Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 115 prej 115
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi

    Fadil LUSHI


    “MORALI” I NJĖ VITI NĖ IKJE E SIPĖR


    “Morali” i kėtij viti qė ėshtė nė ikje e sipėr u karakterizua me lloj-lloj paragjykimesh, inatesh homerike, “ēallėmesh”, etiketimesh dhe mbase edhe me denigrime banale, saqė nė fund i doli edhe ajo pak ngjyrė qė i kishte mbetur. Shumė intelektualėve, analistėve dhe njohėsve tė shkėlqyeshėm tė rrethanave kulturore gjithandej trevave shqiptare, sot e kėsaj dite “do t’u mungojė takati mental” karshi konceptimit tė moralit tė vitit 2013. Disa njerėz, me plotė gojė do tė thonė se ishte “mish”, disa tė tjerė do tė thonė se ishte “peshk”..., ndėrkaq ata qė e “hėngrėn” kėtė “mish a peshk” thanė se kishte shije tė thartė, tė hidhur dhe mbase edhe (shumė) tė kripur!? Vegjetarianėt kėtė vaki e heshtėn, pasi qė kjo nuk u hynte nė punė.
    U paragjykua edhe njė manifestim kulturor qė u organizua muajin e kaluar, mė saktė me datė 21 nėntor tė motit 2013, nė hapėsirat e Qendrės Kulturore nė Tetovė nga Shoqata e pedagogėve shqiptarė, kushtuar 105 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, gjegjė-
    sisht alfabetit shqip. Nė atė manifestim u dhanė, pos tė tjerash, mirėnjohje arsimtarėve tė cilėt njė kohė tė gjatė vuajtėn dėnimet politike nė Petrova Rupa tė Goli Otokut famėkeq. Dashamirėsit e arsimit shqip pa hezitim e pėrshėndetėn po edhe vlerėsuan, ca tė tjerė dolėn tė kėnaqur, pos njė pseudopatrioti, i cili “qė nga vakti i gjyshėrve tė tij, i ka punėt nė terezi”. Ai me fjalėn e tij tė thėnė “bythėpraps”, lėre qė nuk tha asnjė “llaf pėrgėzimi”, por edhe kėmbė e krye e paragjykoi kėtė eveniment, sa kulturor po aq edhe human. Dhe ky “trap a dylber Stambolli”, qė mbase ėshtė tipik pėr trevat tona, parashtroi “breshėri pyetjesh” se ē’na ishte ky Kongres i Manastirit, ē’kishin kėrkuar shqiptarėt mendjendritur nė kasabanė e konsujve nė motin 1908, me ē’detyrė ishin ngarkuar, ē’punė kishin bėrė atje, nė ē’gjuhė kishin kuvenduar dhe ē’emėr i kishin dhėnė “qitapit” qė kishte lindur nė Manastir!?
    Para se ta pėrmbyll kėtė paragraf kushtuar manifestimit nė fjalė dhe manifestimeve tė tjera kulturore, do tė mė duhet tė parashtroj pyetjen se mos vallė ky mot a vit (kokėlartė a kokulur) nė ikje e sipėr u karakterizua me “moral tė dyfishtė”, a mos vallė u karakterizua me atė heshtje varri tonėn kolektive ndaj mungesės sė vlerave arsimore, kulturore po edhe politike, a mos vallė kjo heshtjerėndė jona kolektive pėr kryefjalė, kryeshtyllė a kallėzues duhet ta ketė njeriun qė abuzon apo qė shkel mbi ēdo vlerė, nga njėra anė, dhe, nga ana tjetėr, nuk i hyn asnjė gjemb nė kėmbė..., a mos vallė qėndrimi ynė ndaj kėsaj katrahure edhe nė tė ardhmen duhet tė jetė i “afėrt, miqėsor, i butė..., herė-herė folklorik a edhe megaloman” apo duhet tė jetė i ftohtė, i ashpėr dhe goditės. Kėtij paragrafi do t’ia shtoj njė mendim tė Shekspirit, i cili dikur moti kishte thėnė: “Mendja e njė kombi ėshtė arsimi, ndėrkaq zemra e njė kombi ėshtė morali”.
    Edhe nė kėtė mot nė ikje sipėr, u paragjykuan zgjedhjet vendore nė Republikėn e Kosovės dhe tė asaj tė Maqedonisė..., nuk mbetėn pas pa u denigruar edhe zgjedhjet parlamentare nė Republikėn e Shqipėrisė. Pavarėsisht nga “rezultatet” e dala tė (pa) pritshme nga kėto “gara”, mbetet tė themi e tė konstatojmė se kėto zgjedhje duhet tė jenė pėrfundimisht njė leksion a edhe njė test pėrballė Bashkimit Evropian. Kėto zgjedhje ngėrthenin nė vete votėn deliberative tė sovranit (zgjedhėsit), e cila votė mė shumė ishte ndėshkuese sesa pėr ndryshime. Kjo votė e trekėndėshit politik shqiptar kėsaj radhe ashtu pamėshirshėm ndėshkoi arrogancėn, gjegjėsisht qėndrimin pėrbuzės e mospėrfillės tė “pushtetarėve” kundrejt votuesve..., ajo votė tronditi themelet e korrupsionit (sot sikur t’i parashtrosh pyetje atij politikani nga Tirana, qė vuan opozitarin e ēmendur e tė rebeluar, se ē’nėnkupton me nocionin korrupsion ta jep “hazėrxhevapin” me sa vijon: t’i vjedhėsh lekėt e popullit apo tė vėsh dorė nė thesarin e shtetit, ajo votė deliberative ndėshkoi makiavelizmin e politikanėve provincialė si dhe keqqeverisjen vendore dhe atė qendrore nė Shqipėri dhe nė Kosovė..., ajo votė e sovranit ndėshkoi edhe premtimet fėmijėrore, tė zbehta dhe tė zbrazėta qė dilnin nga gojėt e gjithfarė sejmenėsh, ndėrmjetėsuesish dhe “tyxharėsh aksham pazari” tė Tiranės, Shkupit dhe Prishtinės. Pavarėsisht nga kjo qė thamė mė lart, kėto zgjedhje nga pala humbėse sot e kėsaj dite mbeten tė kontestuara, “tė kurdisura, tė vjedhura, tė blera” e tjerė. Tė mėtosh qė kėtij paragrafi t’i shtosh diē mė tepėr, do tė thotė ta prishėsh krejt atė qė ke shkruar.
    Edhe nė “kėtė vit politik, po edhe diplomatik”, Republika e Shqipėrisė dhe ajo e Maqedonisė nuk “kaluan klasėn”, sepse nuk i mėsuan a nuk i shkruan “detyrat e shtėpisė” qė ua kishte caktuar paraprakisht komisioni evropian. Ky komision, nga dy shtetet e lartpėrmendura nuk kėrkoi retorika politike boshe, pėrkundrazi u kėrkoi qė tė bėjnė reforma rrėnjėsore si nė aspekt politik, njashtu edhe nė aspekt ekonomik..., mandej nga ata kėrkoi zgjedhje parlamentare tė lira dhe tė ndershme, kėrkoi qė tė ērrėnjosin zakonet e vjetra, tė flakin korrupsionin, kėrkoi krijimin e njė klime dhe filozofibėrje politike krejt tjetėrfare. Dhe kur ky komision konstatoi se kėto detyra shtėpiake ishin tipike ballkanase, ministrive pėr punė tė jashtme tė shteteve tė lartpėrmendura ua “ngriu” marrjen e statusit kandidat. “Skepticizmi im ndaj kėsaj meseleje politike” mė detyron tė parashtroj pyetjen se a mos vallė e gjithė kjo JO ishte njė “hile” e radhės e komisionit evropian, apo “kjo vaki” pėrputhet me 100-vjetorin e “krijimit tė Shqipėrisė londineze”. Ku ta dijė njeri!? Po tė mė pyesni mua, unė nuk do tė pėrgjigjem. Qė unė ta kuptoj kėtė “refuzim”, mė duhet ta lexoj mes rreshtash alfabetin e diplomacisė sė Brukselit... Nuk jam i marrė ta bėj kėtė...
    Republika e Shqipėrisė, po edhe e Maqedonisė, edhe kėsaj radhe nuk arritėn deri nė fund t’i mėsojnė leksionet sa u pėrket kritereve dhe standardeve qė tė mundėsojnė anėtarėsimit nė familjen evropiane..., pėr kėtė dhe arsye tė tjera “babagjyshi, gjegjėsisht komisari evropian pėr zgjerim, Shtefan Fyle nga Brukseli”, edhe pėr kėtė fundvit nuk do t’i sjellė peshqeshe Republikės sė Maqedonisė, po as Republikės sė Shqipėrisė... Nė vend tė “karameleve dhe sheqerkave” do t’u dėrgojė vėrejtje publike, po edhe diplomatike se si duhet bėrė detyrat shtėpiake..., dorėn nė zemėr, kėto pyetje dhe detyra gjithsesi se janė shumė tė vėshtira pėr kėto treva tė Gadishullit Ilirik, sidomos pėr shtetet qė nuk pėrfundojnė mė atė ndėrkalim (politik, ekonomik e tjerė) tė tejzgjatur, tė bezdisshėm dhe zhvatės, atė ndėrkalim (tranzicion) ku njerėzve qė s’u bėjnė punėt nuk penalizohen, po as nuk i avancojnė e as nuk i lavdėrojnė njerėzit qė punėt i bėjnė me pėrkushtim dhe me ndėrgjegje!?
    P. S.
    I nderuari Zoti Shtefan Fyle, “Gėzuar Viti i Ri 2014!”

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:

    Fadil LUSHI


    NJĖ SHKRIM NĖ VEND TĖ LĖMOSHĖS!?

    Njė proverb yni popullor thotė: “NUK MJAFTON TĖ JESH NJERI I MADH PĖR TĖ QENĖ NJĖKOHĖSISHT EDHE NJERI!”. Kryepersonazhi a “bashkėbiseduesi” i radhės i kėsaj “shkarravine” pėr gazetė do tė jetė shoku im i klasės, NN, i cili sot e gjithė ditėn edhe pas pesė dekadash mėton tė jetė njeri dhe kurrgjė tjetėr!
    Tė shtunat e tė dielat i kam tė “rezervuara” pėr tė bėrė “pazare pėr nevojat shtėpiake”. Njė tė shtune mora udhė pėr nė pazar me listėn nė xhep dhe, sapo dola nga banesa, hoqa nga ajo listė do gjėra qė “shovinizmit tonė mashkullor” nuk u hyjnė nė punė e nuk i shkojnė pėr hesap. Kėtė e bėra me qėllim sa pėr tė mos i lajthitur lexuesit e gjinisė femėrore!
    Duke hyrė nė hapėsirat e tregut tė gjelbėr tė kasabasė sė Tetovės (ku mund tė dėgjosh e tė ballafaqohesh me gjithfarė dialektesh, qofshin tė vendit a tė krahinės, kurse fare pak me fjalė nga gjuha standarde shqipe, aty mund tė hasėsh njerėz me identitete hermetike, anonime, njerėz qė “frymojnė jashtė kolektivitetit”, njerėz qė jetojnė dhe mbijetojnė brenda individuales etj.) takova shokun e klasės tė viteve tė gjashtėdhjeta, shokun i cili ka shumė kohė qė ėshtė familjarizuar me atė varfėrinė e tij tė skajshme materiale. Nuk mė shikonte as nga larg e as nė distancė, as me inat e as me skepticizėm, thjesht sikur donte t’i pėrcillte pak dashuri...”indiferencės sonė kokėfortė” dhe kolektive, sikur donte ta zgjonte atė heshtjen e tė pandehurit a fajtorit, sikur nuk donte qė morali i tij tė “kėrleshet” me moralin e disa djajve a me atė moralin e bukėshkalėve a bukėharamėve, me moralin e atyre qė hiqen pėr engjėj..., sikur donte t’i referohej Kiēo Blushit, i cili nė njė opinion tė tij shpjegon moralin e njė lavireje ku, pos tjerash, thotė: “Nuk paskėsh gjė mė tė shėmtuar kur prostituta e njė katundi del te rrapi qė tė pėrbetohet, duke bėrtitur deri nė kupė tė qiellit, bindu, o milet, se... se unė kam mbetur e virgjėr”!
    Duke mė pėrshėndetur me gjysmė goje, mė parashtroi njė pyetje lakonike: “Miku im, pa mė thuaj se ē’punė bėn ti”!? Ia ktheva, bėj pėrpjekje tė ushtroj detyrėn e mėsuesit tė pedagogjisė dhe kohė pas kohe mundohem tė “shkarravis ndonjė shkrim a kolumne” pėr gazeta shqiptare, hiē pa pare? Ai e njeh fare mirė profesionin tim, por ja qė, si ēdo herė, “muhabetin” e fillon nga fundi. Ma ktheu, a nuk je “hoxhė”? Se mė “paragjykoi” kėmbė e krye isha i ndėrgjegjshėm, por ama se mė “identifikoi” me klerin mysliman, nuk ma “kapi fiqiri”, dhe mbase u detyrova t’i kėrkoj njė shpjegim shtesė se pse erdhi nė kėtė pėrfundim paksa tė “mbrapsht”. Po, mė tha, me atė mantel tė gjatė e tė zi mė dukesh si hoxhė fshati. Duke mbetur i “shastisur”, po mbase edhe gojėhapur, gjeta forcėn t’i them ē’tė duhet hoxha!? Se pse i duhej mikut tim njė titullar mysliman, do ta parafrazoj nė paragrafin e fundit tė kėtij shkrimi.
    Mikun a shokun e klasės (bukėn e gojės e siguron duke mbledhur a grumbulluar kanoēe dhe shishe tė hedhura nė mbeturina) sa herė qė ta takosh, aq herė tė trazohen edhe ato pak emocione qė tė kanė mbetur..., ėshtė njė njeri qė hiē fare nuk i intereson “ndjesia komode e bashkėqytetarėve a edhe bashkėmoshatarėve” tė tij dhe, kėshtu siē duket, tė krijon pėrshtypjen se i ka tejkaluar, po edhe i ka lėnė pas tė gjitha paragjykimet, ka pėrjashtuar tė gjitha emocionet si dhe atė ndjesinė e tė qenit i varfėr..., njė “varfėri” qė e ka mė afėr hundės, syve, gojės dhe shumė larg mendjes sė tij... dhe pėr kėtė nuk synon qė tė jetojė me dy standarde, nuk lejon qė t’i japėsh lėmoshė dhe, po bėre t’i japėsh njė lek, ta kthen paksa i rebeluar dhe i inatosur me fjalėt: jepja atij qė ėshtė mė skamnor se unė!..., kurse unė, sa di e sa mbaj mend, mė tė varfėr se ai nė kasabanė e Tetovės zor se mund tė gjesh njė tė tillė si ai. Unė dhe ca tė tjerė qė ia njohim nga afėr psikologjinė dhe karakterin, po edhe “vendbanimin e tij tė paqėndrueshėm”, nuk dimė se ēka mund t’i shtojmė dinjitetit tė tij. Ai nuk lejon qė tė solidarizohesh me varfėrinė e tij tė skajshme, ai prej askujt nuk kėrkon kujdes paksa mė tjetėrfare. Ai nuk na paragjykon, po as qė do tė thotė se kujdesi ynė ndaj tij na qenkėsh kushedi se ēfarė, ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se ky kujdes yni ndaj tij ėshtė si ajo tėrkuza e trashė brenda nė thes. Atij nuk i dhimbset vetvetja, nuk i dhimbset retrospektiva e tij, pėrkundrazi i dhimbset burrėria dhe morali ynė i dyfishtė..., atij i pengojnė ecejaket tona tė pėrditshme, tė bezdisshme, atij i pengojnė padrejtėsitė tona tė neveritshme..., ai e di fare mirė se rrugėtimet tona “s’janė as pėr dynja e as pėr ahiret”, as pėr familje e kalamaj, as pėr...!?
    Ai nuk “trishtohet” nga varfėria, sepse atė e pėrqafon ditė pėr ditė, e ka pėr xhan dhe pėr zemėr..., nuk trishtohet sepse nuk ka zemėr tė trishtuar..., sepse nė gjeografinė e tij morale nuk ka vend pėr njė gjė tė tillė..., ajo varfėri e ka pėr kryefjalė a kryeshtyllė pastėrtinė e moralit tė tij.
    Pėr ju, tė nderuar lexues tė paanshėm, tani mė duhet ta parafrazoj meselenė e hoxhės. Sipas mikut tim, ky hoxhė, nė kėtė kohė tė pa kohė, nė kėtė katrahurė a rrėmujė tonin kolektive, nė kėtė hapėsirė ku jetojnė a mbijetojnė njerėz qė u ka “ikur fiqiri”, gjithsesi se me “takatin e tij mental” ndofta do t’ua kėndonte a lexonte njė dua, do t’ua bekonte ujin qė e pini..., mbase edhe do t’ua bėnte haram bukėn e fukarenjve qė e hanė dhe, sė fundi, ndoshta edhe do t’i mallkonte!??
    Pėr ta pėrfunduar kėtė shkrim kushtuar shokut tė klasės a mikut qė ėshtė i memorizuar nė gjykimin tim, do t’i referohem njė “kredoje tė bindjeve tė Ismet Totos, shkrimtarit, publicistit dhe revolucionarit shqiptar, i cili nė prag tė ekzekutimit (me varje nė litar nė vitin 1937, pas dėshtimit tė lėvizjes antizogiste tė Delvinės), kishte shkruar letrėn tronditėse me nėntitull De profundis: BOTA NUK ĖSHTĖ E ATYRE QĖ NGROHEN. BOTA ĖSHTĖ E ATYRE QĖ DIGJEN”! Kjo Botė e fukaranjėve qė sot “digjet pamėshirshėm”!?... i takon shokut tė klasės sime tė para pesė dekadave.., siē ky shkrim i dedikohet njeriut qė nuk kėrkon lėmoshė!

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi

    Fadil LUSHI

    HIPOKRIZIA ULĖRITĖSE SERBE

    Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr nocionin Hipokrizi e jep kėtė shpjegim: Ves i njeriut tė keq qė hiqet sikur ėshtė i mirė, i virtytshėm e i dashur me qėllim qė tė gėnjejė tė tjerėt; qėndrim me dy faqe, sjellja e njeriut qė nuk ėshtė i ēiltėr me tė tjerėt, qė nuk zbulon fytyrėn e vėrtetė dhe qė shtiret, tė qenėt hipokrit; fjalė, sjellje a diēka tjetėr e rreme, qė nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės dhe qė synon tė mashtrojė tė tjerėt. Sillej me hipokrizi etj.
    Para se ta vazhdoj kėtė shkrim, do t’u referohem dy “vakive” si dhe njė barsolete. Miqtė e mi me plotė gojė dhe me tė drejtė do parashtrojnė pyetjen se ē’lidhje kanė kėto “vaki dhe kjo barsoletė” me titullin e kėtij shkrimi nė veēanti me fjalėn hipokrizi! Unė besoj se pėrgjigjja do tė shfaqet mė poshtė.

    VAKIA 1

    Mbaj mend kur dikur shkonim, unė dhe miqtė mi, nė Selanik pėr tė bėrė pazare me tregtarėt grekė. Meqenėse nuk e njihnim atė gjuhėn e tyre, ne ia krisnim e flisnim maqedonisht duke menduar kinse kjo gjuhė (maqedonishtja) ishte mė e avancuar se ajo jona, gjegjėsisht gjuha standarde shqipe.

    VAKIA 2

    Disa ditė mė parė ca senatorė amerikanė hodhėn idenė pėr tė nominuar me Ēmimin Nobel pėr Paqe kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, dhe atė tė Serbisė, Ivica Daēiē, si dhe baroneshėn Ketrin Eshton (pėrfaqėsuese e lartė e Bashkimit Evropian qė po ndėrmjetėson bisedimet nė nivel tė kryeministrave tė lartpėrmendur). Pasi ky lajm mori “havanė”, nė Kosovė dhe Serbi shkaktoi a ngjalli reagime nga mė tė ndryshmet..., disa e pėrshėndetėn kėtė, ca e “miratuan pjesėrisht”, ca tė tjerė qė merren me analiza politike e kundėrshtuan duke e konceptuar si njė “shaka tė trashė, pa kripė, shaka me zarar dhe sė fundi si njė shaka me thepa”!? Kundėrshtarėt politikė tė kryeministrit tė Kosovės me plotė gojėn thanė se “ky ēmim pėr paqe” Hashim Thaēit ndoshta do t’ia vazhdonte qeverisjen edhe pėr katėr vjet, ose tėrėsisht do ta shpėtonte kėtė qeveri nga korrupsioni dhe krimi i organizuar? Ca tė tjerė thanė se Thaēi nuk e meriton kėtė ēmim nga fakti se gjatė bisedimeve tė deritanishme (falė qėndrimit tė butė tė baroneshės Eshton) i kishte bėrė lėshime tė mėdha palės serbe (Si duket, serbėt mė pak humbėn nė luftė dhe mė shumė fituan nė paqe). Kėto bisedime joparimore nė vazhdimėsi “shkelnin mbi rregullat a protokollin, duke e detyruar z. Thaēi tė heqė dorė nga qėndrimi i tij parimor dhe i prerė... rreth organizimit territorial tė Republikės sė Kosovės sė pasluftės”!?
    Se a ka a s’ka hipokrizi nė kėto dy “vaki”, pėr ne ka pak rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė pyetja se pse shqiptarėt gjithandej ndihen inferior nė raport me popujt e tjerė, pse shqiptarėt duhet tė karakterizohen me kompleksin e inferioritetit kolektiv (sidomos ata qė jetojnė jashtė kufijve administrativė tė shtetit amė), pėr ne me rėndėsi ėshtė fakti se nė ē’rrethana u ndėrtua ky inferioritet yni, a mos vallė u krijua nė rrethana tashmė tė njohura, nė rrethana tė pabarazisė ekonomike, asaj sociale, kulturore, politike, arsimore e tjerė, rrethana rėnduese (pėr ne) historikisht tė njohura, pothuaj edhe tė panjohura..., a mos vallė shqiptarėt edhe mė tej duhet tė ndihen tė nėnvlerėsuar, a mos vallė duhet ta vlerėsojmė dikė a diēka mė shumė sesa ėshtė nė tė vėrtetė, a mos vallė edhe nė tė ardhmen kur “do tė shkojmė nė Selanik do tė detyrohemi ta flasim gjuhėn e shtetit biblik”, apo do tė veprojmė ndryshe. Unė nuk e kam ndėrmend qė ta pllakos punėn e deritanishme tė Hashim Thaēit, po as ta kontestoj personalitetin e kryeministrit..., pėrkundrazi do tė parashtroj pyetjen se pse atij nuk duhet t’i jepet Ēmimi Nobel. Nėse kėtė do ta kundėrshtojmė, atėherė vetvetiu do ta vėrtetojmė po edhe do ta ushqejmė atė teorinė qė shkencėrisht e shpjegon nocionin e kompleksit tė inferioritetit a vartėsisė te shqiptarėt.

    BARSOLETA

    “Dikur moti, e kishin pyetur njė fshatar serb nga Shumadija se ēka dėshiron mė sė shumti nė jetė, kurse ai kishte thėnė – t’i ngordhė lopa fqinjit- komshiut! Po ti ēka fiton me kėtė, e kishin pyetur fshatarin? Ndėrkaq ai ishte pėrgjigjur se asgjė nuk fiton vetė, por ama, fqinji humb!”
    Para ca javėsh, nė prag tė festės sė Krishtlindjeve ortodokse, ministri serb, Aleksandar Vulin, kishte parapėlqyer ta vizitojė Gjakovėn (me leje tė zyrtarit tė Zyrės Evropiane nė Prishtinė, sllovenit Samuel Zhbogar. Mirėpo kjo vizitė “qe anuluar” me njė vendim tė nėnshkruar nga ana e Ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Kosovės, z. Bajram Rexhepi, si dhe me kujtesėn dhe fjalėt tė vėna nė rabush nga ana nėnave gjakovare). Qė kur “u fut” nė territorin e Kosovės u vu re se nė krahėt e tij kishte dy strajca. Njėra ishte e mbushur me hipokrizi ulėritėse, me histori tė ngatėrruar, me ndjenjėn e superioritetit-epėrsisė intelektuale, ndėrkaq e dyta ishte e mbushur me kompleksin e inferioritetit kulturor, me racizmin, me urrejtjen, me shovinizėm, megalomani, me atė kompleksin tejet tė zhvilluar e tė qenit katundar.., me filozofinė politike arkaike, krahinore dhe shoviniste..., me “ato sikletet dhe bezditė” e tij ndaj tė vėrtetės se Kosovėn njėherė e pėrgjithmonė e ka tė humbur. Ky farė politikani kishte menduar se do tė shkojė nė Gjakovė tė hajė pėrshesh me kalamajtė..., por ja qė nuk i dolėn hesapet.
    Kjo barsoletė ma rikujton atė pėrshkrimin qė jepet pėr Ali Pashė Tepelenėn - “koka nė Stamboll, trupi nė Janinė”. Ky pėrcaktim kushedi sa herė ėshtė lakuar, interpretuar, analizuar e shpjeguar nga ana gjuhėtarėve, sociologėve, psikologėve dhe mbase edhe nga politikanėt dhe kundėrshtarėt e pashait famėmadh. Ndoshta kėtij shkrimi nė veēanti Vulinit, i shkon thėnia “trupi nė Serbi, bishti nė Moskė e mendja nė Kosovė”!? Ata qė e njohin teorinė e psikanalizės sė Zigmund Frojdit mund tė thonė se kompleksi i inferioritetit dhe ai i superioritetit nuk kanė ilaē.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi

    Fadil LUSHI


    Ē’KUPTIM KISHIN ZGJEDHJET VENDORE NĖ KOSOVĖ!

    Nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe jepet ky shpjegim pėr votėn:1. E drejta e secilit pėr tė shfaqur mendimin nė kohėn e zgjedhjeve ose kur vendoset njė ēėshtje bashkėrisht nė njė organizatė politike, shtetėrore a shoqėrore; shprehja e mendimit a e vullnetit nga secili pėr tė zgjedhur dikė nė njė organ etj. ose pėr tė vendosur pėr njė ēėshtje; mendimi qė shpreh dikush nė raste tė tilla dhe fleta a diēka tjetėr qė pėrdoret pėr kėtė qėllim. Votė vendimore (deliberative). Votė kėshillimore (konsultative). E drejta e votės. Me shumicė votash. Jap votėn pėr dikė a pėr diēka e pranoj a e pėrkrah, e miratoj. Numėruan votat. 2. Votim. Votė e lirė (e fshehtė, e pėrgjithshme). Mekanizmi i votės. Vė (hedh) nė votė; e tjerė.
    Ky nocion qė shpjegon filozofinė e votės zakonisht gjen shprehje nė shoqėritė me demokraci tė zhvilluar, ku secili qytetar me drejtė vote gjithmonė sundon vullnetin e tij ekskluzive sa i pėrket votės, pavarėsisht se cilit individ a partie politike ia dedikon atė. Ajo votė gjithmonė mbetet ose konceptohet si deliberative, e pavarur, humane, emancipuese, autonome dhe, nė instancė tė fundit, edhe e paprekshme. Ajo nė vete pėrfshin edhe filozofinė e mesazhit qė pėrcjell, ajo ka pėr detyrė tė “shpėrblejė dhe tė nderojė”, por nė raste tė veēanta, madje-madje ashtu papritur, “di dhe tė tė ndėshkojė pamėshirshėm edhe tė tė turpėrojė dhe tė tė dėshpėrojė keqas”. Shprehja e mendimit tė lirė gjegjėsisht e votės nuk duron arrogancė, nuk pėlqen makiavelizėm, qoftė tė jetė individual a kolektiv, ajo nuk lejon qė tė jetė pjesė a “hisedare” e keqqeverisjes vendore a qendrore, ajo nuk lejon qė tė jetė pjesė e korrupsionit, premtimeve fėmijėrore dhe tė zbrazėta tė politikanėve me moral tė dyfishtė..., ajo nė asnjė mėnyrė nuk lejon a nuk dėshiron tė skandalizohet, tė kontrabandohet e tė keqpėrdoret. Ajo nuk lejon ēfarėdo qoftė ndėrhyrje tė brendshme a tė jashtme, ajo nuk lejon qė pranė saj tė ketė ēfarėdo sekserėsh, sejmenėsh a edhe “tyxharė dhe kumarxhinj politikė provincialė, tė veshur me kostum tė zi dhe ēorape tė bardha”!?
    Nė kuadėr tė zgjedhjeve tė paradokohshme vendore qė u organizuan nė Kosovė (qė nga “mėvetėsimi” i asaj vote), padyshim se u karakterizuan me njė psikologji dhe filozofi tė re dhe gjithsesi mė tė avancuar tė votės deliberative, u ndėrtua a edhe u hetua njė mentalitet krejt tjetėrfare nė kontekst tė humanizimit dhe emancipimit tė saj, dhe njėkohėsisht u ndėrtuan fillet e para tė rrėnimit tė asaj “kėshtjellės” sė votės sė vjedhur..., tė blerė, tė kontrabanduar duke i thėnė njėherė e pėrgjithmonė stop nepotizmit dhe shpėrdorimit tė standardeve dhe kritereve tė saj. Dhe kur u pėrjashtuan tė gjitha kėto abuzime, atėherė kėto zgjedhje vendore fituan tė drejtėn qė tė karakterizohen si zgjedhje sa demokratike (tė lira, tė drejtpėrdrejta dhe tė fshehta) e “rebeluese”, po aq edhe ndėshkuese. Nė historikun e zgjedhjeve vendore, po edhe parlamentare, tė Kosovės, pėr herė tė parė vota deliberative e qytetarit kosovar kishte guximin politik qė ta ndėshkojė keq e mė keq qeverisjen dhe keqmenaxhimin e institucioneve nga ana e teknokratėve, burokratėve dhe tė atyre qė mendojnė se institucionet politike na qenkan pronė e gjyshėrve tė tyre me opinga!? Pos gjithė kėsaj qė u tha mė lart, nuk e ka vėshtirė sot gjithsecili tė parashtrojė pyetjen, ē’imazh dhe ē’kuptim kishin zgjedhjet nė fjalė, ē’porosi ata pėrcollėn dhe kujt ia dedikuan? Tekefundit, nuk ėshtė me rėndėsi se kush fitoi dhe si fitoi, kush ishte humbės dhe pse humbi, me rėndėsi ėshtė fryma e re kundrejt njė politikėbėrjeje tė moderuar, tė hapur, tė ēiltėr, parimore, tė urtė, largpamėse, tė drejtė, paqėsore dhe tė pavarur, pėrkundėr asaj fryme politike grabitqare, politikės sė grushtit tė hekurt, politikės sė kulaēit e kėrbaēit prej lėkure..., politikės qė mbijeton “herė me tė mirė e me premtime tė bukura, herė me kėrcėnime, me shtrėngim e me dhunė”... dhe herė mė herė me kallashė tė “ndryshkur”, tė blerė dikur moti me lekėt e popullit!?
    Nėse vota e ēdo qytetari nė Kosovė dikur “frenohej” tė reflektonte mungesėn e ndryshimit tė filozofisė sė mbrapshtė, ajo kėtė mot nė ikje e sipėr u detyrua tė rebelohet pėr tė ndėshkuar politikanėt e fjetur! Kjo votė (vendore) e qytetarit kosovar, padyshim se ėshtė produkt i njė mendėsie tė re evropiane, njė votė qė ka takatin tė vlerėsojė, po njėkohėsisht edhe di tė ndėshkojė “teknokracinė, burokracinė politike, agallėkun, recidivistėt e rrezikshėm si dhe njerėzit qė kanė rėnė nė rehati”! Kėto zgjedhje vendore qė u organizuan nė Kosovė, u karakterizuan edhe me ca emra me tipare dhe veēori dalluese qė kryekėput dallohen nga disa politikanė aktualė, nė veēanti ata qė i takojnė krahut tė luftės. Ky ndėshkim mė sė miri u vėrejt nė kryeqendrėn e Kosovės respektivisht nė lėkurėn e Isa Mustafės, i cili u mposht nga ana e Shpend Ahmetit, kandidatit qė paraprakisht kishte pėrfunduar studimet master pėr politikė publike nė Universitetin e Harvardit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kurse pastaj gjatė viteve 2002-2004 tė specializonte nė fushė tė zhvillimit politik dhe ekonomik. S’duhet harruar se po i njėjti i ka kryer studimet universitare nė Fakultetin e Ekonomisė dhe Administrim-Biznesit nė Universitetin Amerikan nė Bullgari gjatė viteve 1996-2000. (Sė fundi, mund tė thuash se Shpend Ahmeti nuk “ėshtė produkt autokton” i VETĖVENDOSJE-s, ai vjen nga partia e dikurshme politike “FRYMA e RE” dhe, rrjedhimisht, e folmja e tij politike, kryekėput dallon nga ajo e Albin Kurtit, sidomos nė aspekt tė “nacionalizmit dhe filozofisė sė tij izolacioniste”! (Mero Baze).
    Fitorja e Shpend Ahmetit nuk ishte vetėm njė ngadhėnjim, ajo ishte edhe njė goditje e fortė pėr keqqeverisjen sė Isa Mustafės, si dhe njė leksion pėr stafin e tij se si duhet bėrė “detyrat (politike) shtėpiake nė Prishtinė dhe gjetiu nė hapėsirat e vetadministrimit vendor, politik, ekonomik, social, kulturor e tjerė”!? Fitorja e LDK-sė nė nivel shtetėror u zbeh me humbjen e Prishtinės, njė humbje qė mbase kėrkon a i duhet njė shpjegim, po edhe njė analizė mė e detajuar politike. Njė tė tillė shpjegim kėrkon edhe disfata e thellė e AAK-sė, nė veēanti e lidershipit tė saj, Ramush Haradinajt, mungesa (e gjatė) e tė cilit nė skenėn politike gjithsesi u vėrejt “ashiqare”! Se kush duhet tė largohet nga kjo parti, ėshtė njė pyetje hipotetike. Njė gjė ėshtė e vėrtetė, nė kryeminderin e kėsaj partie politike nuk ka vend pėr dy taborė, o do shkojė Ramushi, o do ikė stafi i tij i pėrgjumur. Sipas logjikės formale, udhė tjetėr s’ka.
    Edhe ish-kryebashkiaku i Mitrovicės u mposht nga Agim Bahtiri, pėrndryshe biznesmen kėrpudhash. Fitorja e tij ėshtė pjellė e njė filozofie evropiane, po edhe e retorikės sė tij..., ajo fitore ishte edhe njė “sikterisje” a njė shpullė imazhit tė sajuar, krekosjes dhe arrogancės sė padurueshme tė komandantėve tė dalė nga lufta.
    Mimoza Kusari-Lila (e magjistruar pėr administrim biznesi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė gjatė asaj kohe vijoi studimet nė Institutin Ekonomik nė Universitetin e Kolorados dhe nė Universitetin e Duquesne nė Pittsburg, ku pėrfundoi magjistraturėn nė e-biznes) kishte diē mė tepėr, respektivisht kjo fitore e saj tronditi themelet e kalasė sė shovinizmit mashkullor nė Kosovė dhe gjetiu. Pėr listėn Srpska-Daēiq nuk do llafos gjė, sepse prej dhjetė komunave, i fitoi bindshėm nėntė.
    Koalicionet mes partive politike nuk mund tė thuash se ishin kryekėput parimore, ato ishin pjellė e njė makiavelizmi tė moderuar ballkanik dhe, t’i shtosh diē mė tepėr kėtij fenomeni, kjo do tė thotė ta “prishėsh kėtė muhabet paszgjedhor”. Pavarėsisht nga “rezultatet” e dala tė (pa)pritshme nga kėto gara, mbetet tė themi se kėto zgjedhje vendore duhet tė jenė pėrfundimisht njė test pėr ato parlamentare, pa marrė parasysh se do jenė ndėshkuese ose ndryshuese..., edhe pse kėto dy nocione janė me kuptime diametralisht tė kundėrta.

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi

    Fadil LUSHI

    “ANĖS LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS”!?

    Tė nderuar miq! Kėtė shkrim a shkarravinė do ta filloj me ca vargje tė poezisė “Anės lumenjve” tė Fan S. Nolit, ku ai i kėndon vatanit dhe miletit.

    “Ku e lam' e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anės detit i palarė,
    Anės dritės i paparė,
    Pranė sofrės i pangrėnė,
    Pranė dijes i panxėnė,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.”

    Mbasi nuk e di me “tamam” se pse e shkroi kėtė poezi Noli dhe kujt ia kushtoi, mua mė mbetet tė them se kjo poezi gjithsesi qė nuk u qe kushtuar shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe nė veēanti shqiptarėve tė Anės sė Luginės sė Preshevės, tė cilėt sot e gjithė ditėn e Perėndisė mbijetojnė edhe pėrkundėr “mungesės” sė pėrkujdesjes sonė kolektive ndaj statusit tė tyre. Gjithsecili qė merret me shkrime e ka pak tė “sikletshme” tė shkruajė vėshtrime tė tilla, jo pse nuk do t’ua pėrfillin lexuesit, por pėr arsye se ato paragjykohen dhe urrehen kėmbė e krye nga ata qė kanė mendime krejtėsisht ndryshe.
    Pavarėsisht se titulli i kėtij shkrimi mund tė paragjykohet a tė shtrembėrohet, do t’i referohem ndodhisė a takimit tė paradokohshėm tė Prizrenit, ku kryeministrat e dy shteteve shqiptare, gjegjėsisht tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, diskutuan ēėshtje nga mė tė ndryshmet. Se a ishin ato tė diskutueshme, parimore a ēėshtje kombėtare, kjo ka pak rėndėsi. Megjithatė, pasditen qė pėrfundoi ai takim, opinionistėt, analistėt po edhe kolumnistėt shqiptarė, gjithandej ku jetojnė dhe veprojnė (pėrfshi edhe artikullshkruesin), bėnė “hyxhym” pėr tė shkruar diē nė lidhje me kėtė takim, gjithsesi nga kėndvėshtrimi dhe “takati” mental i tyre. Disa kėtė “mbledhje” e konceptuan si njė butafori mashtruese, ca si njė takim propagandistik e recidivist, nacionalist dhe sė fundi edhe simbolik. Kishte edhe tė tillė qė thanė se kjo mbledhje e dy kryeministrave ishte njė kopje e zbehtė e Lidhjes sė Prizrenit (1878) ose e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit (1943).
    Disa tė tjerė thanė se ishte njė “mbledhje” a njė takim ndėrqeveritar i ngjyrosur me simbolikė, metaforė, “fodullėk” (karakteristik pėr popujt e Ballkanit), njė takim populist, partiak, folklorik dhe mė pak historik (ata qė thanė se ishte “historik” iu referuan shtėpisė sė qytetit me shatėrvan tė bukur)..., njė takim burrash “..., ku u pėrcollėn mesazhe konkrete ndaj partneritetit (tė munguar-nėnvizim im) strategjik pėr intensifikimin dhe konkretizimin e bashkėpunimit ekonomik, politik, kulturor dhe arsimor mes dy shteteve shqiptare”. Ca tė tjerė, respektivisht “gojėkėqijtė”, Thaēin dhe Ramėn i konceptuan thjesht si kalimtarė tė rastit, po edhe si misionarė tė kombit (!?) etj..., njė takim ku kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, duke u ndier “superior”, ashtu pa “dashje” shkeli protokollin e takimit dhe e gjithė kjo sikur krijoi pėrshtypjen se nuk u mor vesh se kush ishte “i zoti i shtėpisė dhe kush mysafiri”(!?). Se ishin muhabete burrash, fjalė a premtime tė vonuara, se ishte takim butaforik, nacionalist, historik a edhe gjithėkombėtar, mua nuk ma kap rradakja, por ama se ishte njė takim gėnjeshtre dhe talljeje me shqiptarėt e Republikės sė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe nė veēanti me ata tė Luginės sė Preshevės, nuk e luan as topi i sulltan Hamitit!
    Ishte njė takim ku u hetua kompleksi i inferioritetit tė Hashimit, njė takim me tė folme paksa nėndialektore (“A ke nirthtė” - Hashim Thaēi). “E mira e kėtij takimi” ishte se shqiptarėt e dy shteteve fillimisht duhet tė “integrohen me njėri-tjetrin” e mandej tė trokasin nė dyert e Evropės, si nė aspekt ekonomik, kulturor, politik, po, qoftė edhe gjuhėsor (hiq mėnjanė shqiptarėt qė nuk u ftuan nė atė takim). Sikur z. Rama dhe z. Thaēi thanė se do ta konsolidojnė dhe do ta forcojnė kėshtjellėn e harmonisė fetare (e cila, si duket, nė kohė tė fundit ka filluar tė luhatet, pasi qė armiqtė tanė kanė filluar t’i ngjisin nga njė bisht fesė sė ēdo shqiptari. Myslimanit ia ngjitėn atė radikalizmin, shqiptarin ortodoks e konceptojnė si grek dhe katolikun si italian apo evropian)..., sikur deshėn tė thonė se sot e mė pastaj nuk do ta anashkalojnė integrimin gjuhėsor, nuk do tė lejojnė qė nė tė ardhmen tė nėpėrkėmben frytet e dala nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), nuk do tė lejojnė tė avancohet as gegėrishtja, po as edhe toskėrishtja.
    Sikur nė atė “mbledhje” ndėrqeveritare, z. Thaēi dhe z. Rama thanė se, nė aspekt tė bashkėpunimit tregtar, shqiptarėt e Kosovės dhe ata tė Shqipėrisė nuk mund tė kėnaqen me atė pesė pėrqindėshin e kėmbimit tregtar mes dy shteteve. Sikur sot integrimi kulturor nuk mund tė bėhet jashtė institucioneve, gjegjėsisht pa i shembur barrierat e kufijve shtetėrorė, sikur ēėshtjet arsimore mes dy shteteve, me pėrdorimin e abetares sė ashtuquajtur mbarėkombėtare, hė pėr hė janė zgjidhur, sikur thanė se pėr t’u avancuar arsimi si veprimtari shoqėrore, shqiptarėt e dy shteteve duhet t’i harmonizojnė fillimisht planet dhe programet mėsimore andej dhe kėtej kufijve administrativė, sikur kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, z Rama, i tha Ramushit: “Or burrė, a mos vallė i harruam shqiptarėt e tjerė t’i ftojmė nė kėtė mbledhje mbarėkombėtare”!?..., sikur Hashimi ia ktheu: “Vėlla i dashur, mos vallė Brukseli dhe Uashingtoni tė pėshpėritėn nė vesh e tė thanė se nė kėtė takim nuk ka vend pėr shqiptarėt e tjerė qė u mungon shteti..., a mos vallė tė thanė harroje Koēo Danajn i cili nė vijimėsi llafos idenė pėr krijimin e Shqipėrisė natyrale”(!?)
    Pėr ta pėrfunduar kėtė “muhabet dedikuar mbledhjes” nė fjalė, do tė parashtroj pyetjen se a mos vallė koha e sloganeve bajate (demagogjike), folklorike, folkpatriotike, mbase edhe nacionaliste, njė herė e pėrgjithmonė ka ikur?!
    Ndoshta sot, edhe pas kėtij takimi mes z. Thaēi dhe Rama, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės me gojėn plot do ta parafrazojnė atė shprehjen proverbiale qė thotė: “Ka mamaja, ka babai, i mjeri unė qė nuk kam”!
    “Mė mirė tė rrish i qetė dhe t’i bėsh tė tjerėt tė mendojnė qė je budalla, sesa tė flasėsh dhe t’ua heqėsh tė gjitha dyshimet”, do tė thoshte A. Linkolni.

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •