
Postuar mė parė nga
fadil lushi
Fadil LUSHI
SHAKAJA E PLAKUT SHKOI NĖ DREQ TĖ MALLKUAR
Ėshtė njė kėngė e vjetėr qytetare qė kėndohet nė tė gjitha trevat e Gadishullit Ilirik.., nė Shqipėri, Greqi, Bullgari, Serbi, Kosovė, Mal tė Zi dhe nė Maqedoni. Sikur t’i pyesėsh kėta popuj se kush e ka shkruar tekstin dhe “pronė” e kujt ėshtė kjo kėngė, gjithsecili nga kėta do thonė se ėshtė e tyre.
Historia e Paktit tė Varshavės i njeh figurat politike si vijon: Erich Honeker (Gjermania Lindore), Todor Zhivkov (Bullgari), Ludvik Svoboda (Ēekosllovaki), Janosh Kadar (Hungari), Vlladisllav Gomulka (Poloni), Nikollae Ēaushesku (Rumani), Josif Visarionoviē Xhugashvilli, ndryshe Stalini. Ishin edhe ca tė tjerė qė nuk i takonin kėsaj aleance, si pėr shembull: Josip Broz Tito (Jugosllavi) dhe Enver Hoxha (Shqipėri).
Tė gjitha kėto figura tė lartpėrmendura karakterizohen me diktaturėn, “autoritetin vertikal komunist” si dhe me ca barsoleta tė pėrbashkėta pėr ta. Para se t’i shpjegojmė barsoletat qė ua “faturuan” atyre, ne na duhet tė hetojmė edhe njė provė qė rrok njė segment nga privatėsia e tyre. Njohėsit e kėsaj historie thonė se asnjėri prej kėtyre diktatorėve (hiqe mėnjanė Enver Hoxhėn), asnjėherė nuk u rimartuan me gratė e tyre tė divorcuara!? Po e vazhdojmė me barsoletėn e parė ku, pos tė tjerash, mjeshtrit hokatarė japin edhe kėtė shpjegim: Tito, nė njė vjeshtė tė vonshme, me rekomandim tė urologut dhe reumatologut personal, kishte degdisur nė Igallo tė Malit tė Zi, e cila nė atė kohė njihej si njė ndėr qendrat mė tė mira tė Ballkanit pėr shėrimin e reumės dhe prostatės!? Tito kishte kėrkuar prej shefit tė protokollit qė t’i gjejė njė plak hokatar pėr ta argėtuar me barsoleta. Kur ishte futur nė rezidencėn e presidentit tė shtetit, plaku malazez qė vinte nga njė katund i varfėr, aq shumė ishte shtangur a hutuar nga ajo hapėsirė skajshmėrisht luksoze sa qė kishte harruar udhėzimet e shefit tė protokollit. Tito, duke e vėrejtur habinė e plakut, filloi tė ligjėrojė pėr “Luftėn nacional-ēlirimtare” si dhe pėr tė arriturat e popullit punonjės tė Jugosllavisė!? Plaku duke u gjendur nė pozitė “palakmueshme”, me njė sintaksė tė ēoroditur malaziase, iu drejtua “Plakut” : “Shoku Tito, para se tė dukem kėtu pari, mė thanė qė unė tė ju tregoj barsoleta e jo unė t’i dėgjoj tuat”.
Thonė se edhe Enver Hoxha pati thėrritur njėherė njė plak tė vjetėr qė t“i tregonte pėrralla. Kėshtu, ai e mori plakun te kopshti i tij me lule pėr t“ia treguar aty pėrrallat.
- Shumė tė bukur e paske bėrė kopshtin me lule - i tha plaku.
- Unė kopsht tė tillė me lule kam bėrė tėrė Shqipėrinė - ia preu Enveri, duke gjetur rastin pėr tė bėrė pak propagandė.
- A kam ardhur unė tė tė tregoj pėrralla ty, apo ke ardhur ti tė mė rrėfesh pėrralla mua? –kishte thėnė plaku.
Me kėtė barsoletė ishin ballafaquar tė gjithė diktatorėt e lartpėrmendur me pėrjashtim tė Stalinit, i cili kur kishte vajtur pėr pushim nė pushimoren ruse Soēi, kishte parapėlqyer qė pranė vetes tė kishte njė hokatar nga njė fshat i Siberisė. Shefi i protokollit tė tij kishte angazhuar njė plak qė do t’i tregonte pėrralla Josifit me mustaqe, por paraprakisht i kishte thėnė: “Do tė shkosh nė pushimoren e kryetarit tė shtetit, ki parasysh dhe mbaje mend qė barsoletat tė mos shkojnė nė llogari tė tij”!? Plaku, si plak, me tė folmen e tij tė bukur dhe tė rrjedhshme veproi njėsoj si hokatari jugosllav, ai shqiptar dhe tė tjerėt si ata. Por Stalini nuk e duroi dot “shakanė” dhe plakun siberian e vari nė litar. Kėshtu, “shakaja e plakut shkoi nė dreq tė mallkuar”!..., njashtu siē shkoi njėmendėsia nė bythė tė historisė sė saj!
Tė nderuar lexues, nėse nuk ju “bezdisa” me kėto pėrralla qė i shkarravita nė paragrafin e parė tė kėtij shkrimi gazetaresk, do tė mė lejoni qė t’i referohem edhe njė vakie nga koha e mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogollit. Njė pasaniku ia kishin vjedhur nė vijimėsi shtėpinė hajdutėt. I ndodhur nė siklet, pasaniku kishte angazhuar “rojtarė me pagesė tė majme” pėr t’u kujdesur pėr pasurinė e tij. Megjithėkėtė, hajdutėt prapėseprapė ia kishin “bastisur” shtėpinė dhe ēekmexhenė ku kishin gjetur lekėt e vjedhur nga arka e shtetit. Pasaniku, i zhgėnjyer nga “rojtarėt”, kishte kėrkuar ndihmė nga oborri mbretėror..., por as kjo nuk ia zgjidhi problemin. Njė “kumarxhi” nga njė mėhallė e hajdutėve e kishte dėgjuar kėtė “haber”, i ishte drejtuar pasanikut me fjalėt: “..., ti, miku im i nderuar qė ke prapanicė tė dhjamosur, pėr ta ruajtur shtėpinė tėnde, duhet tė angazhosh njė hajdut...”. Vėrtet ky sugjerim i kumarxhiut zuri vend!
Nėse ky shkrim imi ka ndonjė gjymtim, atėherė ai do konsistojė nė faktin se autori nuk ėshtė nė gjendje tė japė prova se “pronė” e kujt ėshtė kjo barsoletė. Rusėt mund tė thonė se ėshtė e tyre, po tė njėjtėn mund ta thonė edhe sllavėt e tjerė dhe nė fund edhe shqiptarėt e Shqipėrisė londineze!? Se ku kishte ndodhur vakia e vjedhjes sė shtėpisė sė pasanikut..., edhe pėr kėtė asnjeri nuk do tė mund tė thotė gjė. Unė nuk e kam ndėrmend qė nė kėtė shkrim tė kėrkoj a tė gjej krimbin, moralin e dyfishtė dhe cinizmin e barsoletės..., nuk do tė bėj as avokatinė e saj (larg qoftė), nėse do ta bėj kėtė me qėllim a pa qėllim, atėherė do tė bie nė grackėn e saj dhe, sė fundi, ky shkrim toptan me autorin do tė shndėrrohet nė tabelė qitjeje!? Unė do tė parashtroj pyetjen se a mos vallė “monarkėt” e partive politike nė Tiranė, nė vigjilje tė 23 qershorit a nė prag tė zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, do tė hezitojnė ta hapin “arkivin” e kėsaj barsolete, a mos vallė do tė kėrkojnė ndihmėn e “arkeologut politik”..., a mos vallė gjithsecili prej tyre nuk do tė angazhojė atė plakun “shakaxhi” nga Skrapari, i cili nė fushatat zgjedhore tė tyre do obligohet qė trupit votues t’u tregojė barsoleta nė kėrkim tė votės sė tyre deliberative..., a mos vallė hokatari plak nga Skrapari do tė duhet tė dėgjojė barsoletat e politikanėve tė cilėt aktualisht ushtrojnė pushtetin absolut dhe makiavelist..., dhe tė atyre qė janė opozitarė..., a mos vallė plakut “shakaxhi” nga Skrapari do t’i duhet ta besojė vakinė nga koha e mbretit Ahmet Zogolli..., a mos vallė pushtetarėve dhe atyre qė mėtojnė ta “pushtojnė” qeverinė do t’u duhet tė angazhojnė “rojtar burgu” qė ta ruajė arkėn boshe tė shtetit a edhe tė komunės..., a mos vallė opozitarėt pas 23 qershorit do tė arrijnė t’i vėnė pikė “potikėbėrjes putiniste” (sipas presidentit rus, Putin) nė Shqipėri dhe pėrreth saj..., dhe nėse kėtyre do t’u mungojė takati mental pėr ta bėrė kėtė ndryshim, atėherė u mbetet qė tė shpresojnė nė njė tė ardhme mė tė mirė..., ose, nė instancė tė fundit, do tė detyrohen tė pajtohen me “realitetin politik” si dhe me atė recidivizmin e barsoletės!? Ndryshe nuk bėn..., po edhe nėse do bėhet nuk do tė jetė e hijshme dhe e lezetshme.
Unė, si njė shkarravitės i thjeshtė, nuk dua tė besoj se kjo barsoletė qė pėrflitej gjithandej hapėsirave tė ish-shteteve tė bllokut komunist, si dhe ajo vakia e vjedhjes sė pasurisė sė pasanikut (nuk) do tė pėrsėriten nė fushatėn zgjedhore nė Tiranė, Vlorė a nė ndonjė kasaba tjetėr tė Shqipėrisė. Nė do tė ndodhė e kundėrta, atėherė ky shkrim “toptan” me autorin le tė shkojnė nė theqafje. Fundi i fundit, ngado qė tė rrotullohesh, bythėt i ke gjithmonė mbrapa!
Krijoni Kontakt