Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246

    Kur mashtrimi bëhet festë!

    Islami na nxit të jemi të drejtë e të sinqertë në çdo rast.Krahas kësaj, feja na ndalon nga gënjeshtra, e cila është një sëmundje e keqe, veti e shëmtuar, e urrejtur nga çdokush që ka mendje dhe arsye të shëndoshë. Ajo ka pasoja të këqija dhe shpeshherë edhe fatale.

    Islami na nxit të jemi të drejtë e të sinqertë në çdo rast.

    Allahu i Lartësuar i lavdëron të tillët dhe i thërret besimtarët që të jenë të atillë: "O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit!" (Tevbe, 119)

    Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Sinqeriteti të shpie në bëmirësi, e bëmirësia të shpie në xhennet. Robi vazhdon gjithnjë të jetë i sinqertë gjërsa tek Allahu shkruhet si i sinqertë. Gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në xhehennem. Robi vazhdon gjithnjë të jetë gënjeshtar gjërsa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar."

    Krahas kësaj, feja na ndalon nga gënjeshtra, e cila është një sëmundje e keqe, veti e shëmtuar, e urrejtur nga çdokush që ka mendje dhe arsye të shëndoshë. Ajo ka pasoja të këqija dhe shpeshherë edhe fatale. Gënjeshtari është njeri i urrejtur nga të gjithë dhe në të njejtën kohë është njeri i pabesueshëm. Një fjalë e urtë popullore thotë: "Po gënjeve tërë jetën, s'të besojmë as të vërtetën".

    Në fenë tonë ajo është e ndaluar dhe nuk lejohet në asnjë menyrë përveç në disa raste të caktuara. Këto raste nuk kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave, derdhjën e gjakut e as fyerjen e nderit, përkundrazi. Ajo është e lejuar vetëm në tri raste: gënjeshtra në luftë, për pajtimin e dy vetave dhe gënjeshtra ndaj gruas për t'ia bërë qejfin asaj.

    Gënjeshtra konsiderohet shenjë e dyftyrëshit (munafikut), Pejgamberi sal-lallahu alejvi ve sel-lem thotë: "Shenjat e munafikut janë tri: kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet diçka tradhëton." [Buhariu dhe Muslimi].

    Gënjeshtra është haram gjithsesi e sidomos kur ajo bëhet ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, pastaj gënjeshtra në shit-blerje, kur gënjen për një ëndërr që se ka parë, kur gënjën në formë të shakasë, mashtrimi i fëmijëve përmes gënjeshtrës, apo kur njeriu gënjen që të tjerët të qeshin, etj. Të gjitha këto janë të ndaluara dhe për to ekzistojnë argumente nga Kur'ani dhe Sunneti.

    Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka qenë njeri i drejtë dhe i sinqertë. Gënjeshtra nuk ka qenë cilësi e tij asnjëherë, as para shpalljes e as pas saj. Në kohën para shpalljes, populli i Mekkes i dhanë epitetin "Muhammed el-Emin" që don të thotë: Muhammed besniku-i drejti. Për këtë arsye, Herakliu, mbreti i Romës, kur e pyeti Ebu Sufjanin disa gjëra në lidhje me Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndër të tjera i tha: "A e keni akuzuar atë ndonjëherë me gënjeshtër para se ta thotë atë që thotë tani (se është i dërguar i Allahut)? Ebu Sufjani tha: Jo. Atëherë Herakliu tha: Nuk ka mundësi që ai të mos gënjej për njerëzit e pastaj të gënjej për Allahun."

    Për fat të keq, ekziston sot një ditë, të cilën e festojnë shumë njerëz në botë, e ajo është 1 Prilli apo siç është e njohur "dita e rrenave". Sipas tyre, në këtë ditë gënjeshtra është e lejuar pa ndonjë kufi. Viktima e kësaj dite nuk bën të hidhërohet edhe pse në disa raste pasojat e gënjeshtrave janë katastrofale dhe e dëmtojn seriozoisht viktimën.

    Më e keqja është se kjo festë ka zënë vend edhe në mesin e disa muslimanëve. Ata e festojnë atë edhe pse e din se gënjeshtra në islam është e ndaluar. Nëse të tjerët kanë bindjen se kjo ditë është një ditë e veçantë dhe dallon nga ditët tjera, tek ne muslimanët gënjeshtra është haram tërë kohën, s'ka dallim mes 1 Prillit dhe 2 Prillit. Ne nuk kemi argument nga sheriati se në këtë ditë lejohet gënjeshtra andaj mbetet haram sikur në ditët e tjera.

    Nga erdhi kjo festë kaq e shëmtuar, kush e solli atë? A ka lidhje ajo me ndonjë ngjarje historike? Pse ekziston në mesin e shumë shoqërive islame? Çfarë gjykimi ka feja islam ndaj kësaj feste?

    Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me origjinën e kësaj feste. Disa thonë se ajo ka lidhje me kohërat e lashta. Disa të tjerë thonë se fillimi i saj është në Francë në vitin 1564 kur u bë ndërrimi i kalendarit të ri. Deri në atë kohë, muaji i parë i vitit ishte Prilli. Kur u bë ndërrimi i kalenadarit, ata të cilët e kundërshtonin një gjë të tillë binin pre e gënjeshtrave dhe talljeve të ndryshme.

    Disa e quajnë këtë festë: "Mashtrimi i Prillit" dhe ky emërtim ka një histori:

    Në kohën kur muslimanët sundonin Spanjën, ata ishin një superfuqi që nuk thyhej dot. Krishterët evropianë mundoheshin ta zhduknin Islamin nga faqja e dheut. U munduan të ndalin zgjërimin islam në Spanjë por kot, provuan disa herë por nuk patën sukses.

    Atëherë, ata dërguan spiunë që të zbulojnë sekretin e kësaj fuqie të pathyeshme. Ata vërejten se praktikimi i mirë i fesë (takvallaku) ishte sekreti i fuqisë së tyre. Pasi zbuluan këtë sekret, filluan të mendojnë rreth një strategjije e cila do të thyente këtë forcë andaj dërguan në Spanjë cigare dhe alkool falas.

    Kjo strategji dha rezultatet e saja. Imani i muslimanëve filloi të dobësohej e sidomos në mesin e të rinjëve. Si rezultat i kësaj, katolikët nënshtruan tërë Spanjën duke i dhënë fund kështu sundimit të muslimanëve në këtë vend. Me datën 1 Prill ra Granada-fortifikata e fundit e muslimanëve, ata e quajtën këtë ditë: "Mashtrimi i Prillit" dhe vazhdojn ta festojnë atë ditë prej asaj kohe.

    Anglezët e quajnë këtë ditë "Dita e Torollakëve" kjo për shkak të gënjeshtrave që bëjnë e ndodh që dikush të iu beson e kështu bie viktimë e talljeve dhe nënçmimeve.

    Ndodhitë e kësaj feste janë të shumta: dikush është lajmëruar se i ka vdekur baba apo nëna apo ndonjë i dashur e ky nga mërzia s'ka mundur të përballoj dhe ka vdekur. Tjetërin e kanë lajmëruar se është përjashtuar nga puna apo se familja e tij ka pas një ndeshje automobilistike e ky nga tronditja është paralizuar. Dikënd tjetër e kanë gënjyer se gruaja e tij është parë duke shkuar me njërin, kjo ka rezultuar me vrasjen e gruas apo shkurorzimin e saj.

    Neve nuk na intereson edhe aq shumë origjina e kësaj feste sa na intereson gjykimi i sheriatit islam ndaj saj. Ne jemi të sigurtë se kjo festë nuk e ka origjinën në gjeneratat e para të muslimanëve, në fakt ajo nuk është shpikur fare nga muslimanët, ata që e shpikën janë jomuslimanët. Andaj, kjo festë nuk ka bazë në sheriatin islam dhe si e tillë, gënjeshtra në të është e ndaluar (haram).

    Disa mendojnë se gënjeshtra është e lejuar kur ajo bëhet në formë të shakasë dhe me këtë ata arsyetohen për 1 Prillin !

    Ky është një mendim i gabuar. Më herët u cekë se gënjeshtra nuk lejohet edhe nëse ajo bëhet në formë të shakasë, bile për këtë ka një qortim të ashpër nga ana e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

    Së fundi, lusim Allahun e Lartësuar të na bëj prej atyre që pasojnë sheriatin e Tij dhe braktisin traditat e jobesimtarëve.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga mujoislam Lexo Postimin

    Alla-hu te shperbleft o mujoislam se vertet po ti kemi vetem nji perqindje te vogel te moralit te pejgamerit Muhamed a.s do ishim ne rregull edhe ne ket bot e per ahret ata qe e kan harru vdekjen ta din se vdekja si ka harru ,ngase per ket flasin shum hadithe te pejgamerit ton te nderuar te drites per ata qe kan mend.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Do ua beja hallall sikure edhe ne ter prillin te me mashtronin ,po me mashtruan shum prej disa derrav ndoshta gjusmen e jetes,por me jo valla.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    All-llahu Te Shperbleft Edhe Ty Pa Dyshim Se Njeriu E Harron Vdekjen Se Po Mos Ta Harronte Do Ishim Shume E Shum Ma Para Se Shume Gjunahe Nuk Do I Banim Por Kur Nuk E Kujtojm Ne Vdekjen Ateher Ajo Do Na Kujtoj Neve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •