Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Qemajl Mustafa nisi mandatin e dytë të kryetarit të Gjilanit



    Qemajl Mustafa nisi mandatin e dytë të kryetarit të Gjilanit

    Gjilan, 26 mars - Qemajl Mustafa zyrtarisht ka rimarrë detyrën e kryetarit të Gjilanit, të premten, në seancën e KK-së, në të cilën ka munguar grupi i këshilltarëve të LDK-së, ndërsa kanë qenë të pranishëm ish-aletatët e LDK-së, AAK dhe LDD. Mustafa ka nisur mandatin e dytë në krye të Gjilanit, një mandat të ri katërvjeçar, pasi ka udhëhequr edhe në dy vjetët e shkuara. Mustafa duke dhënë betimin para këshilltarëve, 31 sish nga PDK, AKR, AAK, LDD, ORA, PSDK, PD, KDTP, përfaqësues të partive serbe nga Gjilani, komandanti i trupave amerikane të KFOR-it, gjeneralbrigade Alan Dohrmann dhe përfaqësues të tjerë, ka premtuar përkushtim dhe bashkëpunim me të gjitha subjektet politike. "Do të jem ligjor, bashkëpunues, tolerant dhe plotësisht i angazhuar në realizimin e projektit tim dhe të koalicionit qeverisës për komunën, pa përjashtuar asnjëherë qëllimin dhe iniciativën e mirë të opozitës, shoqërisë jashtë Kuvendit dhe secilit qytetar", ka thënë Mustafa në fjalën inauguruese.
    A bëri të ditur se njëri nga nënkryetarët do të jetë nga AKR-ja, ndërsa nënkryetari tjetër për komunitete do të jetë nga komuniteti shumicë, që i takon Nenad Cvetkoviqit nga fshati Pasjan, sepse iniciativa e tij "Zaviçaj" ka dalë më e votuara në zgjedhjet e 15 nëntorit. Mirëpo, meqë Parteshi pritet të bëhet komunë në qershor, dhe Pasjani i takon Parteshit, atëherë Mustafa ka paraparë që atëherë një tjetër serb ta marrë postin e nënkryetarit të Gjilanit. Për shkak të specifikave me procesin e themelimit të komunës së Parteshit, së cilës do t'i takojë edhe fshati Pasjan, pas zgjedhjeve të 20 qershorit, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë në përfaqësimin e komunitetit serb, Mustafa ka thënë se ka vendosur që në zyrën e tij, në cilësi të këshilltarit dhe zëvendësit për komunitete pakicë, posaçërisht atij serb, do ta ketë edhe përfaqësuesin e iniciativës "Za Evropsko Gnjilane" (Për Gjilanin evropian), nga Shillova, Milan Stojanoviq, afarist, i cili pastaj do të jetë nënkryetar i komunës për komunitetet pakicë.
    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike (KDTP) ka kërkuar që çështja e caktimit të nënkryetarit për komunitete të shtyhej dhe për këtë të bisedohej edhe me pakicat tjera, por Mustafa ka thënë se ligji parasheh që nënkryetar për komunitete të jetë përfaqësues i komunitetit më të madh të pakicave, e që është nga komuniteti serb.
    Mustafa ka paralajmëruar se javën tjetër do të jenë gati emrat e drejtorëve të drejtorive komunale dhe do të bëhet publike qeveria e re lokale, ku do të bëhet i ditur edhe emri i nënkryetarit të komunës nga radhët e AKR-së.
    Kryetarët e grupeve të këshilltarëve të AAK-së, Sokol Haziri, të LDD-së, Jakup Bajrami, të G-3, Ismet Hajdini dhe përfaqësuesi i komunitetit serb kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur projektet e Mustafës për qytetin dhe qytetarët. Sokol Haziri, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së, ka thënë se do të mbështesin çdo projekt të kryetarit Mustafa për qytetarët, ndërsa i ka kërkuar kryesuesit të KK-së, Izmi Zeka, që të sillet e veprojë si kryesues i KK-së dhe jo i PDK-së dhe ka uruar Mustafën, duke i premtuar përkrahje në realizimin e projekteve për qytetin dhe qytetarin.
    Përfaqësuesit e LDK-së ka munguar në seancën e zyrtarizimit të Mustafës për kryetar të
    Gjilanit. Ata kanë pohuar se nuk janë kundër kryetarit Mustafa, por kundërshtojnë mënyrën e paligjshme të zgjedhjes së kryesuesit të KK-së, Izmi Zeka.
    Arben Mehmeti, këshilltar komunal dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së, ka thënë
    se LDK-ja me 10 këshilltarë në KK nuk ka marrë pjesë në seancën e së premtes së KK-së, për shkak të zgjedhjes së kryesuesit të KK-së në mënyrë jashtëligjore, pasi kanë votuar edhe dy këshilltarë që njëherit mbajnë poste drejtorësh. "Ne jemi ankuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal për këtë shkelje dhe ritheksojmë se nuk kemi asgjë kundër Zekës, por jemi kundër shkeljes së ligjit", ka thënë Mehmeti. Ai ka akuzuar Mustafën pse ka lejuar dhe pranuar një shkelje të tillë dhe nuk është dashur të mbahet seancë derisa nuk qartësohet çështja e kryesuesit të KK-së. Kjo ka qenë
    arsyeja pse këshiltarët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e zyrtarizimit të kryetarit të Gjilanit, pohojnë ata. /koha/

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Mustafa ndërron shumicën e drejtorëve

    Mustafa ndërron shumicën e drejtorëve

    Ndonëse ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht përbërja e qeverisë së re lokale në Gjilan, jozyrtarisht mësohet se nga 11 drejtoritë, shumicën do t'i jenë drejtorë të rinj. Vetënë dy-tri sosh pritet të vazhdojnë punën drejtorët e deritashëm.

    Një numër i drejtorëve aktualë duhet të zëvendësohen si rrjedhojë e marrëveshjes së PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve të fundit, me partnerët e saj të koalicionit, pasi drejtoritë përkatëse do t’u takojnë partive të tjera.

    Tri drejtoritë që priten t’i takojnë Aleancës Kosova e Re (AKR), Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, udhëhiqen aktualisht nga njerëz të PDK-së, me çka nënkuptohet se ata nuk do të jenë më në ato poste.

    Po ashtu, edhe Drejtoria e Inspeksionit që udhëhiqej nga kuadri i PDK-së pritet t’i takojë Grupit G3, përkatësisht të udhëhiqet nga kuadri i ORA-s, derisa edhe Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport, që drejtohej nga kuadri i AKR-së, pritet të drejtohet nga i përzgjedhuri i Partisë së Drejtësisë (PD).

    Ndryshime të drejtuesve të drejtorive përkatëse, pritet të ketë edhe në disa prej 6 drejtorive tjera komunale, që sipas marrëveshjes do t’i takojnë PDK-së, në mesin e tyre edhe të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, e cila në qeverisjen e kaluar udhëhiqej nga kuadri i AKR-së.

    Po ashtu, ndryshim pritet edhe te Drejtoria e Arsimit për shkak të mundësisë që drejtori aktual Ismajl Kurteshi mund të shkojë në postin e deputetit të Parlamentit të Kosovës, në rastin e parë që lirohet vendi i deputetit nga radhët e PDK-së.

    Ndryshim pritet të ketë edhe te Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga kuadri i PDK-së, por që në atë post kishte ardhur si rezultat i një marrëveshje të mëhershëm, kur një grup i AAK-së së Gjilanit kishte kaluar në PDK. /express/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •