MADHĖSHTIA E QYTETĖRIMIT ISLAMIK
Taj Mahal
Njė cilėsi e mėsuar nga parimet morale tė Islamit ėshtė ndjenja e lartė pėr art dhe estetikė. Pėrshkrimet Kur'anore tė Xhenetit (Parajsės) janė pėrfytyrime tė kualitetit mė tė lartė, tė shijes mė tė pėrsosur dhe tė njė madhėshtie mahnitėse. Muslimanėt kishin kėtė ndjenjė arti nė zemrat e tyre, gjė e cila pasqyrohej nė punėn e tyre dhe kėshtu tokat qė ata sunduan u shndėrruan nė rajonet mė moderne dhe mė tė zgjedhura tė botės. Kur Islami u pėrhap jashtė nė tė gjitha drejtimet, me vete solli pėrparim dhe zhvillim.
Muslimanėt sollėn me vete qytetėrim kudo qė shkuan. Ata ndėrtuan njė sistem efikas pėr pastrimin e ujit pėr nevojat pėr ujė tė pijes tė njė qyteti Tunizian. Uji mbahej dhe pastrohej nė dy basene tė mėdha dhe pastaj dėrgohej nė qytet pėrmes njė sistemi tė mbyllur gypash. Vetėm shekuj mė vonė Evropianėt filluan tė shqetėsohen pėr gjėra tė tilla. Inxhinierėt Muslimanė nė Siri konstruktuan njė sistem fantastik tė mullinjve me ujė pėr tė furnizuar qytetet me ujė.
Kryeqendra e botės Islamike, Bagdadi, ishte qyteti mė madhėshtor dhe mė bashkėkohor nė botė. Planifikimi urban dhe arkitektura ishin tė mahnitshme. Njė udhėtar qė vizitoi Bagdadin shkroi si vijon:
Tė gjitha lagjet elegante tė mbuluara me parqe, kopshte, vila dhe shėtitoret pėrplot me pazare dhe nė fund xhamitė dhe hamamet e ndėrtuara. Ato shtrihen me milja nė tė dyja anėt e lumit vezullues. 3
Andaluzia (Spanja Muslimane), njė tjetėr qendėr e mahnitshme e botės Islamike, gradualisht u bė vendi mė bashkėkohor dhe mė i pėrparuar i Evropės. Kryeqyteti i saj Kordoba ishte pėrplot me bukuri mahnitėse me rrugėt e saj tė pastra dhe tė ndriēuara mirė, bibliotekat, spitalet dhe pallatet.
Nė tė njėjtėn kohė, qytete tė mėdha Evropiane si Parisi dhe Londra ishin tė pista, tė errėta dhe tė lėna pas dore. Si rrjedhojė, tė Krishterėt Evropian qė vizituan Kordobėn ishin tė mahnitur dhe tė habitur me bukurinė, kulturėn dhe artin e qytetit.
Nė librin Islami: Perandoria e Besimit, Historiania Shila Bler e Kolegjit tė Bostonit e pėrshkruan bukurinė e Kordobės me kėto fjalė:
Qyteti i Kordobės ishte njėri prej qyteteve mė tė mėdha dhe mė ngazėllues nė Evropė nė shekujt 9-tė dhe 10-tė. Kemi pėrshkrimet e njerėzve qė kishin ardhur dhe kishin parė gjithė ato lule gjithandej rrugėve tė gjera, atė dritė tė mrekullueshme depėrtuese. Qytetet veriore ishin tė errėta, Kordoba kishte ujė tė rrjedhshėm. Njerėzit jetonin nė shtėpi tė mėdha. Pėr dallim, nė Paris, njerėzit jetonin nė kasolle nė breg tė lumit.4
Njė prej pak shembujve tė mbetur tė madhėshtisė sė Kordobės ėshtė katedralja Katolike qė ndodhet nė qendėr tė qytetit. Fillimisht ajo ishte njė xhami me njė stil estetik qė magjepsi mendjet e atyre qė hynė nė tė. Eksploruesit e Krishterė tė cilėt erdhėn nė Kordobė u ndikuan thellėsisht nga madhėshtia e saj. Nė shekullin e dhjetė, njė murgeshė Saksone me emrin Hrotsvitha pėrshkroi Kordobėn si ornament tė botės.
Njėra prej ndėrtesave mė mahnitėse tė Andaluzisė ishte pallati Alhambra, i cili ishte i zbukuruar me shembuj mahnitės tė estetikės dhe artit Islam. Secili detal pasqyronte po tė njėjtėn shije tė hollė tė shpirtit tė lartė tė Islamit. Kopshtet e tij ishin pėrplot me shatėrvane tė furnizuara me anė tė njė sistemi tė bazuar nė gravitacion. Muslimanėt tė cilėt e ndėrtuan atė ishin tė frymėzuar nga pėrshkrimet Kur'anore tė Xhenetit.
Kėtu janė disa ajete pėr Xhenetin:
Ata do tė kenė mirėsi tė caktuara dhe fruta tė ndryshme e do tė jenė tė respektuar, nė kopshtet e lumturisė, nė kolltuqe, pėrballė njėri-tjetrit. Aty do t'u shėrbehet njė gotė e mbushur nga njė burimi i rrjedhshėm, (me pije) tė bardhė e tė shijshme pėr ata qė do ta pinė. Prej saj as nuk do tė trullosen dhe as nuk do tė dehen. (Kur'an, 37:41-47)
(Kopshtet do tė jenė) tė mbjellė me pemė qė bėjnė hije. (Kur'an, 55:48)
Ata do tė jenė tė mbėshtetur nė shtroje, anash me armaē mėndafshi e frutat e dy kopshteve do t'i kenė afėr sa t'i kapin me dorė. (Kur'an, 55:54)
[Kopshtet e Xhenetit] do tė jenė tė stolisura me gjelbėrim. (Kur'an, 55:64)
Ata do tė qėndrojnė nė divane tė stolisura me ar e gurė tė ēmuar, tė mbėshtetur nė to pėrballė njėri-tjetrit. (Kur'an, 56:15-16)
Ata do tė qėndrojnė nė mes tė lotusėve pa gjemba. (Kur'an, 56:28-29)
Nėn hije tė gjera, pranė njė uji rrjedhės, dhe mes frutave tė llojllojshme, tė cilat kurrė nuk sosen, as nuk janė tė ndaluara; dhe nė shtroje tė ngritura. (Kur'an, 56:30-34)
Pikėrisht atyre u pėrket Xheneti i Adnit, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj. Ata do tė stolisen atje me byzylykė ari dhe do tė vishen me rroba tė gjelbra prej mėndafshi tė hollė dhe armaēi, duke ndenjur tė mbėshtetur nė shtretėr tė lartė. Sa shpėrblim i mrekullueshėm dhe sa vendbanim i bukur! (Kur'an, 18:31)
Cordoba.
Granadas Alhambra
Krijoni Kontakt