirpo ketu tregohet se sa e "denjë" është ajo në Islam sepse keshtu proklamonte artikulli se Vuk Jeremiç e reklamon Islamin e "denjë" të familjes së tij, ndërsa faktikisht ai nuk është Islami i denjë mirpo Islami i injorancës (mos njohurisë fetare), mirpo kur jemi tek pyetja se sa prezentohet nga Vuk Jeremiç tek arabët "Islami" i tij e tregon fakti se ai viziton Xhamiat në ato vende (gjë të cilën jam i bindur se Skënder Hyseni nuk e bën) dhe që kryen lutje në to, jam i bindur se Vuk Jeremiç nuk din të falet mirpo vetem çohet e rrëzohet, por ndoshta kur bien në sexhde (me fytyrë për toke) thotë "Zot ma mundëso të marr konfirmimin për mosnjohje".
    Të kalojmë tek ministri ynë i dashur Skënder Hyseni i cili na ka kënaqur gjithë popullin shqiptar të Kosovës me paraqitjet e tij në arenen ndërkombëtare sa që kemi të drejtë të krenohemi më të. Skënder Hyseni duke filluar nga emri për dallim nga homologu i tij ky e ka emrin Musliman, Skënder Hyseni vizitat e tij në vendet arabe i sheh si vizita turistike dhe shfrytëzon rastin që mjetet që ndahen nga qeveria (djersa e popullit) t'i shfrytëzon pse jo në plazhet e Dubait, Abu Dhabit apo Bahreinit, mirpo e keqja është se keto që i permenda e kanë njohur Kosovën dhe kjo mund të mirret si fatkeqësi për Skender Hysenin por mos të harrojmë Libinë e cila ka një det të bukur dhe jam i bindur se Skënder Hyseni nuk do t'i gjente vërejtje, ai kur të shkon tek keto vende duhet t'i tregoj botës arabe për historinë e Kosovës se si ajo fillimisht u copëtua prej Shqipërisë nga kongresi i Berlinit, pastaj cilat ishin betejat ketu, sa është perqindja e popullatës Muslimane në Kosovë sa praktikohet etj. etj. dhe në fund t'i tregoj aftësitë e veta se vërtetë përfaqëson një vende me popullsi Muslimane.
    Se sa është popullata praktikante e kësaj feje e që njëherit është pyetja e fundit që ja bëra vetvetes gjatë shkrimit dua të tregoj se jemi praktikant, e them me plot gojën se jemi praktikant të Islamit, të paktën jemi më praktikant se sa Serbia e Vuk Jeremiç, shembuj kemi të shumtë vetëm në Prishtinë (Kryeqytet i Kosovës) janë rreth 30 Xhamia, në të gjithë Kosovën janë 716 Xhamia, festa e Bajramit (të dy Bajrameve) festohet pothuajse nga të gjithë dhe unë nuk njohë njeri që nuk e feston, ky popull nëse jo në raste lirie kur është në zor shqipton shahadetin (deshminë se jam Musliman), si p.sh kur vetëton apo kur ndodh ndonjë termet, poashtu edhe në raste vdekje, varrosemi me rituale Islame, në betejen kundër pikërisht ketyre serbëve kanë vdekur me pushkë në dorë 37 hoxhollar (raport i Bashkësisë Islame të Kosovës), Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar 6 milion Marka (mbi 3 milion €) për UÇK-në, Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij ishin Musliman, madje ai ra deshmorë duke qenë agjerueshëm dhe me abdes, në mengjes ishte zgjuar për të ngrenë syfyr dhe mori abdes për të falur namazin e Sabahut në momentin e të shtenave, a nuk janë keto fakte dhe jo vetem kjo mirpo pyet kë do në Kosovë si në Prishtinë ashtu edhe nëpër qytete tjera se cilës fe i takon të gjithë do të thonë Musliman, madje turpërohemi të themi se i përkasim një besimi tjetër, si fe kemi kultivuar ndër shekuj (ndonëse kemi qenë shumicë) tolerancën fetare me besimin Katolik, të cilët edhe sot na janë mirënjohës.
    Për fund ku je o Skënder Hyseni i cili nuk din se çka duhet të flitet tek arabët dhe se çka duan ata të ju folësh?! Ku jeni o delegacioni turistik nga Kosova?!
    Turp ta përfaqësosh popullin dhe të mos dish për ta më të vërtetë turp!
    Krejt në fund kush po e fiton betejën?! Cili është rezultati aktual dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 04-04-2010 më 19:15
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Ma sillni nje fakt ku Adem Jashari thote se eshte islamik

    Nuk mundeni me thon se Adem Jashari ka qene islamik, sepse lufta e tij ka qene per popullin e vet dhe vendin e vet, pra si per krishteret ashtu edhe per te tjeret pa marre parasysh besimin e tyre. 'Allahu' (sipas Kuranit) deshiron qe te vriten te gjithe jo-myslimanet, dhe t'i dergoje ata ne xhehenem sa me shpejt qe te jete e mundur. Adem Jasharit nuk i interesonin keto budallalleqe te fese, por mund te themi se ka besuar ne nje Zot te vetem, me moral krishter (pra heqja dore nga jeta per te miren e te tjereve). Islamiket me duket se heqin dore nga jeta e tyre per te keqen e te tjereve (kamikazet). Ai nuk ishte 'i mencur' sa ju me bo percarje, kurre s'besoj se e ka lexu Kuranin Adem Jashari, dhe kurre nuk eshte prekur nga ai liber nese bazohemi ne veprat e tij, se po te bazohej ne Kuran rruga e tij do te deshtonte. Po te shkonte nje 52 vjecar te ia kerkonte vajzen 9 vjecare atij, si do te reagonte, por mund te themi se ai ska pas dituri per fene islame, por ka besu ne nje Zot. Jeni gabim, thjesht mendimi im eshte ky.

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Absolutisht kuptohet që ky është vetë një mendim i yti dhe që nuk përkon as 0.1% me realitetin në Kosovë, e aq më pak me Adem Jasharin dhe familjen Jasharaj.
    E din edhe ti fort mirë se kam shprehur gatishmërinë që të shkojmë në Prekaz (Drenicë) dhe të njifemi me realitetin (më shumë vlen për ty sepse unë jam njohur) i cili realitet tregon qartë për Adem Jasharin.
    Gabohesh rëndë kur thua se lufta për Islam nënkupton mbytje e jo-Muslimanëve kjo është propagandë dhe keqinterpretim i ajeteve nga armiqët e fesë Islame për ndryshe fjala luftë nuk e ka vetëm mbytjen mirpo nënkupton shumë gjëra. Ju fokusoheni më shumë tek ajetet që tregojnë historinë dhe i përdorni po ato ajete kinse motivojnë për luftë gjë e cila nuk qendron aspak, pos kësaj lufta për atdhe është pjesë e fesë Islame dhe se ai i cili mohon identitetin e vet Kombëtar është i mallkuar sipas parimeve Islame të cilat i mësojmë çdo ditë.
    Dallojnë popujt semit me pjekurinë e tyre të hershme siç ishte rasti i Shën Marisë 12 vjeçare që u martua me Jozefin 93 vjeçar dhe që për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe ngase rrethanat ishin asi soji që nuk pengojnë një gjë të tillë aq më pak kur kjo gjë ishte traditë dhe që femra kishte arritur pjekurinë, mirpo të kthehemi tek ajo që tham më herët mesia kam respekt të madh për ty dhe për shokët e mi Katolik mirpo edhe ata edhe ti e dini shumë mirë se siç e thashë në shkrimin tim të mësipërm Shqiptarët i festojnë Bajramet, i presin Ramazanët me Iftare të ndryshme në të gjithë Kosovën.
    Hiç më larg se ketu në Prishtinë (ku jetoj) për çdo Ramazan organizohen mbi pallatin e rinisë Iftare gjatë tërë muajit pa pagesë dhe për kë do, andaj kije parasysh keto fakte sepse Ne Jahudi nuk ishim asnjëherë mirpo gjithmonë kemi qenë Musliman nuk po e them me emocione mirpo është fakt i pamohueshëm!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Gimche, a ka mundesi te lutem heren tjeter kur sjell nje shkrim aq te gjate, ti ndash paragrafet, se paku duhet me pase respekt per lexuesin, e jo vetem te hedhen shkrimet pa asnje rregull. Une per vete shkrimet e tilla nuk i lexoj.

    Temen kur e hapa e mendova ne sensin e asaj lidhjes e ngushte qe ekziston ne mes vendeve sllave dhe botes arabe, ne vecanti me vendet trashigimtare te ish-jugosllavise, sic tentoi njehere te behej Serbia. Nuk besoj se eshte me rendesi feja ne kete rast por me teper ajo lidhja e ngusht qe ka ekzistuar gjithmone mes shteteve te levizjes se paangazhuar (anetare te se ciles jane shumica e shteteve arabe dhe atyre qe nuk e njohin sot Kosoven) themelues i se ciles ka qene dhe Tito( http://en.wikipedia.org/wiki/Non-Aligned_Movement) dhe popujve te ish-jugosllavise, e tani ne vecanti me Serbine.

    Po te ishte feja aq me rendesi per shtetet islamike, Kosova (qe ashtu-keshtu ne bote njihet si vend me perqindje te madhe te popullsise muslimane) do te njihej menjehere, pa asnje ngurrim nga to. Por sic duket ekziston nje lidhje e forte shpirterore mes sllaveve dhe shteteve arabo-islamike.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Te ju rikujtoj nje gje .Ne vitin 1998 ose 97 nese nuk gaboj ne kete vit,pra aty diku 97 ,98 Muamer el Gadafi kishte derguar nje leter "vellezerve "musliman te Kosoves ku kerkohej nga ta qe ta njohin shtetin e Serbise dhe mos ti kundervihen.
    Ishin "keshilla"te mira nga "vellezerit"musliman.Ne ate kohe Jeremiq nuk ishte faktor,me sa di ishte student ende dhe nuk i hante shume palla per Kosoven ose lobimin.
    Vendet arabe ne pergjithesi kane prirje antiamerikane per shkak te qeshtjes se Palestines dhe ndihmes se pakursyer qe i jep Amerika Izraelit.Duke qene antiamerikan ata jane ose pretendojne te jene edhe antikosovar,pikerisht pse Amerika e beri shtet Kosoven.
    Thote nje fjale e urte,per inat te rese me vdekte djali.Edhe vendet arabe ashtu thone,per inati te Amerikes po e dojme Serbine ose jane kunder Kosoves.

  7. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin

    Shkrimi im nuk kishte të dilte në gazetë andaj ska se nevoj të ndahet në paragrafe e rëndësishme është që po e kuptojmë njëri tjetrin.

    Ska dyshim në këtë mirpo dua ta them një fakt, më shumë ka lobuar Amerika për Kosovën në vendet Arabe se sa vet Kosova për vetën.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #8
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ore çka jeni kapur per keta arbet,... Po te kishin qene ndonjehere te mire per ne shqiptaret,
    ata do flisnin ndonjehere ndonje fjale te mire, ne favore te ne Shqiptareve keto njeqind vitet e fundit nen pushtimin sllave...,Lere qe kete nuk e bene ,por keto kane mbajte mardhanje shume te mira me sllavet...,Shikojeni rastin e palestines....,ku jane keto arab(musliman)qe nuk e ndihmojne ate,por e kane lane ne goje te ujkut ,qe po i kafshon per dite...!Rastin e popullit kurde ,qe ia kane rrymbyer territorin ,dhe ia kane shperndare ne kater a pese shtete dhe kete popull e kane qite ne rruge te madhe ,duke bredh botes...!
    I solla ca shembuj ,qe besoj se i dini dhe ju ,sa per te ju kujtuar se ,nga arabet dhe muslimanet nuk jane e mira e vetes se tyre , e lere me e jona...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 05-04-2010 më 17:58

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Te ju rikujtoj nje gje .Ne vitin 1998 ose 97 nese nuk gaboj ne kete vit,pra aty diku 97 ,98 Muamer el Gadafi kishte derguar nje leter "vellezerve "musliman te Kosoves ku kerkohej nga ta qe ta njohin shtetin e Serbise dhe mos ti kundervihen.
    Ishin "keshilla"te mira nga "vellezerit"musliman.Ne ate kohe Jeremiq nuk ishte faktor,me sa di ishte student ende dhe nuk i hante shume palla per Kosoven ose lobimin.
    Vendet arabe ne pergjithesi kane prirje antiamerikane per shkak te qeshtjes se Palestines dhe ndihmes se pakursyer qe i jep Amerika Izraelit.Duke qene antiamerikan ata jane ose pretendojne te jene edhe antikosovar,pikerisht pse Amerika e beri shtet Kosoven.
    Thote nje fjale e urte,per inat te rese me vdekte djali.Edhe vendet arabe ashtu thone,per inati te Amerikes po e dojme Serbine ose jane kunder Kosoves.
    Pak je i ngutshëm në paragjykime ndonëse disa vende e ke mirë, disa nga shtetet e lindjes se mesme janë pro-Amerikane disa jo.
    Arabia Saudite, UAE, Malejzia, Afganistani etj. janë pro-Amerikane, ndërsa shtetet këmbëngulëse kundër pavarësisë së Kosovës janë: Egjipti, Irani, Libia etj.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ore çka jeni kapur per keta arbet,... Po te kishin qene ndonjehere te mire per ne shqiptaret,
    ata do flisnin ndonjehere ndonje fjale te mire, ne favore te ne Shqiptareve keto njeqind vitet e fundit nen pushtimin sllave...,Lere qe kete nuk e bene ,por keto kane mbajte mardhanje shume te mira me sllavet...,Shikojeni rastin e palestines....,ku jane keto arab(musliman)qe nuk e ndihmojne ate,por e kane lane ne goje te ujkut ,qe po i kafshon per dite...!Rastin e popullit kurde ,qe ia kane rrymbyer territorin ,dhe ia kane shperndare ne kater a pese shtete dhe kete popull e kane qite ne rruge te madhe ,duke bredh botes...!
    I solla ca shembuj ,qe besoj se i dini dhe ju ,sa per te ju kujtuar se ,nga arabet dhe muslimanet nuk jane e mira e vetes se tyre , e lere me e jona...
    Pikërisht këtë shembull e perdori edhe unë, në moment kur Barack Obama po interesohet për Palestinën dhe po i shikon mundësitë e krijimit të shtetit Palestinezë, keta (politika Arabe) kanë deshtuar duke mos qenë në gjendje t'i ndihmojnë Palestinezëve, Shqiptarëve të Kosovës e as Çeçenëve kundër Rusisë pra shihet se nga aspekti politik kanë deshtuar kur dihet fare mirë se dallimi midis tyre dhe Palestinës është sikur midis Kosovës dhe Shqipërisë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •