Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Çdo shtet ka idiotët e vet

    Çdo shtet ka idiotët e vet

    » Vendosur: 04/04/2010 - 09:44

    Edmond Tupja

    Pardje, në mbrëmje, në edicionin qendror të lajmeve të një kanali televiziv kombëtar të besueshëm, pashë e dëgjova kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. dhe njëherazi kryetar të Bashkisë së kryeqytetit tonë, të bënte një koment të shkurtër, por energjik, të ngjarjes së shëmtuar me incidencë raciste të para disa ditëve në Greqinë fqinje. Më tërhoqi vëmendjen, në fund fare, thënia me ngjyrim të thellë proverbial, gati një aforizëm, dalë natyrshëm nga goja e tij: “Çdo shtet ka idiotët e vet”, shoqëruar me një buzëqeshje sa sarkastike, aq dhe sardonike, tipike për personazhin në fjalë. Gjithsesi, jam kryekëput dakord me zotin Edi Rama për aforizmin që hodhi në qarkullim: Po, çdo shtet ka idiotët e vet! (Prandaj edhe e zgjodha si titull tê shkrimit tim).
    Por nga vjen fjala “idiot”? Gjurmimet që bëra më mësuan se, në greqishte të vjetër, “idiotes” në fillim kishte kuptimin “person, individ i çfarëdoshëm”, pastaj mori kuptimin “person që nuk e njeh një zanat, i paditur”, kurse në latinishte, mori kuptimin “budalla”; pra, zanafillën fjala “idiot” e ka te greqishtja, dhe si epitet u shkon për mrekulli atyre grekëve që vollën vrer para disa ditësh kundër shqiptarëve! Në këtë pikë, zoti Edi Rama pati plotësisht të drejtë, kur tha aforizmin e tij dhe unë e mbështes pa rezerva qëndrimin e tij.
    Tani, le të më lejojë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës, ta vë në dijeni për zbulimet që bëra duke hulumtuar nëpër fjalorë, qoftë të gjuhës shqipe, qoftë të ndonjë gjuhe të huaj, lidhur me përkufizimin e fjalës “idiot”.
    Fjalori i shqipes së sotme (Botimet Toena, Tiranë, 2002), jep këtë përkufizim: “ 1. psikol., mjek. Njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja... 2. Ai që është shumë i trashë nga mendja; ai që sillet, flet a vepron si i tillë...”
    Fjalori Le Grand Robert (Paris, 2001), jep, në frëngjishte sigurisht, këtë përkufizim: “Personne dénuée d’intelligence, de bon sens, de finesse, par nature ou accidentellement” d.m.th., në shqipe, “Njeri pa inteligjencë, pa logjikë të shëndoshë, pa mprehtësi, që nga lindja ose aksidentalisht”.
    Siç vërehet, ndryshimi midis këtyre dy përkufizimeve, qëndron në faktin që, për frëngjtë, një idiot mund të lindë i tillë, por edhe mund të bëhet i tillë, sigurisht aksidentalisht. Sidoqoftë, rezultati është i njëjtë në sjelljen e tij.
    Mirëpo, kur zoti Edi Rama vuri në qarkullim aforizmin e tij “Çdo shtet ka idiotët e vet”, vigjilencës së tij patologjike i shpëtoi diçka. Oh, diçka e vogël fare: Ndonjë mendje zhbiruese, së cilës i pëlqen të luajë me fjalët, për t’i tronditur konceptet që ato mbartin e kështu ta vërë në pozitë të vështirë folësin, mund ta përmbysë marrëdhënien e fjalës “shtet” me atë “idiot”, duke e rithënë ose e rishkruar aforizmin ramian si vijon: “Çdo idiot ka shtetin e vet”. Sigurisht, e ka në mendje së pari; së dyti, dashur pa dashur, e krahason atë me shtetin ku jeton; së treti, kërkon me çdo kusht ta ndryshojë shtetin që ka përballë sipas imazhit që ka ndërtuar në kokën e tij; së katërti, mund të themelojë ndonjë parti politike ose, më mirë dhe më shkurt, të vihet në krye të një partie tashmë ekzistuese, për të realizuar ëndrrën e tij për pusht-shtet, duke i udhëhequr turmat militante apo simpatizante falë aftësive të tij demagogjike që magjepsin pikërisht idiotët e shtetit, ngaqë u premton se do ta ndërtojë shtetin e tyre – në fakt shtetin e tij, – duke e zëvendësuar mjeshtërisht parimin e barazisë me atë të identitetit.
    Së fundi, për t’i ardhur në ndihmë zotit Edi Rama në ndërtimin e aforizmave të tjera me shtet idiotësh apo idiotë shteti, po i vë falas në dispozicion listën e sinonimeve, pikërisht të fjalës “idiot” nxjerrë nga “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Botimet Edfa, Tiranë, 2007): i metë, i trashë, i mangët, i cungët, i cenuar, me cen, gomar, buf kënete, hajvan, budalla, çyryk, ****, trudalë, trutharë, tru peshk, i patru, hu, hu gardhi, gërfyell, torollak, toroman, rrotë, kokëshqope, i bytyntë, i gjymtë, i gjymtuar, gjysmak, hardall, dërrasë, që s’mbush fare, këllëf, shutull.


    Panorama
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    Duke qene se ne Shqiptaret nuk para arrijme pothuajse asnjeher ne vendin e pare,ne cfardo klasifikimi,u munduam por beme dicka unike.
    Ne jemi i vetmi vend qe i kemi mbledhur the gjith idiotet ne sall/kuvend,qe e quajme parlament dhe jo vetm kaq,por dhe i stervitem aq mire sa i bem hajdut profesionist.
    Kjo na ben gjithashtu nje nder popujt me demokratik,sepse i dham aq shume te drejta idoiteve tan(si pakic),saqe i lam te ndertojne shtetin e tyre sic e kishin ato ne koke dhe ne pjesa tjeter e popullsis adoptuam shtetin e tyre.

  3. #3
    E keqja jone si komb qendron tek pranimi thuajse pa kushte i fjales se urte "hapi udhen te keqes!"?! Eshte per te ardhur keq qe me vdekjen e Gjergj Kastriotit nuk vdiq thjeshte shpata dhe trimeria shqiptare, por vdiq apo u arratis edhe ajo fuqi shpirti qe ndeshej me te keqen dhe e shterte ate. E zune dhe e erresuan skenen shqiptare personazhe me gjak te shprishur a ta huajtur te tipit Ali Pashe Tepelena qe e vune te keqen ne fron me kurore. Rilindasit e kuptuan fare mire kete dhe luftuan te rikthehej kudo ne trojet shqipfolese fisnikeria e kohes se Kastriotit...por nuk arriten. Dhe u sunduam e sundohemi jo nga te goditur ne tru paralindjes, ne lindje apo aksidentalisht me vone. Sundohemi nga bejlurcina dhe satrape fale terheqjes qe bejme perpara te keqes.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Nuk jan idiota ata ushtare grek zoti Rama, keto i thot vet shteti grek. gjysherit e ketyre ushtareve ja u kane bere shqiptareve keto gjera, u kane rrjep lekuren, i kan djeg per se gjalli, foshnjet i pershkonin ne hunj dhe i mbanin si trofe, historia greke eshte e mbush me keto b¨¦ma. Keto aforizmat e tua jane sa per te shplar gojen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Si mund të quhen idiotë ushtarët që prakalojnë në një paradë e cila ka një program?!Por ndoshta ashtu ja desh puna Ramës për mos u prishur me grekët!
    Kështu shkojnë punët e nuk merret vesh kush është idioti i vërtetë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po qeveria mo majti naj qendrim?

    apo ene ajo sdesh me u prish me greket o beso?

    o zotni mcus po Sala ca fjale perdori si krahasim per ket incident qe tu futemi fjalorve e tja shtjellojm dhe ati kuptimin e asaj fjale?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Sa nge qe keni te mereni me lojrat e Tupes.
    Rama tha: "çdo shtet ka idiotet e vet" per rastin ne fjale kurse Qeveria ç'beri ?
    I puthi edhe njehere tjeter prapanicen Greqise pikerisht ate dite qe kendonin ushtaret greke Ajo u fali edhe nje varreze tjeter ne token shqiptare se nuk ka Greqia eshte holle.
    Pastaj Tupja per te vazhduar te thote ate qe do supozon qe thenien e Rames ta vendosi ne nje kontekst tjeter, Ai thote: "ç'do idiot ka shtetin e vet"..........
    Kjo me duket tamam aktuale ne rastin tone "Saliu e ka shtetin e vet"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Postime
    10
    Nje budalla hedh nje gur dhe 100 te mencur mendohen ... Po c'merreni me Edmond Tupen. Nuk e keni pare ne TV qe e ka humbur fare lidhjen me realitetin. Ai eshte idiot komplet dhe gazeta shqiptare merr mendimin e tij mbi idiotizmin. Vetem Agim Bajko e merr ate ne interviste per emisionin e tij satirik. Nuk eshte budalla Bajko qe merr ate; ja di mendjen qe te qeshin njerezit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •