Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi përgëzon Ipeshkvinë dhe besimtarët Katolik



    Thaçi përgëzon Ipeshkvinë dhe besimtarët Katolik

    Prishtinë, 2 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe besimtarët katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve.

    “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju z. Gjergji
    dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi. Duke uruar që Festën e Pashkëve ta kaloni sa më ngrohtë në familjet tuaja, ju shpreh bindjen e plotë se për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj janë duke ardhur gjithnjë e më shumë ditë të mira për punë, jetesë dhe festime dinjitoze”, thuhet pos tjerash në urimin e kryeministrit. /koha/

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Urimet e kryeparlamentarit të Kosovës për Pashkët

    Prishtinë, 2 prill - Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi, Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me këtë përmbajtje: "Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh Juve dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës urimet e mia më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve. Kjo ditë është dita e përjetësisë, dita e shpresës dhe besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe besimit për një mirëqenie për popullin dhe vendin tonë. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi",, theksohet në përgëzimet e kryekuvendarit Krasniqi.
    Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi edhe shkëlqesisë Atanasie të Dioqezës Rashkë - Prizrent, në të cilin thuhet: "Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kosovës urimet më të mira me rastin e Festës së Pashkëve. Kjo ditë është dita e shpresës , e fitores mbi të keqen dhe besimit tek Zoti. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe tolerance në mes të gjithë qytetarëve të Kosovës", theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi. /koha/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •