Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Java e Madhe e Pashkėve!

    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!


    R.V

    Me tė Dielėn e Larit, besimtarėt katolikė fillojnė Javėn e Madhe tė Pashkėve. Po ē’kuptim ka kjo javė e cila ėshtė domethėnia e ditėve tė saj, qė shėnojnė kulmin e vitit liturgjik?

    Domethėnia ėshtė se Kisha Shenjte Amė kremton misteret e Dhėndrit tė vet Shpėrblyes. Jezusi zbriti mbi tokė pėr dashurinė e pėr shėlbimin tonė. Na shpėtoi me gjithė jetėn e tij: me mrekullitė, me predikimet por nė mėnyrė tė posaēme, me mundimet, me vdekjen e ngjalljen e tij.

    Kėtė kremtojmė gjatė Javės sė Madhe. E dimė se kremtimi eukaristik i Meshės Shenjte ėshtė ri-paraqitje e mistereve tė Krishtit qė mundohet, vdes, ngjallet; e flijimi i Kryqit ėshtė ora e Jezusit. Ēdo i krishterė, ēdo katolik e rijeton kėtė flijim, kremton me Kishėn, nė Kishė, bėn pėrpjekje pėr t’i lexuar ritet, para se tė niset drejt Kishės, pėr t’i ndjekur pastaj mė mirė, pėr tė marrė pjesė mė me pėrshpirtėri. Pjesėmarrja nuk ėshtė thjeshtė veprimtari e jashtme: nė radhė tė parė ėshtė bashkim shpirtėror me Kishėn e me Krishtin.

    Natyrisht ēdo besimtar kėrkon mė parė tė rrėfehet, ta marrė nė zemėr Jezusin Eukaristi, tė vihet pėr udhė sė bashku me Kishėn, sė bashku me tė Lumen Mari, gjithmonė Virgjėr, qė ishte pranė Krishtit kudo, posaēėrisht mbi Kalvar. Vihet pėr udhė edhe me Apostujt. Kush nuk e kupton Javėn e Madhe, nuk e kupton krishterimin; kush nuk merr pjesė nė ritet kishtare, ėshtė tepėr i cektė nė jetėn e krishterė. E kjo, sepse Pashkėt i japin kuptim ēdo tė diele qė ne e kremtojmė nė ditėn e parė tė javės. E ditėn e parė tė javės, jo mė tė shtunėn, por tė dielėn - ne e kremtojmė si ditėn e Zotit. S’kemi jetė pa tė dielėn – kanė thėnė martirėt e Abitenes, nė Afrikėn veriore. Ja, pra, kuptimi i Javės, qė ėshtė zemra e vitit liturgjik tė Kishės.

    Nė atmosferėn e shenjtė tė kėsaj Jave, ėshtė e trishtueshme tė mendosh se pėr disa njerėz Pashkė do tė thotė vezė tė kuqe, shėtitje nė det, vizita nė shtėpitė e miqve, udhėtime pa fund, shėtitje nė mal, ndeshje futbolli, ngujim para televizorit…. Tė gjitha kėto gjėra janė tė mira, nuk janė tė kėqija. Por sigurisht nuk janė zemra e Pashkėve. Zemra e Pashkėve ėshtė pjesėmarrja nė kremtimet e mistereve tė Krishtit, tė pranishme nė Kishė.

    Secili nga ne duhet ta programojė gjithēka tjetėr rreth kremtimit tė kėtyre mistereve, pėrfshirė kėtu edhe pushimin.

    Kujtojmė edhe hiret e posaēme qė fitohen duke marrė pjesė me gjithė shpirt nė kremtimet e Javės sė Madhe.


    Si gosti shpirtėrore rreth sofrės sė Zotit, Jezusi na ushqen me fjalėn e tij, me sakramentet e tij, me Korpin e Gjakun e tij, na ushqen edhe me shoqėrinė e mbarė bashkėsisė sė krishterė, sepse Zoti nuk na shpėtoi si njė njeri i vetėm, por edhe si bashkėsi. Kemi nevojė pėr tė tjerėt: pėr tė qenė bashkė.


    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    E diela e Larit: Jezusi ngjitet nė Jeruzalem




    Ngjitu nė Jeruzalem, Jezus,
    shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarėt.
    Ngjitu nė Qytetin Shenjt
    ku tė presin mundimet e vdekja,
    pse dashurinė qė ti ke pėr ne
    s’ka forcė nė botė ta ndalojė!
    S’mund ta ndalojė as dhuna
    e as poshtėrsia njerėzore.
    Shtegtimi yt cak tjetėr s’ka:
    mbaron kėtu!
    Nė kėtė vend do tė bėsh dėshmi
    duke dhuruar jetėn.
    Ti e di mirė ē’tė pret:
    Tmerri e terri e dhimbja,
    tradhtia e braktisja.
    Tė pret kodrina e Kalvarit,
    kryqi tė pret e gozhdat janė gati.
    Pėrpara tė gjithėve ti do tė lartohesh,
    mbi kryqin e lagur me djersė e me gjak…
    pas pak…
    Po tash pėr tash njerzia qė tė njohu,
    qė tė pa e tė dėgjoi e mbrapa po tė ndjek
    tė shpreh veē entuziazėm.
    E bėn kėtė me gjestet e tė varfėrve
    tė cilėt, tė ēuditur, njohin Dikė,
    dikė qė i do, dikė qė i mbron,
    dikė qė i rrethon me kujdes,
    qė i shikon me mėshirė.
    E e bėn me fjalė nė tė cilat
    zėri i profetėve jehon
    thellėsive tė kohės.
    E ti e ndjen si pėrmbushet
    premtimi i bėrė ē’prej kahmot.
    Ata brohorasin!
    Si mund t’i bėsh tė heshtin?
    Pėr kėtė ke ardhur,
    Qė tė dhurosh jetėn
    pėr jetėn,
    pėr tapėr shėlbimin e botės.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve: Shenjtorėt e javės




    Sot, Kisha Katolike kremtoi tė Dielėn e Larit dhe tė Mundimeve tė Krishtit. Procesioni me degė ulliri, dafina dhe palma na kujton hyrjen triumfale tė Jezusit nė Jeruzalem. Por qė ky triumf tė mos na gėnjejė pėr misterin e Krishtit dhe misionin e Tij nė mesin e njerėzve, menjėherė pas procesionit, lexohet tregimi i Mundimeve dhe Vdekjes sė Shėlbuesit tė botės. Po sot, u kremtua edhe Dita e 25-tė Botėrore e Rinisė, nė nivelin dioqezan.

    Nesėr, e hėnė, 29 mars
    , dita e parė e Javės sė Madhe, meditojmė mbi faktin se Zoti ėshtė drita dhe shpėtimi ynė. Dashurisė pa kufi tė Marisė, qė lyen kėmbėt e Jezusit me vaj tė parfumuar e tė shtrenjtė, i kundėrvihet meskiniteti i Judės, njeri qė llogarit vetėm pėrfitimin e vet. Nė tė Hėnėn e Madhe kremtohen edhe shėn Gulielmi Tempier dhe shėn Rudolfi.

    Tė Martėn e Madhe tė pėrpiqemi tė shpallim shpėtimin, qė vjen nga Zoti. Parashikimi qė bėn Jezusi, gjatė Darkės sė Mbrame, na drejtohet edhe ne e tė gjithė atyre qė thonė me zjarr Besojmėn e fesė, por e realizojnė atė vetėm me fjalė e jo me jetėn e pėrditshme. Nė kėtė ditė festohen shėn Sekondi, shėn Leonard Murialdi dhe i Lumi Amedeo IX.

    Mė 31 mars, tė Mėrkurėn e Madhe, i kėrkojmė Zotit tė na vijė nė ndihmė. Jeta e ēdo njeriu lėviz ndėrmjet dy poleve ekstreme. Duhet tė vendosim nėse duam t’ia dorėzojmė Jezusin vdekjes, ose t’ia dorėzojmė vetveten, ashtu si Krishti, Zotit dhe vėllezėrve. Kėtė na mėson shėn Beniamini, qė kremtohet nė kėtė ditė.

    Me tė Enjten e Madhe, mė 1 prill, fillon Triditėshja e Pashkėve. Viti Meshtarak ėshtė atmosfera ideale pėr tė kremtuar meshėn e Darkės sė Mbrame. Tė mbledhur pėrreth tryezės eukaristike, ashtu si Apostujt nė Ēenakull, tė pėrpiqemi ta jetojmė kėtė mister me fe, mirėnjohje e vėllazėrim tė sinqertė. Pėrkujtojmė themelimin e Eukaristisė e tė shėrbimit meshtarak, dy dhurata tė ēmuara tė Zotit.

    Mė 2 prill, Tė Premten e Madhe, gjunjėzohemi para Kryqit, i cili ėshtė shenja se Zoti e do njeriun aq sa tė japė jetėn pėr tė. Pėrshkrimi qė i bėn Shėn Gjoni Ungjilltar Mundimeve tė Krishtit ėshtė dėshmia mė e madhe e dinjitetit tė jetės njerėzore. Jezusi na tregoi se askush nuk e humb dinjitetin para padrejtėsisė, gėnjeshtrės, poshtėrimit, dhunės e urrejtjes. Sa e ēmueshme ėshtė jeta para syve tė Zotit, nėse pėr ta mbrojtur lejoi ta kryqėzonin, si tė ishte ndonjė keqbėrės!

    Heshtja e Zotit, nata e lutjes nė pritje tė Ringjalljes sė Krishtit, pėrbėjnė tė Shtunėn e Madhe, 3 prill. U deshėn fjalėt e dy burrave tė veshur me tė bardha pėr t’i dhėnė tė kuptojnė Marisė Magdalenė, Gjovanės e Marisė sė Jakut se Krishti ishte ngjallur. Mahnitja e tre grave duhet tė na e hapė edhe ne zemrėn pėr tė dėshmuar vėrtetėsinė e asaj ngjarjeje nė botė.

    Aleluja! Kjo ėshtė Dita e Krishtit Zot! Tė dielėn, mė 4 prill, kremtojmė Pashkėt e Ringjalljes. Nė kėtė ditė realizohen shpresat e njerėzimit. Ndėrsa shkėmbejmė urimet, t’ģ japim njėri-tjetrit, sėbashku me dorėn, edhe kėtė siguri: “Krishti u ngjall, me tė vėrtetė u ngjall!”
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!


    E Diela e Larit (E diela e Luleve)

    Emri i vjetėr i kėsaj tė diele nė liturgji ishte "dominica de passione Domini" (shek.IV-V). Mė vonė ajo quhet "Dominica palmarum" ose "Dominica in palmis". Kjo ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona, kėshtuqė, me reformėn e Koncilit tė II tė Vatikanit kėto dy shprehje pėrmblidhen nė njė: "Dominica in palmis de passione Domini" - E diela e Larit e Mundimeve tė Krishtit.

    Nė vendet ku nuk kishte palma kjo e diel ėshtė quajtur sipas lulės qė ėshtė pėrdorė nė vend tė tyre, psh. "Pascha florum" ose "Pascha floridum".

    (Emri i siujdhesės amerikane Florida ka kėtė prejardhje. Gjatė njė ekspedite mornarėt e panė kėtė siujdhesė nė kėtė tė diel dhe e quajtėn po me kėtė emėr).

    Liturgjia e kėsaj dite ndahet nė dy pjesė. Bekimi i rrembave qė vazhdon me proēesion dhe pėrkujtimi kremtor i Mundimeve dhe vdekjes sė Krishtit. Duke pėrkujtuar hyrjen mesianike nė Jeruzalem (Mt 21, 1-10; Mk 11, 1-11; Lk 19, 28-38; Gjn 12, 12-19), si dhe Mundimet e Krishtit gjatė Javės sė madhe, duhet tė tentojmė qė edhe mė intenzivisht tė pėrgatitemi pėr Ringjalljen e Krishtit, i cili me Ringjalljen e vet do ti jep kuptim jetės sonė.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!


    Treditėshi i Shenjtė!

    Festėn e Pashkėve nė fillim Kisha e ka festuar vetėm njė ditė edhe atė natėn nė mes tė Shtunės sė madhe dhe tė dielės sė Pashkėve. Mė vonė (gjatė shek. IV) zhvillohet “Treditėshi shenjtė i Zotėrisė sė kryqėzuar, varrosur dhe ringjallur”. Kremtimi liturgjik i kėtyre tri ditėve fillon nė mbrėmjen e tė Enjtes sė madhe deri tė dielėn e Pashkėve.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!



    E Enjta e Madhe


    Tė Enjten e madhe
    kremtohet Mesha e darkės sė Mbramė qė duhet tė jetė e vetmja atė ditė (duke mos pėrfshi kėtu Meshėn e shugurimit tė vajrave e kremtuar prej ipeshkvit). Me Kėtė meshė ėshtė e ndėrlidhur tradita e larjės sė kėmbėve (traditė e ashtuquajtur mandatum – urdhėr). Me kėtė gjest shprehet ēartė porosia e Krishtit qė u jep apostujve, tė jenė gjithmonė nė shėrbim tė besimtarėve. Gjatė kėsaj meshe shugurohen hostjet pėr tė Premtėn e madhe tė cilat vendosen nė njė tabernakull (nė kapellė ose tė pėrgatitur pėr kėtė rast nė ndonjė vend tė pėrshtatshėm nė kishė) ku mundė tė bėhet adhurimi para tė Shenjtėrueshmit Sakrament (Varrit shenjt). Mė pas vazhdon zbulimi i lterit kryesor si shenjė zie e mbarė Kishės, si dhe duke marrė parasysh se tė Premtėn e madhe dhe tė Shtunėn e madhe nuk ka meshė por pėrkujtohen Mundimet dhe vdekja e Krishtit. Po pėrmendi kėtu edhe traditėn se kur thuhet Lavdia bien kumbonat tė cilat pushojnė e nuk bien mė deri nė Lavdinė e Vigjiljes sė Pashkėve.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!



    E Premtja e Madhe


    Liturgjia e tė Premtės sė madhe sot pėrmbanė tri pjesė: Shėrbesėn e fjalės; Adhurimin e Kryqit dhe kungimin.

    Kjo ditė pėr tė krishterėt nė gjithė botėn ėshtė ditė agjėrimi. Kisha porositė qė ky agjėrim tė mbahet deri nė Vigjiljen e Pashkėve. Qė nė fillim tė riteve tė kėsaj dite meshtari shtrihet para lterit, besimtarėt bien nė gjunjė dhe tė gjithė pėr pak kohė luten nė heshtje. Nė shėrbesėn e fjalės vėmendja ėshtė e pėrqėndruar nė leximin e Mundimeve tė Krishtit.

    “Kryqi, dru dhimbjesh e vuajtjesh, lter gjaku e flije zen vendin e parė nė ritet fetare”… Kėshtu, “me adhurimin e Kryqit besimtarėt ndjekin shpirtėrisht tragjedinė e Golgotės, tė paraqitun aq gjallė e aq thekshėm nė Ungjillin e shėn Gjonit” (Meshari i tė kremteve, At D. Gjeēaj, Romė 1966).

    Pas leximit tė Mundimeve tė Krishtit mbahet njė homeli e shkurtėr dhe vazhdohet me lutjet e gjithėmbarshme. Mė pas bėhet adhurimi i Kryqit pėr tė pėrfunduar me pjesėn e tretė qė ėshtė kungimi.

    Sot, mė mirė se kurrė, e kuptojmė se tė kungohesh me korpin e Krishtit d. t. th. tė marrėsh pjesė nė flijen e tij – tė dijsh t`i pranosh edhe vuajtjet nga dashuria pėr tė afėrmin.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!



    E Shtuna e Madhe

    Nė kėtė ditė ėshtė ditė heshtje, "heshtja e varrit", nuk ka kremtim tė euharistisė e as tė shėrbesės sė fjalės deri nė mbrėmje - nė Meshė tė mbrėmjes apo tė mesnates. Pra me mendje e zemėr lutemi duke pėrkujtuar Krishtin nė varr i cili pret momentin e ngjalljes sė vet tė lavdishme.

    E Shtunja e Madhe e Pashkėve ėshtė dita e varrimit dhe e heshtjes. Mirėpo nė barkun e tokės ruhet e rritet porsi fara, fidanishtja e jetės sė re. Nė kėtė natė tė shenjtėnueshme, nė tė cilėn Jezu Krishti, Zoti ynė kaloj nga vdekja nė jetė, Kisha, e pėrhapur kudo nė botė, i thėrret bijtė e vet tė rrijnė zgjuar nė uratė.


    Nata e te Shtunes sė Madhe

    Nė kėtė Natė tė shenjtueshme, e rijetojmė Pashkėn e Zotit pėrmes dėgjimit tė Fjalės Hyjnore dhe pjesėmarrjes nė Sakramente; Krishti i ngjallur do ta pėrforcojė nė ne shpresėn e pjesėmarrjes tonė nė fitoren e tij mbi vdekjen e tė jetojmė me tė nė Zotin Atė.

    Kremtimi i Natės sė Ngjalljes sė Jezu Krishtit ėshtė zemra e thelbi i krishtenimit, kėndej qendra e kulmi i tėrė vitit liturgjik kishtar.

    Besimtarėt e krishterė, nė kėtė Natė tė Shenjtueshme, janė nė pritje tė kumtimit tė Lajmit tė Mirė tė Ngjalljes sė Shpėtimtarit tė botės, Jezu Krishtit. E liturgjia e Vigjiljes sė Pashkėve rregullohet nė disa pjesė, rite e simbole gjatė Natės sė Pashkėve, e cila ėshtė quajtur e konsideruar me tė drejtė si “Nėna e tė gjitha netėve tė lutjes”.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!


    Vigjilja e Pashkėve e natės sė shenjtė

    Vigjilja e Pashkėve sot pėrmbanė kėto katėr pjesė:
    1) Shėrbesa e dritės: Bashkėsia gjendet afėr qiriut tė Pashkėve qė ėshtė simbol i Krishtit, dritės sė botės.

    2) Shėrbesa e fjalės: Kur mendojmė mbi veprat e mrekullueshme tė cilat qė nga fillimi Zoti i ka bėrė nė popullin e vet.

    3) Shėrbesa e pagėzimit: Sakrament ky pėrmes tė cilit kemi kaluar nga vdekja nė jetė. Bėhet pėrsėritja e premtimeve tė pagėzimit, dhe

    4) Shėrbesa eukaristike: Populli i Zotit i rilindur me pagėzim paraqet flijen nė Pėrkujtim tė Krishtit, si shenjė falėnderimi dhe ushqehet me korpin e Krishtit tė ngjallur.

    Shėn Augustini pėr kėtė natė shkruan kėshtu: Nata e Pashkėve ėshtė “Nata shenjte, nata nėnė e tė gjitha netėve tė krishtėrimit”.

    Nė shėrbesėn e dritės tė kėsaj nate duhet tė veēohen momentet si psh. bekimi i zjarrit qė ėshtė shenjė e jetės qė shndritė dhe ngrohė. Mė pas nė qiriun e Pashkėve meshtari gdhendė njė kryq. Mbi tė vihet shkronja greke Alfa ndėrsa nėn tė shkronja Omega. Nė katėr anėt e kryqit vihen katėr numrat e vitit vijues, pastaj mundė tė vihen pesė kokrrat e kemit poashtu nė formė kryqi.

    Prej zjarrit tė bekuar ndizet qiriu i Pashkėve qė simbolizon Krishtin e Ngjallur.

    Pasi tė jemi nisur drejt kishės, nė hyrje tė saj tė gjithė ndezin qirinjtė qė bartin nė dorė nga qiriu i Pashkėve (Populli i Zotit udhėton nė kėtė botė i shndritur me dritėn e Krishtit). Atėherė xhakoni, ose nėse ai nuk ėshtė, meshtari duke e lartėsuar qiriun e Pashkėve kėndon nė hyrje tė kishės, nė mes dhe te lteri: Drita e Krishtit, nė ēka tė gjithė pėrgjigjen: Falėnderojmė Hyjin.

    Pasi tė vihet qiriu nė shandan kėndohet himni i qiriut tė Pashkėve. Ky himn pėrmbanė pesė tema: 1) Ngjallja ėshtė krijim i ri; b) Dalja; Qiriu si udhėtregues i popullit (Dalja nga Egjipti); c) Qiriu ėshtė dritėza e Kishės e cila pret tė Fejuarin e vet; d) Domethėnja e paraqitjes sė dritės dhe karakteri flijues i Pashkėve; dhe e) Simbolika e bletėve.

    Pasi tė ketė pėrfunduar himni tė gjithė fikin qirinjtė dhe ulen, vazhdon shėrbesa e fjalės.

    Pėr shėrbesėn e fjalės janė tė paraparė shtatė lexime prej Besėlidhjes sė Vjetėr dhe dy prej Besėlidhjes sė Re. Leximet e BV mundė tė reduktohen nė mė sė paku dy por asnjėherė nuk guxon tė lihet leximi mbi daljen prej Egjiptit (Leximi i tretė).

    Pas leximit tė fundit tė BV dhe lutjes meshtari kėndon Lavdi… Vijon lutja dhe leximi i letrės nga BR. Kur ky pėrfundon solemnisht pas shtatė javėsh kėndohet Aleluja. Vazhdon Ungjilli dhe homelija.

    Nė shėrbesėn e pagėzimit nėse ka katekumen (tė rritur pėr pagėzim) bėhet paraqitja e tyre si dhe e nunave, e nėse nuk ka asnjė pėr pagėzim ftohet bashkėsia nė lutje dhe bėhet bekimi i ujit. Nuk thohen as litanitė, ndėrsa bėhet pėrsėritja e premtimeve tė pagėzimit. Nuk thuhet Besojma.

    Shėrbesa euharistike ėshtė shėrbesa kulminante e kėtij kremtimi me tė cilėn shprehet kuptimi themelor i saj: Me Krishtin kalojmė nga vdekja nė jetė.
    Mesha vazhdon si rėndomtė me prefacion dhe lutjet e pėrshtatshme tė kėsaj tė Kremte.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Java e Madhe e Pashkėve dhe kuptimi i saj!




    E Enjta e Madhe - SOT kremtohet Mesha e darkės sė Mbramė tė Jezusit me apostujt!


    Tė Enjten e madhe kremtohet Mesha e darkės sė Mbramė qė duhet tė jetė e vetmja atė ditė (duke mos pėrfshi kėtu Meshėn e shugurimit tė vajrave e kremtuar prej ipeshkvit). Me Kėtė meshė ėshtė e ndėrlidhur tradita e larjės sė kėmbėve (traditė e ashtuquajtur mandatum – urdhėr). Me kėtė gjest shprehet ēartė porosia e Krishtit qė u jep apostujve, tė jenė gjithmonė nė shėrbim tė besimtarėve.

    Gjatė kėsaj meshe shugurohen hostjet pėr tė Premtėn e madhe tė cilat vendosen nė njė tabernakull (nė kapellė ose tė pėrgatitur pėr kėtė rast nė ndonjė vend tė pėrshtatshėm nė kishė) ku mundė tė bėhet adhurimi para tė Shenjtėrueshmit Sakrament (Varrit shenjt). Mė pas vazhdon zbulimi i lterit kryesor si shenjė zie e mbarė Kishės, si dhe duke marrė parasysh se tė Premtėn e madhe dhe tė Shtunėn e madhe nuk ka meshė por pėrkujtohen Mundimet dhe vdekja e Krishtit. Po pėrmendi kėtu edhe traditėn se kur thuhet Lavdia bien kumbonat tė cilat pushojnė e nuk bien mė deri nė Lavdinė e Vigjiljes sė Pashkėve.



    “Shkoni e na bėni gati Darkėn e Pashkėve”




    Erdhi dita e Bukėve tė Pabrume, kur duhej tė flijohej qengji i Pashkėve. Atėherė Jezusi dėrgoi Pjetrin e Gjonin dhe u tha:

    “Shkoni e na bėni gati Darkėn e Pashkėve.”

    “Ku dėshiron ta bėjmė gati” ‑ e pyetėn ata.

    “Posa tė hyni nė qytet ‑ u tha ai ‑ do t’ju takojė njė njeri qė mbart njė katrovė me ujė. Shkoni pas tij. Nė atė shtėpi qė tė hyjė ai, thuajini tė zotit tė shtėpisė: ‘Mėsuesi tė ēon fjalė: ku ėshtė dhoma e bukės nė tė cilėn do tė mund tė ha me nxėnėsit e mi Darkėn e Pashkėve?’ Ai atėherė do t’jua tregojė nė kat njė sallon tė madh tė shtruar: aty na bėni gati.”

    Ata shkuan e gjetėn ashtu si u tha dhe e pėrgatitėn Darkėn e Pashkėve. (Lk 22; 7-13)




    "Ky kelk ėshtė Besėlidhja e Re nė gjakun tim qė derdhet pėr ju. ”


    Kur erdhi koha, Jezusi u ul nė tryezė e me tė bashkė edhe apostujt. U tha:

    “Me gjithė shpirt kam pasur dėshirė ta ha kėtė Darkė tė Pashkėve bashkė me ju para se tė pėsoj, sepse juve po ju them: nuk do ta ha mė para se tė marrė fund nė Mbretėrinė e Hyjit.”


    Atėherė mori gotėn, falenderoi e tha:

    “Merreni e ndajeni mes jush! Vėrtet, unė po ju them se prej kėtij ēasti s’do tė pi mė fryt hardhie derisa tė vijė Mbretėria e Hyjit.”

    Pastaj mori bukėn, u falėnderua, e theu, ua dha e tha:

    “Ky ėshtė trupi im qė flijohet pėr ju. Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim!”

    E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:

    “Ky kelk ėshtė Besėlidhja e Re nė gjakun tim qė derdhet pėr ju. ”

    Por, ja, dora e atij qė po mė tradhton ėshtė me mua nė tryezė! Biri i njeriut njėmend po shkon ashtu siē u caktua, porse, i mjeri ai njeri qė po e tradhton!”

    Ata zunė ta pyesnin njėri‑tjetrin cili prej tyre do tė ishte ai qė do ta bėnte kėtė gjė. (Lk 22; 14-23)


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-04-2010 mė 16:58
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •