-
Nimanbegu: Shqiptarët do të bashkohen në BE

Nimanbegu: Shqiptarët do të bashkohen në BE
Ulqin, 2 prill - Të gjitha subjektet serioze politike në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, kanë përcaktim të qartë, se vetëm integrimet evropiane, nën çatinë e Bashkimit Evropian, mund t’i bashkojë shqiptarët, ka thënë ditën e premte nënkryetari i Forcës së Re Demokratike–Forca, Genci Nimanbegu, deputet i saj në Parlamentin e Malit të Zi.
Duke komentuar idenë e ish-zyrtarit të qeverisë shqiptare, Koço Danaj mbi Shqipërinë e bashkuar, Nimanbegu ka thënë se ideja mbi Shqipërinë e madhe merr një hapësirë të rëndësishme mediatike, në momentet kur duhen zgjidhur elementet thelbësore të çështjes së pakicave, njofton KosovaLive.
Karshi tij, lideri i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi thotë se Koço Danaj është një njohës i shkëlqyer i çështjes kombëtare shqiptare, e cila nuk është zgjidhur ende. Bardhi nënvizon se Shqipëria është shteti i vetëm në Evropë që kufizohet nga katër anët me popullin e vet.
“Pyetja e të gjitha pyetjeve është se sa shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, pushtetet u lejojnë realizimin e të drejtave të tyre? Vetë fakti se shqiptarët duhet kërkuar leje për jetësimin e të drejtave të veta historike dhe natyrore, lë të hapur çështjen nacionale”, shprehet Bardhi.
Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Zheljko Peroviq citohet të ketë thënë se Platforma e ish-zyrtarit të Qeverisë shqiptare, Koço Danaj, lidhur me themelimin e shtetit të ri shqiptar, nuk ka kurrfarë lidhjesh me politikën zyrtare të Shqipërisë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt