Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Vdiq dhe u varros veterani i UÇK-së Qazim Kilaj

    Vdiq dhe u varros veterani i UÇK-së Qazim Kilaj

    Malishevë, 4 prill – Në Lubizhdë të Malishevës, në moshën 66 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë vdiq dhe u varros veterani i UÇK-së, Qazim Kilaj. Varrimi i të ndjerit në prani të një numri të madh qytetarësh u bë të dielen në varrezat e vendlindjes së tij. Përfaqësuesi i fshatit Lubizhdë, Rrahim Paçarizi në një fjalim mortor tha se i ndjeri Kilaj gjithnjë e ka dashur lirinë e vendit të tij. “Përkushtimin dhe dashurinë e tij ndaj lirisë së atdheut Qazim Kilaj e dëshmoi me fillimin e luftës së UÇK-së kur në moshë bukur të shtyerë luftoi krahas rinisë së Kosovës deri në largimin e pushtuesit nga vendi”, tha Paçarizi. I ndjeri Kilaj, ka lënë prapa vetes bashkëshorten dhe 5 fëmijë, disa nipër e mbesa. /koha/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime familjes e miqve te ketij luftarit..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Për luftëtarët e atdheut,gjithmonë respekt e mirënjohje!
    Ngushëllime familjes së të ndjerit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •