Tė dish o vėlla dhe oj motėr se vrapimi pas diturisė ėshtė njė prej obligimeve tė cilat obligime na ka caktuar Krijuesi i botėve. Nėse ne nuk vrapojmė pas diturisė, dituria padyshim nuk vrapon pas nesh.
Tė dish o vėlla dhe oj motėr se vrapimi pas diturisė ėshtė njė prej obligimeve tė cilat obligime na ka caktuar Krijuesi i botėve. Nėse ne nuk vrapojmė pas diturisė, dituria padyshim nuk vrapon pas nesh. Nėse ne nuk e respektojmė diturinė, dituria nuk mund tė mbjellėt nė ne. Nėse ne nuk e absorbojmė nė mėnyrė sistematike diturinė, diturinė e kemi tė vėshtirė ta fitojmė. Dituria ėshtė shkalla mė e lartė e cila i servohet njerėzimit. Mund tė jesh i varfėr materialisht, por respekti dhe dinjiteti i botės do tė jetė ka ty nėse je i dashur pas diturisė. Nuk mund t`i ta kuptosh diturinė, nėse nuk dashurohesh nė tė. Dhe kur tė dashurohesh nė diturinė, nuk do tė kesh mundėsi qė ta praktikosh nė jetė nėse diturinė e do mė shumė se Krijuesin e diturisė.
Shpirti jonė anon kah ato gjėra tė cilat flenė nė tė, ndėrsa zemra di tė shkrumbohet dhe humbet nė senset e miliona fenomeneve tė cilat ndodhin nė rruzullin tokėsor. Ta dini se do tė jeni udhėheqės tė njerėzimit nėse respektoni dijen dhe dijetarėt e nėse kapeni fort pas kėtyre dy gjėrave. Po u larguat prej dijes dhe po nuk respektuat dijetarėt, Zoti do ju poshtėroj para popujve tjerė dhe ju do tė bėheni shėrbėtor tė popujve tjerė. O vėlla mė mirė bėhu shėrbėtor i diturisė sesa shėrbėtor i popujve tjerė. Ne nuk mund t`i shėrbejmė njerėzimit pėrmes jetės sonė nėse nuk kuptojmė thelbin dhe esencėn e tė jetuarit tonė nė kėtė botė. Ne nuk mund ta njohim veten dhe Krijuesin, nėse nuk jemi tė lidhur ngushtė me diturinė. Ne nuk mund tė meditojmė mbi tokėn dhe qiejt nėse nuk kapemi fort pas dijes.
Mevlana Xhelaludin Rumi thotė: Sa dijetarė ka padituri tė vėrtetė/ Ata janė bartės tė diturisė/ por jo tė dashuruar nė tė/.(Bisedė e urtė me Mevlanan, Tetovė,2008, f.16)
Dijetarė tė vėrtet janė ata tė cilėt dashurohen pas dijeve tė tyre dhe nuk mundohen t`i gjejnė gabime dijetarėve tė caktuar nė rruzullin tokėsor. Ato qė vazhdimisht gjejnė gabimet e dijetarėve, ta dini, se fshehin gabimet e veta dhe janė tė lidhur ngushtė pas egove tė tyre. Ata nuk kuptojnė gjė nga dituria e vėrtetė. Dituria e tyre ėshtė e cekėt dhe e lidhur ngushtė me djallin e mallkuar. Kur Muhammedi s.a.v.s. i tha besimtarėve qė pėr muslimanėt ose tė flasin mirė ose tė heshtin, a`thua vallė ēfarė do tė thonte pėr dijetarėt musliman tė cilėt janė trashėgimtar tė Pejgamberėve? Njeriu gėnjehet kur ka tendencė tė gjetjes sė gabimeve dhe tė etiketimit tė dijetarėve tė ndryshėm me emra jo respektues. Kėtė gjė e arsyetojnė me kulturėn e dialogut dhe kundėrshtimit. Bile ata thonė se kundėrshtitė dhe mendimet jo tė njėjta janė mėshirė pėr ummetin. Ėshtė e vėrtet qė mendimet e ndryshme janė mėshirė pėr ummetin musliman i cili ėshtė i pėrfshirė nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor. Por, nuk ėshtė e vėrtet qė mėshirė e ummetit na qenka kundėrshtimi i ēdo dijetari musliman vetėmse nuk po mendon si dijetari yt. Mos e ngritė dijen tėnde mbi kundėrshtitė dhe mosmarrėveshjet. Por, bėhu dijetar i tė vėrtetės dhe rikthimit tė njerėzve nė rrugėn e drejtė. Nga ajo qė na kanė mėsuar hoxhallarėt tanė ne mund tė konstatojmė se pėr tė shprehur njė mendim ndryshe prej njė dijetari tjetėr duhesh tė jesh vet dijetar dhe jo tė jesh kėrkues dijesh. Pėr tė dhėnė fetva ose pėr t`u futur nė dyert e ixhtihadit personal duhesh tė plotėsosh disa kushte tė cilat kushte i kanė venduar njė grup i madh dijetarėsh. Imam Ebu Jusufi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte shumė herė mospajtime me mėsuesin e tij Imam Ebu Hanife, Allahu e mėshiroftė. Por, dijet e Imam Beu Jusufit nė rruzullin tokėsor njihen si dije tė medhhebit hanefi. Kėto kundėrshtime tė tyre ishin mėshirė pėr ummetin musliman, dhe jo kundėrshtimet tė cilat disa nxėnės dijesh i bėjnė secilit dijetar duke i gjetur vetėm pikat e dobėta tė tyre dhe duke ia mohuar tėrė kontributin e tyre jetėsor. Kjo e fundit nuk ėshtė mėshirė, por fitne, shkatėrrim. Shejh Jusuf el Kardavi kishte disa mendime jo tė njėjta me mėsuesin e tij Shejh Muhamed Mutevel Shar`avi, por kėto mendime tė kundėrta pėr asnjė moment nuk i larguan kėto dy nga njėri-tjetri, pėrkundrazi mė shumė shtuan dashurinė ndaj njėri-tjetrit dhe nė kėtė mėnyrė mospajtimet e tyre u bėnė mėshirė pėr ummetin musliman nė rruzullin tokėsor. Disa vėllezėr njėrin prej xhematėve muslimane nė vendet tona e njohin si ekstrem xhemat i medhhebit hanefi. Ndėrsa nga ky xhemat janė botuar dhe pėrkthyer shumė libra tė dijetarit tė madh shafi Shejh Muhammed Sejid Ramadan el Buti.
Etiketimet dhe gjetja e pikave tė dobėta tė dijetarėve ėshtė njė kolaps ideologjik i muslimanėve nė rruzullin tokėsor. Ne jemi kundėr hyjnizimit tė dijetarėve e hoxhallarėve, por edhe nuk pranojmė qė ēdo lloj njeriu tė hedhė baltė mbi personalitetin e tyre pa pasur fare nevojė. Nėse kemi mospajtime nė ēėshtje tė caktuara, nuk d.t.th. se i gjithė kontributi i atij dijetari ose hoxhe duhet tė hedhet poshtė.
O vrapues pas diturisė, mos syno tė ulėtėn e diturisė, por kėrkoje tė lartėn e saj e cila tė ngritė lart mbi qiej. Dije se ēdo dije qė kėrkon me qėllim qė ta arrish kėnaqėsinė e Krijuesit, ėshtė dije e bekuar dhe e dobishme pėr shoqėrinė njerėzore. Secila dije e cila kėrkohet me ēfarėdo qėllimi tjetėr pos kėtij, ėshtė dije e cila e ēon nė humbje personin nė fjalė dhe vartėsitė e dijes sė tij. Mos rri para dijes s`i ushtari para komandantit tė ushtrisė. Por, para dijes bėhu i dhembshur si nėna para fėmijės sė saj. Jeta nuk ka kuptim nėse nuk pajiset me diturinė! Dituria ėshtė obligim pėr tė gjithė, besimtar e besimtare, musliman e muslimane, tė pasur e tė varfurė. Nėse do qė tė kontribuosh pėr kthimin e lavdisė sė muslimanėve nė rruzullin tokėsor, bėhu i pari me dije nė rrethin tėnd. Kėshtu do jesh i dobishėm pėr tėrė shoqėrinė dhe nėse vdes nė atė mėnyrė, inshallah do tė vdesėsh si shehid i cili synon ngritjen e fjalės sė Allahut nė rruzullin tokėsor. Allahu na mundėsoftė njė vdekje tė kėtillė. Amin!
Krijoni Kontakt