Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 115
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: Dasmat..,

    Fadil LUSHI


    DASMAT TONA TALLAVA ME KRUSHQ (JO) SERIOZ


    Ju tė nderuar, qė mėtoni t’i lexoni kėto broēkulla qė unė kohė pas kohe i shkarravis, besoj se nuk do merrni taraf pėr tė mė thėnė se ky vėshtrim i radhės kryekėput paskėsh qenė i inatosur dhe i personalizuar. Pėr tė mos krijuar pėrshtypjen se vėrtet qenka i tillė, do t’i referohem njė mikut tim, i cili ditė mė parė mė parashtroi pyetjen me sa vijon: “Po mė thuaj ti ‘vėllaēko’, si do tė duket ky fillimvit..., si do tė duket manifestimi dedikuar 28 Nėntorit tė 2012..., kush do ta organizojė atė dhe kush do tė marrė pjesė nė tė”!? Hė, ky qerrata qė ende pa “ngrėnė pula m...,” ishte bėrė tapė, mendonte se unė kinse duhet t’i di tė gjitha punėt e dynjasė shqiptare. I thash se ky njėqindvjetor pėr miletin si dhe pėr politikanėt shqiptarė filloi bythėpraps, filloi me manifestime paralele, pasi qė gjithandej bėhet politikė paralele nga ana e provincialistėve tė pėshtirė (pėrjashto ca politikanė qė vėrtet me pėrkushtim dhe me profesionalizėm i qasen kėtij zanati sa tė zorshėm, po aq edhe tė brishtė, njė “zanat” i cili qė nė fillim ėshtė i paragjykuar tė shtrembėrohet e tė zhvleftėsohet nga njerėz qė nuk janė tė preokupuar me kėtė “zanat”!
    Po e fillojmė me Kosovėn dhe me ca politikanė tė saj tė cilėt edhe nė kėtė fillim vit do tė preferojnė tė bėjnė politikė me flamurin e tė vdekurve a tė dėshmorėve tė kombit, me ca tė tjerė qė do tė bėjnė pazar-politikė me Kullėn e Ademit dhe me bajrakun e tė gjitha brezave tė asaj familjeje... Do tė vazhdojmė tė shkruajmė pėr manifestimet lidhur me evenimentin siē ėshtė Epopeja e UĒK-sė, ku gjithsecili pavarėsisht se nuk ka hise nė tė, mėtoi tė bėhet padron i saj. “Gojėkėqijtė dhe kundėrshtarėt politikė” tė kryeministrit Thaēi, do tė thonė se: “... ai nė kuadėr tė manifestimeve nė fjalė, kishte bėrė homazhe te varrezat nė Prekaz, por nuk kishte hyrė nė Kullėn e Jasharajve..., sepse nė ditėn e katėrvjetorit tė pavarėsisė, Murat Jashari, ai pinjolli i familjes Jashari, kishte parashtruar qėndrimet kritike tė familjes nė fjalė, pėr zhvillimet e fundit politike nė vend”! “Gojėkėqijtė” do tė vazhdojnė tė thonė se mosvizita e Thaēit, pa dyshim se ishte njė tallje e radhės e tij me memorialin e kullės dhe me kujtesėn kolektive kosovare, ndėrkaq bashkėmendimtarėt e tij gjegjėsisht ata qė hiqen si politikanė tė “moderuar” por qė zemrėn e kanė sa njė kokėrr gruri, kishin mėtuar ta “shpėrngulin historinė” e kullės diku larg..., me qėllim qė tė vazhdojnė tė sundojnė mė rehatshėm. Megjithatė, “kishin harruar” se ajo histori kurrėn e kurrės nuk do tė zhvendoset prej aty, nuk do tė shpėrngulet nga fakti se edhe sot e kėsaj dite Kosova ka nevojė tė dėgjojė ngjarjet e asaj historie, rrėfime kėto qė u dedikohen njerėzve qė gjakun e tyre ia falėn vatanit dhe jo politikės djallėzore.
    Ēka duhej t’i jepte Kosovės dhe politikanėve tė saj aktual familja e jasharajve? Po ajo, nuk ua dha “hyqmin” qė atė ta keqpėrdorin..., ajo ua dha “hyqmin”qė ta shfrytėzojnė pėr nderimin e tė gjithė atyre qė kėrkuan lirinė e vendit..., ajo familje asnjėherė nuk deshi tė “fusė hundėt” e tė pėrzihet nė punėt e tyre..., ajo familje sot kėrkon kthjellimin e mendjes sė politikanėve tė kllapitur dhe tė pangopur nga luksi, tė atyre politikanėve qė nuk e kanė brengėn dhe sikletin e skamjes sė ushtarakut me paterica..., qė nuk e kanė “dertin” e nėnave kosovare..., politikanė tė cilėt nuk gjejnė dot derman as nga hajmalia e klerit. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, asnjė politikan nuk guxon ta trazojė, po aq mė pak ta keqpėrdorė historinė e familjes sė jasharajve, ata duhet tė ndėrgjegjėsohen se “plumbi” i jasharajve nuk do t’i vrasė e as nuk do t’i plagosė, por ata do t’i vrasė vetėm morali i fjalės sė tyre. Tė gjithė ata qė mėtojnė ta shpėrngulin kėtė histori, duhet ta kenė parasysh e tė dinė se ē’peshė tė rėndė mban kjo kullė e jasharajve, mbase kėtė peshė e dinė vetėm ata qė e kanė mbi supe!
    Njė i tillė shtrembėrim kohė mė parė u hetua edhe nė Tiranė, kur disa pushtetarė filluan tė bėjnė pazar-politikė tė llojit tė vet me presidencėn dhe presidentin e shtetit, disa tė tjerė pazar-politikė me njėqindvjetorin-shekullin e shtetėsisė sė Shqipėrisė Londineze, disa tė tjerė bėnė pazar-politikė me varfėrinė e miletit..., disa politikanė “azganė” nė Lezhė pėrkujtuan 568-vjetorin e Besėlidhjes Shqiptare..., njė pėrkujtim a manifestim qė u organizua me njė protokoll tė ndėrtuar a tė pėrgatitur nga ana e provincialistėve tė pėshtirė, njė protokoll “alla shqiptarēe”, nė njė manifestim ku as qeni nuk njihte dot tė zotin e lėre mė tė vihej ndonjė rregull..., ishte njė protokoll thjesht ballkanas, i cili lėre qė edhe kėsaj radhe u pshurr nė brekė, por edhe “... i turpėroi simbolet e vendit, flamurin, stemėn, Besėlidhjen, Kushtetutėn e gjithēka tjetėr qė e kanė shpikur tė qytetėruarit dhe me tė cilat tallen barbarėt”!? - siē do tė thotė Artan Lame. E keqja e kėtij protokolli u pėrmbyll me mospėrfilljen e presidencės dhe presidentit tė shtetit gjegjėsisht me atė qytetarin me taban, atė tironsin z. Bamir Topi. “Shkaqet e mosvajtjes” sė z. Topi te Kalaja e Besėlidhjes sė Lezhės, sot janė aborte dhe pjellė e kurvėrisė mediatike sidomos tė atyre medieve qė mbajnė anėn e pushtetarėve!??
    Nėse ca parti politike tė republikės sė Kosovės “japin kokėn” pėr anashkalimin e Kullės sė jasharajve dhe ata pushtetarėt tė Shqipėrisė “pa hiri” denigruan protokollin e Kalasė sė Besėlidhjes sė Lezhės, atėherė ēka ndodh me shqiptarėt e Maqedonisė dhe me partitė e tyre politike. Parashtrohet pyetja se si e filluan ata vitin e njėqindvjetorit tė Shqipėrisė sė ambasadorėve tė Londrės. Cilat ishin e cilat janė “kusuret” e tyre. Nga duhet tė degdisin a tė shkojnė sidomos kur vihet nė dyshim politikėbėrja paqėsore, sidomos tani kur rrihen dhe vriten tė rinjtė shqiptarė. Ē’duhet tė bėjnė tani?!! Ata duhet qė tani tė ulen pranė sofrės sė skamnorėve tė popullit dhe atyre dertlinjve, pranė asaj sofre burrash ku nuk do tė ketė lugė pėr t’u ngopur me inatet tona histerike, pranė asaj sofre ku do tė pėrjashtohet heshtja jonė kolektive..., nga ajo sofėr burrash ku do tė pėrjashtohet ēdo bajraktarizėm yni politik, nihilizėm dhe makiavelizėm. A mos vallė krerėt e politikės shqiptare sidomos kėtu pari nė Maqedoni sot, mė shumė se kurrė, kanė nevojė tė ulen pranė njė tryezė buke, pėr ta diskutuar a llafosur gjendjen tonė tė mjerė, qoftė ajo politike, qoftė ekonomike, kulturore a edhe arsimore. Ata duhet ta bėjnė kėtė gjė sepse janė tė pėrzgjedhur me votėn deliberative tė partisė politike qė e pėrfaqėsojnė. Ata kėtė duhet ta bėjnė, mbase u takon, meqė janė ulur nė kryeminderin e “mexhlisit” politik, sepse ata i duhen politikės dhe jo politika atyre, sepse ata e kanė teserėn e votuesit, ata nuk kanė nevojė tė mbjellin farėn e shkurres me shumė gjemba, atė farėn e ngatėrresave tė rrezikshme ndėrvėllazėrore, ata duhet tė dialogojnė (pavarėsisht se paragjykohen si forca politike tė tėrbuara)..., duke u bazuar nė konceptin qė llafos ēėshtjen shqiptare, atė aktualen dhe tė ardhmen..., ata duhet ta dialogojnė pajtimin edhe ashtu tė vonuar, ata duhet tė takohen..., po qoftė ai takim tė jetė larg syve e veshėve tė qytetarėve laikė e tė rėndomtė.
    Ndoshta sot politikanėt e Prishtinės dhe tė Tiranės nuk kanė nevojė tė ulen pranė tryezės sė pajtimit partiak, sepse ata kanė shtetet e tyre, sepse edhe ashtu pėr kotėsi hanė kokėn e njėri-tjetrit. Politikanėt shqiptarė tė Maqedonisė gjithsesi se kanė nevojė pėr njė sofėr tė pėrbashkėt pėr t’u marrė vesh qė tė mos ua hajė kokat pala sllave. Ku ta dijė njeri, ndoshta nuk kam tė drejtė pėr kėtė qė them..., ndoshta pala tjetėr na paskėsh faj e na paskėsh bėrė hile!??... Nėse dikush ka njė tė vetmin “hazėrxhevap” ndaj kėsaj katrahurės sonė, le ta thotė, ashtu siē do t’i them pėrafėrsisht nė fund tė kėtij vėshtrimi mikut tim “tapė” (si ky shkrim): do duket e do “shihet” Dita e 28 Nėntorit tė 2012-ės.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Me fal..,

    Fadil LUSHI

    MĖ FAL, NĖ TĖ GĖNJEVA, “XHANĖM”!


    Ju, tė nderuar lexues, nėse ky shkrim imi i radhės mund tė konceptohet si miqėsor dhe “paqėsor”, qė nė fillim do tė bėj pėrpjekje tė pėrjashtoj ēdo paralelizėm a krahasim historik mes personazheve qė “ndoshta padrejtėsisht dhe me hile janė pėrzgjedhur” si protagonistė tė kėtij opinioni, po njėherazi do tė heq mėnjanė dhe ēdo butafori mashtruese dhe ēdo informacion subjektiv, tė rremė a edhe shtrembėrues. Mbase, nė vijim tė kėtij shkrimi do tė diskutohet ēėshtja e nocioneve siē janė “tradhtia dhe gėnjeshtra e ca politikanėve kėtej pari te nėnqielli ynė”!
    Njohėsit e shkėlqyeshėm tė biografive tė burrėshtetasve tė njohur botėrorė sot mund tė thonė se ėshtė kėnaqėsi t’i lexosh ato. Rrugėtimet dhe ecejaket e tyre janė paksa tė veēanta si nė aspekt politik, ashtu edhe nė aspekt psikanalitik. Nė ato biografi vihet re kombėtarizmi, po njėkohėsisht edhe bezdia dhe “tradhtia” e tyre. Nė do ta njohėsh karakterin e njė populli si dhe vuajtjet e tij, fillimisht duhet ta studiosh psikėn e udhėheqėsit tė tij shpirtėror. Historia jonė shpjegon edhe figurėn e Skėnderbeut, respektivisht tė pėrkėdhelurit tė padishahut, i cili duke u arratisur do ta “zhgėnjejė” atė nė kėmbim tė lirisė sė shqiptarėve. Njė tjetėr burrėshtetas, pa dyshim ėshtė edhe themeluesi i Republikės sė Turqisė, Qemal Ataturku (babai im mė dėftonte se ai kishte pasur prejardhje shqiptare nga e ėma). Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, udhėpėrshkruesi dhe shkrimtari skocez, Lordi Kinross, na tregon njė vaki pėr njė arratisje tė vogėl dhe dinake qė kishte bėrė Gaziu. Atij i ishte bezdisur ajo pamja e ngrysur e Dollmabahēesė, gjegjėsisht rezidencės ku ishte sistemuar dhe largohet pa e njoftuar askėnd. Mė nė fund truprojat e tij e gjejnė diku nė njė mejhane tė Grykės sė Bosforit. Kur i sheh truprojat qė hyjnė nė mejhane, me njė qėndrim fėmije kur i merret lodra nga dora, do tė thotė: Na zunė! E kishin marrė pėr ta kthyer nė saraj, qė t’i shėrbejė shtetit”! Kėto dy figura, me tė drejtė do tė ndėrtojnė atė asociacion pėrfytyrimesh pamore e dėgjimore, aq mė tepėr kur ke parasysh se ata kanė njė grup gjaku!? Nėse sot, turqve do t’ua parashtrosh pyetjen rreth “shtrembėrimit” tė figurės dhe identitetit tė Skėnderbeut dhe Ataturkut, do tė thonė se “..., i gjithė ky lakim s’ėshtė kurrgjė tjetėr pos njė ndotje e historisė apo edhe njė emocion i fuqishėm dhe i pakontrolluar i historianėve dhe historiografisė shqiptare”!? Kėto dy figura dhe shumė tė tjera si kėto, asnjėherė nuk tradhtuan, nuk gėnjyen e as nuk harruan vendlindjet e tyre!
    Nėse ishte njė kėnaqėsi tė lexoje biografitė e figurave tė lartpėrmendura, sot ėshtė trishtim t’i kthehesh retrospektivės sė disa politikanėve, nė veēanti tė atyre qė dikur me shumė “kollajllėk” ndanė mendjen pėr tė braktisur partinė politike. Po sot, ē’kuptim ka ta tradhtosh, ta gėnjesh dhe ta bezdisėsh me lloj-lloj broēkullash mikun, fėmijėn, votėn, partinė, qoftė ajo tė jetė nė pozitė a nė opozitė, fukara, e pasur, apo e (pa) pėrfillshme. Pėrgjithėsisht, kjo ėshtė jo korrekte. E gjithė kjo qė u tha mė lart, mbase ėshtė identike me atė historinė e shkurtėr qė kohė mė parė e kishte ndėrtuar njė shqiptar nga Tirana, kur kishte rastisur aty pranė semaforėve tė “prishur” tė metropolės shqiptare. “..., te dritarja e makinės sė tij ishte afruar njė “lypės jevg” me njė karton tė varur pėr qafe. Nė karton shkruhej: Jam jetim, nuk kam baba (nuk kam parti politike sakllam dhe tė sajdisur - nėnvizim ynė), mė jep ndonjė lek..., miku i tij qė ishte ulur nė ndenjėsen pranė tij, i paska thėnė me shaka: Lekė nuk kam. Kam baba. Mė jep pes’ lek tė ta jap..., (babanė, gjegjėsisht Bamirin). “Lypėsi”, shumė i fyer e krejt pezm, ia paska kthyer: Pse ma jep babanė, po nuk ma jep gocėn tėnde lazdrake dhe mamanė e saj qaramane ..., tė parėn e mbaj pėr vete, kurse tė dytėn ia jap babait, qė ka kohė qė nuk ka nuhatur erė femre”!!?? Edhe “jevgu lypės” edhe grahėsi i makinės tok me mikun e tij kishin gėnjyer njėri-tjetrin. E gjithė kjo kishte qenė njė gėnjeshtėr bulevardeske, respektivisht njė pėrfytyrim imagjinar dhe kurrgjė tjetėr. E mira e kėsaj “gėnjeshtre” konsiston nė faktin se nuk ishte thashetheme e institucionalizuar.
    Qė unė, para se tė vazhdoj ta diskutoj gėnjeshtrėn, po edhe tradhtinė institucionale, do tė duhet t’u referohem historianėve qė cilėt thonė se kur “para dy mijė vjetėsh”, njerėzia kishte filluar tė ngatėrrohet, nė kėtė “dynja” kishte ardhur Jezusi (Isai, sipas islamit), pėr t’i shpėtuar nga mėkatet dhe gėnjeshtrat e tyre. Seē e kishte shpėtuar njerėzimin ai, nuk e di..., seē e kishin kryqėzuar, edhe kėtė nuk e di. Mund tė them se kohė mė parė, kėtej shtetit biblik tė Maqedonisė antike, sllavomaqedonase a edhe shqiptare, po edhe nė hapėsirat e Shqipėrisė, do “ringjallen gjegjėsisht do tė ngrihen prej tė vdekurish politik, Jezusėt shqiptarė” tė shekullit XXI gjegjėsisht shėtitėsit qejfli, po edhe tė ashtuquajturit “azilantė a shtegtarė politikė”, tė cilėt gjatė gjithė jetės, duke qenė viktimė tė megalomanisė dhe qaramanisė sė tyre, mėtuan tė merren me politikė, por ja qė nuk shkuan pėrtej njė politikėbėrje provinciale dhe tė shėmtuar. Kėtyre “jezusėve” me teneqe tė shpuar e tė varur nė qafė, qė nė fillim do t’u mungojė vazhdimėsia e dialektikės sė komunikimit tė mirėfilltė politik. Ata, fillimisht do tė zgjedhin dy rrugė: njėra qė do t’i rikthejė a do t’i degdisė nė oborrin e partisė (sė dikurshme) sė tyre politike dhe rruga e dytė, qė ndoshta do t’i ēonte a do t’i kthente nė pushtet. Si e para, ashtu edhe e dyta, kinse do t’u mundėsojė ta “pasurojnė dhe ta ndryshojnė gjendjen e mjeruar e tė pėrgjumur tė partisė sė tyre politike prej sė cilės dikur ishin larguar vullnetshėm nga ato rrethe partiake”!? Ky largim u hetua nė vaktin kur partitė e tyre politike, humbėn tė drejtėn pėr tė drejtuar institucionet legjislative. Pa dyshim se ky (ri)kthim nė skenėn politike, do tė jetė sa teatral, trazues, rebelues, agresiv, brutal, turfullues, emocional, po aq edhe vetėvrasės dhe hiē fare racional. Ca prej tyre do tė kėrkojnė t’i kthehen kryeminderit tė partisė amė (e cila dikur u mundėsoi tė urbanizohen), tė asaj partie prej sė cilės nė njė vakt tė kaluar ikėn ashtu kokulur, tė poshtėruar dhe tė hidhėruar. Kjo ikje e tyre ishte bamuni se bashkėveprimtarėt nuk u kishin kushtuar asnjė tė vetmin kushtrim a edhe njė lapidar pėr sė gjalli..., pse i kishin paragjykuar si provincialistė tė pėshtirė, pse nuk ua kishin vlerėsuar meritat e kontributet, pse pėrherė ua kishin tkurrur tė drejtat e tyre pėr t’u bėrė kryeparė ose aga-baballarė tė partisė. Dhe sot, kur do t’ua parashtrosh pyetjen se pse e gjithė kjo kėmbėngulje (e kotė) pėr tė vėnė bythėt nė kryeminderin e partisė, do tė japin njė pėrgjigje idiotike, duke thėnė se e “gjithė kjo qenkėsh punė qejfi a punė lezeti...,” do tė thonė se ne ishim tė vetmit “namusqarė tė sajdisur...,” tė asaj partie politike tė cilės dikur hajdutėt e regjur kinse ua kishin vjedhur edhe ato opinga qė u kishin mbetur..., qė ua kishin grabitur lirinė e fjalės, tė ndėrgjegjes dhe tė veprimit... dhe kėshtu duke i lėnė pėrgjithmonė jashtė pėrkujdesjes sė institucionit nė fjalė!? Gjymtimi shpirtėror i “jezusėve politikė shqiptarė, gjegjėsisht tė qejflinjve qė bredhin hu mė hu”, parti mė parti, konsiston nė faktin se ata kanė njė mori mėkatesh! “Ringjallja” a kthimi i tyre dhe ca dishepujve a apostujve politikė, mbase ėshtė produkt i pendimit pėr gabimet qė dikur i kishin bėrė.
    Meqenėse “kujtesa” e kėtyre “jezusėve politikė shqiptarė” ėshtė dobėsuar, megjithatė nuk kanė tė drejtė tė harrojnė disa ngjarje me rėndėsi politike, po edhe financiare!? Thonė se njerėzit kur humbasin “takatin” mendor dhe emocional, atėherė mėtojnė tė bėjnė patriotizėm, o tė masturbojnė politikisht! Mė fal, nėse tė bezdisa, i nderuar lexues.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Keshtjella e..,

    Fadil LUSHI

    “KĖSHTJELLA E NEOKOMUNISTĖVE”


    Ditė mė parė rastisa tė jem pjesė e njė “ndeje”. Nė atė mbledhje merrnin pjesė njerėz me karaktere dhe bindje tė ndryshme si politike, ashtu edhe ideologjike. Disa ishin tė varfėr, ca tė tjerė pasanikė, po tė mjerė, injorantė, nihilistė, megalomanė, provincialistė, bajraktarė dhe “ēallamxhi”. Kėta tė fundit karakterizohen me atė apatinė e tyre mendore e shpirtėrore rreth tė kaluarės sė tyre sa paradoksale, po aq edhe tė padefinuar..., njerėz qė ende “vuajnė atė urinė pėr tė sunduar”..., njerėz tė cilėt edhe nė kėtė pėshtjellim tė madh ekonomik dhe politik pandehin se kanė tė drejtė tė bėjnė jetė mondane. Kishte edhe tė tillė qė ishin tė ngarkuar e tė stėrlodhur me ndjenjėn e tė qenit tė ditur, tė pėrkėdhelur, tė menēur e tė (pashėm) hijshėm si ata “ēunat e Stambollit me ēorape tė bardha”, qė kur i lavdėron dhe ua lakon emrat vend e pa vend, ata pėrjetojnė “orgazmėn patologjike”! Nė atė “ndejė burrash” kishte edhe ca pleq, mendjendritur qė mėtonin tė llafosnin tė tashmen si dhe ca ngjarje me rėndėsi historike, ngjarje qė sot e kėsaj dite po shtrembėrohen dhe po konceptohen si ndodhi tė dorės sė dytė e tė padatuara, nė veēanti nga njerėz qė ende (ėndėrrojnė) jetojnė me tė kaluarėn e tyre tė gjymtuar dhe tė zbrazėt nga ēdo dashuri pėr atdheun. Kishte edhe tė tillė qė mbanin kokėn mėnjanė, ashtu tė ”dalldisur”me statusin e pazgjidhur, siē ėshtė ai i kombit. Zėri i varfanjakėve nuk dėgjohej dot, pasi ishin tejet tė preokupuar me skamjen e cila ėshtė ulur kėmbėkryq nė pėrditshmėrinė e tyre, sa tė bezdisshme po aq edhe tė njėtrajtshme.
    I zoti i shtėpisė mė “sistemoi nė njė cep tė papėrfillshėm tė mexhlisit”. Unė qė nė fillim u ndjeva “ngushtė”, sepse pėrballė meje kishte zėnė vend ish i pėrndjekuri dhe i dėnuari politik, gjegjėsisht ikona e ndėrgjegjes tetovare N.N.., pėrndryshe shoku i klasės nė vitet gjashtėdhjetė. (Nė kėtė shkrim nuk po e pėrmend emrin e tij nga fakti se ai dikur mė kishte “sugjeruar” qė nė njė asnjė mėnyrė tė mos “manipuloj” me retrospektivėn dhe identitetin e tij). Ishte veshur me ca rroba dimri, tė cilat ia “kishte dhuruar, pėr tė mos thėnė se ia kishte falur” njė qytetar i respektuar dhe ish i dėnuar politik nga Struga. Prania e tij nė atė hapėsirė, lėre qė u pengonte tė tjerėve, por edhe po ua ēekuilibronte bisedėn dhe rehatinė bajraktarėve dhe trashėgimtarėve tė njėmendimėsisė gjegjėsisht, pseudopatriotėve (hiq mėnjanė pleqtė mendjendritur tė “mexhlisit”) dhe “shejtanbulla-
    njve” me turinj a me fytyra tė shėmtuar prej komunisti..., tė atyre tė cilėt qė nė fillim mėtuan ashtu bythėpraps ta fillojnė dhe mandej tė vazhdojnė ta denigrojnė bisedėn.

    Ai nuk kishte shkuar nė atė “mexhlis” qė tė kėrkojė lavdinė dhe lavdet... e as tarafllėqet..., ai nuk kishte vajtur nė atė “mexhlis” tė kėrkojė “rehabilitim” e as zhdėmtim, nuk kishte vajtur tė kėrkojė e tė gjejė kandar pėr t’ia matur peshėn e kontributit tė tij dhėnė kauzės..., ai nuk kėrkonte nė kujtesėn kolektive tė tyre emrin e tij..., nuk kishte vajtur qė tė rrėfejė historinė e tij prej ish tė pėrndjekuri dhe ish tė dėnuari politik..., atė ndėrgjegjen e tij tė trazuar dhe tė rebeluar..., ai nė atė ndejė nuk kishte shkuar tė kėrkojė ndonjė status tė ri, sepse njė tė tillė tashmė e ka, atė statusin e ish tė persekutuarit politik..., ai nuk e kishte ndėrmend tė hetojė atė natyrėn e psikologjisė sė rebelizmit..., atė natyrėn qė ka kohė qė ka filluar t’i shteret e t’i zbehet..., atė historinė e vulės sė rebelizmit tė tij dhe tė tė tjerėve, tė cilėn kurrėn e kurrės nuk e shfrytėzoi si favor..., ai as qė e kishte ndėrmend po as ia donte qejfi qė me buzėqeshje ironike dhe pa shprehje njerėzve t’ua shpjegojė a t’ua rrėfejė vuajtjet dhe ndodhitė e tij..., pavarėsisht se tej mase ishte i zhgėnjyer prej bashkėbiseduesve tė tij (me tė cilėt nuk ka kurrgjė tė pėrbashkėt)..., as qė e kishte ndėrmend tė pendohej a tė korrigjonte diē nga e kaluara e tij..., thjesht mėtoi t’u mbetej besnik bindjeve, qėndrimeve dhe filozofisė sė tij ekzistencialiste!
    Ai sikur donte tė thoshte ndėr buzė se mbi themelet e historisė sė tij ndėshkuese a persekutuese ndėrtoi lumturinė, mirėqenien materiale (jo tė tij) dhe atė moralin e padefinuar dhe tė dyfishtė tė bashkėvendėsve tė tij!? Kėtė histori dhe kėtė mirėqenie ai do t’ua dedikojė tė gjithė miqve dhe atyre qė sot nuk jetojnė me realitetin e tij... dhe me vulėn e rebeluesit tė kohės sė tij. Ai, harrestarėve sikur donte t’u thoshte se tė vėrtetėn rreth “fajėsisė” sė tij e dinte vetėm ai dhe askush tjetėr. Ai gjatė vuajtjes sė dėnimit kishte vetėm njė tė “drejtė” tė vuajė bindjet e tij..., ai sikur donte t’ua pėrcillte informacionin se dikur pushtetmbajtėsit, (gjegjėsisht) komunistėt, lirinė e tij e kishin konvertuar nė robėri, atė liri qė sot “padrejtėsisht” e gėzojnė bajraktarėt e moderuar tė shekullit XXI, qoftė nė kuadėr tė institucioneve kulturore, arsimore, politike apo edhe tė biznesit. Ai do tė vazhdojė tė thotė se lirinė e tij tė dikurshme nuk e mori eteri, ajo nuk u tret e as nuk u zhduk, pėrkundrazi ajo iu “etiketua” dhe iu bashkėngjit kulakėve me opinga..., atyre qė sot “ėshtė bėrė bajate jeta mondane”!?
    Tė nderuar lexues, qė tė mos e ngarkoj e tė mos e trash dhe tė mos ia nxjerr bojėn kėsaj historie tė shokut tė klasės, tė viteve gjashtėdhjetė, do tė mė duhet t’i kthehem njė momenti..., kur njė bajraktar dhe kulak i moderuar, lėre qė nuk ia dha fjalėn ikonės tetovare, por pėrkundrazi duke u jargavit filloi t’ia lakojė, t’ia bluajė, t’ia fėrgojė dhe t’ia shtrembėrojė bėmat e tij..., dhe sikur ky idiotizėm nuk i mjaftoi, i parashtroi njė sėrė bajgash - pyetjesh nga mė tė ndryshmet, si, bie fjala: “Ē’t’u desh tė ngucesh me ish “dėrzhavėn” e Jugosllavisė..., ē’t’u desh tė na e prishėsh “Bratstvo-edinstvon” !??.., ē’t’u desh tė na e prishėsh rehatinė e familjeve tona, ē’t’u desh tė na e prishėsh mirėqenien tonė morale dhe materiale..., ē’t’u desh tė fusėsh hundėn aty ku nuk duhej..., ē’t’u desh tė fajėsosh e tė denoncosh ish-komunistėt sllavomaqedonas a edhe shqiptarė. Njėri tha se “komunizmi i Titos” kishte pasur tė drejtė kur i kishte arrestuar kundėrshtarėt e tij ideologjikė”!? Njė tjetėr shqiptar filloi ta shajė politikėn aktuale tė shtetit ku jeton dhe vepron. Tė gjithė pritnin se ikona “ndoshta” do t’u jepte pėrgjigje intelektuale, meritore dhe po aq edhe morale, ndonėse e dinin se kjo do tė mungojė pėr faktin se paraprakisht mendjen dhe gojėn ia kishin bėrė zap. Ai nė vend tė pėrgjigjes ua parashtroi pyetjen si vijon: Pse ju, kėlysh tė kurvit (Titos) dhe ju demokratė tė moderuar, qė dikur ishit pranė pushtetit tė tij, sot, pas kushedi sa vitesh, kėmbėngulni ta mbroni atė..., pse gjithė kjo apologji juaja e hapur dhe shterpe e e pėshtirė..., pse i gjithė ky halucinacion i juaj pamor e dėgjimor..., pse sot e fyeni dhe e denonconi shtetin ku jetoni, kur dihet se juve ky shtet nuk u bėri asnjė tė keqe..., pse sot, ju ish-komunistėt, mundoheni tė ndėrtoni fabula me moral tė ulėt e tė dyfishtė, njėsoj si tė atij tė pronarit tė shtėpisė publike..., pse e gjithė kjo dashuri e fshehtė e juaja pėr kohėn e njėmendimėsisė..., pse sot patriotizmin e rremė e konceptoni si strehė tė fundit tė frymėmarrjes suaj politike.., pse vazhdoni tė shumoheni nė ullukėt e nevojtores sė Partisė komuniste tė ish-Jugosllavisė!
    E gjithė kjo bisedė e mėrzitshme i pėrngjante leshit tė arapit..., thjeshtė, ishte e shtirė.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: "Etika" e shkrimeve me porosi !?"

    Fadil LUSHI


    “ETIKA” E SHKRIMEVE ME POROSI !?”


    “Broēkulla” e radhės me tė cilėn desha t’ju qeras kėsaj here ėshtė fryt a pjellė e njė provokimi pozitiv qė mė erdhi nga romani “DITARI I NJĖ ARTISTI TĖ TRANZICIONIT”, autor i tė cilit ėshtė Artan Gj. Hasani. Nė njė paragraf, autori thotė, pos tė tjerash: “..., kam shkruar mijėra faqe letėrsi..., shkrime gazetareske dhe askush nuk mė njeh. Sigurisht qė kjo ėshtė gjėma mė e madhe pėr njė artist. Nuk kam famė e pėr pasojė as para... Diēka duhet bėrė... Kėshtu kam vendosur tė hap njė “dyqan” dhe mbi tė tė vė emrin e biznesit tim tė veēantė: SHKRIME ME POROSI: POEZI, PROZĖ DHE PĖRKTHIME LETRARE SIPAS DĖSHIRĖS SUAJ! Lokali ku do tė zhvilloj zejen time tė re ėshtė njė ish-WC private e falimentuar e qytetit ..., ku dikur ishin “dhjerė” burrat mė nė zė tė qytetit dhe kishte urinuar pothuajse gjithė komuniteti i kurvave tė trevės rurale fqinjė”! (Neve nuk na jepet e drejta qė tė besojmė se vėrtet..., z. Artan e kishte bėrė kėtė gjegjėsisht e kishte hapur njė “dyqan” tė tillė...) Neve na jepet e drejta tė besojmė se sot e gjithė ditėn e Perėndisė, gjithandej duken “dyqane” ku me porosi pėrgatiten gjithfarė “kolumnesh”, analizash politike, vėshtrimesh, punimesh seminarike, magjistraturash po edhe tezash doktorate. (Ky ėshtė njė fakt a shembull eklatant jo verbues e as i sajuar dhe askush kėtė nuk mund ta paragjykoj) Kėtė paragraf tė huazuar nga romani i lartpėrmendur, nuk desha ta kthej a ta shndėrroj nė subjekt tė shkrimit nė vijim, pėrkundrazi dėshiroj tė ndėrtoj njė “harmoni tė duhur” me pėrmbajtjen e titullit nė fjalė.
    Mediet e shkruara si dhe ato elektronike nė Gadishullin Ilirik, padyshim se e kanė historinė e tyre dhe njėkohėsisht historinė e etikės sė opinioneve, vėshtrimeve, analizave politike, kolumneve si dhe editorialeve “autonome”, tė cilat nė vazhdimėsi janė botuar nė periudhėn e njėmendjesisė dhe pėr tė vazhduar si tė tilla tė duken edhe sot. Thonė se gazetaria nė kohėn e diktaturės ballkanase kryekėput ishte e politizuar dhe njėkohėsisht karakterizohej me fenomenin e fjalės sė kontrolluar, tė mbikėqyrur, tė censuruar dhe nė instancė tė fundit me atė “fjalėn” e shkruar me diktat. Kundėrshtarėt e sistemit diktatorial, sot do tė thonė me (pa?) tė drejtė se struktura e shkrimeve ishte e njėtrajtshme, e njėanshme dhe me moral tė dyfishtė pavarėsisht se disa shkrime kishin pėr autorė edhe disa pena tė njohura tė asaj kohe.
    Secili njohės i mirė i historisė sė mediumeve me tė “drejtė” do tė thotė se nuk ka kushedi ēfarė dallimesh ndėrmjet shkrimit tė kohės sė diktaturės dhe kėtij tė tranzicionit, sepse si mostra e parė, njashtu edhe e dyta janė tė politizuara. Se kjo ėshtė kėshtu, kėtė e dinė tė gjithė. Nėse sot shkrimet janė mė tė “avancuara” nė krahasim me ato tė periudhės diktatoriale, nuk do tė thotė se etika dhe autonomia e tyre nuk kanė ngecje tė ndjeshme. E gjithė kjo tė krijon pėrshtypjen se tė gjithė opinionistėt, nėse dikur kishin vetėm njė porositės, sot ėshtė e kundėrta! Po kush janė sot “makiavelistėt mediatik gjegjėsisht kolumnistėt dhe analistėt politikė” nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, cilėt janė porositėsit e tyre!? “Gojėkėqijtė”, sidomos ata qė nuk duan tė “dėgjojnė” pėr politikė, mund tė thonė se tė gjithė “analistėt” qė shkruajnė me porosi nuk janė kurrgjė tjetėr pos skllevėr tė premtimeve tė dhėna (pėr shėrbesat) nga partitė politike dhe kryeparėt e tyre, nga shteti, a edhe nga ndonjė biznesmen me xhepa tė thellė..., “gojėkėqinjėt” nuk duan t’i lexojnė shkrimet me porosi, sepse sipas tyre lėre qė nuk janė humane dhe emancipuese, por edhe do t’u mungojė ajo struktura e qartė nė pėrmbajtjet e tyre... dhe kur kjo do mungojė, detyrimisht pėrjashton ēdo raport tė mirėfilltė mes lexuesit dhe artikullshkruesit.
    Qė nė fillim duhet nėnvizuar se soji i shkrimeve tė tilla (me porosi) mbase nuk mund tė jenė as tė arsyeshme, racionale dhe mė pak objektive, natyrisht se do t’u mungojė simbolika e sė vėrtetės, simbolika e pajtimit. Kur do t’u mungojnė kėto simbolika, atėherė shkrimet e kėtij lloji do tė prodhojnė a do tė pėrcjellin informacione tė rreme, tė imagjinuara, tė ekzagjeruara dhe, nė instancė tė fundit, edhe tė paragjykuara. Se lajmit do t’i mungojė burimi i mirėfilltė, kjo nuk ėshtė me rėndėsi as pėr “artikullshkruesin e as pėr porositėsin”, me rėndėsi ėshtė tė anashkalohet, tė gllabėrohet dhe tė ekzekutohet edhe ai pak moral qė i ka mbetur. Parashtrohet pyetja, si mund ta etiketosh ndryshe gazetarinė nė tranzicion? Do ta quash atė “diktatoriale, gazetari e verdhė, gazetari demokratike, gazetari tranzicionale, gazetari e pavarur..., me diktat, me pagesė, gazetari hulumtuese..., shpifėse apo, sė fundi, do tė detyrohesh ta quash edhe gazetari” qė ėshtė e (stėr) mbushur me gjithfarė shkrimesh “tallava”, ofenduese, tallėse, shpifėse, tė paargumentuara, propagandistike, denoncuese e tjerė..., tė gjitha kėto tė shkruara nga (anti) autorė, (anti) gazetarė, apo edhe nga ata tė cilėve u mungon integriteti profesional..., nga “ēirakėt” dhe makiavelistėt mediatik..., nga anti (demokratė), nga ata tė cilėt vazhdojnė tė kėrkojnė kohėn e ikur tė diktaturės dhe kockat e kufomave politike tė saj. Nė gazetat e “pavarura” mund tė hasen edhe asi kolumnistė qė sa herė njė parti politike kalon nė opozitė (ata qė nė vijimėsi u shkojnė vėrdallė oborreve tė partive politike), aq herė u shkaktojnė shqetėsime “mentale”..., sepse shtrėngohen tė ndėrrojnė mendjen, bajrakun partiak, penėn dhe ashtu pa “dėshirėn e pa vullnetin e tyre” tė qėndisin artikullin a analizėn e radhės, dedikuar njė partie tė caktuar politike.
    Madje do tė mbijnė si kėrpudhat pas shiut edhe asi “gazetarėsh” tė paidentifikuar, ose njerėzish qė mėtojnė tė prezantohen me gjithfarė nofkash, hiē mė pak tė pėrngjashėm, si me ato nofkat e tė burgosurve qė dikur shkruheshin nėpėr muret e qelive tė burgjeve tė diktaturės a njėmendjesisė..., do tė shfaqen edhe tė tillė kolumnistė qė karakterizohen me atė mentalitetin e tyre provincial e tė shtirur..., asish tė tillė qė nuk kanė forcėn qė vėshtrimin ta hedhin pėrtej hundės sė injorancės sė tyre..., prej sė cilės nuk do shpėtojnė kurrėn e kurrės. Kėtyre “biēim” gazetarėve “dikush” do t’ua mundėsojė tė shkarravisin kur tė duan, ēka tė duan dhe pėr kė tė duan..., do tė denoncojnė a do tė lavdėrojnė vend e pa vend, njė komb, njė histori, njė personalitet publik, njė pėrfaqėsues tė popullit, njė prind, njė mėsues, njė ministėr, njė katund, njė zėvendėsministėr, njė shkencėtar apo edhe gjithė mėhallėn politike tė qytetit tim. Tė gjithė kėta mė lėnė pėrshtypjen se kanė diē tė pėrbashkėt me atė profesionin e avokatit, i cili tė mbron dhe tė pėrkrah me fjalė pavarėsisht nėse ke apo nuk ke tė drejtė, pavarėsisht se je a jo fajtor!? Madje do t’i ngjasojnė atij “sfungjeri” tė shtėpiakes, e cila kur nuk ka punė mė tė menēur pėr tė bėrė, e pėrdor ēdo ditė pėr tė dėlirur “papastėrtitė” e kuzhinės sė “vjehrrės sė fqinjės”, tė cilėn nuk do ta shohė me sy!? Asnjeri nuk ka tė drejtė tė adoptojė njė filozofi tė shkruari, pėrderisa nuk ndėrton njė tė re.
    Tė nderuar lexues, nėse mė lejohet, kėtė shkrim do ta pėrmbyll me njė pohim qė ishte hetuar nė njė shkrim tė sė nderuarės, Minella Aleksit, ku thuhet edhe kjo: “Shpresoj tė kem thėnė diēka sipas parimit – nėse ti ke njė ide dhe unė gjithashtu, dhe vendosim qė t’i shkėmbejmė, atėherė ēdonjėri do ketė nga dy ide. Ndėrsa, duke pasur dhe duke shkėmbyer nga njė euro, atėherė nė fund, pėrsėri mbetemi me njė euro”!
    P. S.
    Botuesit e gazetave thonė se jo gjithmonė pajtohen me pikėpamjet e autorėve tė shkrimeve.

  5. #35
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shume aktual ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    "Etika" e shkrimeve me porosi!?"

    I nderuar "kalores i lirise", plotesisht pajtohem me thenjen tende.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: Lojerat Olimpike 2012..,

    Fadil LUSHI



    LOJĖRAT OLIMPIKE 2012, KOINCIDENCĖ FATKEQE PĖR SHQIPTARĖT!?

    Njerėzit qė merren me studimin e koincidencave sot mund tė shtrojnė njė sėrė shpjegimesh pėr to. Ata mund tė thonė ... se bota ėshtė e mbushur me rastėsi nga mė tė ēuditshmet qė shkojnė tej perceptimit tonė pėr atė qė mund tė ketė ndodhur. Koincidencat mund tė jenė tė bukura, ironike, tė mistershme gjegjėsisht tė pashpjegueshme, historike ose edhe fatkeqe. Njė prej koincidencave mė tė famshme, e cila lakohet prej vitesh, ėshtė ajo mes dy presidentėve amerikanė, Linkoln dhe Kennedy, tė cilėt kanė jetuar nė njė distancė kohore nga njėri tjetri prej 100 vjetėsh. Abraham Lincoln u zgjodh nė Kongres mė 1846, ndėrkaq John Kennedy mė 1946..., Linkolni u zgjodh president mė 1860, ndėrsa Kennedy njėqind vjet mė pas, gjegjėsisht mė 1960..., qė tė dy u vranė me goditje nė kokė..., nga “njerėz jugorė”..., tė dy presidentėt pushuan sė jetuari ditėn e mėrkurė! Mbase edhe shqiptarėve, nė kėtė vit, respektivisht nė vigjilje tė 100-vjetorit tė krijimit tė shtetit tė tyre, u jepet e drejta qė tė interesohen pėr Lojėrat (verore) Olimpike “Londra 2012”, pavarėsisht se (nuk) kanė informacione tė mjaftueshme pėr retrospektivėn e kėtij evenimenti sportiv (qė organizohet njė herė nė katėr vjet), pavarėsisht se nuk do t’u interesojė emri i themeluesit tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, Baroni Pjer de Kuberten dhe motoja: Citius, Altius, Fortius (mė shpejt, mė lart, mė fort). Jo se nuk do t’u interesojė 27 korriku i kėtij viti, kur do hapen kėto lojėra nga Elisabeta II dhe Princi Filip nė stadiumin Stratford tė Londrės.
    Pas gjithė kėsaj qė u shkrua mė lart, do tė parashtrohet pyetja se ē’lidhje ka “Londra 2012” me shqiptarėt!? Ndoshta dikush do thotė se kjo ndėrlidhet me pjesėmarrjen e sportistėve (nga Shqipėria) nė kėto lojėra si dhe me kryeministrin britanik, David William Donald Cameron, i cili disa ditė mė parė njė gazete tė pėrditshme dhe prestigjioze tė Tiranės ia kishte postuar shkrimin me titull: “Ēfarė do tė ofrojė “Londra 2012”! Pėrndryshe ky ishte njė “shkrim” me pak histori dhe me shumė tė paqarta dedikuar shqiptarėve gjithandej ku frymojnė dhe veprojnė nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, mbase ishte edhe “njė publicitet pa pare” pėr turizmin londinez. Sė fundi, ky “mesazh gazete” do ta “agresojė ose edhe do ta inatosė” skajshmėrisht mbamendjen kolektive tė historianėve shqiptarė sa i pėrket rikujtimit tė njė tė kaluare tė tyre, sa tė lavdishme, po aq edhe hileqare, gjegjėsisht tė 100-vjetorit tė Konferencės sė Londrės!?
    Nė vazhdim tė shkrimit tė Cameronit hetohet edhe ky paragraf: “..., unė dua qė kėto lojėra tė jenė mė shumė se pėrshėndetje pėr atletėt nė Londėr pėr njė verė tė vetme. Ne duam tė ndėrtojmė lidhje tė reja dhe tė qėndrueshme mes Shqipėrisė dhe Britanisė. Nėse ju jeni njė student a njė akademik, (“inshallah” jo edhe ndonjė historian shqiptar - nėnvizim i ynė) ėshtė njė shans pėr tė mėsuar mė shumė rreth njė vendi..., i cili ka njė histori dhe trashėgimi tė kėshtjellave tona..., !?” A mos vallė mes Shqipėrisė dhe Anglisė mungojnė lidhje tė vjetra, a mos vallė kėto dy shtete nuk njihen prej kohės kur edhe babai i kryeministrit britanik as qė kishte lindur..., pse vallė “duhet tė ndėrtohen” marrėdhėnie a lidhje tė reja dhe tė qėndrueshme mes Shqipėrisė dhe Britanisė, a mos vallė ato tė vjetrat janė shtrembėruar e janė zbehur..., (ata qė janė tė kllapitur e janė nė agoni mos mė keq, se kjo histori njė ditė do tė zbehet e do tė harrohet duhet ta heqin nga mendja e tyre) pse a mos vallė ato marrėdhėnie pėr njėqind vjet u heshtėn njėanshėm, ndaj njė hileje historike qė ua bėnė shqiptarėve..., a mos vallė sot e gjithė ditėn e Perėndisė historianėt dhe politikanėt shqiptarė “pėr hatėr tė Anglisė” do tė duhet tė dergjen nga varfėria e mbamendjes, a mos vallė do tė duhet tė bėhen foshnjarakė e qaramanė qė njėherė e pėrgjithmonė t’i harrojnė hilet e bėra nga ana e Konferencės sė Londrės dhe e ambasadorėve tė saj..., a mos vallė kjo nuk flet pėr njė tė vėrtetė apo edhe pėr njė gėnjeshtėr, po qoftė ajo tė jetė edhe historike. Historianėt anglezė, sot me tė padrejtė do tė thonė se pse kėto dredhi e shtrembėrime duhet t’i ngjiten vetėm Londrės, kur dihet se ambasadorėt rrospi, qė ua morėn “masėn e samarxhiut” shqiptarėve nuk ishin “toptan” britanikė!?
    Se Lojėrat Olimpike (verore) “Londra 2012” janė koincidencė fatkeqe pėr shqiptarėt, nuk ka kurrfarė dyshimi, aq mė tepėr kur ke parasysh se po kėto lojėra tė radhės pėrkojnė a janė tė lidhura ngushtė me “...17 dhjetorin e vitit 1912, kur nė Londėr filloi punėn mbledhja e ambasadorėve tė gjashtė fuqive mė tė mėdha tė asaj kohe..., nė njė konferencė ku duhej tė shpallet a tė pranohen kufijtė e shtetit shqiptar autonom..., a mos vallė, sot, historianėt tanė nuk e dinė se kjo mbledhje u shty dhe mbeti pėr t’u caktuar pas disa muajsh si pasojė-shkak i grindjeve ndėrmjet Austro-Hungarisė dhe Italisė, nga njėra anė, Rusisė dhe Francės, nga ana tjetėr..., a mos vallė nuk dinė se takimi i radhės u organizua mė 22 mars tė vitit 1913, ku e tėrė Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe Maqedonia shqiptare i mbetėn Serbisė, ndėrsa pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut iu dhanė Malit tė Zi. Mė 19 korrik 1913, Konferenca e Londrės do ta njohė shtetin e pavarur gjysmak shqiptar dhe mė datė 11 gusht 1913 kjo konferencė pėrfundimisht do tė caktojė nė hartat gjeografike vijėn e kufirit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė..., me ē’rast Ēamėria do tė mbetet jashtė territorit shqiptar!?” (ky paragraf ėshtė huazuar nga njė shkrim i botuar kohė me parė nė “Forumi Shqiptar”).
    Sot askush nuk mund t’ua heqė tė drejtėn shqiptarėve qė t’i rikujtojnė hilet qė njė shekull mė parė, ua kishin bėrė ambasadorėt rrospi tė Konferencės sė Londrės, njė konferencė qė sot e kėsaj dite nė sytė e shqiptarėve duket si njė “..., monument i gjallė i njė historie tė trishtuar, hipokrite dhe poshtėruese”..., njė monument qė nuk harrohet dhe rrėzohet - rrėnohet dot kollaj...!
    Qė e gjithė kjo ishte njė vendim qelbėsirė, njė devijim i rėndė, sa politik po aq edhe historik, kėtė e dinė tė gjithė historianėt..., por ama, ata qė nuk kanė njohuri tė mjaftueshme ndaj gjeografisė politike tė Ballkanit, me tė drejtė parashtrojnė pyetjen se pse e gjithė kjo Shqipėri me shumė popullatė, na qenkėsh kaq e vogėl..., pse na qenkėsh...!
    Nė ditėn e hapjes sė Lojėrave Olimpike (verore) “Londra 2012” respektivisht gjatė parakalimit a defilesė sė shteteve pjesėmarrėse, a thua vallė sportistėt shqiptarė, do tė prezantojnė Shqipėrinė politike apo atė londineze (1912-13) , atė tė Versajės (1919), atė tė Rambujesė (1999), atė tė Konēullit (2001), ose edhe atė tė Maqedonisė Ohri (2001)!?
    Hė ti, i nderuar lexues, nė di diē mė tepėr se ky opinionbėrės, thuaj se ē’ngatėrresa na nxorėn kėto pesė (mos) marrėveshje ndėrkombėtare pėr njė komb (disa prej tė cilave sot e kėsaj dite mbeten tė trishtueshme pėr shqiptarėt). E gjithė kjo tė krijon pėrshtypjen se a mos vallė vendlindja dhe datėlindja e Shqipėrisė do jetė me “dy palė thonjėza”, siē do tė thotė prof. Ramiz Kelmendi, a mos vallė “vendlindja dhe datėlindja e saj” do duhet tė jetė Vlora e Ismail Qemalit apo “bordelloja e ambasadoreve” qė dikur ndodhej nė rrugėn me “drita tė kuqe” tė Londrės? A mos vallė kjo koincidencė duhet tė jetė njė perceptim yni i vėrtetė a i gabuar ? Unė nuk e di!?

  8. #38
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Pordhe me rigon.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Na bere corbe!
    S'po marr vesh c'lidhje kane lojrat olimpike me faktet historike qe ke permend.
    S'po ta kuptoj thelbin e postit relativisht me titullin qe i ke dhen edhe krahasimin qe ke parashtruar ne hyrje te temes!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143
    I nderuar "white snake", po zoterote eshte e drejte e yte te parashtrosh pyetjen se c'lidhje kane lojerat olimpike me faktet historike.., ja po te pergjigjem: thjeshte kane lidhje me koincidencat.., me vjen keq qe edhe kete nuk do e kuptosh.

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •