-
i/e regjistruar
Pėr: Fadil Lushi: Nje binom..,
Pershendetje z. Brari.., tekefundit, nuk eshte me rendesi se kush u be kryepari i Partise Demokratike.., mos dhashte Zoti, qe kjo parti mos te percahet dhe sikur kjo te ndodhe atehere do varferohej spektri politik shqiptar. Shume shendet.
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi:Perpjekjet..,
Fadil LUSHI
PĖRPJEKJET INTELIGJENTE NĖ KĖRKIM TĖ NJĖ SOVRANI KARIZMATIK?
Ata qė sot e kėsaj dite janė nostalgjikė ndaj sistemit tė njėmendjesisė do mėtojnė ta shpjegojnė atė batutėn dedikuar jevgut, e cila duket pak a shumė kėshtu: Qė ma shave mamanė, ma shave, qė ma shave sojin, ma shave, qė mi shave tė tėrė, mi shave, qė ma shave toptan jevgėrinė, ma shave, qė ma shave kasollen, ma shave, qė ma shave kalin dhe arabanė, ma shave, qė mi shave kalamajtė e uritur e tė palarė, mi shave..., dhe unė kurrėn e kurrės nuk tė bėra as pėr faj, as pėr turp e as pėr ****..., i hakėrrohet jevgu komunistit, por ama, kur mė shave pėr ngjyrėn e lėkurės sime, nuk durova dot... Pėr kėtė nuk nuk tė fal kurrė, o pederast, o rezil, o bir rrospie..., kishte dalė prej binarėve, me tė drejtė, jevgu ynė shumė i nderuar dhe gjithsesi i respektuar.
Hokatarėt mund tė thonė se kjo batutė sot paksa lakohet mė ndryshe dhe mė allafrėnga... dhe lexohet kėsisoj: (flet njė simpatizant i njė partie politike me njė bastorexhi tė Tiranės, tė cilit hiē fare nuk i ha palla pėr politikė a parti). Se mi shave rilindėsit, mi shave, se ma shave Skėnderbeun, ma shave, seē mė the se ai pak fliste shqip, mė the, se ma ofendove nėnėn Terezė, ma ofendove, se mi shave tė tėrė, mi shave, se mė the zhvishu, mė the, se ma shave surratin, ma shave... Tė gjitha kėto sharje nuk i mora si punė me qeder, por ama kur ma shave lidershipin e partisė, thashė se kam me ta q....mamanė.., ti **** hamami? Eh, ēe gjeti kėtė..., mė thotė nip Rexhepi nga Stambolli. Pėr kėtė arsye e do puna tė themi dhe njė pėrrallė tė Ezopit, dedikuar Zotit dhe bretkosave!
Nė njė pellg me ujė mbretėronin bretkosat nė zhegun e verės... Kėndonin ato pa pushim gjithė ditėn e ditės dhe kėnaqeshin duke u mėrzitur. Njė ditė e kishin lutur Zotin qė t'iu ēonte njė mbret. Dhe nė rastin e parė, Zoti u hodhi bretkosave njė trap
Njė palo mbret. - Ja, u tha Zoti bretkosave, ky ėshtė mbreti juaj... Bretkosat u kėnaqėn pėr kėtė mrekulli dhe filluan tė rreziteshin mbi ****** e butė. Ato hidheshin shpesh nė ujin e papastėr. Ngaqė e pyesnin ****** se ēfarė duhet tė bėnin, e trapi si rrjedhojė nuk u jepte pėrgjigje. Bretkosat gėzuan kėshtu njė liri marramendėse, saqė formuan edhe korin e tyre "UAK". Por me kalimin e kohės, mėrzia trokiti nė derė. Bretkosat, si duket, filluan tė mos e pėlqenin gjendjen pasive tė 'mbretit' dhe filluan ankesat. Pėr kėtė arsye, kryepari i bretkosave i bėri Zotit njė lutje tjetėr pėr njė mbret mė dinamik dhe mė kompetent. Zoti emėroi mbretin e dytė tė bretkosave. Kėtė radhė njė gjarpėr... Gjarpri, i cili ishte i vjetėr nė moshė dhe kishin filluar ta linin veshėt, irritohej pa masė nga kori "UAK" i bretkosave. Ai nuk paralajmėronte askėnd, por kollofiste me rastin mė tė parė ēdo bretkosė qė guxonte tė ēilte zėrin. Kėshtu, bretkosat filluan dalė-ngadalė ta kuptonin kėtė strategji dinake dhe diskutonin nė heshtje me njėra-tjetrėn se si tė dilnin nga kjo diktaturė gjarpėrore
Edhe nga ky mbret nuk ishin tė kėnaqura dhe kėrkuan tė tretin mbret! Por Zoti, si duket, s'kishte kohė tė trajtonte kėrkesėn e tyre pėr njė mbret tė ri, pasi maksimumi ishte vetėm dy mbretėr gjithsej. Bretkosat u pėrgatitėn qė tė jetonin nėn sundimin e mbretit tė ri, i cili kollofiste nga njė, sa herė dėgjonte njė zhurmė tė vogėl. Nė kėtė mėnyrė, bretkosat qė atė ditė e sot, vazhdojnė pėrpjekjen e tyre legjendare pėr njė mbret tė ri, i cili nuk dihet se kur do tė vijė... dhe pėrse duhet tė vijė!? pėrfundon Ezopi i urtė.
Qė lexuesit tė mos e humbasin durimin, unė do mėtoj qė me pėrrallėn e Ezopit tė mos ndėrtoj asnjė identifikim a paralelizėm me njerėzit e moderuar kėtej trekėndėshit politik tė Gadishullit Ilirik, tė cilėt sivjet kujtojnė 100-vjetorin e shtetit tė tyre londinez..., njerėz qė kishin jetuar e mbijetuar nė anarki, nė kohėrat e terrorit a diktaturės dhe sė fundi nė vaktin e ndėrkalimit shqiptar. Babai im, duke kujtuar ato kohėra, pos tė tjerash, na shpjegonte edhe kėtė histori tė shqiptarėve:
Keq me anarki e keq pa anarki, keq me kanun e keq pa kanun, keq me mbretėri e keq pa mbretėrinė e Ahmet Zogollit, keq me diktaturė e keq pa diktaturėn e Enver Hoxhės (i cili dikur kishte asgjėsuar profesionin e avokatit), keq me demokratė e keq pa to, akoma mė keq pa Sali Berishėn, keq me socialistė e keq pa socialistė, akoma mė keq pa Fatos Nanon dhe Edi Ramėn, keq me kėtė parti e keq pa kėtė parti, akoma mė keq pa lidershipėt e saj, keq me kope delesh qė nuk japin qumėsht, e keq me dele me qumėsht qė nuk guxon ti mjelėsh..., keq me ēoban e keq me njė tė tillė qė kopenė e cjapeve, nė vend qė ta ēoj tė kullosė, e ēon nė gojėn e uritur tė ujkut..., e tjera tė kėqija tė vogla a edhe tė mėdha. Parashtrohet pyetja se ēu duhet shqiptarėve tė ballafaqohen me gjithė kėto tė kėqija. A mos vallė, shqiptarėt kokė e kėmbė janė tė abonuar (parapaguar) qė tė lodhen e tė rraskapiten me kėso ndryshimesh sistemesh e mbretėrish, me lėvizje qeverish, me zhvendosjet e tyre kunj mė kunj, njėherė nė prehėr tė nėnės a edhe nė prehėr tė njerkės!?. A nuk u ngopėn me disfata e fitore, qofshin ato tė kurdisura, tė sajuara a edhe tė merituara? Eh, vetėm njė dreq mund ta dijė kėtė mesele.
Ēuditėrisht, shqiptarėt asnjėrin prej kėtyre sistemeve nuk e deshėn, nuk i deshėn as kryeparėt e tyre, ca pėr arsye se nuk i kishin pėr zemėr, ca tė tjerė nuk i kishin pėr huji, kishte edhe do njerėz tė cilėt ishin aq shumė tė ekzaltuar nga ēallami dhe tė mirat e pushtetit sa nuk donin as tė dėgjonin pėr mbret, po qoftė ai tė ishte edhe...!? Ata nuk e deshėn as Ismail Qemal Bej Vlorėn, as Nolin, Fishtėn, Faikun e Mithatin
, ata nuk e deshėn as mbretin Ahmet, i cili nė vaktin kur jetoi, sa do pak, Shqipėrisė i solli aristokraci politike dhe mediatike, nuk e deshėn as doktorin gjegjėsisht kryeministrin nė detyrė, pavarėsisht se ky ndėrtoi Rrugėn e Kombit, nuk e deshėn as Mejdanin, as Mojsiun e Bamirin, as Nishanin pavarėsisht se ishin katolikė, ortodoksė, myslimanė, bektashinj, toskė a gegė..., ata nuk e duan as Edi Ramėn, pa dallim se ky i fundit qeverisė sė re do ti sjellė gjashtė femra ministresha, nuk e duan as burrat e Kanunit, sepse ai pėrgjithmonė e shembi atė kėshtjellėn e shovinizmit mashkullor shqiptar. Unė habitem me atė inatin makabėr dhe trishtues tė tyre, unė habitem me atė filozofinė e shqiptarit qė cili me shumė kollajllėk u gjunjėzohet paragjykimeve tė ndryshme.
Po ku do ta gjejnė shqiptarėt atė sovran me reputacion tė lartė politik, por edhe me karizėm! Me kėtė higjienė cerebrale qė e kanė, me kėtė fjalor nėnēmues, me etiketime, si pėr shembull: lesh, tradhtar, obskurant, recidivist, antikokombėtar, katundar malok, shehėrli sehirxhi e sherxhi dhe gafe e zhargone tė tjera, toptan kėto pjellė tė asaj neverie a dufi tė akumuluar ndėr shekuj..., me kėtė mospėrfillje tė mendimit ndryshe, nuk besoj se ndonjėherė do e gjejnė. Nėse e kanė pėr njėmend, atėherė fillimisht do tė duhet ti shtrohen njė dialize politike, mandej politikės sė tyre do tė duhet ti bėhet njė redaktim gjuhėsor dhe (ri)redaktim akademik, thjesht intelektual dhe profesional..., do tė duhet ti nėnshtrohet njė rishikimi dhe analize serioze, sidomos tani kur bėhet fjalė pėr raportet e reja opozitė-pozitė e tė tjera analiza! Nėse kjo nuk do tė bėhet, atėherė shqiptarėve do tu merret e drejta e pėrpjekjeve tė tyre inteligjente nė kėrkim tė njė sovrani karizmatik! Mos dhėntė Zoti, qė politika shqiptare tė vuajė nga diagnoza e ashtuquajtur: Ambivalenca (ndasia) patologjike e paradoksale gjegjėsisht konflikti i dyfishtė emocional dhe racional. Fatkeqėsisht, psikiatrit thonė se kjo sėmundje nuk kurohet dot kollaj. Tekembramja, shqiptarėt nuk janė bretkosa tė Ezopit, nuk janė as pleshta tė At Gjergj Fishtės e as inatēinj tė papėrmirėsueshėm tė Fan Nolit a edhe tė Konicės! Po qe se na del e kundėrta, atėherė shqiptarėve u mbetet tė kėrkojnė ngushėllim nė atė thėnien e Gjergj Metės nga Tirana, ku, pos tė tjerash, thuhet: I vetmi shpėtim nga kjo katrahurė, ėshtė ajo fjala qė shkon nė mort, ajo fjala e PRANISĖ, ajo qė nuk nxjerr tinguj, por flet duke ngushėlluar! Seē ēshtet, ēqeverisje e ēfarė sovrani e sovraniteti u duhet shqiptarėve, unė nuk e di dhe as qė mund ta di!
Duke e pėrfunduar kėtė vėshtrim, po parafrazojmė njė menēuri shkodrane: Me sa duket ne mbetemi viktimė e pėrhershme e sė vėrtetės, si gjithmonė, qė durojmė kur duhet ngutur, e ngutemi kur duhet duruar, luftojmė dhe bėjmė zhurmė, kur duhet ndenjur urtė dhe rrimė heshtur, kur duhet thėnė aēik fjala...
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi:
Fadil LUSHI
SEĒ NA U DOGJ BISHTI I DHELPRĖS!
Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr nocionin lugat jep kėtė shpjegim: 1. mit. Fi-gurė e besimeve tė kota, qė pėrfytyrohej si njeri, i cili nė gjallje tė tij ishte shumė i keq dhe pas vdekjes ngrihej natėn nga varri, endej rrugėve e nėpėr shtėpi dhe trembte njerėzit. Thoshin se u bė (doli) lugat. E hėngėrt lugati! mallk., vjet. Ha si lugat - ha shumė, ska tė ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat. 2. fig. keq. Njeri shumė i shėmtuar nė pamje, qė u kall tmerrin njerėzve: I keq, qė u bėn dėm tė tjerėve etj. Se kush na sillet si lugat, do ta merrni vesh nė fund tė kėtij shkrimi. Ndėrkaq fjalėn kriter-i e shpjegon kėsisoj: m.sh. Parim i qartė e i pėrcaktuar mirė, sipas tė cilit jepet gjykimi pėr diēka, bėhet vlerėsimi, klasifikimi etj. i diēkaje, norma ku mbėshtetemi pėr tė vlerėsuar njė ngjarje..., Kritere tė reja, tė gabuara, tė qarta, vė kritere..., Rregull sipas tė cilit duhet tė kryhet njė punė a diēka tjetėr...
Unė besoj qė lexuesit e mi tė nderuar do tė mė ndjejnė pse kėtė vėshtrim e fillova me nocionin lugat, njė shprehje tejet e bastarduar, pavarėsisht se si e tillė gjendet nė fjalorin e sė folmes sonė tė pėrditshme. Gjuetarėt thonė se dikur dhelprės i kishte marrė flakė bishti dhe turravrap kishte bėrtitur: Ikni se u kall dynjaja! Ata qė kishin rastisur atypari kishin thėnė: Moj, ty tė ėshtė kallur bishti e jo dynjaja.
Ka shumė kohė qė nė hapėsirat e Gadishullit Ilirik ca shtete pėrballen me njė tranzicion tė stėrzgjatur, tė bezdisshėm dhe tė sėmurė... dhe kėshtu as pėrfundon, as kurohet dhe as nuk vdes. Nė kuadėr tė atyre shteteve veprojnė parti politike nga mė tė ndryshmet dhe tė cilave, nė periudha tė caktuara, po u digjen bishtat natyralė e ca tė tjerė edhe artificialė!? Madje madje kur ato kallen, ata nuk ngurrojnė tė thonė se tė tjerėt ua vunė zjarrin..., kinse pėr inat, pėr qejf a edhe pėr dreq tė mallkuar. Ti, miku im i nderuar, a e di pse u kallet bishti atyre? Ja, unė po ta them troē. U kallet se shkelin mbi kriteret, standardet, parimet themelore tė moralit demokratik, shkelin mbi rregullat themelore tė politikėbėrjes sė mirėfilltė, konstruktive dhe me perspektivė. Atyre u kallet bishti sepse nė bagazhin e tyre politik ka mallra tė tilla qė kanė mbetur nga koha e njėmendjesisė..., nė strajcat e tyre sot e gjithė ditėn e Perėndisė do tė gjesh atė apoteozėn dedikuar lidershipit tė pavdekshėm, karizmatik dhe tė pazėvendėsue-
shėm(!??)..., aty do tė mund tė gjesh njė furgon me politikė tė skllavėruar, njė kulturė politike tė ndryshkur, hajdutėri politike, aty do gjesh njė politikė grushti tė hekurt, njė politikė kulaēi e kėrbaēi..., nė do tė kėmbėngulėsh nė kėrkim tė sojeve a ngjyrave tė tjera, pa dyshim se do tė gjesh edhe politika marksiste, enveriste, majtiste, djathtiste, demokratike, socialiste, nacionaliste, shoviniste, biblike, antike, politika allafrėnga, allashqiptarēe, nė krye me allajbejlerė kokė e krye tė kapardisur!..., politikė inatesh, fyerjesh, politikė bajraktarizmi, nihilisti, politikė ditore, politikė aksham pazari, politikė provinciale, bolshevike, amatore e tė tjera pėrshesh politika!
I nderuar miku im, nėse nuk tė mjaftuan provat e lartpėrmendura qė llafosėn shkaqet sa i pėrket kalljes sė bishtit tė dhelprės dhe politikės kėtej pari trekėndėshit shqiptar, ja po shtoj edhe ca tė tjera. Pa mė thuaj ti, miku im, a mos vallė nuk tė dėgjojnė veshėt se si ca politikanė inatēorė tė Prishtinės, sot e gjithė ditėn e kontestojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (unė nuk do tė them tė Marrti Ahtisarit), a nuk tė shohin sytė se si ca politikanė qė kanė rėnė nė pubertetin e vonuar tė politikėbėrjes allaturka (koeficienti i kundėrshtisė dhe inatosjes politike i tė cilėve ėshtė goxha i lartė), sot e kėsaj dite nuk mėtojnė ta kundėrshtojnė dhe ta kontrabandojnė atė kushtetutė qė ėshtė e ndarė nė XIV kapituj dhe 162 nene, e shkruar nė gjuhėn shqipe, serbe (me shkronja latine dhe cirilike), angleze, turke, rome dhe nė alfabetin Brajit (pėr tė verbrit). Ata harrojnė se kjo ėshtė njė kushtetutė, qė Kosovės mundohet ti japė lirinė e frymėmarrjes, a nuk sheh ti, miku im, se si ca politikanė mundohen tia marrin asaj frymėn, ata ia pengojnė ēapitjet e para adoleshente, thjesht i vihet kleēka..., kinse na qenka njė kushtetutė pėrkohėsisht e sajuar a e rrėmbyer, njė dokument qė kinse, sipas arsyes sė politikanėve kosovarė, nuk u jep hapėsirė pėr ta kritikuar a kontestuar, njė kushtetutė qė devijon nga mendja, dėshira dhe pėrcaktimi i tyre politik..., njė kushtetutė qė kinse pėrdhunuaka perspektivat e (ri)bashkimit kombėtar(!?) Pa mė thoni se ēka tė keqe nė kėtė kushtetutė! A mbani mend kur dikur njė shqiptar tha: LE TĖ NA VIJĖ EDHE DREQI I ZI, VETĖM TA HEQIM QAFE SERBINĖ..., atėherė pse tani ky dokument juridik na qenka gijotinė pėr shqiptarėt e Kosovės!?
Mos vallė, nė kėtė kontekst, politikanėt e Republikės sė Maqedonisė qėndrojnė mė mirė. A mos vallė edhe ata nuk ballafaqohen me kontradiktat e tyre tė brendshme, me kontradiktat e tyre qė shpesh i ēojnė nė mėnyrė tė pashmangshme nė kacafytje dhe vrasje! A mos vallė ti, miku im, nuk tė shohin sytė se politikanėt shqiptarė tė Republikės sė Maqedonisė luftojnė nė tri fronte!? Fronti i parė - ata me impotencėn e tyre politike detyrohen qė ta kundėrshtojnė prepotencėn dhe mospėrfilljen e politikanėve tė Tiranės...; fronti i dytė - luftojnė djallėzinė dhe shovinizmin e politikanėve maqedonas...; fronti i tretė politik ata luftojnė pėr marrjen e mandateve nė kuadėr tė vetadministrimit vendor, po edhe qeveritar, qofshin ato me a pa qeder, pavarėsisht sesa ėshtė kostoja e atij qederi! Politika e tyre do tė karakterizohet me vokacionin e patriotizmit provincial, folklorik a edhe verbal..., me ato fyerjet, akuzat, etiketimet, pothuaj edhe me katandisjen kolektive. Po ētė thuash e ētė shkruash pėr politikanėt dhe politikėn e Tiranės!? Nė vend tė paragrafit qė do ti dedikohej kėsaj pyetjeje, unė do i referohem atij proverbit popullor, ku thuhet: Po tė pyesėsh pėr ne, jemi krejt njė fe (njėsoj)!
Qė ky shkrim tė mos mbetet pa bisht, do tia shtoj edhe njė paragraf, thjesht do tia dedikoj njė kurbetēiu, i cili disa ditė mė parė kishte ardhur nga Amerika pėr tė vizituar vendlindjen dhe bashkėkohanikėt e tij, tė cilėt qė moti nuk duken atypari. Me profesion ėshtė patriot, demograf dhe pak politikan(!??) Eh, edhe ky na ishte noksani i mėrzitshėm i kėtij shkrimi. Ky i pėrmalluari mė parashtroi pyetjen: po ju shqiptarėt qė rroni kėtu, pse hiē fare nuk ēani kokėn pse fshatrat na u shndėrruan nė hapėsira muzeore..., pse kėtu pari nuk ka shqiptarė me brirė..., pse nuk ka berberhane dhe hamamhane, si nė vaktin tim, pse ju shqiptarėt qė rroni kėtu nuk luftoni shtetin qė nuk ua jep tė drejtat..., pse e festuat 28 Nėntorin e motit 2012, pse nuk e paragjykuat si njė festė tė rreme, si njė ditė tė fryrė etj... Ky lugat, qė aq shumė tė duket patriot, do mė thotė se ēbėtė ju derisa unė nuk isha kėtu, pa ma jepni ta shoh listėn e sukseseve tuaja..., pse nuk i ndėshkoni futbollistėt shqiptarė nga Kosova qė mbrojnė ngjyrat e kombėtares sė Zvicrės... Dhe kur kėtij lugati do ti thuash se ata janė thjesht profesionistė, ky ta kthen, a nuk janė komunistė dhe internacionalistė..., po pse ju e flisni gjuhėn e armikut e tė tjera broēkulla. Edhe ky, si dhelpra, kishte bėrtitur: o milet, ikni se u kall e kaluara e shqiptarisė!! Nė fund tė muhabetit edhe unė i parashtrova pyetjen me sa vijon: pa mė thuaj ku shkojnė ata dollarėt e tu? Ma ktheu si ndėr dhėmbė: shkojnė nė karabina, o nė zina(kurvėri)!? Sa ėshtė pėr ti besuar pėr tė parėn a pėr tė dytėn, ju vetė mund ta dini mė mirė se unė.
I nderuar miku im, unė do ta pėrfundoj kėtė shkrim, sepse frikem se dikush i ngjet ndonjė bisht e ia vė flakėn... dhe mandej po mė thonė se ky artikullshkrues na ka dalė toptan lugat, sidomos tani nė kėto ditė tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit! Ku ta di njeri, nuk i besohet!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
SEĒ NA U NGATĖRRUA PROVINCIALISTI ME ARISTOKRATEN!
Disa ditė mė parė rastisi tė jem dėshmitar i paftuar dhe i heshtur i njė zėnke, gjegjėsisht i njė rebelimi mes dy shqiptarėve. Njėra ishte femėr a motėr shqiptare, mėsuese nė detyrė, ndėrkaq tjetri ishte me gjini asnjanėse-as mashkull as femėr, as mish as peshk, as shehėrli e as fshatar? Asnjėri prej protagonistėve tė kėsaj grindjeje nuk i kishte hallet, sikletet, qasjet, shijet e as sjelljet e njėjta. Karakteret e tyre ishin diametralisht tė kundėrta. Se ēmu desh tė dėgjoja llafet e tyre, sot e kėsaj dite sma pret fiqiri. Megjithėkėtė, kjo mė provokoi qė kėtė sherr ta marr pėr kryefjalė tė shkrimit nė vijim. Nėse neve do na lejohej ta qėndisim kėtė vėshtrim, atėherė do tė bėjmė ēmos pėr tė mos marrė taraf, respektivisht nuk do ta avancojmė, nuk do ta kritikojmė e as nuk do ta lavdėrojmė asnjėrėn palė, ndaj shpresojmė se kėtu nuk do tė ketė vend pėr ndonjė karakterizim diskriminues a diskreditues.
Shkėmbimi i mendimeve ndėrmjet tyre u duk qė nė fillim se ishte jomiqėsor, pėr faktin se kėmbė e krye ishte e pėrmbytur me qytetari, provincializėm, me inate, me xhelozi dhe me ca shaka me thepa qė sjellin mė shumė zarar se qar. Kjo motra a zonja e nderuar sikur donte nė atė komunikim linguistik tė zbulojė a tė sheshojė pezmin e saj ndaj gjithė asaj qė nuk bėnte nė profesionin e saj, pėrkatėsisht nė arsimin shqip, kėtu e gjetiu; sikur donte ta shprehte gjithė atė nostalgjinė e saj tė trishtė sa u pėrket mėsuesve tė dikurshėm qė sot nuk duken mė kėtejpari. Sikur donte qė bashkėbiseduesit ti sugjeronte se dikur moti gjyshi i saj, qė kur kishte zbarkuar nė kasabanė e Tetovės (nė vitet e gjashtėdhjeta), kishte hapur librarinė e parė popullore (shqipe). Sikur donte ti thoshte: Ti, zotėrote, tė lus mė kurse dhe mos mė fol pėr kulturė, pėr arsim dhe pėr aristokraci, mė lėr tė qetė, sepse kėto virtyte tė larta morale, i kam trashėguar nga gjyshi dhe prindėrit e mi, nė vaktin kur soji e sorollopi yt i shkonin pas cjapit tė egėr! Tė lus, mos ma ngacmo kureshtjen a dėshirėn time pėr tė mėsuar diē mė tepėr pėr ty..., mė lėr rehat qė kėtė trashėgimi ta ruaj me xhelozi dhe me atė fanatizėm tė rrallė, njė trashėgimi tė ngarkuar me plot humanizėm, mirėsi si dhe me altruizėm.
Kjo motra jonė e nderuar, sikur donte ta qortonte edhe mė tej bashkėbiseduesin e saj tė kompleksuar fund e majė, sikur donte ti bėrtiste e ti thoshte: pse ti, vėllaēko, pėr qytetari tė rreme hoqe dorė me aq lehtėsi nga tė qenėt fshatar, pse hoqe nga mendja fisnikėrinė e saj, pse nga higjiena e mendjes aq fare kollaj hoqe burrėrinė, mikpritjen bujare, tė ngrohtė, tė pėrzemėrt, vėllazėrore dhe tė thjeshtė tė saj. Po ti, vėllaēko, ētė duhet qė pėr hir tė njė qytetarie dhe aristokracie tė shtirur, ashtu pėr qejf, tė shkelėsh a tė pėrbuzėsh vendin ku ke lindur..., bukuritė e jetės nė fshat!? Kjo motra jonė, mėsuese nė detyrė, sikur donte ti thoshte bashkėbiseduesit tė saj se aristokracia po dhe qytetaria e tij virtuale ėshtė njė element i rrezikshėm, nėse me tė do tė mėtosh tė ushtrosh pushtetin dhe ta zaptosh kryeminderin e saj, ėshtė edhe mė i rrezikshėm, nėse gjithė kėtė imagjinatė do ta shndėrrosh nė besim dhe nė bindje tė verbėr!?
Motrės sonė si duket i doli pushka huq, sepse me gjithė pėrpjekjet pėr ta bindur vėllaēkon e saj, nuk ia doli dot..., nga fakti se bashkėbiseduesi mezi i shqiptonte fjalėt, mezi ia ndiqte mendimet, jo pse i mungonte kjo dhunti e tė shprehurit e tė dėgjuarit, por pse gojėn e kishte plot me kikirikė, se ashtu dhunshėm e detyronte motrėn a zonjėn e nderuar ta duronte arrogancėn e dėrdėllitjeve tė tij tė pafund. Dhe, nė vend qė ti saktėsonte mendimet, ai pėrkundrazi i ngatėrronte ashtu njėsoj si leshi i arapit..., nė vend qė tė kuronte kompleksin e tė qenit provincial ai, pėrkundrazi e ushqente atė tė paqenė..., sikur turpėrohej nga identiteti i tij, nga prejardhja a nga origjina e fisit, nga vendlindja etj. E gjithė kjo tė krijon pėrshtypjen se puna e kėtij provincialisti ėshtė si ajo batuta gjirokastrite: ..., e dini ēe gjeti gomarin kur u mundua tė pjerdh sa kali? Iu shqye b...! (Besoj se lexuesit do mė ndjejnė pėr kėtė batutė)
Nėse do mė lejohet, kėtė shkrim do ta mbyll duke iu referuar njė shpjegimi qė e kishte bėrė njė mik yni (Salih Kabashi) nė lidhje me njė mesele nga vakti i ish-Jugosllavisė: Njė gazetar me nam i kishte kėrkuar njė intervistė Branko Mikuliqit, kryetarit tė atėhershėm tė Kėshillit Ekzekutiv Federativ dhe ky ia kishte dhėnė pa hezitim. Duke dashur qė ta nderonte gazetarin, ai e gostit me njė drekė dhe pas dreke e fton gazetarin qė bashkėrisht tė ēlodhen nė njė pishinė qeveritare. Dreka u hėngėr, kafet u pinė..., u lanė dhe u kėnaqėn. Pastaj u shtrinė krah njėri-tjetrit. Ashtu duke ndenjur e duke bėrė llaf, Brankoja po i shikonte vjedhurazi herė shputat e veta dhe herė shputat e gazetarit. Kėmbėt e veta i shihte tė shtrembėruara dhe gishtat tė gjithė ēatall, me thonj tė deformuar e keqas tė ēakorduar. Kėmbėt dhe shputat, lėkura dhe gishtat e gazetarit pėrbri i shihte me xhelozi, sepse ishin nė rregull, tė pathyer e tė hijshėm. Nuk u durua Brankoja, nga katundi Pogragjė i Bugojnos, dhe e pyet mysafirin e tij: - Shoku
, po shikoj kėmbėt e tua dhe po shikoj kėmbėt e mia, po shikoj shputat tona. Shiko si janė tė miat dhe shih si janė tuat. Pse ėshtė kėshtu?- Nuk e di, thotė gazetari zagrebas. Ndoshta pse nė familjen tonė ka mė shumė se njė shekull qė mbathen kėpucė. Maloku, kryetar qeverie, nuk e kishte zgjatur muhabetin mė tutje. I pikėlluar pėr mungesė tė sadopak aristokracie pėr biografinė dhe veten e tij, ēartaqejfas dhe jo pa siklet duke e parė veten fare thundrakė, i tha rrugė tė mbarė zagrebasit!
Mendjendriturit a ata me mendjen femėr mbase mund tė thonė se nuk duhet tė heqėsh mendjen nga prejardhja a origjina, pavarėsisht se ky shpjegim i lartpėrmendur mėton tė diskreditojė a tė diskriminojė bashkėbiseduesin e motrės a mėsueses sonė nė detyrė. Nga ana tjetėr, ata qė e njohin kėtė shpjegim do tė thonė se shumė kohė mė vonė regjimi titist aristokracinė e familjes sė gazetarit nga Zagrebi, ashtu pamėshirshėm, e kishte masakruar dhe denigruar dhe njėkohėsisht ia kishte zaptuar tė drejtėn e shpalosjes sė gjenealogjisė sė familjes sė tij! (Ashtu siē komunistėt dhe harresa e turmės provinciale e shuan dhe e ekzekutuan me pėrpikėri, njėherė e pėrgjithmonė, aristokracinė e familjes prej mėsuesi tė motrės sonė!)
Se si kishte pėrfunduar ai shkėmbim i lirė mendimesh ndėrmjet protagonistėve nė fjalė, unė sot e kėsaj dite nuk gjeta ndonjė provė. Njė gjė e di, aristokracia e saj prej mėsueseje ėshtė e vėrtetė nė krahasim me atė tė bashkėbiseduesit qė ishte i sajuar a i imagjinuar!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
MORALI I NJĖ REAGIMI (TĖ VONUAR) EKZOTIK
Miqtė e mi tė nderuar dhe tė respektuar, kėtė vėshtrim do ta ndėrlidh me njė paragraf nga jeta e poetit francez Charles Baudelaire (1821-1867), i cili nė murin e dhomės sė tij kishte varur njė orė pa akrepa, po qė punonte mirė. Nėn tė ai kishte shkruar: Ėshtė mė vonė sesa pandeh ti miku im! Nė do tė na lejohet, kėsaj filozofie do tia shtojmė edhe domethėnien e nocionit reagim-i, e cila pasqyrohet pėrafėrsisht kėshtu: I pėrgjigjem njė ngacmimi tė jashtėm, veproj nėn ndikimin e njė ngacmimi. Shpreh mendimin a qėndrimin pėr diēka qė thuhet ose qė bėhet..., kundėrshtoj pėr diēka qė bėhet etj. Ky nocion ėshtė shumė i konsumuar dhe gjithsesi mė i shtrembėruar nė pėrditshmėrinė tonė, qoftė ajo politike ose kulturore, ndėrkaq nė aspekt moral, ka mbetur mė pak i kondicionuar. Reagimet e njerėzve janė nga mė tė ndryshmet. Ato janė euforike, alarmuese, emotive, tė pafiksuara, tė paqarta, me pak arsye, reagime me vonesė, alogjike, tė shpejtuara, tė pjesshme, tė njėtrajtshme, abuzive, reagime aksham pazar, reagime qė i dedikohen politikės ditore dhe asaj provinciale, reagime akademike, kolektive, individuale si dhe reagime tė ashtuquejtura ekskluzive. Tė gjitha kėto reagime ndėrtohen nė rrethana tė caktuara historike. Pjesa dėrrmuese e kėtyre reagimeve shpesh kanė pėr kryefjalė folklorizmin dhe folkpatriotizmin. Kur kėtyre do tu mungojė ajo kultura e shprehjes sė mirėfilltė, atėherė mbeten vetėm si shprehje boshe dhe gjithsesi tė zbehta. A mos vallė (nuk) janė pjekur kushtet qė ne si kolektivitet mė shumė tė merremi me vetveten e mė pak me palėn tjetėr, e cila kur rebelohohet nuk na hesapon. A nuk ėshtė koha qė mė shumė tė rezonojmė dhe tė esėllohemi se sa tė paragjykohemi e mandej tė reagojmė kuturu, e mė pastaj tė biem nė gjumė a nė heshtje varri.
Kėtė vėshtrim po e fillojmė me atė reagim emotiv dhe folkpatriotik qė dikur iu dedikua njė lajmi, si: ..., persona tė panjohur kanė demoluar shtėpinė e alfabetit shqiptar nė qytetin e Manastirit. Sulmi ka ndodhur rreth orės katėr tė mėngjesit, ku janė shkaktuar dėme tė mėdha materiale..., policia ėshtė nė vendin e ngjarjes, ndėrsa po vazhdojnė hetimet pėr zbardhjen e rastit! Kėtij reagimi do ti bashkėngjiten edhe institucione tė tjera si, pėr shembull: Partia NN, shpreh indinjatėn e thellė pėr dėmtimin qė i ėshtė bėrė Muzeut tė Alfabetit nė qytetin e Manastirit
, partia NN, i bėn thirrje qeverisė maqedonase tė nxjerrė menjėherė pėrgjegjėsit vandalė para drejtėsisė si dhe tė marrė sa mė shpejt masa!?... Se qeveria kishte ndriēuar kėtė vaki, kurrėn e kurrės nuk u hetua asnjė provė e vetme. Shoqata e..., reagon ashpėr ndaj aktit vandal tė sulmit tė sotėm nė Muzeun e Alfabetit tė Gjuhės Shqipe, njėkohėsisht vlerėsojmė se ky akt i ulėt qyqar i qarqeve tė caktuara maqedonase, tė ushqyer me albanofobi tė skajshme, edhe mė tepėr prish marrėdhėniet ndėretnike qė me aq mund po mundohemi t`i krijojmė si shoqėri shumetnike!
Njė reagim tjetėr paksa akademik, historik po edhe alarmues iu kushtua publikimit tė sė ashtuquajturės Enciklopedia maqedonase, njė enciklopedi qė mė shumė ishte njė provokim i hapur politik sesa njė dokument akademik i mirėfilltė. Dikush pėr kėtė tha, kjo ..., enciklopedi (e Akademisė Maqedonase tė Shkencave dhe Arteve, nė krye me Bllazhe Ristovskin), mbase u bė shkas qė, si asnjė herė mė parė, shqiptarėt nė Maqedoni tė flasin me njė zė pėr faktin se nė disa kaptina tė saj, fyhen dhe njollosėn shqiptarėt, kontestohet dhe mohohet prejardhja dhe etnogjeneza e tyre dhe pėrbuzet e gjithė historia kombėtare e shqiptarėve! Kėtij reagimi, iu bashkėngjitėn edhe ca kundėrshtime tė tjera qė vinin nga partitė politike dhe shoqatat shqiptare, pėrfshi aty edhe ato tė historianėve, pedagogėve e tė tjera tė tilla simotra.
Se reagimet e lartpėrmendura sa i pėrket demolimit tė shtėpisė sė alfabetit shqiptar nė Manastir, apo edhe rreth enciklopedisė maqedonase (nuk) ishin reagime emotive, folkpatriotike, folklorike, pseudopatriotike, historike, alarmuese..., se dikush reagoi ashtu ashpėr dhe institucionalisht, se dikush kėto vaki i heshti, se tė tjerė kėtė e kundėrshtuan me atė dialektin dhe me nėndialektin e nahijes sė tyre, se dikush reagoi duke ngritur atė zėrin e paartikuluar, tjetri duke ngritur dolli, tjetri reagoi me duart nė xhep, ai shpirtvogli me kėmbėt mbi tavolinė, ai tjetri duke ngritur vetullat e tė tjera tė tilla, janė irelevante!? Pėr ne ėshtė me rėndėsi mungesa e njė reagimi tonė (ndėrkrahinor-ndėrshqiptar) nė lidhje me rrėmujėn a pėshtjellimin qė ka zaptuar arsimin shqip! A mos vallė toptan shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr njė reagim akademik (qoftė tė jetė edhe njė reagim ekzotik) ndaj gjymtimeve qė hetohen nė arsimin tonė, nė ndėrgjegjen e kombit, a mos vallė nuk kemi nevojė tė reagojmė ndaj mungesės sė vetevaluimit tė punės sonė, a mos vallė nuk kemi nevojė pėr njė reagim tė ashpėr, tė drejtė, tė shpejtė a tė menjėhershėm ndaj lajmit me sa vijon: Gjashtė vite prej se nė Maqedoni ka nisur tė zbatohet matura shtetėrore (nga ana e Qendrės shtetėrore pėr vlerėsim) shkollat me mėsim nė gjuhėn shqipe shėnojnė vetėm regres. Tė paktėn prej vitit 2008, kur filloi tė matet cilėsia e shkollave nė bazė tė notave mesatare tė fituara nga testimi i nxėnėsve pėr lėndėt e maturės shtetėrore, shkollat me mėsim nė gjuhėn shqipe e gjejnė veten tė radhitura ēdo vit e mė keq nė ranglistat pėrkatėse. Kėshtu, pėr shembull, gjimnazi "NN" qė vitin e kaluar gjendej nė pozitėn e 36, kėtė vit ėshtė katandisur 14 vende mė poshtė. Gjimnazi qė dikur ishte krenaria e shqiptarėve tė... gjendet sot nė vendin e 50 nė ranglistėn e shkollave sipas rezultateve tė maturės 2013.!? Mos vallė kjo ranglistė ėshtė e sajuar!?
A mos vallė sot ne nuk mund tė ndėrtojmė edhe njė tjetėr reagim fare dhe fare ekzotik ndaj arsimit shqip qė sot e gjithė ditėn ballafaqohet me atė infrastrukturėn allaturka dhe fare pak alternuese, a mos vallė nuk kemi nevojė pėr njė reagim serioz sa i pėrket arsimit shqip nė tė gjitha nivelet qė sot e gjithė ditėn e Perėndisė ballafaqohet me shterpėsi vlerash, shterpėsi tė pragmatizmit e tė tjera shterpėsi, a nuk kemi nevojė pėr njė reagim kolektiv ndaj fenomenit blerja e padijes(!??) apo ndaj fjalisė mė tė pėrfolur a mė tė lakuar akademik: nxirr paratė, lėri mbi tavolinė dhe ik!?
A mos vallė, mungesa e njė reagimi ekzotik nuk ėshtė si mungesa e moralit tė asaj mbretėreshės sė Danimarkės, e cila pėr qejfin e saj, dikur moti, kishte angazhuar njė plak me mendje femėr pėr kėshilltar personal. Ajo gjithmonė ia kishte respektuar a edhe pranuar sugjerimet, po edhe kėshillat, ndonėse kjo kishte qenė paksa e rrjedhur nga mendja. Njė ditė plaku mendjendritur qė nuk u besonte dhe nuk i shėrbente ēudirave, shkoi tė takojė lartmadhėrinė e saj pėr ti thėnė se populli kishte dalė nė demonstratė dhe kėrkonte bukė! Ajo ishte pėrgjigjur e ēuditur: Duan bukė!? Po pse nuk hanė biskota! Dhe ajo vėrtetė nuk dinte se ēishte buka, sepse as qė e kishte parė me sy e lėre mė tia kishte nuhatur erėn.
Nėse kėtė vėshtrim e filluam me atė thėnien e poetit francez, atėherė neve na mbetet qė ta pėrfundojmė me atė menēurinė shkodrane ku, pos tė tjerash, thuhet: Me sa duket ne mbetemi viktimė e pėrhershme e sė vėrtetės, si gjithmonė, qė durojmė kur duhet ngutur, e ngutemi kur duhet duruar, luftojmė dhe bėjmė zhurmė, kur duhet ndenjur urtė dhe rrimė heshtur, kur duhet thėnė aēik fjala!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
NĖSE NUK DO TI SHMANGESH KĖNETĖS, DO TA KESH FATIN E KALLAMIT
Tė nderuar miq tė mi pa tarafe! Nėse kėtė vėshtrim tė radhės do ta thur me llafe tė mira, nuk do tė thotė se do tė reflektoj gjė. Nuk do tė thotė se gjykimet e mia detyrimisht duhet tė marrin udhėn e sė vėrtetės, argumentit a ndonjė prove tjetėr. Ndaj, qė tė mos keqkuptohem, do tė pėrpiqem qė kėtij shkrimi tė mos ia fus ashtu, kot fare. Qė nė fillim po i vė nė parantezė dy thėnie tė menēura popullore: Nga avllia duket shtėpia, nga e ėma njihet e bija, (e para), dhe e dyta - Nėse nuk do ti shmangesh kėnetės, do ta kesh fatin e kallamit!
Ka shumė kohė qė nė hapėsirat tona intelektuale, politike, kulturore, fetare po edhe diplomatike, dėgjohen ca ulėrima tė mėdha, tė forta, herė pas here tė mbytura, tė stėrzgjatura, tė pakontrolluara dhe mbase edhe tė paartikuluara! Tė gjitha kėto ulėrima janė pjellė e njerėzve qė kur nuk i kanė informacionet a provat e sakta, mėtojnė tė paragjykojnė ēdo gjė, madje ēdo tė thėnė qė nuk u shkon pėr hesap. Njerėzit e tillė nė vend qė tė ushtrojnė me ndėrgjegje profesionet e tyre dhe nė vend qė plehrat ti hedhin mbi plehra, ato i sistemojnė aty ku nuk e kanė vendin.
Nėse do tė na lejohet, paragrafin e parė tė kėtij vėshtrimi, do tia dedikojmė fjalorit a tė folmes sė disa njerėzve qė merren me politikė apo (nė variantin metaforik) qė politika merret me ta, si dhe personave pėrgjegjės qė e kanė pėr detyrė ta vlerėsojnė atė tė folme (nėse ka diē pėr tė vlerėsuar). Ekspertėt e gjuhės sė sotme shqipe me plot gojėn do tė thonė se e folura e disa politikanėve (hiq mėnjanė politikanėt e shtetit amė) nuk ėshtė e standardizuar dhe, kur nuk ėshtė e tillė, atėherė mbetet qė tė jetė njė komunikim krahinor a njė shqiptim dialektor i papėrdorshėm, fare pak i kapshėm dhe gjithsesi i pakuptueshėm pėr opinionin mė tė gjerė publik. Thjesht, ky komunikim politik i tyre ushqehet me atė gjuhėn e pėrbaltur, tė pėrēudnuar, tė denigruar (sa pėr tė mos thėnė edhe tė shkultivuar) dhe, sa herė qė e dėgjon aq herė, zorrėt tė vijnė nė fyt... Madje, shpesh detyrohesh tė mbyllėsh veshėt dhe sytė! I gjithė ky shtrembėrim i gjuhės, kėshtu siē hetohet, tė krijon pėrshtypjen sikur tmerrėsisht dhe pamėshirshėm ka pllakosur tė gjitha institucionet qė duhet tė jenė shembull i pėrdorimit tė drejtė dhe normativ tė shqipes standarde!
Prandaj, gjithsecili gjuhėtar i ndėrgjegjshėm me tė drejtė do tė gjurmojė a do kėrkojė shkaqet e kėtij komunikimi tė zbehtė dhe tė pavarur tė disa politikanėve sidomos atyre qė i takojnė gjeneratės mė tė re. Ndoshta do ti referohen sintaksės sė gjuhės sllave (qė ne mė tė moshuarit, dikur detyroheshim, ashtu pavullnetshėm, ta shkruanim dhe ta flisnim), mandej me tė drejtė do ti referohen edhe hartės sė pėrgatitjes sė mangėt profesionale a arsimimit tė tyre paraprak fillor, tė mesėm dhe akademik. Tekefundit, as sintaksa sllave, as harta e (mos)pėrgatitjes profesionale, as shqiptimi dialektor nuk e justifikojnė kėtė katrahurė tė foluri tė denigruar, po qoftė ai tė jetė edhe politik. Duke pasur parasysh se retorika ėshtė dhunti, duke e pasur parasysh se ajo nuk mund tė ndėrtohet brenda njė periudhe tė caktuar, atėherė sė paku duhet tė ushtrohet... Sepse kėshtu si prodhohet kjo e folur nuk e nderon, nuk e kondicionon, nuk e humanizon dhe as qė e fisnikėron postin e politikanit!
Paragrafin e dytė tė kėtij vėshtrimi a opinioni gazetaresk po e fillojmė duke iu referuar disa mendimeve tė shprehura tė kolumnistėve shqiptarė, sa i pėrket politikėbėrjes sė lidershipėve nga Republika e Shqipėrisė, Republika e Kosovės dhe Republika e Maqedonisė, pa dallim se i takojnė pėrkatėsisė fetare ortodokse, katolike a myslimane.., pavarėsisht se kanė postin e presidentit tė shtetit, kryeministrit, a ministrit tė punėve botore. Tė gjithė kėta me demek kolumnistė, nė mungesė tė njohjes sė kėsaj problematike, mėtojnė qė kėmbė e krye ti paragjykojnė, aq sa tė futen padrejtėsisht edhe nė oborrin e privatėsisė sė tyre.
Nėse sot e gjithė ditėn, shqiptarėt karakterizohen me fenomenin e njė kombi qė ka tri fe (qė kombet e tjera nuk e kanė) dhe nėse ata shekuj me radhė ndėrtuan atė kėshtjellėn e harmonisė ndėrfetare dhe nėse kryefjala e diplomacisė sė tyre ėshtė relativisht e re, assesi nuk do tė thotė se gjendet nė fund tė pusit tė diplomacisė evropiane. Thjesht, nuk duhet lejuar gjithsecilit politikan, qė hiqet pėr mysliman, katolik ose ortodoks tė devijojė nga ky koncept, nuk duhet lejuar politikanit, qė partisė sė cilės i takon ta bėjė mė ekskluzive, mė pėrparimtare dhe mė tolerante nė krahasim me partitė tjera pėrkundrazi, nga kjo hapėsirė duhet pėrjashtuar ēdo majorizim a edhe ekskluzivitet i cilėsdo qoftė parti dhe, pėr kėtė e arsye tė tjera, nuk duhet lejuar askujt qė njėrėn ta proklamojė parėsore e tjetrėn dytėsore. Sė fundi, secili qė do tė mėtojė tė bėjė njė gjė tė tillė, ėshtė njėsoj sikur ka prekur nė themelet e kombit dhe ata qė i prekin ato themele, do tė futen nė radhėt e tradhtarėve tė popullit!
Parashtrohet pyetja se kush synon sot ta rrėnojė kalanė e tolerancės dhe harmonisė ndėrfetare te shqiptarėt? Padyshim se kėtu do tė kenė hise gjithfarė (hiper) analistė a kolumnistė oportunistė nga tė gjitha trevat shqiptare. Disa tė tillė kolumnistė fluturakė dhe iluzionistė nga Tirana dhe Prishtina (pa dallim feje) dhe pėrtej tyre, pėrpiqen qė politikanėt shqiptarė (myslimanė) ti ... paraqesin a ti konceptojnė si fundamentalistė!? Kėta me demek kolumnistė do tė parashtrojnė pyetjen idioteske se pse ish- kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, z. Sali Berisha, dikur i vardisej diplomacisė turke si dhe kryeministrit Tayip Recep Erdoğan..., pse sot kryeministri i Republikės tė Kosovės, z. Hashim Thaēi e pėrsėrit atė rrugė... Disa kolumnistė shqiptarė myslimanė do ta pėrsėritin pyetjen idioteske: pse kryeministri z. Edi Rama merr anėn e jomyslimanėve..., pse ish- presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, z. Aleksandar Mojsiu, takonte diplomatė evropianė me pėrkatėsi fetare katolike..., apo pse ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, takohej me diplomatė ortodoksė grekė e tjerė. Kėtyre kolumnistėve u mbetet vetėm njė gjė, nuk duhet majorizuar dhe as minimizuar pėrkatėsinė fetare tė lidershipėve shqiptarė, edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė grekėve e serbėve (dhe tė tjerėve si ata) qė nė vijimėsi mėtojnė ta zbehin kėtė.
Andaj tė gjithė analistėt politikė, po edhe kollumnistėt shqiptarė pa dallim feje duhet ta dinė se kjo tolerancė dhe harmoni e lakmueshme sot nuk ėshtė ... as mit, as shprehje e zbehtė proverbiale e as shprehje frazeologjike e as idil, as e vėrtetė e vockėl historike. Pėrkundrazi, kjo harmoni politike dhe fetare ėshtė pjellė e njė historie dramatike tė shqiptarėve, siē do tė thoshte Ismail Kadareja.
Ata qė kanė teserėn, po edhe qė janė kompetentė pėr tu dalė nė ballė kėtyre abuzimeve qė i bėhen tė folmes politike tė shqiptarit, ata qė e heshtin mungesėn e tolerancės dhe harmonisė ndėrpartiake e ndėrfetare te shqiptarė, nuk kanė tė drejtė tė heshtin, nuk kanė tė drejtė tė thonė se kjo nuk na intereson, nuk kanė tė drejtė qė kėtė katrahurė ta ndjekin nga larg, thjeshtė, nuk kanė tė drejtė tė qėndrojnė mėnjanė. Sot, gjithsecili shqiptar qė do ta pėrbaltė, do ta pėrēudnojė e (tė mos themi edhe) qė do e shkultivojė harmoninė dhe tolerancėn politike te shqiptarėt, duhet ta dijė se ashtu pa hiri shkel mbi themelet e kauzės sė kombit. Nė instancė tė fundit nuk kanė tė drejtė ta parafrazojnė atė shprehjen proverbiale: Pėr inat tė vjehrrės, do tė fle me mullixhinė!
Tė paragjykosh do tė thotė tia vėsh flakėn sė vėrtetės... dhe, nėse nuk do ti shmangesh kėnetės, atėherė do ta kesh fatin e kallamit! Prej kallamit nuk del gjė!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
VERSIONI SHQIPTAR I PATRIOTIZMIT!?
Tė nderuar miq tė mi pa tarafe, qė tė mos shtrembėroj titullin e kėtij vėshtrimi gazetaresk, mė duhet ti referohem fillimisht Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe, ku shpjegohen edhe konceptet e tilla siē janė: VERSION dhe PATRIOTIZĖM. Pėr tė parin jepet ky shpjegim: Njė nga mėnyrat se si e paraqitim, e pėrshkruajmė a e shpjegojmė njė ngjarje ose njė fakt. Version i ri (i vjetėr). Versioni i fundit. Kishte dy versione. Ndėrsa pėr patriotizmin, pos tė tjerash, thuhet: Dashuria pėr atdheun e pėr popullin e vet dhe gatishmėria pėr t'u shėrbyer atyre me besnikėri; ndjenja e lartė e detyrės pėr tė mbrojtur me vetėmohim interesat e atdheut dhe tė popullit tė vet; atdhetari. Patriotizėm i flaktė (i madh, i lartė). Patriotizmi popullor. Patriotizmi i masave. Patriotizmi i rilindėsve tanė. Ndjenja (shprehja) e patriotizmit e tė tjera. Se cilin version do ta shfrytėzojmė pėr ta diskutuar patriotizmin si nocion sociologjik, ka pak rėndėsi. Pėr ne me rėndėsi ėshtė qasja e shtrembėruar e ca kalorėsve tė vonuar tė ēėshtjes shqiptare (pa dallim se ku veprojnė dhe jetojnė), tė cilėt kėtė koncept kohė pas kohe mėtojnė ta identifikojnė me gjithfarė profesione, emra, ndodhi e tė tjera.
Nėse do tė na lejohet ta shtjellojmė nocionin e patriotizmit shqiptar, fillimisht do tė duhet ti kthehemi retrospektivės sė njė vakie, gjegjėsisht ndeshjes sė futbollit mes kombėtares sė Zvicrės dhe asaj tė Shqipėrisė, njė ndeshje qė para dhe pas saj, polli njė duzinė paragjykimesh, keqkuptimesh a edhe shtrembėrimesh nė veēanti, ndaj lojtarėve shqiptarė qė (profesionalisht) mbrojnė ngjyrat e kombėtares sė Zvicrės apo edhe ndonjė shteti tjetėr. Kjo ndeshje, lėre qė u shndėrrua nė mollė sherri, por edhe e provokoi mbamendjen adoleshente tė ca zuzarėve dhe atdhetarėve (skajshmėrisht tė sikletosur) nė lidhje me interpretimin e tyre tė gabuar rreth konceptit patriotizėm. Kjo ndodhi e lartpėrmendur aq shumė u fol e u pėrfol, saqė i doli fare edhe ajo pak ngjyrė qė i kishte mbetur! Kėto trumbetime, po edhe shtrembėrime ndaj futbollistėve shqiptarė, erdhėn nga njerėz tė ashtuquajtur argatė stinorė a sezonalė, nga njerėz tė cilėt pėr kryefjalė tė muhabeteve tė tyre e kanė atdhedashurinė e sajuar a tė rremė, nga njerėz tė cilėt nė mexhliset e kumarxhinjve, ashtu instinktivisht, do tė kėrcejnė si ato pleshtat mbi jorganin e jevgut tė nderuar!
Kohė pas kohe tė kėtillėt do ti shkruajnė elegji politike patriotizmit, do ti pėrcjellin buzėqeshje djallėzore, po edhe do ti dedikojnė dashuri hipokrite vatanit! Ata do tė parashtrojnė pyetje idiotėsie se pse kėta shqiptarė nuk luajnė pėr kombėtaren e Shqipėrisė... dhe, kur nuk do ta bėjnė kėtė, atėherė do ti konceptojnė si tradhtarė.., mbase edhe do tu ngjisin edhe lloj-lloj epitetesh, nofkash e tė tjera. Tė gjithė kėta futbolldashės a edhe mosnjohės tė filozofisė sė kėtij sporti, po edhe atdhetarė aksham pazari, o janė naivė, o janė tė kompleksuar, o kokėbosh krahinorė, o janė gjumashė, o gjoksrrahės, o pseudopatriotė, o kanė mendje shpellori, o janė bėrlloku i kombit, o do tė konceptohen si ato barkat me vela..., (rrugėtimi i tė cilave varet nga erėrat dhe drejtimi i dallgėve tė deteve tė tėrbuara...), ose, nė instancė tė fundit, numrin e kėpucės e kanė tė madh. Kėto interpretime tė gabuara ndaj nocionit patriotizėm nuk shkojnė as pėrtej tregut tė gjelbėr tė ndonjė province a ndonjė kasabaje, e lėre mė tė diskutohen nė qarqet akademike. Andaj, nuk duhet tė habitemi se pse kėtyre njerėzve hiē fare nuk u plas, po edhe nuk u hyn nė punė ato vargjet perla tė Fan Nolit Ku e lam e ku na mbeti, /Vaj-vatani e mjer mileti, /Anės detit i palarė, /Anės dritės i paparė.... Ka edhe ca pseudopatriotė tė tjerė qė, kur e diskutojnė kėtė ēėshtje, shkojnė aq larg sa tė ngatėrrojnė mendjen me kėmbėt mbi tokė, me euforinė dhe me emocionet e pakontrolluara... Dhe, kur kjo bėhet kėshtu, i pėrngjan asaj sallatės ruse!?
Tė gjithė kėta zuzarė qė mėtojnė tė ndėrtojnė njė version tė paqenė tė tyre, gjithsesi tė shtrembėruar, ndaj patriotizmit..., pa dashje e vėnė nė dyshim edhe kontributin e atdhetarėve shqiptarė (shyqyr qė kėto mendime mbeten vetėm si qasje tė tė marrėve, gjegjėsisht tė idiotėve tė cilėt mbase pėr armikun janė tė dobishėm). Tė gjithė kėta, kur bėhet fjalė pėr nocionin e patriotizmit, shtyhen pėr tu futur nė radhė e pėr tė marrė vend nė mexhlisin, ku diskutohen ēėshtjet e atdhetarisė. Tekefundit, kėto versione tė tyre, mbeten tė qelbura a si ajo era qė del nga dhėmbėt e prishur dhe kurrgjė tjetėr. Ky version i kėtyre pseudopatriotėve, po edhe i njerėzve tė tillė tė katandisur, ta rikujton atė thėnien vlonjate: Mamaja e budallaqes gjithmonė mbetet me barrė a shtatzėnė!
Qė ky vėshtrim yni tė mos paragjykohet e tė mos mbetet pa kuptim, do tė parashtrojmė pyetjen se mos vallė sot, pėr tė qenė patriot shqiptar (qofsh gegė, toskė, mysliman, katolik, ortodoks, bektashi, pasanik, varfanjak, besimtar, ateist a diē tjetėr), medoemos duhet tė veprosh e tė jetosh nė vendlindje; a mos vallė sot, nėse jeton jashtė atdheut, nuk duhet tė jesh i tillė; a mos vallė, sipas kėsaj logjike fėmijėrore tė kėtyre shtrembėruesve tė patriotizmit, shqiptarėve do tė duhet tu ndalohet a tu mohohet e drejta e tė folurit tė gjuhėve tė ndryshme, nė veēanti gjuhės sė armikut; a mos vallė, sipas logjikės sė tyre, shqiptarėt nuk duhet ti studiojnė historitė e popujve tė tjerė; a mos vallė, sipas kėsaj logjike, mbetet qė nė kėtė pėshtjellim tė pėrfshihen edhe shumė figura tė tjera tė ndritura shqiptare; a mos vallė sot Skėnderbeun, vėllezėrit Frashri, nėnėn e pėrbotshme Terezė, nobelistin Ferid Murati, Ismail Kadarenė, At Gjergj Fishtėn, Fan Nolin, Faik Konicėn dhe shumė figura tė ndritura shqiptare duhet ti konceptojmė si tradhtarė vetėm e vetėm pse jetuan e vepruan (ca tė tjerė ende veprojnė) jashtė vendlindjes sė tyre... Pra, sipas tyre, sot Skėnderbeun duhet ta gjykojmė si tradhtar, vetėm e vetėm pse ai e shkruante dhe e fliste gjuhėn e Perandorisė Osmane, kurse Mehmet Aqif Ersoy duhet ta gjykojmė si tradhtar tė atdheut tė gjyshėrve tė tij (nga Sushica e Pejės), pse ky e shkroi himnin e Turqisė. Ndėrkaq, Shemsettin beu, gjegjėsisht Sami Frashri, na qenkėsh tradhtar vetėm e vetėm pse e ndėrtoi gramatikėn e turqve, kurse nobelisti Ferid Murat me zbulimin epokal (nga lėmi i farmacisė) na paskėsh zhgėnjyer kėmbė e krye!?? A mos, vallė, edhe humanistja mė e madhe e dynjasė njerėzore na qenka njė nėnė e huaj, vetėm e vetėm pse nuk veproi nė Shqipėri??!! Kėshtu, edhe shumė shqiptarė tė tjerė. Ky shovinizėm dhe patriotizėm i rrejshėm dhe provincial i kėtyre shqiptarėve, kėshtu siē perceptohet, tė krijon pėrshtypjen se kalon ēdo prag idiotėsie.
Ska dyshim se sot mė mirė ėshtė tė jesh njė tradhtar qė Evropės do ti dėrgosh vlera shqiptare, sesa tė jesh njė patriot i vetėshpallur, i imagjinuar, i paragjykuar, madje edhe njė njeri i panjohur, qė jeton dhe vepron nė pesėkėndėshin shqiptar.., por qė gjithė ditėn e Perėndisė, lėre qė gėnjen, por edhe vjedh lekėt e popullit. Toptan, kėta daullexhinj shqiptarė, kur nuk hanė zogun, detyrohen tė pėrtypin bythėn e gjelit tė mullisit!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
HANE SHAM, HANE BAGDAT!
Tė nderuar miqtė e mi pa tarafe! Nė kėtė shkrim tė radhės nuk e kam ndėrmend tė shkarravis pėr turqizimin e shqiptarėve, nuk do tė shkruaj as pėr islamizimin e politikės kosovare dhe, nė instancė tė fundit, nuk do ti paragjykoj as opinionet a vėshtrimet e ca analistėve politikė tė cilėt nė kohė tė fundit gėrmadhės sė lajmeve tė ditės i shtuan edhe njė haber tejet tė shtrembėruar a tė abuzuar. Kryefjala e lajmit tė tyre kishte tė bėjė me takimin e paradokohshėm tė tre kryeministrave: Edi Rama, Hashim Thaēi dhe Tayip Recep Erdogan, nė Prishtinė (dhe nė Prizren), lidhur me inaugurimin e terminalit tė ri tė aeroportit Adem Jashari nė Prishtinė. Me kėtė rast neve nuk do tė na lejohet qė tu bėjmė interpretime fjalimeve tė tyre, po as nuk do ti redaktojmė, pavarėsisht se dikush me gojėn shtrembėr tha se ishin llomotitje (jo) politike, nostalgjike, vėllazėrore, llafe boshe, folklorike, afeksionuese apo diē tjetėr!?? Kėtė gjė nuk do ta bėjmė pėr asrye se mos ndoshta edhe ne mund tė paragjykohemi dhe tė konceptohemi si opinionistė mėhallash apo provincialistė. Se kėta tre kryeministra thanė se shqiptarėt dhe turqit janė vėllezėr, kjo nuk na hyn nė punė, se osmanlinjtė ishin pushtues a sundues edhe kjo nuk ėshtė puna jonė..., kėtė le ta diskutojnė historianėt shqiptarė. Thjeshtė, kėta analistė politikė tė stėrngarkuar me shovinizmin fetar tė tyre, qė nuk dallojnė konceptin e religjionit dhe atė tė kombit, shkuan aq larg saqė takimin e dy kryministrave shqiptarė me atė tė Turqisė e shndėrruan nė lesh arapi, a si thonė fshatarėt e malėsisė - ia hoqėn kalit kapistallin dhe e lėshuan tė kullotė ku tė mbėrrijė...
Ne do tė shkruajmė (aq sa do na lejojė takati mental) pėr ca analistė, kolumnistė dhe opinionistė tė moderuar dhe finokė nga Prishtina dhe Tirana, tė cilėt gjithė ditėn e Perėndisė, nė vėshtrimet e tyre, ashtu pa hiri, do tė fusin hundėt edhe aty ku nuk e kanė vendin, saqė edhe do mėtojnė tė inversojnė obligimet a detyrimet e tyre profesionale. Ca do tė shkojnė kuturu deri aty sa tė parashtrojnė pyetjen se pse politika kosovare po islamizohet, ca tė tjerė do tė parashtrojnė pyetjen se pse dy kryeministrat shqiptarė, ditėn kur vizituan shtėpinė e njė prizrenasi, kishin parapėlqyer mėnyrėn e tė ulurit kėmbėkryq, ndėrkaq Erdogani kėmbė-osmanisht!? Eh sa poshtėruese a edhe tė ulėta tė duken kėto shpjegime tė shqiptarėve patriotė krahinorė..., aq mė tepėr kur ke parasysh provėn qė llafos retrospektivėn, sa tė lavdishme, po aq edhe atdhetare tė Abdyl Frashrit, i cili para njė shekulli, tok me patriotėt e tjerė, ishte ulur kėmbėkryq nė Kuvendin e burrave tė Lidhjes sė Prizrenit..., a mos vallė edhe Hasan Prishtina dhe Isa Buletini nuk kishin parapėlqyer tė ulen kėmbėkryq..., a mos vallė malėsorėt tanė fisnikė asnjėherė nuk u ulėn kėmbėkryq, a nuk mbani mend vakinė kur Richard Holbruk vizitoi Kosovėn, ku nė njė Kuvend burrash kosovarė, ashtu thjesht ishte ulur kėmbėkryq dhe jo kėmbė-amerikanēe!?
Njė tjetėr politikan i njohur nga Tirana, qė aktualisht vuan opozitarin, disa ditė mė parė, nė njė medium vizual, pos tjerash, tha: Mėnyra e tė ulurit kėmbėkryq e Hashim Thaēit dhe Edi Ramės (kėtij tė fundit nuk i ngjanka kjo, sepse na qenkėsh kaur) nuk ėshtė kurrgjė tjetėr pos njė marrėzi (e radhės) e rrezikshme pėrbetimi ndaj Portės sė Lartė!? Vallė kėtij politikani i mungon informacioni lidhur me faktin se qė kur Ataturku, shpalli Republikėn e Turqisė moderne Perandoria Osmane, gjegjėsisht Porta e Lartė, shkoi ashtu kokulur nė histori. A mos vallė ky politikan nga Tirana nuk e pa tė arsyeshme tė thotė (edhe pėrtej inatit tė tij homerik) se kjo vizitė e kryeministrit turk nuk kishte kurrgjė tė pėrbashkėt me historinė e Perandorisė Osmane a me Portėn e Lartė, por thjeshtė ishte e lidhur ngushtė me inaugurimin e aeroportit tė Prishtinės si dhe me bashkėpunimin ekonomik nė relacion Turqi-Kosovė. A mos vallė ky politikan, qė vazhdon tė nostalgjohet me tė kaluarėn e tij, ende nuk arrin tė vetėdijėsohet se Turqia ishte njė ndėr shtetet e para qė njohu pavarėsinė e Kosovės. A mos vallė ky politikan dhe ca tė tjerė si ai, ende nuk mund tė ndėrgjegjsohet se Turqia ėshtė njė partner strategjik i Kosovės. A mos vallė ky njeri joparimor, dhe ca tė tjerė si ai, nuk kanė njohuri se Turqia ėshtė njė ndėr investitorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirat e trekėndėshit shqiptar. A mos vallė ky politikan dhe ca tė tjerė si soji i tij nuk ka njohuri se protokollin e kėtij takimi tė kryeministrave e ndėrtuan njerėz tė cilėt janė profesionistė pėr kėto ēėshtje dhe jo njerėz qė nė aksham tė martojnė e nė sabah tė harrojnė! A mos vallė ky politikan dhe soji i tij nuk dinė se kėtė ceremoni e organizuan qeveritė e personaliteteve tė lartpėrmendur. ...
Ditėn e inagurimit tė terminalit tė aeroportit tė Prishtinės u tha se Erdogani nuk ka dhe as qė mund tė ketė gjak shqiptari, po as Thaēi dhe Rama nuk kanė gjak turku dhe, nėse kjo (s) ėshtė e vėrtetė, atėherė ju, tė nderuar lexues, na thoni se ēgjak paskėsh biznesmeni Damir Fazliē, i cili sa herė qė arrinte nė Aeroportin e Rinasit bllokohej komunikacioni rrugor pėrreth aeroportit e gjetiu nė Tiranė!?? Nėse neve do tė na lejohet ta parafrazojmė mendimin e atyre kolumnistėve djallėzorė rreth deklaratės sė Erdoganit, i cili ndėr tė tjera tha se Kosova ėshtė Turqi dhe Turqia ėshtė Kosovė, dhe nėse kjo deklaratė e tij (nuk) u pėrkthye gabimisht nga ana e pėrkthyesit, atėherė mbetet thjeshtė njė ... gafė politike, njė shprehje idiomatike, shprehje folklorike, njė deklaratė ireale apo jo karakteristike pėr fjalorin e njė diplomati tė moderuar. Por ama, nėse kjo deklaratė e Erdoganit ėshtė njė inversion gjeografik a politik, atėherė do ishte mirė qė Turqia tė jetė Kosovė! Kėta analistė senilė, le tė na ndjejnė, nėse u parashtrojmė pyetje si kėto: pse kjo deklaratė e kryeministrit turk ia bėri mendjen ēarēaf presidentit Tomisllav Nikoliq dhe politikanėve tė tjerė serb, apo pse vallė kėta kolumnistė nuk dėshpėrohen e nuk sikletosen kur dėgjojnė ato pėrrallat e gjyshėrve shumadinas tė cilėt gjithė ditėn ulėrijnė duke thėnė se Kosovo i Metohija je kolijevka Srbije! Hane Sham, hane Bagdat do tė thoshin ata qė sadopak marrin erė nga politika.
Ndėrkaq, ju tė nderuar kolumnistė tė moderuar, Kosova nuk bėhet Turqi e as Turqia Kosovė, po as Kosova nuk bėhet Serbi dhe anasjelltas, ndonėse kėta tė fundit sot e kėsaj dite, kėtė e ėndėrrojnė me sy hapur. Shqiptarėve nuk u duhet fjalori i Erdoganit, pėrkundrazi u duhen investimet e qeverisė sė tij.
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
NJĖ DEDIKIM PĖR MĖSUESET E TREVĖS SĖ POLLGĖS!
Dikur moti ca intelektualė gjegjėsisht disa dashamirės sė fjalės sė shkruar e kishin pyetur Ismail Kadarenė se pse nuk shkruan poezi, kurse ai ishte pėrgjigjur: kėtė ia lash Dritėroit. Po kur iu drejtuan Agollit se pse nuk merret me eseistikė, ky u kishte thėnė: mė mungon takati mental, thjesht nuk kam guximin qė ti dal pėrballė tė madhit Faik Konica dhe atij inatēorit At Gjergj Fishta! Poetėt, prozatorėt, eseistėt, analistėt, kronistėt, po edhe kolumnistėt e mirėfilltė shqiptarė, thonė se e kanė shumė vėshtirė tė shkruajnė shkrime me porosi (ndonėse disa tė tillė, nė vaktin e Enver Hoxhės, kėtė e bėnin me shumė qejf) dhe, kur detyrohen kėtė ta bėjnė kėsisoj, ata i kaplon a i zapton tmerrėsisht ndjenja e sikletit!
Meqė nuk jam poet, nuk jam prozator, eseist e as kolumnist, nė kėtė shkarravinė timen gazetareske tė radhės, do tė bėj pėrpjekje qė tė shkruaj pėr atė nocionin psikologjik, siē ėshtė harresa jonė kolektive (sa u pėrket dishepujve, gjegjėsisht mėsueseve tė nėnqiellit tė Pollgės (ashtu siē e quajnė popullorēe disa rajonin e Pollogut) -Tetovės)..., do tė shkruaj pėr kontributin e tyre rreth emancipimit dhe humanizimit tė ēėshtjes sė mėsimit shqip..., rreth ndėrtimit tė kėshtjellės sė ndėrgjegjes sė kombit a kryefjalės sė saj, do tė shkruaj pėr mungesėn e mbamendjes sonė. Para se tė vazhdoj ta bėj kėtė, do tė mė duhet fillimisht ti referohem poetit tetovar, Mustafa Laēi, i cili nė poezinė e tij Mė fal..., do tė qėndisė kėto vargje:Mė fal pėr harresėn e emrit dhe ditėlindjen tėnde...,/ Zogu (a koha e jonė) nfluturim ma vodhi kujtimin/Ēngjyrė kishin sytė e tu? /Mbrėmė yjet kur i zgjoi nata, ti fleje nė shuplakėn e dorės sime. / Stė zgjova me nxehtėsinė e buzėve/Ēėndėronje kur stė merrte gjumi?... Do tė shkruaj pėr mėsuesen e nderuar nga Tanusha, pėr mushamanė e tendės prej sė cilės dikur moti pikonte shi mbi buzėqeshjen e nxėnėsit sė saj, qė ėndėrronte pėr njė kulm, qė tu shkojė tė gjitha stinėve!, siē dikur do tė shkruante poeti dhe mėsuesi i gjuhės shqipe dhe letėrsisė, Murtezan Arifi, nė pėrmbledhjen e tij BARKA YJORE.
Nė vigjilje tė datės sė shenjtė tė shqiptarėve, gjegjėsisht njė ditė para 22 nėntorit tė motit 2013, unė do bėj ēmos qė kėtė shkrim ta bėj pa hile, por me shumė dashuri dhe pėr dashurinė e mėsueseve, tė cilat hodhėn farėn e diturisė dhe tė vlerave kulturore te popullata e trevės sė Pollgės-Tetovės..., do tė shkruaj me gjithė mundėsitė e mia vetėm e vetėm qė e gjithė kjo thėnie, tė mos mbetet jashtė standardeve tė kujtesės sonė pamore a dėgjimore, ndaj emrave qė ndėrtuan atė kalanė a kėshtjellėn e arsimit shqip..., do tė shkruaj pėr punėn fisnike tė mėsueses Elena Pulati nga Shqipėria, pėr Ēelebije Toskėn nga Kosova, pėr Hyreme Tresin, pėr Emine Vela-Isakun, pėr Advije Kuriun nga Mitrovica e Kosovės, do tė shkruaj pėr uskanasen Haxherka Mejdiu-Sabriu, pėr korēaren Paulina Grabotska, pėr shkodranen Elena Todi, pėr korēaren Fatbardha Ēaushi, pėr elbasanasen Lirika Nikolli, pėr dibranen Shazije Hoxha, pėr shkupjanet Veronika Bala dhe Ana Sopi, pėr Dodona dhe Vojsava Ekalin, pėr Meliha Molinėn, pėr Zejnepe Bejlerin, pėr Ajshe Gjylēen, pėr Mensure Hyseinin, pėr Samie Muhedinin, pėr Subije Palloshin, Gėzime Eminin, pėr dibranen Adile Pustina, pėr Syleja Skenderin, pėr Hajrije Qamilin, pėr preshevaren Mysherefe Sadullahu, pėr Nezija Maleziun, pėr atė heroinėn fatkeqe tė gjeneratės sė saj, pėr mėsuesen qė dikur moti u ēatdhesua pėr tu degdisur nė Dardanele. Do tė shkruaj edhe pėr motrat Nurije Kadriu dhe Ferunde Snopēen, pėr Sabiha Doka Rexhepin, pėr Elizabeta Abazin pėr Luljeta Zeqirin, pėr Drita Feratin, pėr Nadire Arifin, pėr Arife Kamberin, pėr Shpresa Sinanin dhe pėr tė gjitha shpresat e tjera shqiptare qė e gjallėruan dhe e fisnikėruan mėsimin shqip (tė gjitha mėsueset e tjera, qė nė kėtė kėndvėshtrim timin pėr gazetė, nėse nuk do i gjejnė emrat e tyre le tė mė ndjejnė, nė veēanti mėsueset, pėr tė cilat nuk kemi arritur tė gjejmė dėshmi gjegjėsisht prova biografike). Po kėshtu do tė shkruaj edhe pėr ata qė nė vijimėsi ishin pranė tyre, pėr ata qė pa u lodhur e mbėshtetėn punėn fisnike tė mėsueseve nė fjalė, do tė shkruaj edhe pėr ata qė nuk kursyen falėnderimet..., pėr ata qė me ndėrgjegjshmėri tė lartė i pėrkujtuan dhe qė ndoqėn punėn e tyre nė aspekt tė procesit edukativo-arsimor, nė aspekt tė humanizimit, nė aspekt tė iluminizmit, altruizmit, nė aspekt tė artikulimit dhe gjallėrimit tė tė mėsuarit shqip, shqip dhe vetėm shqip... Do tė shkruaj pėr kontributin a edhe hisen e tyre sa i pėrket ndėrtimit dhe zhvillimit tė gjeografisė sė arsimit fillor shqip, pėr gjeografinė e trashėgimisė sė tyre familjare e tė tjera, e tė tjera.
Tė gjitha mėsueset qė i pėrmendėm nė kėtė shkrim pėrjetėsisht merituan vend nė panteonin e dijes shqiptare. Unė i besoj kėsaj. Ndėrkaq atyre qė i shohin me dyshim a mosbesim dua tua rikujtoj atė proverbin e lashtė grek, ku thuhet: Tė bėsh njė kurorė dafinash ėshtė gjė e lehtė. Tė meritosh njė kurorė me dafina ėshtė shumė e vėshtirė. Dhe, kėta jobesimtarėt, le tė mė thonė se cila familje nuk ėshtė e familjarizuar me emrat e mėsueseve nė fjalė..., le tė mė thotė njeri se kush nuk ka hise nė damarin a nė gjendjen shpirtėrore tė mėsueseve nė fjalė, kush nuk ka hise nė gėzimet dhe hidhėrimet e tyre..., le tė mė thotė dikush se mėsueset nė fjalė, pėr punėn qė bėnė, a mos vallė nuk merituan diē mė tepėr..., sė paku diēka mė shumė se ky shkrim, a nuk siguruan ose a nuk fituan respektet e ndėrsjella tė prindėrve dhe fėmijėve tė tyre... Tekefundit, komentet profesionale qė i bėhen punės sė tyre fisnike, humane, emancipuese, po edhe altruiste, nuk janė subjektive, pėrkundrazi pėr bazė kanė kontributin e tyre dhėnė shkollės shqipe gjegjėsisht, ndėrtimit tė tėrėsisė sė shkronjave tė dala nga Kongresi i Manastirit tė harruar!
Qė unė ta pėrmbyll kėtė dedikim ndaj kontributit tė mėsueseve qė u pėrmendėn dhe qė i pėrkujtuam mė lartė, do ti referohem kronistit nga Tirana, Todi Lubonja, i cili nė librin e tij PSE HESHT SHTĖPIA E MUZIKĖS, pos tjerash, thotė: Kujtimi ndaj tyre (ndaj mėsueseve tonė - nėnvizim imi) nuk guxon tė jetė i shtrirė si njė statujė e ngurosur dhe e rrėzuar..., si njė fosil i pėrjetshėm!
P.S.
Tė nderuar dishepuj dhe ju dritėdhėnės, urime festėn e Kongresit tė Manastirit!
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
100 VJET SHQIPĖRI HILEQARE A LONDINEZE?!
Nga Fadil LUSHI/
Nė Gadishullin Ilirik (sipas Ali Podrimjes) ekziston njė shtet qė karakterizohet me dy palė histori. Njėra e lavdėruar dhe tjetra e abuzuar, po edhe hileqare. E para, sot, mbush 100 e njė mote, e dyta 100 vjet. Qė tė mos krijojmė amulli a pėshtjellim te njerėzit qė merren me shkencėn e logjikės formale, a qė studiojnė ligjet e format e tė menduarit drejt, pa lėnė mėnjanė pėrmbajtjen konkrete tė tij, do tė them se llafet e sipėrpėrmendura nuk janė fjalė goje e aq mė pak lojė fjalėsh.
Para se tė vazhdoj ta shkarravis kėtė vėshtrim gazete, pėr hir tė njė korrektėsie ndaj lexuesve, do tė mė duhet qė Historisė sė diplomacisė tė Anglisė ti kėrkoj ndjesė pėr fjalorin tim tė denigruar e prej rrugaēėsh qė do ta pėrdori nė vazhdim.
Historianėt shqiptarė, sot, do tė thonė se para njė shekulli, nė njė mėhallė tė bordeleve mė tė njohura tė kryeqendrės sė Ingliteres (Britani e Madhe) iu bė njė hile (hiē pa mbare) shtetit tė Ismail Qemal bej Vlorės, veēmas nga ana e ca ambasadorėve horra qė vinin nga disa shtete tė Evropės sė atėhershme lavire, njė shteti qė ia morėn masėn e samarxhiut!
Mbase moti 2012 qė iku kokėlartė e me paksa ēallėm, karakteristik pėr shqiptarin, sikur pa qėllim e zbehu vitin 2013, njė vit kur para njė shekulli, shtetin e atij burri mendjendritur nga Vlora e pjesėtuan me pesė
, njė shekull mė parė, kur Ismaili shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė natyrale, njė shtet me 100 vjet vuajtje, njė shtet me 100 mote gėzime, njė shtet me 100 vjet harresa, 100 mote eufori, 100 vjet pseudopatriotizma, 100 vjet zhgėnjime a inate histerike e homerike (pėr kėto inate homerike tė shqiptarėve, Dritėro Agolli do e jep kėtė kėtė shpjegim: U zumė tė dy aq shumė pėr punėn, Dhe sflasim dhe svemė e svijmė! Eh, budalla! Edhe dhėmbėt zihen me gjuhėn, Zihen dhe bashkė rrinė), 100 mote lėvdata, shtrembėrime, nihilizma, bajraktarizma, folklorizma, anakronizma, 100 vjet solidaritet ndėrshqiptar, 10 decenie luftė pėr krijimin e shtetit tė Kosovės, 100 vjet pėrpjekje pėr ndėrtimin e kėshtjellės sė mbamendjes kolektive shqiptare, 100 mote pėr ndėrtimin e kryefjalės sė drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit tė gjuhės mėmė
, 100 vjet tė mbrojtjes sė identitetit kombėtar
, 100 mote tė zhvillimit tė kulturės e tė diplomacisė sonė, 100 vjet rilindje, 100 mote luftė kundėr tradhtarėve tė kombit sidomos ndaj atyre politikanėve qė fare pak i dhanė Shqipėrisė dhe mė shumė e vodhėn atė
, 100 mote luftė kundėr matrapazėve, kolaboracionistėve qė u infiltruan nė telashet tona, njėqind vjet luftė kundėr ca tė ashtuquajturve historianė tarafexhinj e tė imagjinuar, me shėndet tė brishtė mental si dhe me ca kalorės tė vonuar tė ēėshtjes sonė, tė cilėve ndonjėherė duhet tua qash hallin, sepse nga lodhja u varen kėmbėt, 10 dekada luftė me ca burra, inati i tė cilėve ėshtė mė i fortė se inati i urisė!
, njė shekull luftė me disa insanė, a me njė sėrė idealistėsh e nacionalistėsh, tė cilėt kėmbėngulnin tė gatuajnė njė politikė tjetėrfare, si dhe me njė varg neronėsh
, me njerėz tė fodullosur, kokėkrisur, kokėbosh, a edhe biēim njerėz tė minderit, tė cilėt edhe sot do tė mbajnė inat me tė kaluarėn tonė, sa tė lavdėruar poaq edhe tė dhimbshme!
Njė shekull luftė me njerėz a politikanė tė cilėt ēirreshin e bėnin shaka me mbretin, me gjithė kryeministrat, kryeparlamentarėt a edhe me presidentėt e shtetit, me ata qė talleshin me datat e shenjta madje edhe me flamurin e Vlorės dhe me vlonjatin mendjendritur, me ata qė pa tė drejtė mėtuan ti pronėsojnė e mandej ti shtrembėrojnė datat sa u pėrket manifestimeve pavarėsisht vendndodhjes ku do tė organizohen
, luftė me gjithė ata qė menduan se e gjithė kjo trashėgimi kombėtare, kinse qenkėsh pasuri e patundshme e gjyshėrve tė tyre me opinga!? Dyzet vjet luftė me mbėshtetėsit e politikės sė Neronit shqiptar (Enver Hoxha), pa dallim nė ishin ateistė tė bindur, fetarė, shehėrlinj, katundarė, toskė, gegė, bektashinj, veriorė a jugorė, kumarxhinj, sehirxhinj, hazėrxhinj a sejmenė qė mėtonin ta zaptonin kryekolltukun e pushtetit mbretėror, socialistė qė donin ta pėrvetėsonin atė ndėrkalimin politik, gjegjėsisht demokracinė!?
100 mote luftė me tė gjithė ata shqiptarė shtiracakė qė historinė tonė e ngarkuan me njė thes (pleshtash- siē e pat thėnė At Gjergj Fishta) inatesh histerike dhe homerike
, luftė me gjithfarė kronistėsh tė cilėt (fatkeqėsisht), lėre qė nuk dhanė kontributin e tyre, po pėrkundrazi kėsaj historie i ngjitėn njė zabel tė pavėrtetash
, luftė me ata qė nuk kishin takatin e arsyes sa i pėrket frenimit tė fanatizmit tė tyre tė ēmendur
, njerėz qė nė vend se tė hanin bukėn e tyre, hėngrėn kokat e ndritura shqiptare!
100 vjet luftė me njerėzit
qė padrejtėsisht ndėrtuan lloj-lloj shpifjesh qė mė pastaj ia faturuan Ismail Qemal bej Vlorės, kinse ai paskėsh lidhur krushqi me Perandorinė Osmane, nė kėmbim tė njė autonomie (turko-shqiptare) tė cunguar, mandej do tia hedhin fajin (prapė pėr inat) se pse ky nuk paskėsh marrė pjesė nė punimet e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė Kongresit tė Manastirit! (referencė e huazuar) e shumė sajime tė tjera tė ulėta e tė rrezikshme. Ēuditėrisht, kėto shpifje a trillime sot pogėlltiten nga injorantėt si dhe nga ana e gjithfarė kontrabandistėsh tė historisė sonė kombėtare. Pėrkundėr kėsaj lufte njėqindvjeēare, shqiptarėve nuk u mjaftoi ajo tradhtia e Konferencės sė ambasadorė-horrave dhe dylberėve
dhe sot nuk arrijnė dot qė, njėherė e pėrgjithmonė, ti sikterisin tė gjithė tradhtarėt shtirės, qė u ka ikur fiqiri dhe qė guxojnė sot e gjithė ditėn e Perėndisė ti bėjnė pordhė historisė sonė kombėtare.
Duke e pėrfunduar kėtė shkarravinė dedikuar 100-vjetorit tė Shqipėrisė hileqare a londineze!?
, do tė themi se shqiptarėt, gjatė gjithė njė shekulli, i besuan padrejtėsisht fatit dhe shpresės! Fatkeqėsisht, fati nuk u eci, ndėrkaq shpresa e tyre pėr njė bashkim kombėtar mbeti vetėm njė andrallė!
Nėse do mė lejohet, po e pėrsėris atė meselenė e Madonės qė, kur kishte shkuar nė Moskė pėr tė dhėnė koncert, njė zyrtar (fetar) rus i qe drejtuar me njė kėrkesė:
ose hiq kryqin, ose vish brekėt! (referencė e huazuar). Mos vallė, ky zyrtari moskovit kishte kėrkuar etikėn e munguar tė kėngėtares me shtetėsi amerikane!? Unė, sinqerisht nuk e di. Unė mund tė them se gjithsecili nga ne, o do tė bėjmė punėn pėr ēka jemi tė ngarkuar e tė paguar, o do tė duhet ta braktisim atė
, o do tė duhet tė mbyllim gojėn njė here e pėrgjithmonė. Ndryshe nuk bėn. Ėshtė njė shprehje ballkanase ku, pos tė tjerash, thuhet: Njeriun prite (gostite) sipas veshjes dhe pėrcille sipas mendjes!
P. S.
Ju ambasadorė tė Konferencės sė Londrės, para se tė shkoni nė
tė sė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt